![]() |
“Zeri i Vellazerise,” nga Prizreni i historise-ne Decanin e lavdise |
16 prill 2011, Radio Kosova, Ne pranine e qindra qytetareve dhe ne nje atmosfere festive, sot ne Decan u mbajt manifestimi tradicional „Zeri i Vellazerise“, ne te cilin moren pjese ansamble dhe soliste te muzikes folkorike nga trojet mbareshqiptare.Manifestimi „Zeri i Vellazerise“i filluar sot ne Prizren, koincidon me 12 vjetorin e renjes se heroit kombtar Shkelzen Haradinaj, ku paraprakisht prane varrit te tij dhe te bashkeluftetareve te tij u bene homazhe dhe u vune kurora lulesh.
“Zeri I vellazerise” i cili filloi ne kompleksin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku ruhen gjurmet e nje kthese historike, rrugetoi drejt Kompleksit Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan, per te nderuar me homazhe dhe kurora lulesh deshmoret e nje kthese tjeter historike te popullit shqiptar, Shkelzen Haraindajn Dhe, aktivitetet e zhvilluara ne gjithe Malesine e Madhe ne kujtim te heroit te kombit Dede Gjio Luli, ne 100 vjetorin e kryengritjes ne Malesine e Madhe, po sot, te gjithe ne vellezerit e motrat nga trojet etnike po lartesojme kujtimin per deshmorin dhe heroin e kombit, Shkelzen Haradinaj, i cili sot 12-vjet ra per te mos vdekur kurre-tha Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe, Martin Dreshaj”, organizatore e ketij manifestimi:
Kenge e valle ne Decan |
Valletaret me flamur ne qender te Decanit |
Prane e prane njeri-tjetrit, me gjak, me mish e me shpirt nga Prizreni i historise erdhem ne truallin e Decanit-tha Ndue Sanaj nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, i cili nxiti “Zerin e Vellazerise” te shperndahet gjithandej ne trojet shqiptare.
Valltari i vogel pushtoi skenen |
Dhe, salla ishte e vogel te zente te qindra qytetaret decanas, para te cileve u shpalosen vlera te mirefillta te kenges dhe valles shqipe, interpretuar nga Shoqata atdhetare Dukagjini-Shkoder; Ansambli muzikor “Shpetimi” Medvegje, Ansambli “Visaret e Krabes”, “Majat e karanfilave” Plave e Guci, Ansambli i Valleve “Flutura” Gjilan, Ansambli “Selmon Kadria” Istog, Shoqeria Kulturore Artistike “Dervish Shaqa” Decan, Mhill krasniqi dhe grupi epik “Marash Krasniqi”.
Hane Nikprelaj para publikut decanas |
“M´pelqeu atmosfera, me pelqyen njerezit. Uroj qe t´gjithe shqiptaret te jemi bashke, te jemi vllazen. Te mos kete inate e gjelozina se, vetem te bashkuar dhe me troje te bashkaura shkojme drejt Bashkimit Evropian”, thote Kole Nikprelaj.
Perderisa Hana ndjehet e nderuar te jete mysafire e Prizrenit, e Decanit, e Pejes e Istogut, e Gjakoves prej nga e ka edhe origjinen sepse ajo ndjehet krenare qe eshte bije Kosove:
Nikprelaj:”Vetem t`bashkuar drejt BE-se” |
“Meqense sot jemi ne shekullin 21 dhe deshe apo s´deshe muzika ka dale pak nga shtrati, une kisha me dhane nje mesazh per te gjithe kengetaret e rinj, meqense koleget e mi e kultivojne dhe e dashurojne muziken e paster shqipe. Por, edhe rinia te mundohen qe sadopak ta kultuviojne, sepse eshte shume e bukur. Une jam shume krenare qe e kendoj nje zhaner te tille dhe mesazhi im eshte qe ta kendojne edhe brezi i ri”.
Lulgjuraj:”Mikpritjes shqiptare popujt tjere ia kane lakmi” |
![]() |
Solisti Pellumb Vrinca |
Shoqata Atdhetare “Dukagjini”
mirenjohje komunes se Decanit |
“Para publikut decanas dhe prizrenas jam prezantu me nje kenge qe flet per dy jetima. Eshte nje histori e lashte kur shkau ua dogj shpine nje familjes se vjeter dhe jetimat u ndane ne drejtime te ndryshme. Keshtu shkuan deri te martesa. Por, kur ne momentin e fundit e pyeten njeri-tjetrin prej nga vinin aty zbulohet se ata ishin moter e vella. Eshte nje histori e vjeter dhe e dhimbshme, por eshte fakt shqiptar”, thote Pellumb Vrinca per te cilin “Zeri i Vellazerise” ka nje rol te rendesishem ne ruajtjen, kultivimin dhe kembimin e vlerave nderkulturore mbareshqiptare.
Cmimi i shoqates “Martin Dreshaj” |
Manifestimi “Zeri i Vellazerise” do te vazhdojw rrugetimin per ne Istog, sepse prezantimi i foklorit burimor te trojeve te ndryshme mbareshqiptare ne nje skene, prek shpirtin e adhuruesve te vlerave te mirefillta burimore. Dhe si i tille po merr permasa gjithnje e me te gjera-thote Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”.
![]() |
Mirenjohje nga komuna e Decanit (Foto Malesia) |
Organizatorët e manifestimit “Zëri i Vëllazërisë 2011” cmimin më të lartë të shoqatës “Kosovë-Malësi e Madhe Martin Dreshaj” ia ndau familjes se shquar Gërvalla, e cila sic tha z.Jasharaj “Ia dha Kosovës dhe truallit etnik shqiptar dy flakadanë të lirisë”. Poashtu, cmimi i shoqatës iu nda kryetarit të komunës së Decanit Rasim Selmanajt dhe stafit te tij; duetit të njohur të këngës folklorike, Hana dhe Kolë Nikprelajt si dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës me kryetarin Avdyl Mushkolaj. Ndersa, mirënjohje e vecantë dhe cmim i merituar iu nda veprimtarit të shquar Naim Prelvukajt-ish koordinator i pergjithshem i UCK-se per trekendeshin kufitar Kosove-Shqiperi-Mal i Zi. “Sepse është vëllai ynë dhe juaji dhe njeriu që duam dhe respektojmë të gjithë: Naim Martini”, u shpresh z.Jasharaj.