Artisti Xhevat Limani dhe sopranoja Era Hoxha në poemën dramatike Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Xhevat Limani, është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët brënda Maqedonisë së Veriut I cili ka interpretuar në rreth 100 premiera teatrore i mirërpitur gjithëmonë nga publiku, ndërsa nga kritika i vlerësuar me thirrjen e merituar “Yll i teatrit shqiptar”. Me themelimin e Teatrit Shqiptar në Amerikë, Xhevat Limani artit skenik shqiptar i dha një dimension më të gjërë dhe më të ndritshëm nëpër skenat e kryeqendrave botërore. Ndërsa, me poemën dramatike Gjergj Kastrioti Skenderbeu së bashku me sopranon briliante Era Hoxha, risollën në kujtesë namin e motit të madh të kryeheroit kombtar shqiptar.

Artisti shumëdimenzional Xhevat Limani, misionin fisnik të shpërndarjes së artit të mirëfilltë shqiptar po vazhdon me shpejtësinë e një meteori, duke lënë pas vetes fasha drite me fjalën, frymën shpirtin, aktrimin dhe qëndrimin, SHQIPËRISHT.Reportazhi televiziv gjendet ketu

Ajetë Sh. Beqiraj, Nju Jork 2017.