Posts tagged Strellc

“Home sweet home”

Gjirime nga oborri i shtëpisë familjare në truallin e prindërve të mi, në Strellc të Poshtëm. Shtator 2019.

Në Strellc fillon ndërtimi I rrugës që lidh dhjetëra fshatra

Te pranishem qytetare te shumte Filluan punimet e shumepritura… 12 dhjetor 2016, Radio Kosova. Pas premtimeve shumëvjeçare, sot qytetarët e fshatrave Srellc dhe Isniq iu gëzuan fillimit të punimeve në rrugën Beqiraj – Dautaj si dhe segmentit të rrugës Drumi  I Telit, e cila lidh këto dy fshatra dhe dhjetëra te tjera përreth. Rruga në gjatësi prej 3 kilometrash është investim I Ministrisë për Infrastrukturë të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kap vlerën mbi 222 mijë  euro. Qarkullim më të shkurtër, më të shpejt dhe më komod do të ofrojë… Read More

Ne Strellc perurohet rruga “Ragip Hasanmetaj”

Nena e deshmorit Ragip dhe Selmanaj prejne  shiritin 11 korrik 2013, Radio Kosova, Lagja e Hasanmetajve ne Strellc te Eperm te komunes se Decanit, ka dhene nje kontribut te madh ne periudhat historike te zhvillimit kombtar. Mirepo, doren e mire te shtetit banoret e saj po e ndjejne vetem tani, me shtruarjen e rruges se lagjes, e cila u emeruar ne emer te deshmorit Ragip Hasanmetaj. Ne hyrje te lagjes Hasanmetaj ne Strellc te Eperm, ku para 23 vitesh Ragip Hasanmetaj ra ne altarin e lirise, sot po prehet shiriti i rruges me kalldrem te… Read More

Bjeshka e Strellcit joshese per te gjitha grupmoshat

5 korrik 2012, Radio Kosova, Me shperthimin e luftes ne Kosove, rrenimin e infrastruktures dhe zvogelimin e fondit te bagetive, tradita e daljes ne bjeshke u zbeh per kohe te gjate. Me kalimin e kohes  verehet nje interesim gjithnje e me i madh i familjeve per te veruar ne bjeshke.Perderisa ka familje te shumta te cilat kte tradite nuk e braktisen as ne rrethana te jashtezakonhme. Nder to eshte familja Kurtulaj nga Strellci i Poshtem, e cila cdo vere e kalon ne Bjeshken e Strellcit. Mengjesi i kesaj dite me… Read More

Solidariteti, virtyt i popullit te Kosoves

Ketu jetuan deri dje… …Ketu jetojne tash e tutje 3 janar 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur mobilizimin e popullatës , falw solidaritetit të së cilës vetëm brenda 2011-tes janë ndërtuar shtëpi te shumta  anekënd Kosovës.  Dhjetëra shtëpi në gjirin e pishave të Decanit, dikur sinonim i qetësisë dhe pushimit për punëtorët, tashmë janë shndërruar në strehë për familjet pa kulm mbi kokë. Por,  strehë të dobëta druri këto, për vjeshtën me shi e… Read More

Strellcjanët kremtojnë “Fiter Bajramin”

Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm 30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit. Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme… Read More