Posts tagged Nazmi Selmanaj

Shqiperia do te mbeshtes ndertimin e rruges Deçan-Plave-Vermosh

12 janar 2008, Radio Kosova, Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi, sot qendroi ne komunen e Decanit. Ai me kete rast konfirmoi perkrahjen e qeverise se Shqiperise per ndertimin e rruges rajonale Decan-Plave-Vermosh. “Decani perfaqeson nje periudhe te vecante te historise sone kombtare dhe te perpjekjeve shumevjecare per clirimin e Kosoves, te cilat vazhdojne me realizimin e detyrave ne kuader te pavaresise se Kosoves”-tha Sot Shefi I zyres se Shqiperise ne Kosove,Bujar Muharremi, gjate vizites ne Komunen e Decanit. Muharremi me kete rast solli nje pergjigje edhe nga kabineti… Read More

Nje jete pune per 40 euro pension…

16 nentor 2006, Radio Kosova. Kuvendi I Organizates se Penisonisteve dhe Invalideve te Punes  te komunes se Decanit, me 1350 anetar, sot aprovoi statutin e ri te pensionisteve. Ata me kete rast shprehen edhe shqetesimet rreth statusit te pazgjidhur ende si pensioniste kontributdhenes.    Te pakenaqur me trajtimin qe iu behet si dhe me kerkesen qe njehere e pergjithemone te dallohen si kategori kontributdhenese  nga pensionet e pleqerise, anetaret e Organizates se Pensionisteve dhe Invalideve te Punes te komunes se Decanit, ne mbledhjen e sotme te kuvendit te shoqates qe… Read More

Trashëgimtari i fronit austriak Otto Von Habsburg, viziton Deçanin

6 tetor 2006, Radio Kosova & Blue Sky, Trashëgimtari I fronit mbretëror të Austrisë, Otto Von Habsburg, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, të premten mori pjesë në perurimin e Sheshit të Habsburgëve, në Decan. “Unë jam I prekur thellë me këtë gjest tuajin, ndonëse duke qenë I vetdishëm miqsisë mes dy popujve, kjo nuk është e panatyrshme”, tha me kete rast trashegimtari i fronit austriak, Otto Von Habsburg, me rastin e inaugurimit te “Sheshit te Habsburgeve”, ne Decan. Në Deçan inugurohet “Sheshi i Habsburgëve” 94 vjecari, Otto Von… Read More

Helmim i nxenesve nga Kosova ne nje hotel te Durresit

30 korrik 2006, Radio Kosova, Ne nje hotel te Durresit jane helmuar 23 nxënës të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, në Decan. Ministria e Arsimit të Kosovës,pas ketij rasti mori vendim që të anulojë të gjitha ekskursionet në Shqipëri. Ndërkohë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, Vazhdojnë të paraqiten raste të nxënësve të helmuar. Në Qendrën e Kryesore te Mjeksisë Familjare në Decan, vazhdojnë të lajmërohen raste të reja të ekskursionisteve të helmuar javën e kaluar gjatë pushimeve në Durrës. Sipas dr. Nimon Hoxhës, ka raste të përsëritura dhe të atilla… Read More

Protestë kundër Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit

 13 qershor 2006, Dojce Vele, Vendimi ekzekutiv 2005/5, parasheh një zonë të vecantë rreth Manastirit të Decanit me rreth 800 hektar në formë të një drejtkëndshi-tetë kilometra me një kilometër gjërësi, pa përjashtuar as pronat private. Kunder ketij aktvendimi “Levizja Vetvendosje” ka organizuar proteste ne Decan. Nënshkrimi I vendimit ekzekutiv 2005/5 nga Përfaqsuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, shkaktoi shqetësim te qytetarët e Kosovës. Vazhdimi I tij edhe për gjashtë muaj, nxiti protesta në Decan dhe më gjërë. Për këtë, kryeadminsitratori… Read More