Posts tagged Manastiri i Decanit

Deçani kundershton bartjen e “Ilirisë” dhe te “Apiko-s” tek Manastiri

Deçan-Qendra e qyetit Deçan – Manastiri i Decanit 22 tetor 2012, Radio Kosova. Komuna e Decanit ka kundershtuar draftmarrëveshjen e propozuar nga ish AKM per bartjen e  25 hektareve prone shoqerore te Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”,mbi Manastirin e Decanit. Pas 7 vitesh perplasje neper gjykata, lenda aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, por komuna dhe ndermarrjet paraljamerojne ankesë edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe në instancat me te larta nderkombtare. Ndersa ka nisur një peticion i qytetarëve kunder asaj draft-marreveshjeje. Komuna e Decanit tash 12 vjet nuk ka qasje… Read More

Presidenti Nishani per vizite ne Decan

31 gusht 2012, Radio Kosova.Presidenti i Shqiperise Bujar e Nishani, ne kuader te vizites ne Kosove, sot vizitoi  edhe Familjen Haradinaj si dhe Manasitirn e Decanit. Presidenti Nishani u shpreh i bindur per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt. Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi për për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe e harmoni për secilin është mesazhi më i mirë që mund të përcillet nga një institucion fetar, ka thënë presidenti i Shqiperise Bujar Nishani gjatë vizitës në Manastirin e Decanit , prej nga u përcollen mesazhe… Read More

Shtepia e Lloqanit prej ku mori zjarrin Manastiri i Decanit

1 nentor 2011, Radio Kosova. Lloqani eshte vednbanimi me i vjeter i komunes se Decanit. Per lashtesine e tij flasin dokumentet historike, sipas te cilave ne kohen kur ky rajon ishte nen administrimin e shtetit shqiptar te udhehequr nga Skenderbeu. Ndersa, ndertuesit e Manastirit te Decanit moren zjarrin nga kjo nje shtepi druri ne kete fshat, pohojne studiuesit.

Frymë e re brënda Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë?

  Manastiri i Decanit 11 korrik 2011, Dojce Vele, Me ndërrimin e strukturave brënda Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kjo bashkësi fetare duket se po hap një faqe të re në marrëdhëniet me institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në të cilën jeton. U deshën 12-të vjet që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë të jap sinjalin e parë të hapjes ndaj institucioneve të Kosovës për hir të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Këtë faqe të re e hapi vizita e parë zyrtare e peshkopit të ri të Rashkes… Read More

Peshkopi Teodosije zëvendëson peshkopin e shkarkuar Artemije

24 nëntor 2010, Dojçe Vele. Kishat e manastiret ortodokse do të jenë vende të gjithë besimtarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare,“-deklaroi peshkopi i sapoemëruar i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në Manastirin e Deçanit.   Automjete të shumta përgjatë rrugës së Manastirit të Deçanit, forca të shtuara sigurie, lëvizje të shumta besimtarësh para manastirit, në oborr dhe brënda tij janë shenjat identifikuese të çdo kremteje fetare në këtë manastir shekullor, i ndërtuar që në shekullin 13-të nga themeluesi, mbreti shenjt Stefan Decanski. Vesna Manitasevic, anëtare e shoqates së… Read More

Vazhdojne tensionet mes komunes se Decanit dhe Manastirit

7 qershor 2008, Radio Kosova. Vazhdon tensioni ne mes te Komunes se Decanit dhe te Manastirit i nxitur nga Vendimi Ekzekutiv 2008/21, leshuar nga Zyra e Shefit te UNMIK-ut, Joachim Ryker, me ane te te cilti kerkohet bartja e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit.Manastiri i Decanit pardje leshoi nje komunikate me ane te se ciles akuzon komunen per mosperfillje te autoritetit te UNMIK-ut dhe shkelje te rezolutes 12/44. Ndersa, po me ane te nje komunikate, Komuna e Decanit sot i kunderpergjigjet Manastirit. “Prona i është grabitur… Read More

Decani “urdherohet”per bartjen e 24 hektareve ne pronesi te Manastirit

2 qershor 2008, Radio Kosova. Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, me anë të një urdhërese, kërkon nga Kuvendi Komunal I Decanit bartjen e rreth 24 hektareve të pronës shoqërore mbi Manastirin e Decanit. Kjo pjesë e territorit, I ishte dhuruar Manastirit të Decanit nw vitin 1997, nga Parlamenti i athershëm I Serbisë.   Zyra Ligjore e Përfaqesuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ryker, paraprakisht kishte kërkuar nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Decanit, evidentimin e pronave të manastirit, së cilës kërkese komuna… Read More

Kosovë: Sqarime me qytetarët rreth Zonave të Vecanta

28 mars 2007, Dojçe Velle-Të martën, në Deçan u mbajt debat publik me qytetarët. Me problemet e komunitetit u përballën kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker, komandanti i KFOR-it Roland Kather, zëvendëskryeministri, Lutfi Haziri dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosoves, Ardian Gjini. Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka mbështetur plotësisht propozimin e kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës, i cili dokument javën e ardhshme pritet të prezantohet tek shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo ditë në debatin e mbajtur në Deçan… Read More

Decani i dergon leter Grupit te Unitetit kunder Zones se Vecante

2 mars 2007, Komisioni pesenaterash I ngritur ne nivel te Asamblese Komunale, me nje raport prej kater faqesh I drejtohet Grupit te Unitetit, ne te cilin nder te tjera thuhet se vendimi I  Ahtisartit per kete zone dhe krijon mundwsi acarimi raportesh komunite-manastir duke krijuar mosbesimin reciprok.  Sipas ketij komisioni, pozicioni i Manastirit në pakon e Ahtisarit është shqetësues dhe alarmues dhe krijon acarim  të raporteve komunitet-manastir si dhe thellim mosbesimi reciprok. Kjo, sepse ne kete zone janw pwrfshirw  resurse natyrore dhe ndwrmarrje ekonomike, si Ndermarrja Shoqeore “Apiko”, kompleksi turistik… Read More

Manastiri I Decanit presione-Komuna e Decanit ne aksion

28 dhjetor 2006, Radio Kosova. Presionet e Manastirit te Decanit rezultuan me nje vendim te komunes se Decanit, per demolimin e objektit montazh te restoranit “Gryka e Decanit”. Objekti konsiderohet te jete ndertuar ne Zonen me Rendesi te Vecante te Manastirit te Decanit, e shpallur nga UNMIK-u ne prill te vitit 2005.    Punimeve gati dy mujore me nje investim prej 15 mije eurosh ne nje terrase femijesh prane restoranit Gryka e Decanit, pas pak ditesh do t’i zhduket edhe gjurma e fundit. Sepse, sot filloi rrenimi i tij ne… Read More