Posts tagged Kosove

„Wahldviertelklinikum“dhuron kompjuterë për shkollat e Deçanit

1 shtator 2012, Radio Kosova, Fale angazhimit te mergimtareve nga Kosova por edhe te donatoreve vullnetmire, ne shkolla po krijohen kushte gjithnje e me te mira per qasjen e nxenesve ne fushen e informatikes. Donacione te tilla per te treten here me radhe vine nga klinika e Hornit nga Austria, nga te cilat brenda tri vitesh u kompletuan kabinetet e informatikes ne disa shkolla te komunes se Decanit. Shefqet Balaj  ka emigruar tash 20 vjet ne Horrn, rreth 70 kilometra nga Viena, kryeqytet austriak. Mirepo, edhepse ka ndertuar nje jete… Read More

BE ndihmon zhvillimin e turizmit në perëndim të Kosovës

Panorame dimri nga Bjeshket e Belegut(Foto F.Alaj) 13 mars 2012, Dojce Vele, Trashëgimia natyrore, kulturore dhe historike e Rrafshit të Dukagjinit, është fokusi për investimet e radhës ne Kosove nga Bashkimi Evropian. Projekti i pare “Shihemi n Dukagjin” do të shtrihet në tri komuna  ndërsa projekti “Miresevini n Dukagjin” do të shtrihet në gjashtë komuna të  Dukagjinit.   Një kullë shekullore buzë lumit Erenik e rrëzë Gjeravicës, njërës ndër majat më të larta në Ballkan me 2, 656 m lartësi mbidetare do t´jetë Qendra për Zhvillimin e Turizmit në Dukagjin, rrjeti… Read More

Verë Kosove për eksport

28 dhjetor 2011, Dojce Vele, Që nga vitit 2003 në Kosovë janë privatizuar 300 ndërmarrje shoqërore, janë krijuar 670 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbledhur 584 milionë euro. Por, vetëm dhjetëra prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre ne tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec, me kapacitet prodhimi prej 12 milione litra në vit, 90  per qind prej të cilave i plason në tregun e jashtëm. Vreshtari ne Rahovec Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës është karakterisitike e… Read More

Martesat Kosovë-diasporë, ndertim familjesh apo pazare?

Shkendija, storje e suksesshme e marteses Kosove-Diaspore 29 nentor 2011, Dojce Vele, Me ndryshimet politike dhe sociale në Kosovë, martesat Kosovë-Diasporë ishin njëra ndër format e organizimit të familjes. Për shumë arsye, një pjesë e konsiderueshme e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe në vend të krijimit te falimjes, gjenden në rrugë pa krye.   Fati i B.L. nga Decani, është një rrëfim i hidhur se pas tetë vjetësh pritjeje, ëndërra për një martesë te lumtur me vajzën që kishte zgjedhur për nuse me banim në Shtutgart të Gjermanisë, iu… Read More

Vështirësi integrimi për të riatdhesuarit në Kosovë

Riatdhesimi ne Kosove i vështrirë 6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka në dispozicion një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenerimin e të ardhurave për të riatdhesuarit. Valdet K., 39 vjecar i kthyer nga Austria, në asnjë mënyrë nuk mund të kap fillin e jetës në Kosovë. Arsyet, papunësia dhe mungesa e perspektivës. “Vallahi shumë pak e kam gjet veten…. Read More

Shëndeti i nënës dhe fëmijës në Kosovë lë për të dëshiruar

Sa po behet per rritjen e shendetshme te femijeve ne Kosove 29 tetor 2011, Dojce Vele,   Çdo vit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, janë hospitalizuar rreth 8,000 fëmijë dhe mbi 80,000 të tjerë trajtohen për sëmundje të ndryshme akute dhe kronike. Në kuadër të Partneritetit për Përmirësimin e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës në Kosovë, SHBA-të përmes një konsorciumi publiko-privat kanë ndarë mbi 7 milionë dollarë. Mejreme Tahirsylaj, farmaciste, gjatë tetë orëve të punës të dy femijët e saj i dërgon ne qerdhe. Por, këtë luks nuk… Read More

Riatdhesimi i kosovarëve, parakusht për liberalizimin e vizave

23 maj 2011, Dojçe Vele. Kosova deri më tani ka nënshkruar 12 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të pautorizuar nëpër shtete të tjera. Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit te vizave, ndërsa marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizm. Ilfete Jollaj nga Irzniqi, u lind në Bremerhaven të Gjermanisë në gjirin e te cilit u rrit me një imazh krejt tjetër për të ardhmen. „Vendlindja jeme është Gjermania…-flet Ilfetja si e përhumbur.  Kam mendu një jetë ma t´mirë…Mendojsha… Read More

Norvegjia me projekt kunder trafikimit ne 5 shtete te rajonit tone

8 tetor 2006, Dojce Vele, Nje projekt Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore, i cili filloi ne Bullgari dhe ne Rumani, pas Shqiperise tashme po implemenothet edhe ne Kosove. Ky projekt qe eshte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise, i cili pas Kosoves do te vazhdojë edhe ne Maqedoni. Termi trafikim po ze vend gjithnje e me shume ne shoqerine e Kosoves. Viktimat  mund te jene brenda shtetit apo nga shteti ne shtet. Viktimat te tilla ka edhe nen moshen 18-te vjecare, te cilat si raste te zbuluara,… Read More