Posts tagged Jeta Beqiraj

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More

Happy New Year 2021.

Festa më e pazakontë e ndërrimit të motmoteve, viti 2021, kur nga masat pandemike duhej të mjaftoheshim me kremtën në rrethin e ngushtë familjar, stolitë festive dhe këngët në ekran, jehona e të cilave mbytej nën ethet e frikës së infektimit apo nën klithmat e vajet e vdekjeve nga Covid 19-të… Video © Ajetë Shaban Beqiraj  

Nëpër erën pandemike…

“I can’t change the direction of the wind, but I can adjust my sails to always reach my destination”. J. Dean P.S.Gjirime në tarrasën time gjatë kohës në karantinë… Video© Ajetë Shaban Beqiraj

PËR TY, nënëmadhja ime!

Nënë, sot dua te te admiroj per se gjalli, per virtytet prej te cilave nuk u zhveshe as ne kete pleqeri te thelle…Sepse, sa me me thelle shoh fytyrat une perceptoj me qarte driten e mendjes e te shpirtit qe te larteson mbi grate tjera. Ndaj, bekuar Zoti qe me vendosi ne preherin tend dhe me fal perse jo per secilin mund te jem ne lartesine tende te durimit e te dhurimit, sepse parimet i kam ligj dhe maskat e teatrot, vdekje! TE DUA MBI GJITHE BOTEN, NËNËMADHJA IME! ©… Read More

Hachiko 2018 +… !

“Dhe, kridhem në gjumë krejt i sigurt se zgjimi do të jetë ringjallje…!” (Moikom Zeqo) P.S.Hachiko njihet si “Qeni Besnik”, i cili përditë përcillte e priste pronarin e tij Hidesaburo Ueno, profesor në departamentin e bujqësisë në Universitetin e Tokios. Kjo ndodhi edhe pas vdekjes së Uenos nga një hemoragji cerebrale, kur qeni duke mos u pajtuar dot me vdekjen e pronarit të ti, për 9 vite vazhdoi ta priste në stacionin e trenit derisa ndërroi jetë edhe vet. Që nga ajo ditë, populli japonez e bëri simbol të besnikërisë… Read More

Dukagjini,prehër i pleqërimit në oda

16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhes kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje.  “Oda e Junikut”, kulla me e lashte ne Junik dhe nder me e lashtat ne Rrafshin e Dukagjinit e ndertuar ne fund te shekullit 17-te nuk njihet vetem si seli e hartimit te 14-te vendimeve te cilat cuan ne… Read More

Ajetë Beqiraj fituese e “Çmimit për Varfërinë”nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Me qëllim të shënimit të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të cilat duhet realizuar deri me 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me një sërë aktivitetesh shënoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parë për radio-reportazhin më të mirë e mori Ajetë Beqiraj e cila përfaqësoi Radio Kosovën . Me date 26 tetor 2007 Ora: 11:00 Radio Kosova Emisioni: Meteori Autore:Fatmire Rrahmani Fatmire Rrahmani: Vazhdojme te dashur degjues, ne jemi me ju pergjate frekuancave te Radio Kosoves. Ora eshte… Read More

Gjurmëve të kompozitorit gjenial Ludvig Van Bethoven

Ludvig Van Bethoven (Foto “Bethoven Haus”)  “Bethoven Haus”, Bonn 2005 10 qershor 2006,Radio Kosova.  Shtëpia e kompozitorit te shquar gjerman Ludvig Van Bethoven është e përbërë nga dy shtëpi të stilit barok, të ndara që nga fillimi. Kur në vitin 1888, prona e shtëpisë së lindjes së tij u nxor në shitje duke iu kërcënuar kështu edhe rrënimi, 12 qytetarë vullnetmirë të Bonnit themeluan shoqatën “Bethoven-Haus” dhe I përvetsuan ato.  Ata, i restauruan që të dyja shtëpitë dhe I lidhën mes vete, që me këtë të ndërtonin një vend përkujtimi… Read More

XHEVAHIR SPAHIU: “Liria i ka hije një populli moçmërisht të moçëm”

Qershor 2004. “Të krijojme atë ndjenjë të kohezionit kombtar, atë njësim shpirtëror të domosdoshëm, se ne duam të jemi në Evropë jo si një statujë e copëtuar por si një komb shpirtërisht i bashkuar dhe siç e ka bërë Zoti, kjo të jetë Shqipëri e parë…”. Kjo është porosia e mjeshtri të fjalës së mprehtë dhe të poezisë goditëse Xhevahir Spahiut, i cili shquhet për origjinalitetin dhe individualitetin  krijues.  Ajetë Beqiraj: Mjafton të përmendim Xhevahir Spahiun dhe lexuesit tanë do të bëhen sy e vesh të mësojnë diç më shumë… Read More

Vizitë artistëve Natasha Lako e Mevlan Shanaj

4 maj 2004. Natasha dhe Mevlan Shanaj, janë një bashkim fatlum i cili rezultoi me krijimin e një familjeje të lumtur si dhe i një karriere të bujshme artistike. Gërshetimi i natyrshëm i artit të tyre: poete-aktor, skenariste-regjisor, do të lërë pas vetes shkëndija të pashuara në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare, të cilat do të përcillen brez pas brezi.  Reportazhi nga vizita në familjen e tyre, të gjithë ata që Natashën dhe Mevlanin i njohin vetëm nëpërmjet librave dhe ekranit,do t´i shpie më pranë botës së tyre unike prej së cilës… Read More