Shaban Bali Nokshiqi ne takimet letrare

11 gusht 2015, Radio Kosova. Të krijosh, don të thotë të derdhësh shpirtin në art dhe ta ndash atë me të tjerët. E kur kjo ndjesi shpërthen në muzgun e jetës, kjo është një e papritur e bukur njerëzore e cila duhet cmuar dhe perqafuar. E tillë erdhi tek Shaban Bali Nokshiqi, i cili ne moshën 90 vjecare sakrificën e familjes se vet nga Nokshiqi i Plavës e derdh në vargje vajesh me rimë. 

Rrugetim i ieger i 6 guhtit 1944,kur familja Nokshiqi për të dytën herë u përfshi nga dhuna e forcave barbare serbo-malazeze nga të cilët u përndoqën përgjithmonë nga vatrat e të parëve, në Nokshiq të Plavës, la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Bali Nokshiqit, atëbotë 16 vjecar, të cilat do ta përcjellin deri në këtë muzg jete kur gjen forcë që tragjedinë e familjes së tij ta derdh në këngë e vaje dhe të palosur brënda kopertinave, t’ua lë si Amanet e mbamëndje brezave që vinë.

“Më kujtohet si sot moment I ikjes, kur kemi hy për Grykë të Rugovës, nëpër Pejë e me dal n’Shipni, se me 7 gusht u zaptu Plava e na ku me u kthy si na grishin tanve…?!”, fillon rrëfimin Shaban Nokshiqi.

Bali Bajram Nokshiqi ra në mbrojtje të atdheut 

Bali Bajram Nokshiqi, komandant kufiri, I cili u betua për mbrojtjen e atdheut deri në frymën e fundit  ra  ne mbrojtje te trojeve te veta. 

Bali Bajram Nokshiqi


“Prej 1941 deri e 1944, baba ka ndejt n’kufi n’mbrojtje të Plavë Gucisë. Me 6 gusht 1944 e kanë sulmu cetnikët Plavën dhe baba me gjithë bataljonin e tij asht shkri n’kufi me Shekullar. As sot nuk I dihet varri…”, kujton Shaban Nokshiqi, familjen e te cilit kjo stuhi e bart ne fshatin Llugaj te Tropojes, per te filluar jeten e pergjysmuar qe lane pas vetes ne rrenojat e djegura te truallit te te pareve, ne Nokshiq.

 “Qelem do male, ma s’ pari I bamë do shpia gardhi e atëherë gradualisht u ringjallëm”, rrëfen  Shaban Nokshiqi, I cili rrefen per nje goditje tjeter ne familje si rrjedhoje e spiunazhit te nje bashkefshatari si dhe te bashkepunimit te te sherbimeve sekrete të Shqipërisë dhe te ish Jugosllavise.

“N’atë kohë erdhën prej atjehit dhe vëllaun tem Islamin ua dorëzuan komunistat shqiptar. 25 burra I kanë arrestu përnjëherë I kanë cu n’Qafë t’Morinës e ua kanë dorëzu OZNA-s.Tetanë I kanë pushkatu e tre vet prej tyre kanë mbijetu…”, rrëfen Shaban Bali Nokshiqi I cili shton se rifillimi I jetës nga e para ishte tejet I vështirë…

“Fillin e jetës e kapëm me shumë vështirësi. Vallahi, pasi ma morën vëllanë e ma pushkatuan, jetë e zymtë…-rrëfen baca Shaban sy përlotur ,errësirën e të cilëve e shpërndan një dritë kur shton se:- Vëllau jem kur e kanë marr e ka pas gruan shtazënë edhe I ka lind djali, Dini”.

Sakrifica e Nokshiqasve derdhet në vaje zemre


Vrasjet e dëbimet nga vatrat e veta dhe tragjeditë që I përcollën edhe pas vendosjes ne Shqipëri, Shaban Bali Nokshiqi I derdhi në letër me vaje zemre…

Shaban Bali Nokshiqi

 

“Shkijet e zi mos pafshin dite
Rrethuan shpitë kurrkush pa e ditë
Kurkund n’botë s’ka ba vaki
Me e djeg nanën me fmi n’gji…”.


Paraprakisht, në bazë të memoareve të Shaban Nokshiqit, nga Ramiz Lushaj u botua libri “Nokshiqi I historisë” i cili brënda tri katër-viteve u pasua edhe dy libra të tjerë, me autorësi të Shaban Bali Nokshiqit: “Gurë të ngulun në Nokshiq” dhe “Këngë malli dhe historie”, ku u muros
ën historia e brezave  dhe sakrifica e dhëmbjes sw familjes Nokshiqi…”.

Bajram Husi:“Feja jeme asht shqiptaria!”
Kujtimet e mallit e të dhëmbjes bashkëudhëtuan të pashkëputura në jetën e Shaban Bali Nokshiqit. Por u desh të kalojë gati një shekull jete që ato të shohin dritën. Sepse dëbimet nga vatrat e veta, lufta për mbijetesë në vend tjetër, rritja dhe përkujdesja për familjen ishin barrierë që iu vunë në rrugën e krijimtarisë. Përderisa shpallja “kulak”apo armik I popullit, mur I hekurt për t’ I dhënë zërit apo fjalës dritë. Sepse, thotë Nokshiqi,”një herë baba, vëllau e pastaj shpallja“kulak” e më vonë përpjekjet për t’i rrit 8 fmijë…”, sprova të vazhdueshme qw do ta pwrcillnin në jetë.Por, nga kujtimet e përgjakshme të familjes në Nokshiqin e tij nuk e shkëputi asnjë rrethanë-asnjë distancë.

Intervista me Shaban Nokshiqin ne Bajram Curr

“Pastaj, unë shkova n’Amerikë edhe aty m’u kujtojshin. I shihja andërr përnatë babën e vramë, vllaun, gjyshin e djegun me hekur të skuqun…-rrefen Nokshiqi, teksa zerin ia mbysin lotet e mbledhur. Kur shkijet me 1912 I kanë bashku tetanë në xhami të Nokshiqit, të parin e kanë marr Bajram Husin,gjyshin tim me e ndërru fenë. Ai ka thanë: “Feja ime asht shqiptaria!”. Atëherë e kanë skuq hekurin e ia kanë vu n’ballë,  prej ballit n’zemër, edhe ka ra vdekun n’tokë. Qikës së tij Hyrë Bajramës, tuj pa masakrat e kiametin e babës së vet I ka ra infrakt n’zemër edhe ka ra dekun…I ke tana t’shkrueme n’liber!”.

Frymëzimi në gjakun e derdhur të familjes Nokshiqi


Shkrimtari I moshuar Shaban Bali Nokshiqi thotë se frymëzimi I tij kishte rrënjët në gjakun e derdhur të familjes Nokshiqi, ndërsa shtytja për thurrjen e kësaj historie në libra, vjen nga I biri, Fatmiri:

“Mos me pas konë mbështetja e djalit Fatmir Shabanit si e kam në Nokshiq, kurrnji germë unë shkrua s’e kisha. Se, kur I tregojsha historinë e familjes ai m’ thoshte:”Babë, mos me trego por m’i shkruaj ne letër se s’ I mbaj mend”, thotë Shaban Nokshiqi, i cili potencon mbështetjen e sinqertë të krijuesve tropojan.“Kta m’ kanë mbështet, m’kanë ndihmu e m’kanë prezantu te njerëzit dhe pa kta nuk

Shaban Nokshiqi ne kullat e Junikut

kisha mund me ba kurrgja…”.

Librat e Shaban Nokshiqit-kontribut për mbamëndje kombtare

Lulzim logu, kryetar I Klubit Letrat të Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tropojë thotë se, Shaban Bali Nokshqi është nje e papritur e bukur në gjirin e artistëve tropojan: 

“Baca Shaban, me gjithë historinë e madhe që bart familja dhe ai vet mbi supe, është një njeri modest. Në librat e tij flet për historinë e familjes së vet, historinë e Nokshiqit prej nga vjen dhe për tragjedinë e trojeve që po boshatisen…”, thotë Logu I cili shton se në librat e Shaban Bali Nokshiqit, ndehet përpjekja për ngritjen e vëtëdies sonë kombtare.

“LIbrat e tij I drejtohen një lexuesi I cili sadopak ka njohje me historinë e largët të Plavës dhe të Gucisë dhe historinë e vet trojeve shqiptare dhe në njëfarë mënyre përpiqet me e ngrit vetëdien kombtare. Sepse, ne nuk duhet të kujdesemi për historinë dhe të mos harrojmë traditat”.


Ndaj, 6 gushti i ardhshëm do të sjell një libër të ri të autorit 90 vjecar Shaban Bali Nokshiqit, në përkujtim të ditës së vrasjes se t
ë atit, komandantit të kufirit Bali Bajram Nokshiqit dhe dëbimit të familjes Nokshiqi nga vatrat shekullore, në Nokshiq të Plavë Gucisë.

Se shpejti liber tjeter nga 90 vjecari Shaban Bali Nokshiqi

Leave A Comment

Your email address will not be published.