![]() |
Korrupcioni,nder problemet me te medha n´Kosove(DW) |
10 shtator 2012, Radio Kosova. Megjithëse korrupcioni në rritje në Kosovë, nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij përvec disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilëve më pas shpallen të pafajshëm. Që nga themelimi I Agjencisë Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.
Korrupcioni konsiderohet si problemi kryesor ne nivel global krahas terroirzimit dhe trafikimit me drogën, shtrirja e të cilave edhe mundësohet nga kjo dukuri. Sepse,vetëm dhënja dhe marrja e ryshfetit nuk është korrupcion, mendon Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupcionit.
„Cdo marrje apo dhënje e ryshfetit me qëllim të shkeljes së ligjit është korrupcion, ndërsa mungesa e transparencës dhe e llogaridhënjes, bazë për zhvillimin e tij. Përfitimi nuk është vetëm materjal por edhe jo materjal. Krijimi i ndonjë favori, I ndonjë kushti apo rrethana të cilat pastaj rezultojnë me shkeljen e ligjit, janë korrupcion. Nuk ka njesi matëse për korrupcion, por tregues i qartë është pasurimi i zyrtareve brenda nate. Shikoni cka patën, cka kanë, cka kanë deklaru por, edje cka fshihet nga ajo që nuk e kanë deklaruar fare?”
Mjekët në Koovë pasurohen në kurriz të pacientëve
![]() |
Curr Mazrekaj e provoi korrupcionin ne lekuren e tij |
Sipas Agjencisë Antikorrpucion, korrupcioni është minimal apo nuk ekziston fare vetëm në administratën komunale dhe në policinë rrugore, ndërsa I përhapur në permasa alarmuese është në ndarjet e buxheteve të mëdha. Se korrupcioni është i shtrirë edhe në insticuonet më të ndjeshme sic është shëndetsia, vërtetojnë rrëfimet këtyre dy qytetarëve të cilët janë të bindur se kanë rënë pre e një rrjeti krimi.
„Jo fort larg, kam shku në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës dhe kerkova mjek kardiovaskular si dhe një fotografim të këmbës. Njëri prej mjekve më tha se rentgenin duhej ta bëja në ordinancë private. Atje m´u desh të paguaj 250 euro për një rentgen. Ndërsa, më vonë mora vesh e mjekut të cilit më kih udhëzuar për tek kjo ordinancë private, duhej te perfitonte nga rasti im 100 euro. D.m.th, unë jam vetëm njëri prej pacientëve nga sëmundja e të cilëve përfitojnë mjekët tane me perqindje…”, rrëfen Curr Mazrekaj, I cili thotë se per arsye te tilla shërimin e këmbës në asnjë mënyrë nk do t´ua besojë mjekëve në Kosovë.
Korrupcioni në shëndetësi me përmasa shqetsuese
Perderisa, Avdyl Lokaj një pervojë të tillë tashmë e ka pas vetes. “Para katër muajve kisha një dhëmbje në kraheror. Pas kontrollit,tre mjek nga Peja më thanë të shkoja urgjentisht në Gjakovë të veja stendat në zemër; operacion që më kushtonte 8000 euro. Me ugjerimin e jë mjeku tjetër hkova në hkup, ku ma bënë vetëm një shpim me 750 euro,të cilin sipa tyre a nuk kiha nevojë ta bëj sepse kiha vetëm një shtangim muskujsh. Me t´u kthyer nga shkupi,shkova te mjekët dhe iu thashë se unë nuk kam të bëj asgjë më diagnozën që ma keni caktuar ju. U përpoqën ta mbrojnë tezën e vet, në të kundërtën do ta kuptoja hapur se ata funkionojnë I një rrjet korruptiv, ku të gjithë përfitojnë nga pacientët fatkeq. Kjo është mjeksia jonë. Të operojnë saora për kurrgja,e rentgenët e tyre shohin ndryshe nga të gjithë të tjerët!”
![]() |
Avdyl Lokajt iu rekomandua nderhyrje “urgjente” ne zemer pa nevoje |
Dhe një qasje e tillë e mjekve nga Kosova eshte e njohur qe para luftës, kur punëtorët e arsimit punonin në mënyrë humanitare pjesa dërmuee e mjekve përfituan nga situata dhe u pasuruan në kurriz të popullit te varferuar. Po ne kete kohe ze fill edhe korrupcioni pohon Preteni: “Korrupcioni zë fill që para 25 vitesh, kur qytetarët iu thanë Jo, institucioneve të ish-Jugosllavisë dhe filloi ndërtimi I instituconeve të Kosovës me kontribuitn e qytetarëve nëpër fonde të ndryshme, kur mungoi tranparenca, mungoi llogaridhënja dhe si rezultat, nuk u dit kurre sa u dhanë, sa u shpenzuan dhe për cfarë? Ndërsa, sot forma më e shfaqur e korrupcionit në Kosovë është ku zyrtarë të pandërgjegjshëm krijojnë monopol në sjelljen e vendimeve, në hspenzimin e parasë publike pa tranparence dhe llogaridhënje, përderia, lakmia, pangopesia dhe etja për të pasur janë evidente”.
Arrestime me pompozitet-Lirimi si të pafajshëm
![]() |
Hasan Preteni, shef i AAK-se |
Por, edhepe ka lëvizje në parandalimin e korrupcioni, asnjë element në luftë kundër tij, përvec arrestimeve me pompozitet dhe lirimit , lirimi I tyre sit e pafajshem ngreh dyshimin per korrupcion Brenda luftes kunder korrupcionit, shton z.Preteni.
“Ka të arrestuar, ka ngritje aktakuzash, mirepo nuk ka gjykime. Me pompozitet arrestohen, një luftë e padinjitetshme me kamera para publikut e familjes, për t´I liruar më vonë sit ë pafajshëm. Këtu duhet një analizë e mirëfilltë, cka ndodhi me ato pak raste të sivjeme asnjëra prej të cilave nuk përfundoi me gjykim apo ndishta në luftën kundër korrupcionit ka korrupcion?”
Konfiskimi i pasurisë, goditje direkte në të korruptuarit
Ligji për Konfiskimin e Pasurisë do duhej të ishte goditjen direkte në të involvuarit në dukurinë e korrupcionit. Mirëpo, për z. Preteni mënyra më e mirë është trysnia e vazhdueshme.

Që nga themelimi I Agjencise Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale, në të cilat janë të përfshirë 700 zyrtarë të institucioneve të Kosovës.