Kryetari Ramosaj dorëzoi çmimin “Epopeja e Dukagjinit” Besnik Mustafajt

21 mars 2022, Me orën letrare “Epopeja e Dukagjinit”, të hënën Komuna e Deçanit filloi aktivitetet kushtuar fillimit të betejës frontale të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, në Dukagjin, si dhe fillimin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Kryetari I komunës Bashkim Ramosaj,iu uroi mirëseradhje shrimtarëve duke I infromuar ata për vlerat e shumëfishta kulturore, natyrore dhe historike të komunës së Deçanit.    

Aktiviteti letrar i mbajtur në sallën e asamblesë komunale në Deçan e në të cilin morën pjesë shkrimtarë të mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria, u hap me poezinë e Jusuf Gërvallës, “Tash po nisem”, interpretuar nga regjisori I mirënjohur Pandi Dukaj. Ndërsa, programin me poezitë e tyre begatuan: Besnik Mustafaj, Flora Brovina,Entela Kasi,Alma Jaku, Klejda Plangarica,Prend Buzhala,Ajete Povataj,Esaj Loshaj,Idriz Berisha,Sofe Rizaj,Fatmire Qorraj,Fadil Dervishaj,Ali Geci,Tahir Bezahni,Rexhep Shahu,Izet Duraku,Ahmet Prençi,Agim Bajrami, Vladimir Muça dhe Hamdi Hysuka.

Idriz Balani-“Skulptori që ngjall heronjtë“

Në vazhdën e aktiviteteve u promovua libri “ Skulptori që ngjall heronjtë“,i artistit të mirënjohur Idriz Balanit vlerat e të  cilit reflektojnë në skulptura të ndryshme nëpër Kosovë, ndër të cilat edhe në shtatoren monumentale të Isa Boletinit në Isniq,të Jusuf Gervallës e të Ali Hadrit në Pejë, etj. Për librin folën Sanije Thaçi, Esat Loshaj dhe Aver Husaj. Me këtë rast, komuna e Deçanit cmimin për kontribut ne letërsi “Epopeja e Dukagjinit” e ndau për herë të parë tek I mirënjohuri, shkrimtari, diplomati dhe përkthyesi Besnik Mustafaji. Ndërsa, Cmimi poetik “Jusuf Gërvalla” nga juria e përbërë mga Ajne Iberhysaj,Musa Berisha dhe Ajete Pavataj ia ndanë poetit kuksjan, Rexhep Shahut.

Aktivitetet kulturoro-letrare u organizuan nga Ajne Ibërhysaj dhe këshilli organizativ komunal, ndërsa për programin artistik  Grupi I Valleve “Deçani”, nën përkujdesjen e Vjollca Tetaj dhe Genci Tetaj.Poezi nga poeti atdhetar Jusuf Gërvalla interpretoi Fatjon Dobraj. Ndërsa, në përmbyllje të aktivitetit poetët pjesëmarrës u nderuan me mirënjohje nga Komuna e Deçanit.

Cmimin poetik “Jusuf Gërvalla”juria ia dhuroi Rexhep Shahut

Në kuadër të aktiviteteve kushtuar “Epopesë së Dukagjinit, paraprakisht është hapur edhe “Turniri Tradicional i Shahut”Zeqë Hasaj”.Me 23 mars,ora e parë e mësimit nër shkolla do t’i kushtohet 24 marsit.Aktivitetet vazhdojnë me krosin e nxënësve të shkollave fillore”Rruga e lirisë”,me ekspozitën “Nismëtarët e lirisë”,nga Besart Gashi si dhe me homazhe në komplekset memoriale në Jabllanicë dhe në Koshare.Ndërsa,Manifestimi “Epopeja e Duakgjinit”do të mbahet me 24 mars,në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”,në Gllogjan i cii do të fillojë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve të luftë për çlirimin e Kosovës.

©Ajetë Shaban Beqiraj

21 mars 2022,Deçan.