Posts in Të ndryshme

Trendafilat ne dritare

“Ne të gjithë ëndërrojmë për një kopsht magjik me trëndafila ne horizont në vend që të shijojmë trëndafilat që lulëzojnë jashtë dritareve tona…” – Dale Carnegie “We are all dreaming of some magical rose garden over the horizont instead of enjoying the roses blooming outside our windows today.” – Dale Carnegie RELAXING MUSIC AND AMAZING NATURE – Kosovo Trendafilat ne dritare 24 maj 2022,Pejë © Ajetë Shaban Beqiraj Official

Katër stinët në kompleksin e kullës-Youtube Intermexo

7 maj 2022. Katër stinët në kompleksin e kullës-Intermexo, sjell pamje nga oborri i kullës së Beqirajve, parë nga dritarja e shtëpisë familjare në Strellc të Poshtëm. Bukuria e këtij kompleksi tradicional në çdo stinë, është frymëzim për cdo artist e vizitorë.Gjirimet janë bërë kryesisht me 2020,gjatë ngujimit pandemik… Playlist: https://www.youtube.com/playlist?list… Katër stinët në kompleksin e kullës – Youtube Intermexo Created by: Jeta Beqiraj Maj,2022 © Ajetë Shaban Beqiraj Official  

Gjurmë që mbesin…SHABAN BALI NOKSHIQI

Shaban Bali Nokshiqi, një fisnik pasardhës kreshnikësh të cilët fillimisht u dëbuan nga vatrat shekullore në Nokshiq që para lindjes së tij.Dëbimi i dytë dhe rrugëtimi i egër në kohë la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Nokshiqit, atëbotë 16 vjeçar,të cilat do ta përcjellin të pashkëputura deri këtë muzg jete kur tragjedinë e familjes e derdh në kenge vaji për t’ua lënë Amanet e mbamëndje brezave të rinj.Sepse dëbimet prej Nokshiqit nga shteti jugosllav si dhe lufta për mbijetesë në Llugaj të Bajram Currit,i shpallur nga pushteti komunist… Read More

Kolonizimi i Kosovës në “Vajet e Ali Binakut”

Kryevepra “Ardhësit – Këngët e Ali Binakut” është shkruar në vitin 1937, nga njeriu I drejtë dhe vjershëtari malazez Radovan Zogoviq, “si protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe,të diskriminimit, shtypjes, shpronësimit dhe shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë në përgjithësi dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti”. Duke qënë dëshmitar I afërt I zbatimit të projektit famkeq për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave shqiptare („Iseljavanje Arnauta“,Vasa Čubrilović), poeti nëpërmjet vjershërimeve të tij mallkon kolonizuesit me klithmat e heshtura e zemërplasëse të Ali Binakut të moshuar mallkon: “ Unë Ali Binaku heq… Read More

Home sweet home …

Vjeshta në oborrin e shtëpisë familjare në truallin e prindërve të mi, në Strellc të Poshtëm. Youtube link Shtator 2019.

Gezuar Viti i Ri 2021

Festa më e pazakontë e ndërrimit të motmoteve, viti 2021, kur nga masat pandemike duhej të mjaftoheshim me kremtën në rrethin e ngushtë familjar, stolitë festive dhe këngët në ekran, jehona e të cilave ndrydhej nën ethet e frikës së infektimit e në shumë familje, apo nën klithmat e vajet e vdekjeve nga Covid 19-të… Video © Ajetë Shaban Beqiraj  

Nëpër erën pandemike…

“I can’t change the direction of the wind, but I can adjust my sails to always reach my destination”. J. Dean P.S.Gjirime në terrasën time gjatë kohës në karantinë…Youtube video   Video© Ajetë Shaban Beqiraj