Posts in Reportazhe

Deçani dhe Ulqini promovojnë turizmin bashkarisht

Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018.  Alpet Shqiptare në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon, rrëzë të cilit behet shtrirja në hark e komunave perëndimore të Kosovës: Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Prizren, te cilat perbejne nje resurs te fuqishem per komunat perkatese.  Harku i vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna te cilat ne popull njihen si “Bjeshket e Bekuara”, eshte pasuri dhe krenari per popullin dhe shtetin e Kosoves. Banoret e ketyre zonave tashme kane rikthyer jeten duke zevendesuar tëbanat e… Read More

Java e jashtëzakonshme-Helmimet masive në Deçan

16 korrik 2021. Për 7 ditë me radhë komuna e Deçanit është në qendër të vëmendjes për shkak të një helmimi nga i cili pësuan mbi 2,000 qytetarë. IKShPK ka dalë me dyshimet e para për praninë e dy lloj bakteresh në ujin e pijes. Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” insiston se uji i pijes nuk është i kontaminuar. Ndërsa, pushteti lokal dhe qendror kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për gjetjen e burimit të infeksionit, si dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar e cila çoi komunën… Read More

Në Papiq të Deçanit krishterimi u ruajt nën petkun e “laramanisë”

Berisha nga Papiqi-Katolikë e muslimanë në një familje 10 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krishterimi te populli shqiptar ka një traditë dy mijë vjeçare. Një formë për mbrojtjen e besimit katolik pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtimin turk ishte fenomeni i „Laramanisë“, të cilën e praktikuan edhe katoliket e Kosoves. Në fshatin Papiq të komunës së Deçanit  jane familje te nje trungu me dy besime . Megjithëse, krishterimi është i pandashëm nga kultura dhe tradita e popullit shqiptar, pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtetin osman, shumë katolikë u konvertuan… Read More

Nga metropoli në Grykën e Strellcit

25 shkurt 2011, Dojce Vele. Në vitet ´50, kur në mungesë të fuqisë punëtore Gjermania nënshkroi marrëveshje rekrutimi me dhjetëra shtete, një numër punëtorësh u soll edhe nga vendet e ish-Jugosllavisë, së cilës federatë i përkiste edhe Kosova. Një pjesë e këtyre  punëtorëve ndërkaq u bënë shtetas të Gjermanisë, ndërsa të tjerë pas pensionit iu rikthyen Kosovës.    Një rrugë zigzage në Grykë të Strellcit rreth 8 kilometra në veri të Decanit, con në një oborr të gjërë në të cilin kullosin dhjetëra pula. Nga diga e lumit, derdhen dy gurra si ujëvara… Read More

“Nëse je shqiptare mos shko në Rudarë…!”

7 gusht 2011, Dojce Vele. Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat filluan pas vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga as pas arritjes së marrëveshjes së të dyja qeverive. Përse ndodh kshtu dhe kush qendron pas protestave në veriun e Kosovës? Mesdita e fundjavës… Read More

Në vetmi e në skamje…

Zyhra Beqirit nuk i ka ngel njeri 12 tetor 2011, Radio Kosova. Zyhra Beqiri është një grua e varfër e cila jeton e vetmuar në një kasolle në Lloqan, pa përkujdesje institucionale. Edhepse pothuaj ka humb të parët dhe për nevojat e veta ecën zvarrë, ajo nuk gëzon as përkujdesje mjeksore. Fati dhe jeta e saj janë të varura vetëm në njerëzit vullnetmirë. Një kasolle përdhesë me një dhomë dhe një banjë, renovuar nga një donatore para dy vjetësh është hapësira në të cilën jeton Zyhra Beqiri, e lindur me… Read More

Në Kosovë fshatra të rrënuara,të minuara dhe të depopulluara

6 prill 2012, Dojçe Vele. Rreziku nga mjetet shperthyese dhe  pamundësia e rindërtimit yë s htëpive të rrënuara gjatë luftës së Kosovës, janë ndër arsyet kryesore të cilat edhe 13-të vjet pas luftës fshatra të tëra i lënë të pabanuara. Banorët e tyre jetojnë  të shkapërderdhur nëpër qendra të ndryshme dhe në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Kosharja e Gjakovës është njëri ndër fshatrat e rrënuara, të minuara dhe të depopulluara, të dyzet shtëpitë e të cilit kanë ngel rrënoja.    Hazir veseli 71 vjec nga Kosharja e Gjakovës,… Read More

“Kurrë dy Mitrovica s’i ka pas Kosova…”

21 maj 2007, Dojçe Velle. Edhe tetë vjet pas luftës, shqiptarët e veriut të Mitrovicës jetojnë larg vatrave të veta, nga të cilat i ndan vetëm ura e lumit Ibër, ndërsa banorët e lagjes Kodra e Minatorëve, jetojnë të izoluar nga pjesa jugore. Qyteti i Mitrovicës, dikur zemra industriale e Kosovës, sot s’është tjetër veçse një peng i statusit të pazgjidhur të Kosovës. Lumi atje nuk quhet mushkëri e qytetit. Madje as ura nuk sinjifikon bashkim, por është pikë ndarëse mes popujsh. Aty ngritet muri mes shqiptarëve e serbve; edhe… Read More

Komuna e Plavës derdh tonelata mbeturinash mbi lokacionet antike shqiptare

22 prill 2013, Bota Sot,  Kuvendi Komunal i Plavës ka përzgjedh Kodrën e perandoreshës ilire Jerina për grumbullim mbeturinash, vetem 350 metra larg lagjeve të banuara të fshatit Martinaj. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim me peticion dhe protesta paqsore. Zëri i tyre nuk përfillet, përderisa presioni i pushtetit mbi popullatën e atjeshme rrezikon që fshati Martinaj të shndërrohet në një pikë të re konflikti në Ballkan. Jerina e Martinajve nen mbeturina Prehëri i perandoreshës ilire Jerina, në veriperëndim të fshatit Martinaj ku fillon ky  qytet me lashtësi shumeshekullore është përzgjedhur nga… Read More

Gjurmeve te rilindasve shqiptar ne Bukuresht

 Lule dhe Marjan Simioni, Bukuresht 18 qershor 2014, Radio Kosova, Bukureshti, eshte fole e rilindasve kombtar shqiptar, prej nga doli himni kombtar, abetarja e pare, u botuan gazetat e para shqipe, ku u frymezuan shkollat e para dhe ku nga patriote te medhenj u vune themelet e shtetit shqiptar,ndersa ne gjirin e tij ende ruhen gjurmet e lavdishme te hapave te atyre qe bene historine kombtare shqiptare. Shkrimtare, dramaturgw, studiues, filolog, aktore, arkitekt ishin disa nga titujt qe moren nje numer jo i vogel i shqiptareve te Rumanise, jehona e… Read More