Posts in Reportazhe

Rapsodi Rrustem Beqiri: “Mos harroni folklorin shqiptar!“

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme. Disa nga kenget e repertoarit te tij brenda kesaj… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Qendër e komunitetit shqiptaro-amerikan, shkolla publike dy gjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturore si dhe mundësi për bursa studimi ishin disa nga pikat me të cilat asambleisti i i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, me 2017 iu fut garës për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti. “Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-deklaroi Gjonaj, asambleisti I vetëm shqiptaro-amerikan I cili  shquhet si… Read More

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan. Për reportazhin televiziv klikoni këtu  Për ne, diversiteti kulturor është diçka e bukur e cila na begaton si shtet në përgjithësi, thotë për RTK-në Edwin Vargas JR., përfaqësues i shtetit amerikan në Hartford, kryeqyte i shtetit Connecticut. “Mendoj se historia dhe… Read More

Hapja e muzeut shqiptar në SHBA inicohet nga një kolonel amerikan

27 shkurt 2019, RTK, Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve. Për reportazhin televiziv klikoni këtu: Qendra për Trashëgiminë Historike dhe Industriale Amerikane  “Sem & Elisabeth Colt”, në Hartford-CT, e themeluar si kompleks i uzinës së armëve me 1855 nga… Read More

Deçani dhe Ulqini promovojnë turizmin bashkarisht

Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018.  Alpet Shqiptare në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon, rrëzë të cilit behet shtrirja në hark e komunave perëndimore të Kosovës: Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Prizren, te cilat perbejne nje resurs te fuqishem per komunat perkatese.  Harku i vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna te cilat ne popull njihen si “Bjeshket e Bekuara”, eshte pasuri dhe krenari per popullin dhe shtetin e Kosoves. Banoret e ketyre zonave tashme kane rikthyer jeten duke zevendesuar tëbanat e… Read More

Java e jashtëzakonshme-Helmimet masive në Deçan

16 korrik 2021. Për 7 ditë me radhë komuna e Deçanit është në qendër të vëmendjes për shkak të një helmimi nga i cili pësuan mbi 2,000 qytetarë. IKShPK ka dalë me dyshimet e para për praninë e dy lloj bakteresh në ujin e pijes. Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” insiston se uji i pijes nuk është i kontaminuar. Ndërsa, pushteti lokal dhe qendror kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për gjetjen e burimit të infeksionit, si dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar e cila çoi komunën… Read More

Në Papiq të Deçanit krishterimi u ruajt nën petkun e “laramanisë”

Berisha nga Papiqi-Katolikë e muslimanë në një familje 10 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krishterimi te populli shqiptar ka një traditë dy mijë vjeçare. Një formë për mbrojtjen e besimit katolik pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtimin turk ishte fenomeni i „Laramanisë“, të cilën e praktikuan edhe katoliket e Kosoves. Në fshatin Papiq të komunës së Deçanit  jane familje te nje trungu me dy besime .  Megjithëse, krishterimi është i pandashëm nga kultura dhe tradita e popullit shqiptar, pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtetin osman, shumë katolikë u… Read More

Nga metropoli në Grykën e Strellcit

25 shkurt 2011, Dojce Vele. Në vitet ´50, kur në mungesë të fuqisë punëtore Gjermania nënshkroi marrëveshje rekrutimi me dhjetëra shtete, një numër punëtorësh u soll edhe nga vendet e ish-Jugosllavisë, së cilës federatë i përkiste edhe Kosova. Një pjesë e këtyre  punëtorëve ndërkaq u bënë shtetas të Gjermanisë, ndërsa të tjerë pas pensionit iu rikthyen Kosovës.    Një rrugë zigzage në Grykë të Strellcit rreth 8 kilometra në veri të Decanit, con në një oborr të gjërë në të cilin kullosin dhjetëra pula. Nga diga e lumit, derdhen dy gurra si ujëvara… Read More

“Nëse je shqiptare mos shko në Rudare!”

Me barrikaden ne Rudare te Zvecanit bllokohet magjistralja Mitrovice-Rashke  7 gusht 2011, Dojce Vele, Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat nisën pas vendimit të qeverisë s Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga, as pas arritjes së marrëveshjes së te dyja qverive. Përse ndodh kjo dhe çfarë duan në… Read More