Posts in Portrete

Engjëllit pa krahë

-Dritë jete këtu nuk ka!”-ëndërroi t’i thoshte mjeku motrës shtatzënë.
-Poo!…Ka nje dritë tjetër në barkun e saj…Shiko!…Eshte i tëri dritë?!”-insistonte ajo.
Tash, gjithëcka e qartë. Ajo s’kishte parë dritën e jetës sepse vezullimi i saj ishte tretur ne foshnjen e shuar në prehërin e saj. Ajo kishte pare Driten e Zotit e cila shkrihej ne fytyren e tij nur…

_Ah vogëlush, prisja të me thërrisje dajë!-psherëtiu vellai dhe zëri iu mbyt në grykë. 
Edhe dhëndërit iu mbushën sytë me lotë. Por mbaheshin, se burrëria e donte ashtu! Ndërsa ajo kishte lirinë e gjithë botës të qante me vajin e pangushëllim të femrës mbi atë foshnje të pafajshme, e cila për dhjetë ditë kishte qëndruar pezull mes jetës e vdekjes. Në ato dhjetë ditë agonie trupi i tij u martirizua në cdo mënyrë, se mjekët mbaheshin fort për misionin e tyre të shenjt. Por, mushkëritë e tij nuk e shijuan ajrin e kësaj bote ngujuar ne inkubator. Ai nuk i hapi as sytë e vegjël, sepse zgjodhi një dritë më të mirë se dritën e jetës. Erdhi si një flutur, për të lënë fluturimin e fundit brenda mureve të qelqta të inkubatorit, qe pas dhjete ditesh zemra e vogel te pushonte…

Makina po ecte drejt fshatit. Po e conte në shtëpinë, deri dje te mbushur gëzim për djalin që prisnin të bëhej burrë….”Një katund prej tij!”. E tashmë, po ata njerëz ishin mbledhur për ngushëllime. Rruga ishte e gjatë, e pafund. E makina sikur nxitonte të ia kthente nënës në prehër. Të cmallej me të për herë të parë, se ai ende nuk njihte ngrohtësinë amërore…Për herë e të fundit,sepse ai kaq kishte. Vrushkuj lotësh të valë ia digjnin faqet. Ata përvëlonin edhe ballin e arkivolit me mbishkrimin : “Exitum Letraris”……. E ajo, donte te shihte më shumë se datën e vdekjes se tij. Donte ta shihte, ndonëse të atillë nuk e kishte desheruar kurre. Ta njihte tani kur ishte një trup i pa frymë. Ngadalë hapi paketën dhe e pa gjatë me sytë e larë në lotë. Trupi i tij i vogël prehej në qetësinë hyjnore. E përshkoi me dorë fund e krye, ia dalloi gjymtyrët e vogla, të fikura sikur desh të cmallej me brishtësinë e trupit të tij, pothuajse të gjallë. Ia largoi edhe mbulojën nga fytyra. Nën të u shfaq një ballë dhe një hundë e vogël. Një faqe nur e mbytur në njolla gjaku. Nuk guxoi ta prekte më. E lau me lotë. Se, vetëm aty e ndjeu sa shumë dhembte kur shuhej një jetë ende pa filluar. Koka e tij ishte pranë zemrës së saj. Dora e saj mbi zemrën e tij… Mbi atë zemër të vogël,e cila nuk mundi të mbijetojë egërsinë e kësaj bote!

Një frenim i makinës e tronditi. E ajo, e shtrëngoi fort që të mos i lëndohej trupi i vogël. Qe të mos i vrahej shpina e celur varrë ku kishte mbetur shtrirë qëprejse erdhi në jetë. Në cast harroi se mortja e kishte marrur në krahë dhe ai nuk ndjente më asgjë. Atë nuk do ta bënte më me vaj afërsia e nënës, si atë ditë kur  për herë të parë e ndjeu praninë e saj. As nuk do të lëvizte sikur dje, kur mjekët babanë e tij e kishin lejuar edhe ta prekte, tashmë kur e dinin se nuk kishte më shpresë. Ai nuk do të ndjente kurrë më shenja jete, se fija që e lidhte me botën ishte shkëputur përgjithmonë!

Në fshat të gjithë i dolën përpara. Ajo kërkonte motrën t’ia lëshonte foshnjën në prehërin e zbrazët të lehonës. Pranë barkut të këputur e të mbushur helm, që me qumështin e gjirit t’ia lagte buzët e ngrira në gjak. Por pa nënën, të cilës iu lëshua në krahëror pafuqishëm. Se, në cast koha kishte ndaluar dhe ajo ishte ngrirë mes vajesh të të gjithëve e me foshnjen e vdekur në krahë!

_Lulja e nënës!…Drita e nënës!-dëgjohej zëri i dredhur i nënës, teksa e vënte në djepin e veshur me punëdoret e punuara me dashurinë më të madhe. Në djepin që e kishte pritur të gjalle, ta përkundte e ta vënte në gjumë. Në gjumin e jetës!
Tashmë, trupi i Gëzimit të vogël prehet në Fushën e Thatë e shpirti i dëlirë loz bashkë me engjujt…

           

TINKA KURTI, Një yll që vazhdon të shkëlqejë

12 korrik 2004, Pavarwsia, E lindur me 1932,në Sarajevë, nga babai Fan-Nolist, i dënuar nga Zogu me pushkatim si dhe nga nëna sarajevase, Tinka nuk ëndërroi si cdo fëmijë të këndojë në kor, të kërcejë në balet apo të luajë teatër. Ajo pati në zemër sportin dhe në fillet e saj u mor me atletikë, ku në shumë gara qindmetërshi doli e para. Mirëpo, talenti i saj pwr aktrimin ia diktoi rugwn e jetws,  e cila 
do ta shpie nw majat e kinematografisw shqiptare. 

 Tinka Kurtin, qupën e cila që në barkun e nënës u emërua nga “T”-ja e praruar me yje, shkëlqimi I tyre e ndoqi pas pwr ta futur nw tufwne vet, tashmë kur me dekada shkëlqen mes yjeve të kinematografisë shqiptare, kryeprotagonistja e filmit të parë shqiptar”Tana”, Tinka Kurti, ende e ruan të freskët kujtimin e ditës së parë kur nga Shkodra e largët erdhi në Tiranë: 
“Atëbotë erdha në Tiranë për një politeknikum të ndërtimit, që ishte një profil i detyruar nga shteti. Por, pas disa orë rrugë nga Shkodra, unë në kryeqytet nuk pata vend ku të fle. Fjeta vet e dyta në një shtrat shumë të ngushtë dhe ende më kujtohen pjatat, lugët dhe pirujtë e aluminit me të cilët  na shtruan të hamë. Mirëpo, që të nesërmen profesori kërkoi konvikte ku vet e teta përfundova në Liceun Artistik. Kjo klasë u shua për arsye të kohës, ndërsa unë bashkë me shumë shkodranw të tjerë u përjashtova për shkak të biografisë së tim et, si ish I burgosur në burgjet e Jugosllavisë”.
 Mirëpo, prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë ishte një fatbardhësi për familjen e Tinka Kurtit, e cila pas internimeve të gjata u rehabilitua.
 
Tinka e lindur pwr aktore
“S’ka qenë e lehtë dhe unë nuk kam qejf me i kujtue-thotë Tinka,-Këtu kujtoj atë citatin e bukur të Ali Podrimes që e mbaj brenda shpirtit: “Pas shumë vjetësh mundimesh vrava urrejtjen time për t’u cliruar nga vetvetja”. Prandaj, njeriu duhet cliruar nga vetvetja! Dhe unë kam hyrë në kor për një kafshatë buke, për një 900 gramëshe. Aty pastaj doli një melodramë me muzikë të Palo Kurtit të vjetër, dhe një Andre Skanjeti, i vetmi njeri në shkollë që kishte mbaruar për regji në Itali. E as unë se mora vesh, hapi derën dhe tha: “Kjo do jetë nusja!” Dhe, unë nuk u preokupova, sepse thashë: “Hajt more se këto këngë popullore shkodrane do t’i këndoj unë!” E disha se asht shumë i zorshëm. Por, kisha hall si do të interpretoj se në shkollën e dramatugjisw hyra kot. Mirëpo, ndodhi e kundërta. Sepse unë qajsha, se baba donte me më dhanë për një djalë të pasun e unë dojsha një të varfër. Dhe, ai burri i mencur, tha: “Kësaj vajze I kanë dhënë rrugë të gabuar. Kjo duhet të jetë aktore!”
Pwrkundwr tw gjithave, Tinkës së madhe shumë vonë iu mbush mendja se mund të jetë aktore. Sepse, gjithmonë kishte një dilemë brënda vetes me mendimin se kishte gabuar profesionin pranda gjithë kohën mendonte të ikte mësuese në fshat. Se, ëndërronte që ata fëmijë të sillnin cdo ditë nga një vezë dhe me ato të holla t’iu siguronte grykca të zeza me jaka të bardha. Mirëpo, rrjedha e jetës vazhdon duke e bartur drejt botës së magjishme të artit, për të cilën edhe ishte krijuar.

“Tana “ e filmit te pare shqiptar

 “Teatri ynë ishte konkurrent i fortë i Teatrit Kombtar. Dhe, mos të harrojmë se Shkodra kishte 12 teatro në clirim. Shumë herë ne i kemi marrë cmimet para Tiranës(pikërisht me atë Filen, te “Toka jonë”, qw une e desha shumë Por, atë e kam qendisë tuj thanë vetes edhe të tjerëve: “Baj unë për këtë punë?!” Këtu kam pasë një britmë të cuditshme për Murrashin. Por, nuk është se më ka lindur e tillë. E kam marrë dikund! Unë kam dëgjuar shumë opera. Jam edukuar me operan dhe kam pasë fat që, unë atij Palo Kurtit i mora nipin dhe hyna në një familje muzikantësh. Një burrë shumë i mirë. Nuk e shan kush burrin në këtë moshë. Por ai vërtet ishte i mirë. I mirë me të ba nervoz! Më la me një fëmijë! S’të duhen gja fëmijët e tjerë. Ti ke artin!-më thoshte, se e donte më shumë artin tim se sa mua. Por, unë kurrrë nuk u bera xheloze!-rrëfen Artistja e Popullit, Tinka Kurti.
Kështu edhe mbeti. Ajo vazhdoi të luaj role të bukura me autor të mëdhenj si Naim Frashëri, Kadri Roshi e Pjeter Gjoka. Me një sondazh prej 258-9 rolesh, ajo pati fat të luaj edhe në filmin e parë shqiptar, “Tana”. Edhe kjo ishte një rastësi e bukur, sepse u provuan të tetë Tanat e tjera dhe kjo-e nënta, fitoi-rrëfen Tinka. Por, edhe pse shumica prej regjisorëve, kritikëve, aktorëve të brezit të saj dhe spektatorëve mendojnë se ajo është aktorja më e madhe në Shqipëri, ajo e refuzon këtë me modesti. Sepse, thotw Tinka:
“Filmin dhe teatrin nuk e bën një njeri. Arti ynë është kolektiv. Një gabim po ta bëj, unë e prish tërë skenën. Madje mund të them se arti teatror është aq kolektiv, sa ai që i thotë vetes jam i madh dhe jam e madhe, e ka gabim. Une jam artiste dhe kaq! Kam punuar me përkushtim. Faleminderit popullit që na do dhe na vlerëson. Nuk i baj vetit me sy se kam shumë detyrime ndaj kombit tim, aq më tepër ndaj rinisë Se është kënaqësi e madhe kur një grua të ndal në rrugë dhe të thotë: “Na cmenden fëmijët se duan t’I shohin filmat tuaj!” Kjo është kënaqësia më e madhe, sepse edhe femija sot na do!
Ne cdo rol nga nje cope zemer
Por, ndonëse luajit afërsisht 300 role, Tinka Kurti kurrë nuk dijti të ndaj njërin prej tjetrit. Këtë dashuri e shpreh dhe në vargje, tw cilat i quan „shkarravina“ :
“Unë kam një djalë të vetëm dhe ai jeton në Kanada dhe them kështu: “Të dua o profesion/të dua sa djalin tim/e ti nuk ke të drejtë që m’qorton/se të dy jeni gjaku dhe shpirti im…” Për mua janë të gjitha rolet, shpirti im, zemra dhe jeta ime! Mua nuk më intereson sa kam. Unë mundohem të jap sa mundem, sepse ai përsonazh ka të drejtë të jetoj për hir të vetes dhe të partnerëve. Prandaj, edhe e kam shumë vështirë t’I dalloj. Bota thonë: “Lum si ju.Por nuk është ashtu. Arti është shumë i lodhshëm! Psh.filmi “Yjet e netëve të gjata” ka qenë shumë I lodhshëm për mua. Kam luajtur atë rol 38 vjec, me djem të mi-korqarë e shkodranë sa mosha ime. Askush nuk e beson,por kaq kam qënë. Regjisori pati besim tek unë dhe unë shkova e jetova me nënë Pashakon e vërtet. Pesëmbëdhjetë ditë hëngra bukë në një sofër, fjeta në një shtrat. Mora shumë e dhashë pak. Dhe them kështu, sepse sa herë e shoh atë film më duket e vogël Pashakoja ime përpara asaj nëne madhështore, të jashtëzakonshme”. 
Mirëpo,edhe pse dëshira e Tinka Kurtit ishte që djali I saj I vetëm të ndiqte rrugën e saj, ai la pas vetes një film të vetëm.
“Që t’jem e sinqertë, jo gjithë nanat ose baballarët kanë fat të kenë një Ndricim, si Margarita Xhepa. Edhe pse unë isha aktore dhe bashkëshorti muzikant, djali im nuk mori nga ne. Ishte student I mrekullueshëm, por ai kishte qejf profile të tjera. Dhe, vërtet ai sot e ka gjetur veten dhe është shumë më mirë. Është gabim që prindi ngul këmbë ta bëj fëmijën artist, kur fëmija nuk do.Tash jam ma e shlirë se ai nuk asht ma aty. Unë nuk kam provuar as kur ka ardhë udhëheqësi ma i madh i Shqipërisë me pa shfaqjet tona, shqetësimin që kam provuar kur kam pa djalin tim tek luante. Trishtohesha! Dridhesha mas skene”.-rrëfen Tinka Kurti.
Pas 19 vitesh nw Kosovw  me „Bacwn e Gjetajve“
Artistja e Popullit, ruan kujtime të bukura edhe për Kosovën, të cilën se pari herë e vizitoi në vitin 1980.
Ishim me “Bacën e Gjetajve” dhe e kujtoj atë turne të jashtëzakoshëm, sepse Tiranën e pritën shumë mirë, por Shkodrën e kanë pritë shumë ma mirë. Se shumë gjana na lidhin, gjuha karakteri, sjellja. Pastaj, kam shkuar pas clirimit me karvanet e atyre familjarëve të përndjekur. Kur kam arritur në kufi, e luta kufitarin: “Ma vëj një vulë këtu në pasaportë!” “Po ti je artiste. Nuk ke nevojë. Kalo!”-me tha. “Jo!-i thashë. E due kujtim, që të mos e shoh ma kurrë këtë gur, këtë piramidë që tash e 19 vjet s’më la të shkel këtë vend. Mund edhe të vdisja pa e kaluar kurrë!”
Tinka Kurti intepretoi rreth 300 role, prej të cilëve “Balada e Kurbinit”, “Vdekja e kalit”, “Unë e dua Erën”, “Mëngjese të reja”, “Nusja”, “Dasma e Sakos”, “Qortimet e vjeshtës”, “Si gjithë të tjerët”, “Besa e kuqe”, “Flutura në kabinën time”, “Edhe kështu-edhe ashtu”, “Nata”, “Zemra e nënës” si  dhe se fundmi në shfaqjen teatrale “Streha e të harruarve”, me të cilen u prezantuan në të gjitha trojet shqiptare, ku luajti me plejadën e aktorëve të Kinostudios “Shqipëria e Re”, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në artin kinematografik shqiptar.