Posts in Kronika

Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY

Gjonaj pas fitores në garën për Këshillin Bashkiak

13 shtator 2017,RTK. Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filtar zgjedhjet brendapartiake për këshillin bashkiak të qytetit të Nju Jorkut. Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për te vazhduar me 9 nentor garen perfundimtare me kunderkandidatin e tij republikan. 

Gjonaj: “Fitore e rëndësishme për të gjitha komunitetet”

Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, me zgjedhjen e tij si asambleist në vitin 2014 u radhit  si shqiptari I parë I cili u fut brënda legjislativit të shtetit amerikan.Ndersa,  për të dytën herë radhazi bëri krenar komunitetin shqiptar kudo në botë me fitoren brenda partiake te demokratwve për Këshillin Bashkiak të qytetit fe Nju Jorkut krahas katër kandidatëve të tjerë, ngaqë beson se nga kjo pozitë do të jetë më I dobishëm për komunitetin:

“Është një natë e mrekullueshme. Një natë me shumë energji pozitive jo vetëm për komunitetin shqiptar por për krejt distriktin-
tha Gjonaj për RTK-në. Komuniteti jonë është shumë I rëndëishëm për mua dhe koha e komunitetit shqiptar është sot, sepse janë të suksesshëm në biznese, në shkollë dhe kanë hy në vende kyqe. Ndaj, jo vetëm Bronxi apo Nju Jorku por edhe Amerika po e sheh dhe po  e njeh vullnetin e shqiptarëve të cilët janë te suksesshem në cdo lëmi, në biznese apo ne shkolla e kudo që kanë hy ndaj edhe na përkrah”.

Gjonaj-Shqiptari i parë brënda legjislativit amerikan

Pas garës elektorale –
 Gjonaj, Angjelina e Gëzim Nika, Beqiraj 

Asambleisti I parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut  garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitore. Ndërsa, premtimet e dhëna gjatë fushatës, si: qendër e komunitetit, shkolla publike dygjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturoe si dhe mundësi për bursa studimi janë disa nga pikat e programit tw tij me të cilat Gjonaj joshi jo vetëm elektoratin shqiptar duke arritur 38.7 për qind të votave,  kundrejt rivales Velasquez e cila mori 34.4 për qind të votave.

Kjo është fitorja e dytë e Gjonajt pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, kur u fut si shqiptari i parë brënda legjislativit të shtetit amerikan.

Ajetë Beqiraj, RTK

Shuhet aktori i permasave kombtare, Skender Tafaj

Aktori Skender Tafaj

5 gusht 2017, Radio Kosova, “Aktori Skender Tafaj ishte aktorI përmasave kombtare I cili nuk bëri asnjëherë compromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I ci lie deshi dhe punoi për vendin e tij”-u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit  tonë të mirënjohur Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar.

Në emër tw fshatit Isniq foli Enver Osdautaj, I cili duke sjell biografinë dhe veprimtarinë patriotike të aktorit me përmasa kombtare Skënder Tafaj, shtoi se ai mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja.

“Në kuadër të lojws skenike teatrale vlen të përmenden angazhimet në shfaqjet: “Gjenerali I ushtrise së vdekur”, “Erveheja”,“Varri qyqes”, “Zogu I |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj. Ndërsa, si actor filmi Tafaj u angazhua në filmat ”Njeriu prej  dheu”, “Kafshoja Terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.”

Nimon Mucaj:”Tafaj ishte ze i vertet i teatrit dhe filmit shqiptar”

Aktori Nimon Mucaj, tha se aktori Tafaj asnjëherë në dëm të artit nuk ka bërë kompromis.

Selmanaj: “Tafajn e kujtoj si patriot”

“Prandaj, shpeshherë ne e mendonim sit ë ashpër…Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistë dhe një zë I vërtet kombtar I teatrit, I filmit dhe i familjes se tij“.

Ish kryetari I komunws se Decanit dhe deputet aktual Rasim Selmanaj solli një rezyme kujtimesh të takimit të parë me aktorin Tafaj:“E mbaj mend kur kemi këndu këngë patriotike dhe ai imazh më ka mbet edhe sot e kësaj dite në kujtesë, Skender Tafajt më ka mbet në kujtesë edhe sot e ktë cilin e kujtoj si artist por edhe si një patriot I cili ka punuar për vendin e vet”. Përderisa, në emër të familjes të pranishmit I falenderoi I biri, Leonis Tafaj.

Aktori Tafaj do te prehet ne varrezat e Isniqit

Skender Tafaj, aktori I brezit të artw I cili la pas vetes njw bagazh të pasur interpretimi në teatrin dhe filmin shqiptar, i cili ndërroi jetë dje u varros sot, me 5 gusht 2017, në varrezat e fshatit të lindjes, në Isniq të Decanit.

Nga mbledhja komemorative organizuar nga Komuna e Deçanit

 

Në Decan, marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”

Marshi paqsor ne Peje per lirimin e Haradinajt(Foto R.S.)
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”. Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 


Ishin brohoritje të vazhdueshme për lirimin e Haradinajt si dhe pankarta në këtë frymë ato që karakterizuan marshin e sotëm paqsor me moton”Kosova është Ramushi”. 

“Ne kërkojmë lirimin sa më të shpejt dhe të plotë të liderit të luftës dhe të paqes, Rmaush Haradinaj, sepse Ramushi është vet liria e Kosovës”, thotë Miftar Januzaj, njëri ndër pjeswmarrwsit e marshit paqsor, thirrjes së të cilit I ishin bashkangjitur njëzëri mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.

Selmanaj: “Me Ramushin është pastërtia e dëshmuar e luftës se UCK-së

Mijera qyetetare ne sheshin e Pejes(foto Y.Th.)

Kryetari i komunës së Decanit Rasim Selamanaj, ndër të tjera tha se “projekti i Ramushit për clirimin e  Kosovës ishte projekt i NATO-s, e me këtë edhe i Francës.

“Ndërsa, ndalimi i këtij heroi të gjallë nga autoritetet franceze na rikthen në pikën zero; në kohën kur UCK dhe NATO po luftonin regjimin fashist të Sllobodan Milloeviqit. Ndaj, Ramushi duhet te kthehet në Kosovë, sepse me Ramushin është drejtësia, me Ramushin është pastërtia e luftës clirimtare të Kosovës, e dëshmuar tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës”, tha Salmanaj. 

Mushkolaj: “Kriminelët të kërkohen në Serbi” 

Përderisa, kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin, me këtë rast tha se arrestimi i figurave që janë personifikim i luftës së pastër për lirinë e Kosovës si Ramush Haradinaj, është lojë me zjarr që nxit destabilizim të ri në rajon nga Serbia, e cila është shkaktare e 4 luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe se kriminelët duhet kërkuar jo në Kosovë por nga kreu I presidencës së Serbisw e tutje.

“Kërkesa e Sërbisë për ekstradim të komandantit Ramush Haradinaj në Serbi është kulmi I shantazheve dhe padrejtësive që po I bëhen Kosovës në emër të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e  bashkësisë ndërkombtare. Ramushi është përsonifikimi I lirisë sonë, personifikimi I vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë,

Mijera qytetare therrasin me nje ze

personifikimi I luftës sonë për mbijetesë…Ramushi është krejt Kosova“. 

Thirrje e njëzëshme nga të gjitha komunitetet për lirimin e Haradinajt

Ndonëse, Ramush Haradinaj u arrestua mbi një fletëarrest të lëshuar nga shteti I Serbisë, zyrtarja komunale serbe Vesna Spalevic, sot, e radhitur në mesin e protestuesve shqiptar me panon kryesore në dorë dëshmon angazhimin e Haradinajt për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës

”Unë me ndihmën e Ramushit jam rikthyer në Decan që nga 2007-ta. Ndaj, porosia ime është të shikojmë përpara dhe Ramushi të lirohet”,tha Spalevic për Radio Kosovën.

Marshi paqsor me moton “Ramushi është Kosova” u shpërnda i qetë. Ndërsa organizatorët ftuan për pjesëmarrje edhe në marshin e nesërm paqsor i cili është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë me kërkesën e njëjtë për lirimin e plotë të ish komandanti të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës si dhe liderit actual të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017, mbi bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ndërsa u lirua me kusht me 12 janar pa të drejtë rikthimi në Kosovë deri në një vendim të ri të gjykatës.,

Kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitajn në njëvjetorin e vrasjes

Donjeta Pajazitaj
20 dhjetor 2016, Radio Kosova, Në organizim të shoqërisë civile, sot në Strellc të Decanit janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh mbi varrin e Donjeta Pajazitajt, e cila tash një vit është gjetur e vrarë në Bjeshkët e Nemuna.I dyshuar për rastin mbetet i arrestuar kusheriri I saj.

Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj kërkoi zbardhjen e këtij rasti criminal mbi një vajzë të re dhe të pafajshme e cila pat tronditur opinionin. “Aktivitete te tilla dhe presionet qytetare duhet te vazhdojnë deri në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti. Unë dua te besoj se organet e drejtësisë do të bëjnë punën e vet në zbardhjen e këtij krimi, ndër më të rëndët të ndodhur në vendin tonë!”, tha Selmanaj.

Shoqeria civile kerkon zbardhjen e  vrasjes se Donjetes

 Adem Lushaj, në emër të shoqërisë civile kërkoi “zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Donjetës, meqë edhe pas një viti të vrasjes së Donjetës, drejtësia “po fle” duke thelluar kështu dhëmbjen e familjes”. Familjarët e Donjetës dyshojnë se përveç kusheririt të arrestuar ka tw implikuar edhe përsona të tjerë. Ndërsa, pritja për zgjidhjen e misterit të vrasjes së bijës së tyre është torturë në vete e cila i mban në ankth që një vit.

Donjeta Pajazitaj, u gjet e e vrarë në Bjeshkën e Strellcit  pas humbjes gjashtw javore pa gjurmë. Ndërsa si I  dyshuar për rastin që atëherë mbahet nën arrest kusheriri I saj, Naser Pajazitaj.

Homazhe te varri i Donjeta Pajazitajt ne nje vjetorin e vrasjes se saj

 

Në Strellc fillon ndërtimi I rrugës që lidh dhjetëra fshatra

Te pranishem qytetare te shumte
Filluan punimet e shumepritura…
12 dhjetor 2016, Radio Kosova. Pas premtimeve shumëvjeçare, sot qytetarët e fshatrave Srellc dhe Isniq iu gëzuan fillimit të punimeve në rrugën Beqiraj – Dautaj si dhe segmentit të rrugës Drumi  I Telit, e cila lidh këto dy fshatra dhe dhjetëra te tjera përreth. Rruga në gjatësi prej 3 kilometrash është investim I Ministrisë për Infrastrukturë të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kap vlerën mbi 222 mijë  euro.

Qarkullim më të shkurtër, më të shpejt dhe më komod do të ofrojë rruga e shumëpritur nga qytetarët e fshatrave Strellc dhe Isniq e njohur si Drumi I Telit. Sot, me rastin e fillimit të punimeve ministry për infrastrukturë në qeverine e Kosovës Lutfi Zharku me këtë rast tha se: 

Ministri Zharku premton investime tjera

“Asfaltimi I kësaj rruge të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të vonuar për shkak të procedurave, ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë sepse qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës. Ndërsa, Decani do të mbështetet edhe me projekte të tjera për cfarë edhe prania e sotme këtu dëshmon vazhdimësi të përkrahjes në projekte të infrastrukturës rrugore”.

Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj tha se “ky projekt po zgjidh problemin e këtyre banorëve një herë e përgjithmonë duke lidh fshatrat mes vete si dhe krijuar qasje më të lehtë në rrugët kryesore. Ne kemi qënë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj rruge dhe natyrishëm kemi fituar edhe mbështetjen e ministrit“.

Ndërtimi I rrugës së shumëpritur gëzon qytetarët  

Ndërsa, sipas Albert Kurtulajt,  përfaqësues I fshatit Strellc I cili I dha shtytje të vazhdueshme ndërtimit të këtyre rrugëve kjo ka një rëndësi të vecantë për strellcianët dhe banorët e fshatrave përreth. 

Zharku dhe Selmanaj pergezojne qytetaret

“Fillimi I punimeve në rrugët e lagjeve Beqiraj dhe Dautaj e deri te Drumi I Telit është ditë e vecantë dhe ka sjell gëzim të madh për strellcjanët dhe banorët e fshatrave përreth se këto rrugë nuk lidhin ndërmjet vete vetëm Strellcin dhe Isniqin por rreth 20 fshatra përreth. Prandaj,dita e sotme është festë për të gjithë banorët e këtyre anëve të cilëve do t’iu lehtësohet qarkullimi I gjatë dhe I vështirë, meqë gjatësia e asfaltimit është paraparë të jetë rreth 3,000 metra me 5 metra gjërësi”. 

Rruga e shumëpritur e filluar te lagjet Beqiraj-Dautaj e cila vazhdon edhe në të dy krahët e segmentit rrugor të njohur si Drumi  I Telit lidh fshatrat Isniq dhe Strellc dhe dhjetëra fshatra të tjera duke shkurtuar rrugën rreth e qark me kilometra të tërë. Asfaltimi I rrugëve është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës në vlerë prej 242,368.11 euro. Ndwrsa, sfidë për komunën e Decanit mbetet largimi i vendgrumbullimit të hapur të mbeturinave i cili ka rrënuar edhe shtratin e lumit që kalonte ndërmjet fshatrave Strellc dhe Isniq dhe i akumuluar për vite të tëra përbën rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e kësaj zone.

Deçani shënon me protestë Ditën e Çlirimit

16 qershor 2016, Radio Kosova, Decani 17 vjetorin e clirimit e ka shënuar me një protestë gjithëpopullore, për të shprehur  kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bartjen  e pronësisë të 24 hektarëve prona të ndermarrjeve shoqërore “Iliria” dhe Apiko, mbi Manastirin e Decanit. Kjo është protesta e dytë këtij lloji , e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Slemanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese tëKosovës legaliazohet vendimi i qeverisë së Serbisë se vitit ‘97 kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi, me anë të të cilit I falen 24 hektarë prona Manasitirt të Decanit. Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj ndër të tjera në fjalën e tij tha se Manastiri I Decanit nuk do të mund te bëhet pronar I këtyre pronave, duke pasur përballe kundërshtimin e 60 mijë banorëve.

“I bëj thirrje publike Sava Janjiqit që të distancohet nga krimet e Millosheviqit dhe poashu të heq dorë nga dhuratat e këtij regjimi kriminal. Unë si kryetar dhe komuna të cilën e drejtoj nuk e pranojmë dhe nuk e zbatojmë këtë vendim, sepse është në kundershtim me ligjin dhe me drejtesinë, me interesin e qytetarëve të Decanit dhe padrejtësi ndaj gjakut të bijve dhe bijave tona. Kurre manastiri s’ ka me mujt me u ba pronar I këtyre pronave, kur ka kundërshtimin e 60 mijë banorëve dhe më gjërë”, tha Selmanaj para protestuesve.

Selim Lokaj, historian ua kujtoi gjykates kushteteuse, manasirit të Decanit dhe qeverisë së Kosovës se “qytetarët janë lodh dhe poqese eskalon situate, përgjëgjësia do të bjer vetëm mbi ta. Se,sic thotë populli,ai që luan me zjarr I pari digjet në të”,tha Lokaj për Radio Kosovën.Kundër këtij vendimi janë edhe qytetarët e komunës se Decanit dhe më gjërë.Azgan Haklaj kryetar I  Unionit Artistic Shqiptar dhe Can Tahiri, kryetar I Lobit Shqiptar per Evrope thanë se”kemi ardhë nga Tropoja për të bërë dy zëra më shumë në kundërshtim të këtij vendimi të padrejtë”. Ndërsa,  Nysreti decanas, është vetëm njëri ga të mijëra qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare të mbledhur sot, I cili iu bën thirrje gjykatës kushteteuse, qeverisë dhe manasitirt, “që të shfletojnë histroinë sepse kaq majfton që të binë gjërat në vend. Në të kundërtën, kurre nuk do te kete rehati”.

Kjo është protesta e dytë këtij lloji në Decan, e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Slemanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Deëani kundershton kushtetuesen për pronat e ILIRISË dhe APIKO-s

Manastiri i Decanit
Hoteli Iliria(ish Visoki Decani)

15 qershor 2016, Radio Kosova, Në vazhdën e kundërshtimit të vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila ia ka bartur në pronësi Manastirit të Decanit 24 hektare prona të ndërmarrjeve shoqërore “Iliria”dhe “Apiko”, sot, në Decan, Komisioni Komunal i Decanit ka organizuar debatin me temën “Aktgjykimi i Kushtetueses i bazuar në drejtësi apo rast i veçantë”.
Në debatin treorësh ku moren pjesë ekpsertë të cështjeve juridike, historian, intelektualë dhe bartës të proceseve të mëhershme dhe të deritanishme për kundërshtimin e Gjykatës Kushtetuese u dol me konkulzionet që  kundershtimet do të vazhdojnë dhe në asnjë mënyre nuk duhet te pranohet ky vendim I cili legalizon vendimin e viti ‘97 të qeverisë së Serbisë për faljen e 24 hektarëve prona shoqëerore Manastirit të Decanit. Prof.dr.Hakif Bajrami, tha me këtë rast se historia e Kosovës është histori e gjykatave dhe e robërisë, ndaj janë  juristët  ata që duhet të gjëjnë rugëdalje nga kjo padrejtësi. 

Pjesemarresit ne debat: “Vendimi i kushtetueses shkelje drastike”

Ndersa, prof.dr. Mazllom Baraliu, përmendi për RTK-në disa nga hapat juridik për mbrojtjen e këtyre pronave:“Mund të bëhet padi për zhvlerësimin e dy marrëveshjeve të kundërligjshme të paraluftës Mund të bëhet padi kundër përfaqësuesit të Zyrës Ligjore të UNMIKU-ut dhe ksaj zyre e cila është e shpërbërë si strukturë. Te Avokati i Popullit sepse është shkelje drastike e të drejtav të njeriut dhe të pronës dhe gjithësesi gjykatës në Strasburg për një precedan të paprecedan I cili paraqet shkelje flagrante edhe të parimeve kushtetute edhe vet kushtetutës së Republikës së Kosoves”,tha Baraliu.

Komisioni Komunal I Decanit tha se hap tjetër kundërshtimi I vendimit të  Gjykates Kushtetutese është organizmi I një proteste gjithëpopullore, e cila është thirrur për nesër në orën 12-te, në sheshin “Mentor Tolaj”, në Decan. 

Koshare-17 vjet nga thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri

9 prill 2016, Radio Kosova, Sot, në Koshare të Gjakovës në praninë e përfaqësuesve të institucioneve të Republikes së Kosovës dhe të Shqipërisë, të familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UCK-së, të diasporës shqiptare si dhe të qytetarëve të shumtë nga trojet etnike është perkutjuar 17 vjetori I Betejës së Koshares.
Beteja e Koshares në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën u bë thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Sot po shenojme nje ngjarje historike e cila ka ndryshuar jo vetem historine e vendit por te gjithe Ballkanit Perendimor, tha ne fjalen e tij kryeministri I Republikes se Kosoves, Isa Mustafa:

“Kjo beteje ishte njera nder fitoret me te rendesishme te luftes te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ne Koshare padrejtesia historike mbi njeshekullore po ndalej dhe ndeshkohej ne menyren me meritore. Ate dite pushteuesit me mire se kurre me pare e kuptuan kuputan pafuqine e tyre dhe fuqine e gatishmerine e bijve dhe bijave tona per t’u sakrifikuar per liri dhe pavaresi”.

Dushaj: “Beteja e Koshares e gjate,e eger dhe heroike”

Besnik Dushaj, kryetari i Bashkise se Bajram Currit

Per Besnik Dushajn, kryetari I Bashkise se Bajram Currit, Beteja e Koshares ishte e gjate, e eger dhe heroike e cila nisi bashkimin kombtar: “Ne kete dite sjellim ndermend 9 prillin e vitit ‘99 kur burra trima nga mbare trojet kombtare te prire nga komandanti legjendar Agim Ramadani, sfiduan Konferencen e Londres te 1913-tes, sfiduan roberine njeqindvjecare slave dhe rrezuan pergjithmone guret e kufirit shqiptaro shqiptar. Aq e eger aq e gjate aq heroike. Ate dite nisi realisht bashkimi kombtar”.

Haradinaj:”Pa betejen e Koshares s’do te kishte liri te plote”

Pa Betejen e Koshares lufta per liri nuk do te ishte e plote, tha Ramush Haradinaj, ish komandant I zones operative per Dukagjin:

 “Oficeret qe I prine kesaj beteje jane protagonistet qe I dhane fatin e vet te mire e te drejte luftes sone.Pa kete beteje nuk do  t’ishte lufta qe na solli lirine. Sali Ceku, Agim Ramadani, Iljaz Fetahu, Abaz Thaci, e plot tjere e deri te luftaret e huaj I dhane kesaj lufte meriten e duhur”.

Salihu: “Ne Koshare u bashkuan armet e bijve dhe bijave me te mira te trojeve shqiptare”

Ne emer te Brigades 138 Agim Ramadani foli eprori I kesaj brigade Ragip Salihu I cili tha se me 9 prill u bashkuan krismat e armeve te bijeve dhe bijave me te mira nga mbare trojet shqiptare:

“Por, beteja e Koshares ishte nisur shume me pare. Pjese e betejes se Koshares jane edhe 40 vezhgime qe nga Qafa e  ne kufirin me Malin e zi e deri ne majen e zeze matane qafeprushit ne Has”.

Ne emer te familjareve te deshmoreve, te invalideve dhe ish ushtareve foli Arber Morina, i cili duke falenderuar te pranishmit tha se: “Sot, pas 17 vitesh jeni mbeldhur te na nderoni me pranine tuaj dhe per mua eshte nje nder i madh te dal para jush per te dhene respektin kulminant per kete pejsemarrje masive”.

Diaspora e kryesuar nga Lobi Shqiptar ne Evrope

 
Ketu ishin edhe diaspora shqiptare, nje karvani te se ciles I printe Can Tahiri, drejtor I Lobit Shqiptar ne Evrope:
 
“Jemi bashkue me te gjitha troje shqitpare per te nderu deshmroet qe rane per te thy nje here e pergjithmone kufirin shqitparo shqiptar. Diaspora gjithe jeten ka dhane dhe dot e jap per trojet shqitpare dhe shpejt bashkimin kombtar“.

Halil Ahmeti, ish shef I zyres  se Shtabit te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves eshte krenar te jete deshmitar I kesaj pjese te historise:

“Pothuaj gjithe keta deshmor, epror, ushtar kane kalur permes zyres sone dhe jane percjell ne frontin e luftes. Dhashte Zoti qe enderra e tyre te realizohet. Jam krenar qe kam pas te bej me keta trima te medhenj te Kosoves dhe nga mbare trojet shqiptare”.

Goxhufi kujton fjalet e te birit deshmor: “Pasha Zotin s’me ndal kush t’shkoj e t’vdes per Kosove…”
Ndersa Xhafer Goxhufi, nga Lluzhani I komunes se Podujeves baba I deshmorit Rifat Goxhufi eshte vetem njeri nder baballaret I cili kujton me dhembje e krenari fjalet e birit te rene ne Betejen e  Koshares: 

Me babain e deshmorit te kombit,. Rifat Goxhufi


“M’thirri prej Gjermanise e m’veti, ku e ki djalin e madh. I thashe, ti e di ku e kam…Tha: “Vallahi ai n’bore, n’shi e n’lufte e une ne te terur kurre jo,por kam me ju bashkangjit.O shku te motra e vet e ia ka dhane unazen.Kjo eshte per ty e ky zingjir asht per gruan!” Motra ka fillu me qajte tuj provu me e ndal mos me ardhe ne lufte. Por, ai ia ka kthy:”Pasha Zotin nuk ka insane qe m’ndal pa shku me vdek per Kosove. Edhe prej Minheni o ardhe e kur asht vra Agim Ramadani e ka marr Sali Qeku e Rrustem Berisha edhe si ushtar I kesaj brigade eshte vra te Rrasa e Zogut”.

Beteja e Koshares eshte nder betejat me te pergjakshme dhe me heroike te luftes se Ushtrise Çlirimtare të Kosoves, ne te cilen u be thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Trashegimia ilire në Martinaj mbulohet me mbeturina

Djegja e mbeturinave ne Kodren Jerina

18 qershor 2015, Radio Kosova, Pas përplasjeve dyvjecare të banoreve të Martinjave  kundër grumbullimit të hapur të mbeturinave në Kodrën Jerina me pushtetin komunal të Plavës,te cilet para dy vitesh thyen me forca policore rezistencën e banorëve, gjendja alarmante vazhdon.Kamionë të panumërt të hedhur dhe djegur ditëve të fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe dëmtimin e bimëve furragjere, duke ekspozuar këto hapësira para një katastrofe ekologjike.

Derdhja e mbeturinave me mijëra tonelata dhe tentimi për fshehje me djegjen e tyre, këto dite ka krijuar një shtrese amoniaku mbi lendinën e fushëgropës së Plavës dhe Gucisë, thote Naim Prelvukaj, kryetar  Këshillit për Parandalimin e Dëponisë në Martinaj, I arrestuar vitin e kaluar për rezistencën ndaj kësaj deponie.

“Kjo po krijon shqetësim në sistemin nervor, ndërsa kanë filluar ngordhjet tek bota shtazore si dhe demtimi I kulturave furragjere në fushegropën e Plavës dhe Gucisë?Pra,bëhet fjale për një katastrofe ekologjike të paparë, për largimin e së cilës ende nuk kemi gjet mbështetje, pervec mediave dhe Zyrës Evropiane për Mjedisin, në Bkruksel”,thotë Prelvukaj.

Dhjetëra kamionë mbeturinash nga destinacione
 te panjohura

Grumbullimi I mbeturinave në Kodrën Jerina, ka filluar në tetor te vitit 2012-të, kur Komuna e Plavës me asistencen e policisë theu rezistencën e banorëve local dhe filloi derdhjen e mbeturinave mbi fshatin Martinaj, pak metra larg vendbanimeve dhe burimeve dhe kaptazheve të ujit. Por, përkundër
përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit për Parandalimin e Ndërtimit të Deponisë në fshatin Martinaj, kërkesat e parashtruara tek organet ambientale të Malit të Zi kanë has në vesh të shurdhër, thotë Xhevat Lecaj, anëtar I këtij këshilli:

“Gjëndja është alaramante. Qe dy javë fshati është I mbuluar me tym nga ndezja e mbeturinave.
Kemi informuar edhe inspektorin ekologjik Sejdo GJukiq, I cili edhe ka ardhë në vend të ngjarjes dhe konstatoi këtë gjëndje të rëndë. Por, ndonëse kërkuam kopjen e protokolit dhe një prej anëtarëve tonë ka infromuar për gjëndjen në fshat ministrinë përkatese.Por, gjëndja ende mbetet pezull. Për rastin janë të informuar edhe organet republikane dhe organizatat evropiane që veprojnë në Mal të Zi. Ndërsa, pas gjobave dhe arrestimeve kemi dërguar dy kërkesa edhe tek Gjykatat Kushtetuese, të cilat konfimrohen se iu kanë arritur. Por, dikush po ndikon që ato të zvarriten në kushtetuese që të mos merret lënda jonë në shqyrtim.Dhe,kshtu ndodh gjithnjë kudo që parashtrojmë kërkesa”, thotë Lecaj. , I cili shton se krahas organeve komunale, Por, deri më tani asnjë zgjdhje konkrete, thote Lecaj.

Ndersa, sipas Prelvukajt, Mali I Zi është larg përmbushjes së kërkesave që parashohin kovnentat nderkombtare per integrimin ne Bashkimin Evropian.

Djegja e mbeturinave rrezikon banorët 

“Edhepse Mali I Zi ka filluar shtetsine e tij gjoja me thirjen “shtet ekologjik”, pa medyshje është një prej shteteve me të ndotura në Gadishullin Ballkanik dhe në asnjë mënyrë nuk menagjon me mbeturinat ashtu sic parashohin normat dhe standardet ndërkombtare. Bëhet fjalë për një hedhje mbeturinash në natyrën e virgjër dhe mbi gërmadhat e një monumenti të lashtë kulturoro-histroik  shqiptar”,thotë Prelvukaj.Kodra Jerina,në të cilën gërmadhat e kështjellës së mbretëreshës ilire Jerina po mbulohen me mbeturina, nga Zyra Evropiane e Mjedisit (EEB)është vendosur në Ejolt Atlas; një projekt global i Bashkimit Evropian për hulumtimin, katalogizimin dhe analizimin e konflikteve ekologjike të cilat bien ndesh me të drejtën mjedisore në botë. 

Sot ne Kompleksin Memorial ne Gllogjan varroset deshmori Beg Rizaj

24 maj 2015-Radio Kosova, Sot, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit në Gllogjan, me nderime të larta është varrosur Beg Rizaj, i cili vet i 10-të humbi jetën gjatë një përplasjeje të armatosur me forcat policore dhe ushtarake maqedonase më 9 dhe 10 maj, në Kumanovë.Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit.

Beg Rizaj, i radhitur në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës që në moshën 20 vjecare, më shumë se vite jete kishte beteja të luftës për liri, sepse ai as paraardhësit e tij nuk mund të pranonin shtypjen e kombit, tha në fillim te fjales se saj Fitnete Ramosaj, nga Këshilli Organizativ.
Sipas kryetarit të komunës se Decanit Rasim Selmanaj, lufta dhe herozimi i dhjetë deshmorëve të rënë në Kumanovë, ishte një përvoje e re në historinë kombtare shqiptare: “Beg Rizaj me shoke ishin bartësit kryesor të luftës së Ushtrise Clirimtare Kombtare. Ndërsa, mbi luften, mbi jeten dhe rëniet ë shokëve të tyre kishte filluar edhe ringritja e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Selmanaj.

Për Hysni Shaqirin nga Organziata e Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare Kombtare, dëshmorët e Kumanovës kishin vizionin e qartë për të ardhmen e kombit: “Flasim për djemtë, të cilet gjithnjë kanë qënë me ideologji të frymëzuar për zgjidhjen e drejtë të cëshjtes kombtare”,tha Shaqiri.

Daim Hyseni: “Begu me shoke u tradhtua ne buken e shqiptarëve gjakshitur”

Ndersa, Daim Hyseni përfaqësues i Ushtrisë Clirimtare Kombtare nga Ilirida tha se, këta dëshmore nuk i thyen forcat ushtarako policore maqedonase, por i goditi pas shpine në sofër të bukës tradhtia e mizorëve me gjak të helmuar të cilet edhe sot e kësaj dite i rrinë në perqafim armikut: “Duhej të kalonin 14 vite nga 2001-ta…Duhej që, përsëri në Iliridë bashkë me shokë të vinte Beg Rizaj dhe t’i demaskonte njerezit tradhtar te pushtetit dhe individet gjakshitur te 

të cilët kishin lidhur kumbari me armikun dhe ishin vënë në tallje dhe përbuzje të gjakut të derdhur ndër shekuj…”, shtoi Hyseni.

Maloku:”Emrin e Begut e ruajne betejat e lavdishme per liri”

Në emër të bashkëluftëtarëve të Beg Rizajt foli Muse Maloku nga Njësia Speciale “Shqiponjat e Zeza”, i cili ndër të tjera tha se:”Emrin e Begut e mbajten betejat e lavdishme të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës Lindore e të Karadakut të Kumanovës”.Ndërsa në emër të bashkëfshatareve foli Sofe Rizaj.

Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit si dhe një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare. Begu sot u varros me nderime te larta në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen 84 heronj e dëshmorë të kombit të rënë në betejat për liri.