Posts in Intervista

ZHANI CIKO: “Të ecim me akorde të njëjta”

2004, Gazeta Pavarwsia, I ardhur prej një familjeje muzikantësh, Zhani Ciko studioi në Liceun Artistik dhe me vetëm 25 vjet, drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. I pa pajtuar me konceptimin e izoluar të Shqipërisë në zhvillimet botërore, konfliktuohet deri në atë masë sa t’i ndalohet kontakti me skenën, me jetën, me profesionin. Por, më vonë rikuperohet në Liceun Artistik si mësues i violinës dhe si drejtues i kësaj shkolle. Para viteve ’90, ftohet në televizionin shqiptar ku qëndron në një periudhë mbi 15 vjeçare si… Read More

XHEVAHIR SPAHIU: “Liria i ka hije një populli moçmërisht të moçëm”

Qershor 2004. “Të krijojme atë ndjenjë të kohezionit kombtar, atë njësim shpirtëror të domosdoshëm, se ne duam të jemi në Evropë jo si një statujë e copëtuar por si një komb shpirtërisht i bashkuar dhe siç e ka bërë Zoti, kjo të jetë Shqipëri e parë…”. Kjo është porosia e mjeshtri të fjalës së mprehtë dhe të poezisë goditëse Xhevahir Spahiut, i cili shquhet për origjinalitetin dhe individualitetin  krijues.  Ajetë Beqiraj: Mjafton të përmendim Xhevahir Spahiun dhe lexuesit tanë do të bëhen sy e vesh të mësojnë diç më shumë… Read More

RESHAT ARBANA: “Të bësh një rol don të thotë të dalësh nga vetja”

Qershor 2004.Reshat Arbana është njëri ndër aktorët më të shquar të kinematografisë shqiptare. Galeria e protreteve të tij është e pasur dhe e larmishme. Me fuqinë e shprehjes, mesazhet qytetare dhe pasionin në intepretim gjithmonë mbeti i dashur për popullin dhe i duartrokitur nga spektatori. Interpretoi rreth 60 role në film, si në: “Komesari i Dritës”, “Nëntori i dytë”, “Fundi i një hakmarrjeje”, “Kush vdes në këmbë”, “Hije që mbeten pas”, “Kur hapen dyert e jetës” etj. dhe rreth 35 të tjera në teatër. Gjithnjë i pranuar dhe i pëlqyer… Read More

NATASHA LAKO: “Dënimi nga mendimi zyrtar na bëri më trima”

 Viti 2004, Natasha Lako-Drejtoreshë e Arkivit të Filmit në Tiranë është njëra ndër figurat më të shquara të kulturës shqiptare. Autore e dhjetëra librave në prozë dhe poezi si dhe skenariste e rreth 12 filmave që vulosën në ekran periudha të rëndësishme të historisë kombtare, si:”Plumba Perandorit”, “Fletë të bardha”etj.   Ajetë Beqiraj: Jeni ndër gratë më me emër të Shqipërisë. A e ndjeni kënaqësinë e punës suaj? Natasha Lako: Unë e kam ndjerë këtë nga dashuria e të gjithëve dhe shumë herë e kam menduar “Përse lexuesit shqiptar e… Read More

RIKARD LJARJA: “Në Kosovë e ndjej veten si peshku në ujë”

 Viti 2004. Artisti i merituar Rikard Ljarja filloi me muzikë, ku fillimisht punoi në Orkestrën Simfonike të Shkodrës me dirigjent kompozitorin e madh Prenk Jakova. Ushtroi në tastierë, piano, fizharmonikë etj. dhe mori pjesë si muzikant-kompozitor në Festivalin e Këngës në radio. Por, këtë kapitull e mbylli që heret, për të vazhduar në shkollën për aktor. Kjo ishte vetëm pikënisje drejt një karriere të shkqlyer prej aktori dhe regjisori, e  cila e radhiti ndër figurat më të spiktura të kinematgorifisa shqiptare.   Ajetë Beqiraj:  Jeni ndër figurat më të shquara… Read More

MEVLAN SHANAJ: “Gjeografia shpirtërore të jetë ashtu siç ishte historikisht”

Qershor 2004. Mevlan Shanaj u rrit me ëndrrën për Teatrin.Ai edhe braktisi Shkollën e Mesme si ndihmës-mjek për Shkollën e Aktorëve “Aleksandwr Moisiu”,emër i cili qysh si fëmijë i flinte në zemër.E përfundoi me  Diplomë të nderuar nga ministri, për të filluar që aty karrierën artistike. Filloi si aktor me rolin e Komesarit Memo në filmin”I teti ne bronz” për të vazhduar me role evidente në më se dhjetë filma. Ndërkohë fillon punën edhe si regjisor për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.    

PANO Taçi: “Poeti lind dhe gdhendet, sigurisht”

22 maj 2004, Pavarësia,  Per poetin Pano Taçi, ky lumë i madh botimesh, ky det i trazuar ku ka pak pika ujë që mund të pihen ka nevojë për kritikë që t’i ndihmojë gjithë kesaj morie të dijë se ku është? Këtu ka dy gjëra: je poet-s’je poet. Poeti lind, ai nuk formohet.Poeti gdhendet, sigurisht! Ajetë Beqiraj: Perse emri juaj ka arritur te degjohet ne Kosove tek pas viteve 90-të? Mos nuk jemi te informuar sa duhet? Pano Taci: Eshte e vertet se emri im ne Kosove eshte degjuar shume… Read More

RAJMONDA BULKU: “Cdo të mirë e të fisme e trashëgova nga gjyshja pejane”

2 prill 2005,E lindur në Tiranë me babanë ushtarak, aktorja Rajmonda Bulku u rrit në disa qytete të Shqipërise. Karrierën artistike e filloi si cupë 16 vjecare për të vazhduar edhe sot e kësaj dite. Me një karrierë të pasur artistike dhe një bagazh prej rreth 30 rolesh, në vitin e 46-të të jetës ajo është e bukur,e freskët dhe më joshëse se kurrë më parë. Ajetë Beqiraj: Jeni e bukur dhe e freskët si një herë e dikur.A mund t`w ketë ndihmuar kjo në angazhimet e njëpasnjëshme? Rajmonda Bulku: … Read More

Bjornsson: Kosova të reagojë në zgjidhjen e problemeve pa vonesë

8 shkurt 2011, Dojce Vele, Në kuadër të programit të Instrumentit të Ndihmës për Para-anëtarësim, Komisioni Evropian dhe qeveria në largim e Kosovës tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen e programit të asistencës në vlerë prej 63.9 milionë eurosh. Për përiudhën 2007-2012, Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën 561.1 milione euro. Ajetë Beqiraj: Z. Bjornson, Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen e programit të asistencës prej 63.9 milionë eurosh. Dic më shumë lidhur me këtë?   Kjartan Bjornsson: Programi i Instrumentit të Ndihmës për Paraanëtarësim 2010(Instrument for Pre-Accession Assistance),… Read More

Sheer:Kosova të investojë në energjinë e rigjenerueshme

Dojçe Vele, 2 dhjetor 2005, Dr.Herman Sheer, president I Organizates Boterore per Energji te Rigjenerueshme, duke qene drejtpersedrejti I lidhur me problematiken energjetike, ka nje vizion mbi zhvillimin e kesaj forme te zhvillimit ekonomik qe per vitet e ardhshme me siguri do te jete ne epiqender te kerkesave te pergjithshme evropiane. Ai flet per shancet e kesaj energjie ne Evropen Juglindore. Ajetë Beqiraj: Cfarë shancash ka energjia e rigjenerueshme në Evropën Juglindore? Herman Sheer: I ka shancat e njëjta si cdokund.Por,për shkaqe ekonomike, kjo energji keëtu është më e domosdoshme…. Read More