Posts in Çmimet në gazetari

Ajetë Beqiraj,fituese e “Çmimit Special” në Neum të BeH

Fituese e Çmimit Special në Neum të Bosnjë Hercegovinës
Gazetarja Ajetë Beqiraj -Fituese e Çmimit Special në Neum të Bosnjë Hercegovinës

Emisioni:

Festivali i Trete Rajonal: “Zeri si Nxitje e Kreativitetit- Neumi 2007”,

Autore e emisionit: Dhurata Kaba,

Operatore zeri:  Ajshe Hajdari dhe Afërdita Dibra.

  
Në Neum të Bosnjë-Hercegovinës u mbajt Festivali i Tretë Rajonal i Radiove “Zëri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”.  Në një pjesëmarrje prej 40 mediave të vendeve të rajonit, fakultetet e gazetarisë, etj., Ajetë Beqiraj nga  Radio Kosova mori “Cmimin Special”te ketij festivali.

Sigla:
A je duke e kerkuar nje dore qe do te te ndihmoje? Filloje diten me Programin e Mengjesit te Radio Kosoves. Miremengjes Kosove. Miremengjes Prishtine. Miremengjes, kryeqyteti im!“



Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Programi I sotem I Mengjesit I kushtohet Radiofestivalit te Trete Rajonal, “Zeri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”. Pikerisht per kete, se pari do t’ia jap fjalen drejtoreshes se Festivalit te III-tw Rajonal “Zeri si nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”, zonjes Borka Rudiç, me nje pershendetje te drejtperdrejte nga Prishtina ne Sarajeve. Zonja Borka, nese degjohemi, miremengjes dhe pershendetje nga degjuesit e Radio Kosoves dhe posaqerisht, pershendetje nga une, Dhurata.
Borka Rudic: “Dobro jutro”. Miremengjes, degjuesve te Radio Kosoves dhe nje pershendetje te ngrohte nga Sarajeva me plot bore. Por, ndonese ben shume ftohte,  besoj se kemi lidhje shume te ngrohta ne mes te Sarajeves dhe Prishtines dhe keto vribrime te bukura, do te na nxjerrin nje radioprogrm te bukur!
Pra, une jam shume e kenaqur me faktin se ne kete vit ka qene nje numer shume me I madh i radiove pjesemarrese ne festival sesa ne vitet e meparshme, me diku 40 radio nga I gjithe rajoni, dy fakultete te zhurnalistikes, dy shkolla gazetarie dhe nje Institut I Mediave. Pra cdo vit po rritet numri I pjesemarrese ne festival dhe ne kete vit, ne Neum kane qene me shume se 100 gazetare, perfaqesues te mediave, gazetar dhe mjeshter te mediave te cilet jane te interesuar per radion si medium. Jam e kenaqur edhe me kvalitetin e produkcioneve te cilat jane prezantuar ne kete vit, sepse ky festival eshte I tille qe I jep mundesi gazetareve qe te garojne ne produkcionin radiofonik, ju jeo rast te mesojne edhe gjera dhe trende te reja dhe te shkembejne ne mes vete. Ndersa, cfare eshte shume e rendesishme per mua eshte fakti se punimet qe kanë ardhur nga Kosova ne kete festival nga radiostacionet qe prodhojne programe ne shqip dhe serbisht, kane qene te nje kvaliteti te larte, kane qene te vleresuara lart nga juria dhe kane qene edhe ne mesin e punimeve te shperblyera”.
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Suada axhanel, organizatore e  shoqates se radiostacioneve rajonale te Evropes Juglindore, “Altermedia”, do te na thote disa fjale per pershtypjet e saj te ketij festivali.
Suada Axhanell: “Ky eshte viti I trete qe ne organziojme kete radiofestival. Dhe, t’iu them te drejten, ne vitin e pare ne kemi nisur te organizojme festival me 20 radio- stacione, por na u paraqiten 27-te. Ne vitin e dyte menduam qe do ti kemi nje numer me te madh, cfare edhe u realizua, sepse u lajmeruan 34 radio-stacione. Ndersa, ne kete vit, kishim pjesemarrje me mbi 40-te media, perfshire ketu edhe fakultetet dhe shkollat e gazetarise, qe eshte per ne nje satisfakcion sepse ky manifestim po arrin nje shkalle te larte te organizimit dhe te interesimit te radiostacioneve te rajonit.
Me drejtorin Avni Spahiu dhe redaktoret, Dh.Kaba dhe Sh.Arifaj  

Dua t’I them disa fjale edhe per radistacionet pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia, te cilat kane lene nje pershtypje tek anetaret e jurise si radiostacione profesionale. Ato ofruan materjale shume te mira prandaj edhe jane shperblyer me cmime speciale, sic jane Radio Kosova dhe Radio Tirana, nderkohe qe me pare ishte shperblyer edhe Radio Dukagjini. Dua te permend storjen e Radio Kosoves, Dita nderkombtare e Puneste autores Ajete Beqiraj, te cilen juria e vleresoi si shume interesante. Autorja ka shfrytezuar festen e “1 majit” te trajtonte temen per turizem, qe eshte nje e papritur, ku ne vend te festes se punes dhe te drejtave te punetoreve, autorja flet per potencialin turistik, ofertat dhe kerkesat dhe me ane te ketij reportazhi, nga vendi I ngjarjes I njofton qytetaret me gjithd ato qe ofron kjo pjese e Decanit. Gjithashtu, levdata dhe cmim special nga juria mori edhe Radio Tirana dhe gazetarja Ermenita Njuma, me reportazhin per te debuarit nga Kosova”.

Dhurata Kaba: Suada, faleminderit shume per mikpritje, per organzimin e mire te te gjithe ne pejsemaresve atje. Ne tashme do te bejme edhe e transmetimin e te dy reprtazheve fituese e poashtu do te komunikoj edhe me Linda Gjakoven, me Pejen, me Radio Dukagjinin. Njekohesisht do te bisedoj edhe me Ermeniten, drejtperdrejt me Tiranen nderkohe qe pres qe ne studio te arrije vet Ajete Beqiraj per te marre mirenjohjen, shperblimin special per repeortazhin qe do ta degjojme sot se bashku. Programi I sotem I mengjesit I kushtohet fillim e fund Radiofestivalit te Trete Rajonal, “Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007”, qe eshte nje festival I mireseardhur per te shkembyer pervojat ne mes te radiostacioneve dhe ne mes te gazetareve.
Suada Axhanell: Faleminderit edhe juve, Dhurata. Une shpresoj se ne festivalin e ardhshem te cilin do ta kemi ne qershor, ne Tuzlla, do te kemi edhe me shume radiostacione pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia dhe besoj se do te deshmojne  kualitet edhe me te madh ne festivalet tona.
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, ora tash eshte 9 e 19 minuta. Flasim per radiofestivalin e trete rajonal “Neumi 2007”. Morem opinionin e drejtoreshes se ketij festivali, zonjes Borka Rudic dhe te zonjes, Suada Axhanel, organizatore e shoqates se radiostacioneve locale te Evropes Juglindore, Alter Media.
Degjues te dashur, koha eshte imazhi I perjetesise. Besoni vetem veprimin, sepse jeta gelon ne nivelin e ngjajrjeve-jo te fjaleve. Sepse, gazetaria eshte art, madje kisha thene, me e madhja e arteve. Degjimi I radios e ben nje njeri te plote, konferenca nje njeri te gatshem, ndersa pjesemarja ne festivale, nje njeri te sakte. Mirenmengjesi koleges sime te dashur, redaktores pergjegjese te Radio Dukagjinit, Linda Gjakova.
Linda Gjakova: Miremengje Dhurata. Miremengjes te gjithe degjuesve te Radio Kosovës. Falemdnerit per prezantimin, Dhurate!
Dhurata Kaba: “Linda, “Erdha-pashe-ngadhnjeva!”-ka thene Cezari. Ishim bashke ne festival, kerkoj opinionin tend. Me cfare pershtypjesh u ktheve nga ky festival?
Linda Gjakova: Edhe nje here I pershendes te gjithe degjuesit e Radio Kosoves. Vertet, ishte ky takimi I trete I radiofestivalit regjional, I mbajtur ne Neum. Cdo here kur ktehhemi,kthehemi me pershytpje shume te mira. Eshte rasti kur ne mund te takohemi, t’i shkembejme mendimet, te marrim ndoshta te re, pa marre parasysh qe e quajme veten ne njefare menrye njerez qe jemi me vite te tera ne kete profesion, punojme ne gazetari. Cdo here kthehem me kenaqesine qe radioja vertet kthehet ne radio. Vitet pas viteve ’99, ishin vite kur pothuaj se ne cdo second lindte nga nje radio edhe ne Kosove, edhe ne vendet e tjera te rajonit. Ishte nje, ashtu te them, nje rilindje e gjuhes shqipe ne eter. Por si duket, cdo gje fillon dhe merr ate formen e vet. Radio Dukagjini vazhdon te jete nje radio e cila mundohet te jete shume prane degjuesve te Kosoves, ne pergjithesi dhe vendeve te tjera ne rajon dhe bote, permes internetit dhe antenes satelitore. Por, pa marre parasysh, pervoja e dikujt tjeter, menyra e punes se dikujt tjeter te meson dicka te re, prandaj cdo here kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe mesoj dicka te re. Prandaj, cdohere kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe kuptjme dicka te re. Vetem se Radio Dukagjini, kete vit nuk doli edhe aq e suksesshme si ato dy vitet e para te ketij festivali, kur Radio Dukagjini me punimin e koleges, Sebiha Ramagjiku e zuri vendin e pare. Nuk ishim present as ne jurine perzgjedhese te ketyre punimeve, nuk ishte asnje njeri qe fliste shqip, mirepo ishte i perkthyer, nuk ishin prezent as koleget nga Radio Kosova, nuk ish present askush qe fliste ne shqip. Punimi ne gjuhe shqipe perkonte momentet me prekese te rikthimit te kosovareve dhe dolem fitues dhe e morem cmimin e pare apo vendin e pare. Vitin e kaluar, ishim njejte te suksesshem me siglen, por kete vit kishte punime jashtezakonisht te mira. Me vjen keq personalisht nga ti dhe nga te gjithe degjuesit e Radio Kosoves, qe nuk e kam percjellur emisionin e dites se sotme nga fillimi, nuk di se cka kane thene koleget nga qendrat e tjera, por dua te cek per degjuesit tuaj se duhet te ndjejme veten krenar te gjithe ne qe ishim atje, me fjalet e thena nga perfaqesusi I jurise profesionale, per reportazhin e shkurter ne kategorine e reportazhit qe flet per kthimin. Radio Tirana ishte me punimin me te mire!
Dhurata Kaba: Edhe Ajete Beqiraj mori Shperblimin Special, kolegja jone dhe ne si Radio Kosove, gje te cilen e permendi edhe zonja Borka Rudic edhe Suada. Dhe une, Linda, pres qe Ajete Beqiraj te arrije ne studion tone dhe ne do t’I degjojme sot reportazhet…
Linda Gjakova: Po, vertet ishte kenaqesi! Por, jemi mesuar se edhe vitin e kaluar Radio Kosova mori shperblimet. Por, per Shqiperine qe moren pjese per here te pare, t’I degjojme gjithe ato fjale te mira, me gjithe keqardhjen qe ata nuk moren shperblimin por vetem nje mirenjohje per pjesemarrje, per shkak qe emisioni eshte dashur te jete prej festivali ne festival.
Dhurata Kaba: Sidoqofte, e paten nje shperblim special dhe u tha atje, ne prezence te te gjitheve, se eshte nje shembll se si duhet te pergatitet nje reportazh. Linda,faleminderit per opinionin tend. Por, sa jane te mriesardhura keto festivale per pjesemarrje,sidomos te profesionisteve qe jemi present?
Linda Gjakova: Te mireseardhura, patjeter! Me ka lene pershtypje patjeter, katedra e jurnalistikes e Fakultetit Filozofik te Novi Sadit, me punimet e 22 studenteve. Une uroj qe dicka te ngjajshme te kemi mundesi te punojme edhe ne, ne Kosove.
Dhurata Kaba: Linda,falemdinerti,te pershendes dhe mireudegjofshim!
Degjues te dashur, ishte kolegja, redaktorja pergjegjese e Radio Dukagjinit,  studio ne Peje, Linda Gjakova. Te provojme tani te lidhemi me radiot tjera.
Miremirengjesi, kryeqytetit shqiptar, Tiranes dhe zonjes Emerenita Njuma, dretjoreshe e programit te Radio Tiranes. Ermenita, mirengjes dhe pershendetje nga Radio Kosova!
Ermenita Njuma: Pershendetje nga Radio Tirana dhe miremengjes nga Shqiperia.
Dhurata Kaba: Nita, u prit jashtazakonisht mire reportazhi per te riatdhesuarit, autore e te cilit je ti dhe te cilin pas bisedes, do ta transmetojme drejtpersedrejti ne programin tone. Sic tha edhe kolegja Linda, qe vet organzatori dhe komisoni e vleresoi dhe tha: “Ky eshte shembull per ju te gjithe qe jeni ketu, se si pergatitet nje reportazh”. Por, per fat te keq ka qene ajo periudha 8 vjet, qe nga viti 1999 kur e e pergatite kete reportazh shume te prekshem per refugjatet kosovare te luftes ne Kosove dhe e moret shperblimin special. Nite me thuaj, c’ pershtypje ju la ky festival, meqe ishte herea e pare qe ju moret pjese?
Ermenita Njuma: Ne fakt, vet logoja e festivalit te trete rajonal “Zeri si nxitje e kreativitetit, do te thote shume. Sepse, misioni I gazetarit ne fund te fundit ky eshte: qe permes zerit te percjell ndjesi, emocione dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, vertetesi, gjithcka qe prek realitetin. Por, emocionet e atij festivali pervec asaj pjese qe ishte e pasur me referenca, me kumtesa, vine ne momentin e konkursit te festivalit, ky ishte mision ne fund te fundit, I atij radiofestivali. Dhe, mua me vjen mire qe vleresimi vjen me ate lloj nocioni, si radioreportazhi me I mire. Kjo eshte jo vetem per elementet qe bartte por edhe per misionin qe mori persiper te percjellte, sepse nese e kujtoni ju, por njekohesisht edhe degjuesit qe do ta ndjekin pak me mbrapa, ai mbyllet me nje fjali shume te madhe: “Mire se te gjejme te lire, Kosove.” Dhe, kjo don te thote shume. Kjo te emocionon, jo vetem para tete vitesh, por edhe ne kete cast kur ne e presim statusin e Kosoves”.
Dhurata Kaba: Nite te falmnderit shume, miresevini ne Kosove. Ju pres se bashke me Ermalin dhe Eltonin.
Ermenita Njuma: Une ju falnderoj, ju percjell pershendetjet me te ngrohta prej tyre, por njekehesisht, edhe prej kolegeve te mi te Radio Tiranes.
Dhurata Kaba: Falemnderit Nite. Te dashur degjues, tash do ta degjojme drejtperdrejt reportazhin e autores Ermenita Njuma, drejtoreshe e programit te Radio Tiranes, I cili mori shperblimin special ne kete festival.

Reportazhi I Radio Tiranes:


“Quhem Esat, jemi nga Peja. Ishim te mshefur ne nje poodrum pothuaj 300 vete. Ata me automat na kane nis e njenin para deres e kane vra. Ai s’ka dashte me lane shpine me ik, e ata e kane vra! Per pese minuta me lshu Pejen!”-na thane. Ne s’dishim kah me shku. Ata thjoshin, knej, knej. Prej Pejes deri n’ kufi jena ardhe n’kame. Burrat jane pa vec n’kufi. E atje n’Kosove jena pas da, me tani…Bujtem ne nje dhome te nje shpie deri n’mengjes,e mandej mberritem ketu n’Tirane. Une dua t’kthehem ne Kosove. Atje kam le-atje du me dek!”
Kjo eshte historia e ikjes nga Kosova e vogelushit 9 vjecar, nga Peja. Tashme koha rrjedh ndryshe per te dhe pritja e diteve lidhet pas motivit te kthimit n’Kosove. Ne vendosemi midis te ardhurve dhe ndeshim nje tjeter nente vjecar, qe ulur ne shkallet e stadiumit ku jane akomoduar te sapoardhurit, numeron ditet larg Kosoves.
“Une nga shtepia kam dale me 28 mars, edhe dite e Bajramit ka qene. Na kane qit ne qender te Pejes dhe kane ardhe autobusa e kamionat e na merrshin t’ na dergojne neper fshatra”.
“Per cka t’ ka ardhe keq me shume?”
“M’ ka ardhe keq qe na kane qit nga shtepite. Jam merzit boll qe e kam lene vendlidnjen time!”
“Cfare ke lene ti atje?”
“Shkollen,shtepine…Te gjitha!”
“Do doje te shkoje ne shkolle?”
“Po, por…Se shpejti kam deshire qe t’kthehem ne Kosove dhe atje ta vazhdoj mesimin!”
“Kur mendon se do te jete kjo dite…Sa shpejt?
“S’di!…Kosova per mu o zemer!”
Ata jane kudo dhe brenga e ikjes, eshte kudo. Edhe malli eshte kudo…Edhe pritja…Edhe kthimi…Por,kur? 25 vjecarja, infermjere nga Kosova, qe sherben midis te te ardhurve, I flet mbremjes dhe mengjesit me kthimin per tek I cili shkohet:
“Vetem se na duhet force…”.
Ngarkohemi me ndjesine e pritjes dhe tej nocionit kohe, kerkojme vendet pritese. Gjithkund, deri ne shtepite tona. Nje grua tiranase tregon me pak fjale per cfare ju ofron per nevojen e tyre te ngutshme.
“Une jap gjithcka nga vetja, per t’iu heq atyre streset, per ta ndjere veten sa me ngrohte, si n’shpine e tyre. Ata jane shume te thelle dhe shume te forte. Ne perpiqemi t’i qetesojme, se sot per buke e uje nuk eshte problem, por eshte krejt ana shpirterore, mendja e tyre!
Mengjesi dhe mbremja…Ikja dhe kthimi jane ndalur ne pritje te castit fatlum. Koha rend per te nesermen dhe e ardhmja e deshiruar formesohet ne nje ngrehine ku te gjithe duan te mberrine per te thene:
“Mire se te gjejme te lire, Kosove”!
Pergatiti: Ermenita Stafaj,
Realizmi teknik: Elton Verzivolli,
Prill 1999

 

Dhurata Kaba: Ja te dashur degjues, ishte ky reportazhi I pergatitur nga kolegja Ermenita Njuma-Stafaj, drejtoreshe e programacionit te Radio tiranes, ne radiofestivalin e trete rajonal, “Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007”, u shperblye me shperblim special. Pas reportazhit shume te mire, ne I kthehemi mysafires sone, shperblimin qe mori Radio Kosova. Degjues te dashur, para se te filloj bisden me autoren qe mori Shperblimin Special ne kete festival, Ajete Beqirajn, do doja te degjojme reportazhin me te cilin u shperblye Radio Kosova.
Reportazhi I Radio Kosoves:

 Eshte 1 Maj, Dita Nderkombtare e Punës. Moti eshte i vranet dhe ne çdo cast pritet te bie shi. Por kjo nuk i pengon vizitoret nga mbarë Kosova të drejtohen nga grykat magjepsese te Dukagjinit. Te ndare ne dy kolona, per ta ka pak rendesi ne do te shkojne ne Gryken e Rugoves apo ne Gryken e Deçanit. Kudo, por vetem te kalojne kete feste mes bukurive perrallore te ketij kendi te Kosoves…

Tashme ka filluar te rigojë. Shiu pranveror po lanë qete rrugen qe shpie ne Gryken e Deçanit. Ndalja ne piken e kontrollit te ushtareve paqeruajtes, eshte bere pjese perditshmerie. Pak hapa me tej, Manastiri i Deçanit ngrihet ne madheshtine shekullore e menjehere permbi, Lumbardhi rjedh kumbueshem. Shtrati i lumbardhit na çon ne restoranin e drunjte, i ngrehur buze brigjeve te tij. Gugullima e tij eshte perzier me zera vizitoresh te cilet nga ane e anes kishin ardhur te fetojne Ditën Ndërkombtare të Punës. Kamarieri i shkathet, mundohet te na beje vend perderisa pronari mes zhurmash te nje zgjoi bletesh, na ofron mireseardhje ne kete feste te vertet pune!
“Nje Maji per mua eshte dite pune e sot me se shumti, se keshtu e ka hotelieria. Ketu pres mysafire shume, pa marre parasysh se eshte moti i lig. Ka nga Gjilani, ka nga Peja, nga Deçani e vizitojne shume dhe mysafire te mire. Restorani Gryka e Deçanit gjithe veren e ka keshtu, se eshte vend i qetë , vend i mire”,thote pronari Kuçi, te cilir vetëm para pak kohësh i është dhënë leja e punës per restoranin,”Gryka e Deçanit”-i vetmi objekt hotelier brënda Zonës së Mbrojtur rreth Manasitirt të Deçanit. Ky fakt, po aq sa pronaret i ka gezuar edhe vizitorët, njëra ndër te cilet është edhe Hanë Berisha.
“Asht nje vend shume i bukur. Gryka e Deçanit eshte e njohur si vend turistik dhe uikendet kerkojne pak intimitet, natyre… Dhe ështe i vetmi vend do te thosha, ku mund  te dalim familjarisht dhe te kemi pak rekreacion”.
Bashkim Ramosaj, eshte shef i Stacionit te Zjarrfikesve ne Deçan, i cili me nje staf prej pese vetash dhe me nje cisterne te vetme, ka nen mbikeqyrje 43 fshatra te komunes se Deçanit. Mbetur perhere ne gjendje gatishmerie, ai ka zgjedhur festen e 1 Majit t’ia kushtoje familjes dhe nuses se tij shtatzene, i bindur se femija i tij do ta prese festen ne rethana mw tw mira! 
“Absolutisht! Sepse, ne jemi angazhu me gjenerata te tera dhe shpresojme qe femijet tane te rriten me standarde te kompletuara te cilat ne i enderrojme per brezat e rinj”. 
Tashme po bie shi dhe kushtet për qëndrim në terrasë nuk janë të përshatshme. Por, mysafirët e shumtë nuk i pengon të mblidhen brënda bashkë, si një familje e madhe. Vetëm Edorela, 13 vjeçare, do donte që dita e 1 Maj të vlonte nga vapa, të ngarendte përjashta dhe të bënte gjithë ato që bën në pikniqet e zakonshme me familjen.
“Të dalim në natyrë, të ulemi në batanije, të ndezim zjarrin, të pjekim mish në skarw, të vallëzojmë me muzikën e lëshuar në makina…”.
Matanë restoranit “Gryka e Deçanit”, Lumbardhi rrjedh kumbueshëm. Në një rrjedhë të ndarë lumi dy peshkatarë të vegjel zënë peshq për vizitorët.
“Zëmë peshq që t’i përgatisim në kuzhinë”-thotë I pari.
“Janë trofta dhe kërkohen shumë se është 1 Maji!’-ia prêt tjetri.
“Ne kultivojme troften”.
“Pese euro 350 gram. Shitet edhe me kg!”
Të dhjetëra peshqit, tashmë janë gati për tiganin e kuzhinjerit në mantel te bardhë.
” Peshqit jane te mrekullueshem edhe te fresket!”, thotw mysafirja e rregullt Hanë Berisha, e cila ndërkohë po e zgjedh njërën nga troftat që po bëjnë përpëlitjen e fundit në shportën e peshkatarëve tw vegjwl.
 “Natyra vet na ka mundesu qe peshkun ta kemi te fresket, ku mysafiri mund ta zgjedh vet. Ata 15-tët që i zumë parëz shkuan dhe duhet me dale me nxane apet!”,thotw pronari Naim Kuqi.
Sepse, thotw kuzhinjeri, Xhevdet Ukaj, nga Lumbardhi:
 “Unw kam filluar parapërgatitjet që në agim. Por, porosia më e shpeshtë megjithatë mbeti peshku i freskët”.
Dhe dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne Grykwn magjepsëse të Deçanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…
Pwrgatiti dhe realizoi:
Ajetë Sh. Beqiraj
Redaktor Pwrgjegjws:
Shaban Arifaj

Maj 2007

 

Dhurata Kaba: Kenaqesia me e madhe per nje gazetar eshte, kur ai ben dicka kur te tjeret qe e degjojen I thone qe e ka bere mire. E gjithe lumturia varet nga guximi dhe puna, sepse natyra na thote: “E mencur nese deshiron, por te jesh e nderuar eshte thelbesore”. Puna e ndershme ka nje fytyre te kendshme!
Eshte ne studion tone, autoria e cila Radio Kosoves  ia solli Cmimin Special te Festialit, kolegja Ajetë Beqiraj. Ajetë, miremengjes dhe mireserdhet!
Ajetë Sh. Beqiraj: Mire se ju gjeta. Faleminderit per ftesen!
Dhurata Kaba: Ne konkuruam pikerisht me kete reportazh tendin dhe ti more Cmimin Special. Por, ta them edhe ate qe ne rrethin e ngushte hyri edhe reportazhi tjeter, “Besime dhe Sekte ne Kosove”, I cili iu la nje pershtypje shume te mire organizatoreve dhe komisionit vleresues, ne radhen e shtate me te mireve, ishte I pesti, ndersa vetem kater [prej tyre u shperblyen. Mirepo, natyrisht qe triumfove me kete reportazh qe e degjuam sot. Si te erdhi ky lajm?
Ajetë Sh. Beqiraj: E mireprita, sigurisht! Ishte nje befasi e kendshme per mua dhe patjeter qe eshte nje shtytje per punen time te metutujeshme, qe te jap edhe me teper nga vetja qe te mos I zhgenjej ata qe kane besuar ne mua, ne kete rast, juve Dhurata dhe sigurisht, redaktorin pergjegjes, Shaban Arifajn dhe te gjithe te tjeret para e pas jush…
Dhurata Kaba: Po, vertet, une bashke me Shabanin e zgjodhem kete reportazh dhe  triumfuam. Por, si te lindi ideja te pergatisesh kete reportazh?
Ajetë Sh. Beqiraj: Ideja ishte e castit, sepse ishte festa e 1 majit dhe ne shkuam te drekonim me familje te Gryka e Decanit. Por, si nje krijues, si nje gazetar edhe kur pushon, ai punon. Dhe, meqense me pelqen qe degjuesin ta terheq ne atmosferen ku mua me pelqen te jem, aty mendova: “Perse nuk kap dicka nga ky cast?” Une thjesht e bera nje reportazh si gjithe te tjeret, dhe ju thoni se paskam ngadhnjyer…
Dhurata Kaba: Dhe vertet, konkurenca ka qene e madhe, Mbi 40 radiostacione dhe Radio Kosova pikerisht me nje Ajete Beqiraj mori pjese dhe mori kete Shperblim Special, te cilin do ta merrni nga drejtori Avni Spahiu dhe redaktori pergjegjes, Shaban Arifaj, dhe ne te gjithe mbetem te kenaqur!
Ajete, do te vazhdosh edhe me tutje me kete entuziazem qe ke?
Ajetë Sh. Beqiraj: Sigurisht qe po. Une e dua radio-gazetarine. Sidomos gjinine e reportazhit, une e dashuroj! Keshtu qe, edhe po te dua une s’mund te terhiqem. Do Zoti e me ndihmon, me jep fuqi e mbi te gjitha, shendet!
Dhurata Kaba: Une te uroj sukses ne punen e metejshme, me informacionet qe na I sjell te fresketa nga Decani, si korrespondente jona dhe une e ndjeva veten shume e madhe, si pjesemarrese ne kete  festival dhe mund te them se mundi nuk me shkoi huq dhe gjithe ajo rruge per ne Neum. 
Ajetë Sh. Beqiraj:Faleminderit.Kjo me nderon!
Dhurata Kaba: Dhe krejt ne fund, te dashur degjues, kisha thene se: “Nje zemer e mire eshte me e mire se gjithe zemrat ne bote” dhe me thenjen: “Erdha, pashe-ngadhnjeva”,po e perfundojme emisionin e sotem. Mirudegjofshim neser,  ne po te njejten kohe!
                                                                                                                            

Ajetë Beqiraj fituese e “Cmimit te Varferise 2007″nga Ekipi i Kombeve te Bashkuara

Ajetë Beqiraj-Fituese e Çmimit të Parë për Varfërinë, nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Me date 26 tetor 2007

Ora: 11:00

Radio Kosova

Emisioni: Meteori

Autore:Fatmire Rrahmani

Me qëllim të shënimit të tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, qe duhet realizuar deri më 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me nje sere aktivitetesh shenoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parw pwr radioreportazhin me te mire e mori Ajete Beqiraj, e cila perfaqesoi Radio Kosoven.

Fatmire Rrahmani: Vazhdojme te dashur degjues, ne jemi me ju pergjate frekuancave te Radio Kosoves. Ora eshte 11-te e 25 minuta.

Me qëllim të shënimit të tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, qe duhet realizuar deri më 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me nje sere aktivitetesh shenoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” .
Java e Varferise ne Kosove u permbyll mbreme, ne Prishtine, me shpalljen e te gjashte gazetareve me te mire per mbulimin e temes se varferise ne Kosove. Cmimet i ndau Koordinatori per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara, ne Kosove, Frode Mauring. Ndwrsa, Cmimin e Parw pwr radioreportazhin me te mire arriti ta fitoj kete cmim Ajetë Beqiraj, te cilen e kemi sot ne studio qe te bejme nje bashkebisedim te shkurter. Ajetë, mireseerdhe!
Ajetë Sh. Beqiraj: Faleminderit per ftesen!
Fatmire Rrahmani: Ajetë. Ju jeni korrespondente e Radio Kosoves, mirepo puna qe beni ketu eshte vleresuar tek ne. Kete, aq me mire e bene Kombet e Bashkuara ne Kosove. Pra, ju fituat cmimin e pare. A e pritet kete cmim, Ajetë?

Ajetë Sh. Beqiraj: Te jem e sinqerte, nuk e kam prit…Dhe, per asnje arsye tjeter, vetem se nuk kam besuar ne nje „fer-play“, ne nje konkurence te drejte. Deshi Zoti, deshi fati, fale korrektesise se Ekipit te Kombeve te Bashkaura,  ketu ne Kosove, u be vleresimi…Faleminderit prej atyre qe me dhane rastin qe te  prezantoj Radio Kosoven, Avni Spahiut qe me dha rastin te jem pjese e Radio Kosoves, duke mos harruar eproret qe me kane perkrah gjate gjithe ketij viti qe u bera pejse e juaja e mbi te gjitha, faleminderit atyre qe me me nderuan duke me dhene cmimin per reportazhin me cilesor.

Famire Rrahmani: Tema nuk do te kisha thene se mungon se tema eshte pothuajse e gatshme, meqe nje pjese e konsiderueshme e popullsise jeton ne nje gjendje te mjeruar  sociale. Por, sa e kishit ju veshtire t´i gjeni personazhet, sepse vertet ishte dicka e realizuar mire!
Ajetë Beqiraj: Veshtire ne rrethanat ne te cialt po jetojme s´eshte asnje fije, meqense ne cdo te tretin apo te katertin person me te cilin ke te besh, mund te shoesh se ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte nevojtar, pa perjashtuar as rastet e varferise ekstreme te cilat mund te hasen ne cdo hap. Keshtu ndodhi edhe me mua…
Fatmire Rrahmani: Pikerisht nga cilat familje ishin keta te varfer?
Ajetë Beqiraj: Po, jam kapur ne nje fshat malor te Decanit, Llocan, ne nje plake te varfer  te rrethuar me shtepi te larta, me njerez te pasur, perderisa ajo jeton ne nje kasolle te vockel, krejt e vetmuar. Nga farefisi i saj ajo ka vetem dy mbesa, te cilat nuk ia shkelin pragun kurre. Ajo me ka nxit, se te ne si shqiptar ka qene tradite ruajtja e gjakut dhe ne anen tjeter, njera nder arsyet e cila shkakton zemerimin e Zotit, eshte pikerisht kjo shkeputje e lidhjeve te gjakut. Prandaj do te ishte nje mesazh per ne, qe t´i ruajme keto lidhje fort….
Fatmire Rrahmani: Don te thote, ti i je qasur rastit krejt nga nje kend tjeter…
Ajetë Sh. Beqiraj: Jane te gjitha te gereshtuara ne nje…Sepse, vjen rasti tjeter kur nje prind i dy tre femijeve i cili gjithe kohen bredh poshte e lart e mbledh hekurishta per nje euro. Pastaj kam perfunduar me nje personazh tjeter, ne Peje, i cili s´ka njeri dhe e vetmja  familje e tij jane qente dhe macet. Ai ben jete bredhacaku, por nje varg i tij me ka bere pershtypje kur thote:
„Te vdekurit po flasin
edhe ne ishim si ju
edhe ju si ne do te beheni
njeriun vec dheu e ngin
andaj ndergjegjen mbaje te paster!“
Dhe kjo qe me ka mbet mua ne shpirt, do te doja te ishte mesazh per te gjithe ne, qe t´na shkund ndergjegjen dhe te mendojme se nese jemi mire sot, nuk do te jemi gjithmone… Mund te ndodh qe edhe ne te jemi nder ata nejrez te varfer, te cilet i kam sjell ne valen tone dhe te cilet kane bere nga reportazhi im nje „kryeveper te vockel“.
Fatmire Rrahmani: Me gjithe modestine qe po na jep, Ajetë, ai ka qene nje realizim i perkryer. Shperblimi ishte I merituar, meqe e ndau edhe Ekipi i Kombeve te Bashkaura per punen qe ke bere…Ajetë. Ju jeni korrespondente e rregullt e Radio Kosoves qe mbulon ngjarjet nga Decani. Na pershkruaj pak nje dite te punes tende?
Ajete Sh. Beqiraj: Une  punoj edhe si korrespondente e dyte e Dojce Vele-s ne Kosove poashtu dhe si të thuash, jam paksa e sheprndare, sepse jam e akredituar tek dy radio me pergjegjesi dhe kjo don te thote te jesh ”Online” edhe 24 ore. Pra, perdite pothuaj nje tempo jete. Zgjohem, dal, varesisht prej raporteve ose prej radios. Nese me thuhet te percjell ndonje ngjarje per Radio Kosoven, ate edhe e bej. E  nese jo, angazhohem per Dojce Vele-n, meqense atje jam e akredituar si bashkepunetore e lire, kryesisht per tema sociale . Keshtu qe, te them se diten mbledh-naten punoj dhe kjo eshte jeta ime…
Fatmire Rrahmani: Dhe ky cmim do te te stimuloje, sigurisht per punen e metutjeshme…
Ajetë Sh. Beqiraj: Sigurisht, ndonese per mua ka qene stimulim vet besimi i eproreve te mi te cilet me kane dhene rast qe te deshmohem, me kane nda hapesiren qe te tregoj ate te pakten qe di dhe pastaj thjesht,  te mund te konkuroj me punen time!
Fatmire Rrahmani: Ajetë, une ju deshiroj sukses edhe ne te ardhmen. Dhe, te nderuar degjues, ketu pershendesim Ajetë Beqirajn, korespondenten tone te rregullt nga Decani, sivjet fituese e Cmimit te Varferise 2007, per radioreportazhin me te  mire, te cilin do ta degjojme ne vazhdim!
Radio reportazhi:
„Varferi ne Kosove“
Pergatiti dhe realizoi:
Ajetë Beqiraj
Radio Kosova, tetor 2007

Ajetë Beqiraj fituese e Çmimit te Parë në Tuzlla

Çmimi i parë i festivalit Rajonal në Tuzla i takoi Radio Kosovës
RADIO KOSOVA-Programi i Mengjesit

Autore e emisionit: Dhurata Kaba-Mustafa

Operatore zëri: Myrvete Bunjaku

Organizuar nga Alter Media, prej 24 deri me 29 qeshor u mbajt Festivali i Katërt Rajonal te Radiove, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“. Në një konkurencë  prej 160 punimesh, Radio Kosova e perfaqesuar nga gazetarja Ajetë Beqiraj   me reportazhin “Jeta ne natyre”  mori Cmimin e Pare te ketij festivali. 

Dëgjues të dashur, sic ju informuam më parë, prej 24 deri me 29 qeshor, organizuar nga Alter Media u mbajt Festivali Katërt Rajonal, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“.

Thuhet që udhetimi është jeta, ashtu siç është edhe jeta udhëtim. Udhëtimi i suksesshëm është udhëtim nga gëzimi për nisje në rrugë deri te gëzimi për t´u kthyer në shtëpi. Gjërat më të vlefshme dhe më të bukura i përjetuam pas kthimit, sepse në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, me 160 punime nga ky festival tradiconal u kthyem me Cmimin e Parë!
Lavdërimi i siqnertë I veprës së mirë është i vlefshëm sa edhe pjesëmarrja në të. Ndërkaq, madhështia e një njeriu të mirë mund të matet me qëndresën dhe aftësinë për t´i bërë ballë konkurrencës. Nuk është thënë kot se zemra eshte celësi i botës dhe i jetës. Dhe, ka disa tela të çuditshme në zemrën e njeriut që befas nisi të dridhet edhe nga  një fjalë e vetme. Sepse, kur u tha se Radio Kosova merr Cmimin e Parë ishte gëzim i madh për ne. Ky gëzim nuk mungoi as te zëvendësrejtoresha në „Alter media“, zonja Suada Adjanel.
Dhurata Kaba: Suada Miremëngjes  nga Radio Kosova!
Suada Axhanel: Mirëmëngjesi Dhurata dhe përshëndetje për të gjithë dëgjuesit e Radio  Kosovës.
Dhurata Kaba: Suada, në studio kemi edhe anëtarin e jurisë, Mon Zhubin, gazetar shumëvjecar dhe drejtor i Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente, në Prishitnë. Kemi edhe të shpërblyerën, Ajete Beqiraj. Po kështu, a do t´na thoni dicka në pika të shkrutëra për festivalin?
Suada Axhanel (majtas, poshte)
Suada Adjanel: Po, interesimi për festivalin e sivjemë ishtë shume I madh, një itneresim që po rritet cdo vit. Siç e thatë edhe ju, Dhurata, në festivalin e katërt rajonal të radiove, sivjet të mbajtur në Tuzlla, prej 24 deri me 29 qershor, morën pjesë 35 radistacione të rajonit dhe pesë fakultete dhe shkolla gazetarie, të cilët konkuruan në gjashtë kategori garuese me gjithsejt 160 punime. Dhe, mudnt ë them lirisht se tani dhe ne festivalet e mëparme, po triumfojne radiot nga Kosova. Është dëshmuar se në një konkurencë të fortë nga pesë kategori garuese, në Kosovë erdhen dy çmimet e para dhe më të rëndësishmet, njëra në Radio Kosovë me raportazhin e Ajete Beqirajt, “Jeta në natyrë” dhe tjetra në Radio Dukagjin, me siglin identifikues, “Jeta është libër”. Unë shfrytëzoj rastin t´I uoroj Ajete Beqirajt për këtë reportazh kaq të mirë, të cilin juria e vlerësoi si reportazhin më të mirë të festivalit. Si njëra nga organizatoret e këtij festivali, dua ta falenderoj edhe z. Mon Zhubin, I cili me përkthimin profesional ndihmoi jurisë rreth reportazhit të Ajete Beqirajt, duke e faldneruar poashtu qëe ishte anëtar jurie për kategoritë e tjera në këtë radiofestival. Do doja të përmend edhe disa cmime të tjera që u dhanë në këtë festival, ku për produkcionin më të mirë të sutdentëve, Cmimin e Parë e mori Fakulteti I Shkencave të Gazetarisë, në Beograd; për radio-temën hulumtuese, Cmimi i Parë I takoi radios se Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa për reportazhin e shkurtër, Cmimin e Parë e mori radio e Malit të Zi.
Dhurata Kaba: Suada, a ke të shtosh edhe dicka tjetër?
Suada Agjanel: Do doja të flas pak për Tuzllën, si nikoqire e këtij festivali, për këtë qytet të bukur në veri të Bosnjë Hercegovinës, e njohur me kripë dhe me një arqitekturë të pasur të kohës  së sundimit otoman dhe atij austrohungarez, me dy liqej të njohur për sëmundje astmatike dhe reumatizmale dhe me pyje pishash në qendër të qytetit. Por, c´është më e rëndsishme, do doja të flas për njerëzit e saj të dashur dhe shumë mikpritës dhe për mikpritjen e paharruar të kryetarit të Kuvendit Komunal të Tuzllës. Unë çdo ditë po marr letra nga pjesëmarrësit e festivalit me falenderime për organizimin dhe me fjalë të bukura e të ëmbla për mikpritjen që na u bë në Tuzlla.
Dhurata Kaba: Suada, përshëndetje nga të gjithë dëgjuesit e Radio Kosovës, për ju dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Ndërsa nga unë dhe Moni që ishim atje, falenderime për mikpritjen dhe për organizimin që e keni bere. Mirupafshim në festivalin e ardhshëm. Dhashte Zoti me shpërblime të tjera.
Cmimi i Pare i Festivalit “Tuzlla 2008”

Suada Agjanel: Faleminderit shumë. Ju mirëpresim në festivalin e  ardhshëm, juve dhe radiostacione të tjera.

Dhurata Kaba: Faleminderit Suada dhe ditë të mbarë!
Ja të dashur dëgjues, ishte Suada Adjanel, zëvendës drejtore dhe bashkeorganizatore e Altermedias, Festivalit të Katërt Rajonal, “Tingull Është Vizion-Tuzlla 2008”, i cili festival dita-ditës merr fizionominë e më të përsosurit në Evropën Juglindore.
Nuk është thënë kot, të dashur dëgjues, mençuria që paguhet me përvojë është shumë e shtrenjt, por dituria e vërtet rrjedh nga përvoja e drejpërdejt dhe pema gjithnjë duhet të vlerësohet sipas trungut. Nga një qiri mund të ndizen shumë qirinj tjerë, kurse shkëlqimi i të parti të mos zvogëlohet. Vlera e njeriut ka të bëjë me ato gjëra që i ka krijuar dhe me ato gjëra të shumta që I ka mbledhur. Dhe, të kesh vlerë dhe të dish ta tregosh ate, don të thote, të kesh vlerë të dyfishte, sepse vlerën e vërtet e njeh profesionisti.
Profesionalisht veproi z. Mon Zhubi, gazetar shumëvjeçar dhe drejtor i administratës qendrore nëMinistrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente të Kosovës, z.Mon Zhubi. Mirëmengjesi dhe mirëseerdhët!
Mon Zhubi: Mire se ju gjeta!
Dhurata Kaba: Cilat kanë qënë përshtypjet tuaja për festivalin?
Mon Zhubi: Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes organizatorin e festivalit tashme tradicional, I vendeve te Rajonit të Evropës Juglindore, I cili ka marrë fizinominë e vet. Një festival I shqaur më një kokurencë gjithnjë e më të madhe. Dhe, kur jemite konkurenca, unë përgëzoj Radio Kosovën edhe Radio Dukagjinin, të cilët prej festivalit të parë kanë marrë pjesë me shumë sakrificë, deh c´është më e rëndësishme, me gazetarë meritor dhe me shpërblime, gati për cdo vjet.
Do doja të përshëndes poashtu edhe kryetarin e komunës së Tuzllës, një njeri I penës, politikan dhe shkrimtar, I cili perkrah fjalen e lire dhe I cili nuk e mbylli festivalin, duke premtoi se na mirëpret edhe vitin tjetër.
Sa I përket festivalit, ai ka qënë I konceptuar në gjashtë kategori: kategoria e parë ishte “Storja hulumtuese”; “Radioreportazhi I shkurtër; “Jingli identifikues”, “Jingli Komercial” dhe radio-reportazhi I gjate apo radiostorja. Për herë të parë ishin edhe produkcionet e studentëve të jurnalistikës dhe të gazetarisë, I cili ka  bërë nje Bum të vërtet me punimet e prezantuara. Ndërsa, në vitin tjetër organizatori ka menduar ta fus në konkurrencë edhe kategorinë e radio-dramës.
Dhurata Kaba: Po.Ndërsa, puna këmbëngulëse e shfrytezuar me inteligjencë për të menduarit drejt, doemos shpie drejt suksesit. Fshehtësia e parë e suksesit është besimi në vetvete dhe angazhimi I mendjes, zemrës, intelektiit dhe shpirtit, në cdo aktivitet. Por, fshehtesia e suksesit në jetë nuk lidhet me atë që njeriu ta bëjë atë që do, por ta dojë atë që bën. Dhe, shpërblimi I parë që I takoi Radio Kosovës me reportazhin “Jeta në natyrë”, padyshim, është I Ajetë Beqirajt, e cila edhe në vitin e kaluar në po këtë festival u shpërblye me Cmimin Special të Festivalit. Por,  këtë vit, Ajetë Beqiraj triumfoi dhe në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, në mesin e 160 punimeve të rreth 50 radiostacioneve ia solli Radio Kosovës Cmimin e Parë të festivalit. Të dashur dëgjues, le ta dëgjojmë së pari reportazhin e shpërblyer “Jeta në Natyrë”.
Ne studion e Radio Kosoves

Dhurata Kaba Mustafa: Ajetë, ke dëshirë më pak të flasësh dhe me shumë të punosh. Si e ndjeve veten kur te kumtova lajmin se ishe më e mira në këtë festival dhe ne si Radio Kosovë morëm këtë Cmim të parë?

Ajete Sh. Beqiraj: E mirëprita, sigurisht! Aq më tepër kur nuk e kam pritur, ndonësë e kam dëshiruar heshtur. Ka qënë një dëshirë imja e fshehtë që herëdokur Radio Kosovës nga cilido festival t´ia sjell Cmimin e Parë. Dhe, kur ky cmim vjen nga një festival kaq prestigjioz sic eshe festivali rajonal I mbajtur sivjet në Tuzlla, kjo më nderon edhe më shumë dhe më mbetet vetëm t´I falenderoj të gjithë ata që më kanë besuar duke prezantuar Radio Kosovën me punën time.
Dhurata Kaba: Ajetë, unë flas nga përvoja. Je eksperte për reportazhe. Këtë e përmendi edhe pr.dr. Rade Veljanovski, anëtar i jurisë nga Beogradi, duke thënë se: „Autorja e vë në vetë të parë jo veten sic bëjnë shumë gazetar, por bashkëbiseduesin“.
Ajetë Sh. Beqiraj: Po. Kishim diku në shkollën e gazetarisë një këshillë nga gazetarë me përvojë se, poqese je ne kërkim të namit orjentohu kah mediat televizive, por po deshe një lidhje të ngushtë me njerërzit apo auditorin, atëherë zgjidh radion. Duket se unë kam marrë këtë këshillë dhe duke mos qënë në kërkim të këtij nami, unë në vend se të vë fokusin tek vetvetja,   në cdo rast përpiqem t´i jap dritë jetës apo përsonazhit për të cilin flas.
Dhurata Kaba Mustafa: A ta mori mendja se do të shpëblehesh dhe atë me cmimin e parë?
Ajete Sh. Beqiraj: Ndoshta me ndonjë çmim po…Por, me Cmimin e Parë, absolutisht jo, për vet faktin se, sic e thatë edhe ju, ka qënë një konkurencë e fortë dhe numerike. Nisur nga kjo, e ceka edhe më lart,  ka mund të jetë një dëshirë por marrje e një cmimi të tillë, absolutisht jo!
Mon Zhubi(i pari,majtas)gjate festivalit

 Dhurata Kaba Mustafa: Dhe vitin e ardhshëm do të angazhohesh, sigurisht ndërsa, ne kemi vendosur që në vitin e ardhshëm të mos shkojmë pa ty.

Moni, komenti yt? Keni luajtur një rol të persosur në përkthimin e tij.

Mon Zhubi: Sidoqoftë, unë shfryetzoj rastin ta përgëzoj Ajetën për një  punim të jashtëzakonshem. Me vie mirë që dëgjuesit e Radio Kosovës patën rastin ta dëgjojnë edhe një herë dhe ta vlerësojnë edhe vet, se nuk ishte rastësi që punimi i Ajetë Beqirajt të vlerësohet si më i miri, në një konkurencë, siç e thatë edhe ju, të jashtëzakonshme. Ajo çka dua të përmend është se në festival kërkohet nga garuesit që brënda temave të përzgjedhura të kenë: interesin publik, shumëllojshmërinë e qasjes, studimin e temës, shumëllojshmërinë e burimeve apo akterëve të rëndësishëm për temën, a janë shfrytëzuar gjer në fund karakteristikat radiofonike apo performanca e mediave në prezantimin e pasqyrës fonike dhe në fund, ajo më e rëndësishmja, gjuha e gazetarit. Dmth., këto ishin kriteret kryesore për vlerësimin e punimeve…
Dhurata Kaba: Dhe, kësaj radhe fitoi Radio Kosova. Ndërsa, Radio Dukagjini mori cmimin e parë për siglin të cilin sapo e degjuat, sepse ishte jashtëzakonisht i mirë dhe natyrisht që e meritoi vendin e parë. Ndërsa, vendin e dytë e mori me reportazh. D.m.th., këtu ka fituar Kosova. Në linjë të drejtpërdrejt kemi Eroll Grapcin, autorin e siglës. Eroll,miremengjesi!
Eroll Grapci: Mirëmëngjesi juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovës.   
                         
Dhurata Kaba: Maestro Eroll Grapci, cilat janë përshtypjet nga ky festival?
Eroll Grapci: Përshtypjet e mia…Unë thjesht kam mbet pa tekst nga pritja që na u bë në Tuzlla, nisur nga kryetari e të gjithë të tjerët. Mund të them se organizimi ka qënë në nivelin më të lartë dhe ndër katër festivalet vlerësimet  e këtij kanë qënë më pozitivet. Cka të them? Kemi dëgjuar shumë ligjerata në pergjithësi. Por, megjithëse të gjithë I i kemi posedu CD-të me të gjitha materjalet konkuruese, ndoshta ka munguar ajo që të gjitha materjalet t´i dëgjojmë të gjithë bashkë. Mirëpo, juria dhe organizatorët kanë vendosur që nga të gjithë të dëgjohen vetëm finalet.
Dhurata Kaba-Redakore ne Radio Kosove

Dhurata Kaba: Paj, s’thashë kot që Kosova është shpërblyer, qoftë Radio Kosova me shpërblimin e parë, qofte Radio Dukagjini me siglën dhe vendin e dytë, për reportazh. Eroll, unë besoj së vitin e ardhshëm Kosova do të triumfojë serish, qoftë me Radio Kosovën qoftë me Radio Dukagjinin. Unë uroj të keni suksese dhe uroj që të keni sukses si dhe ju përgëzoj për shpërblimet që i morët.

Eroll Grapci: Falemidnerit juve dhe besoj se kjo ishte një shtytje edhe me e madhe për Radio Dukagjinin, për Radio Kosovën dhe për Kosovën në përgjithësi. Sepse, unë e ceka në një bisedë të drejtpërdrejt që kisha në radion „Bosnja dhe Hercegovina“, në natën finale, se kjo don të thotë shumë për shtetin me të ri, të cilin ju ende nuk e keni pranuar dhe mendoj se do të vazhdojmë kështu. Dhe, më pëlqeu komenti I disa kolegëve tonë të cilët propozuan që Radio Kosova dhe Radio Dukagjini mos të hynë me në konkurencë, sepse janë të pakunkurence dhe cdo vit po marrin cmime”. Besoj se kështu duhet të dëshmohemi edhe në vitin e ardhshëm.
Dhurata Kaba: Eroll, të përshëndes në emër të dëgjuesve përmes valëve të Radio Kosovës. M´i përshëndet të gjithë kolegët e Radio Dukagjinit.
Mon Zhubi: Unë kisha përshendet Erollin, ish një djalë shumë simpatik dhe shumë punëtor. Tashmë vec është cekur se përderisa në festivalet e mëparshme gazetarët vet e kanë gjet temën me të cilën kanë konkuruar, pra, aktuale, me interes të përgjithshëm, sivjet për herë të parë, organizatori i ka dhënë të gjitha temat e parapara në të gjitha kategoritë. Psh., në kategorinë në të cilën unë isha pjesëtar i jurisë, në storjen hulumtuese ka qënë afërsisht të zhanrit „Ne dhe Evropa“. Ndërkaq, sa I përket radio reportazhit,tema ka qene kryesisht rreth vlerave turistike dhe ekologjike ne rajonin e Evropës Juglindore, në të cilin cmimin e dytë e mori Radio Dukagjini.
Eroll Grapci: Po, morëm vendin e dytë me reportazhin. Një punë e vyeshme nga kolegu I studios në Prishtinë, Ermal Panduri, I cili qysh edhe e shpjegoi juria, se ishte reportazhi më I shkurët ku janë të përfshira të gjitha. Po ne mirë e dimë se reportazhin e radios së Malit të Zit ë cilit I takoi vendi I parë, është vështirë ta tejkalosh. Një reportazh shumë I mirë, në vend të ngjarjes. Z.Moni e ka dëgjuar dhe e din se çfarë reportazhi ishte ai. Mirëpo, unë mendoj që tema ishte aktuale dhe se në mos të parin, ne merituam vendin e dytë,gjithesesi.
Dhurata Kaba: Patjetër. Rëndësi ka që të marrim shpërblime dhe se ka fituar Kosova. S´është me rëndësi nëse Radio Kosova apo Radio Dukagjini. Ka fituar Kosova dhe ne ju kemi deshmaur të tjerëve se me të vërtet ne dimë të punojmë ashtu siç duhet.
Eroll Grapci: Faleminderit edhe juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovës. Mirudegjofshim!
Myrvete Bunjaku gjate transmetimit te emisionit

Dhurata Kaba: Të dashur dëgjues, një buzëqeshje i pasuron ata që e marrin e nuk I varfëron   ata që e japin. Ajo është një shenjë miqësie. Ua ofron pushimin të lodhurve, ua  kthen guximin të dëshpëruarve. Atë nuk mund ta bleni as ta huazoni por as ta vidhni. Nëse takoni dike që ka harruar të buzëqesh, bëhuni zemërgjërë! Dhurojani buzëqeshjen tuaj, sepse buzëqeshja më së tepërmi I nevojitet atij që nuk mund t´ia dhurojë tjetrit. Ne ju dhuruam një program të jashtëzakonshëm mëngjesi, me shpërblimin e parë që fituam në një konkurencë të fortë në festivalin rajonal të radiove të Evropës Juglindorë “Zëri është vision-Tuzlla 2008”. Falenderojmë Mon Zhubin dhe autoren Ajete Beqiraj. Dhashtë Zoti, vitin e ardhshem me shpërblime të tjera.

Mon Zhubi: Nëse punojmë kështu, suksesi është I garantuar, sigurisht!
Me date 1 korrik 2008,ora: 8:00-09:00