Blog

Rapsodi Rrustem Beqiri: “Mos harroni folklorin shqiptar!“

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme. Disa nga kenget e repertoarit te tij brenda kesaj… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Qendër e komunitetit shqiptaro-amerikan, shkolla publike dy gjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturore si dhe mundësi për bursa studimi ishin disa nga pikat me të cilat asambleisti i i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, me 2017 iu fut garës për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti dhe ngadhnjeu krahasa tre kandidatëve të tjerë. “Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-deklaroi Gjonaj, asambleisti… Read More

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More

“Jeto me Drinin”

Drini i Bardhë i cili buron rrëzë malit të Rusolisë, njihet si burimi më i fuqishëm në Gadishullin Ilirik me sipërfaqen e ujëmbledhësit prej rreth 4,265 kilometër katrorë. Rrjedha e tij gjarpëron 122 kilometra përgjatë Rrafshit të Dukagjinit për t’u bashkuar afër Kukësit me Drinin e Zi. Shënimi i Ditës së Drinit nga shoqëria civile me këtë ngjarje te “Ura e Shenjt”, ka për qëllim sinsibilizimin e opinionit për vlerat jetike të Drinit për të pesë shtetet në të cilat shtrihet rrjedha e tij. Reportazhi televiziv nën këtë link The… Read More

Beteja mes jetes dhe vdekjes “Covid 19”

Korrik 2021,Radio Televizioni i Kosovës. Emisioni kushtuar vitit pandemik përfshin sekuenca prej marsit 2020 kur u shfaqen rastet e para në Kosovë e deri në gjysmën e parë të korrikut 2021, me rënjen e të infektuarve në pikën Zero. Mjerisht, atëherë kur filluam të besonim në ngadhnjimin e përafërt përballë kësaj beteje, numri i të infektuarve me Covid 19 në Kosovë po rritet dhe varianti Delta në horizont. Përgjegje pikëpyetjesh e zgjidhje misteresh sjell vec e ardhmja…Por, jona është që të jemi të kujdesshëm aq sa mundemi për të mbijetuar… Read More

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan. Për reportazhin televiziv klikoni këtu  Për ne, diversiteti kulturor është diçka e bukur e cila na begaton si shtet në përgjithësi, thotë për RTK-në Edwin Vargas JR., përfaqësues i shtetit amerikan në Hartford, kryeqyte i shtetit Connecticut. “Mendoj se historia dhe… Read More

Hapja e muzeut shqiptar në SHBA inicohet nga një kolonel amerikan

27 shkurt 2019, RTK, Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve. Për reportazhin televiziv klikoni këtu: Qendra për Trashëgiminë Historike dhe Industriale Amerikane  “Sem & Elisabeth Colt”, në Hartford-CT, e themeluar si kompleks i uzinës së armëve me 1855 nga… Read More

Deçani dhe Ulqini promovojnë turizmin bashkarisht

Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018.  Alpet Shqiptare në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon, rrëzë të cilit behet shtrirja në hark e komunave perëndimore të Kosovës: Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Prizren, te cilat perbejne nje resurs te fuqishem per komunat perkatese.  Harku i vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna te cilat ne popull njihen si “Bjeshket e Bekuara”, eshte pasuri dhe krenari per popullin dhe shtetin e Kosoves. Banoret e ketyre zonave tashme kane rikthyer jeten duke zevendesuar tëbanat e… Read More

Fshati Martinaj përballë një katastrofe ekologjike

Djegja e mbeturinave ne Kodren Jerina 18 qershor 2015, Radio Kosova, Vazhdon gjendja alarmante ne fshatin Martinaj edhe pas përplasjeve dyvjecare të banoreve të ketij fshati me pushtetin komunal të Plavës,te cilet para dy vitesh thyen me forca policore rezistencën e banorëve kundër grumbullimit të hapur të mbeturinave në Kodrën Jerina. Kamionë të panumërt të hedhur dhe djegur ditëve të fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe dëmtimin e bimëve furragjere, duke ekspozuar këto hapësira para një katastrofe ekologjike. Reportazhi televiziv i realizuar me 2015 këtu: Derdhja e mbeturinave me… Read More

Java e jashtëzakonshme-Helmimet masive në Deçan

16 korrik 2021. Për 7 ditë me radhë komuna e Deçanit është në qendër të vëmendjes për shkak të një helmimi nga i cili pësuan mbi 2,000 qytetarë. IKShPK ka dalë me dyshimet e para për praninë e dy lloj bakteresh në ujin e pijes. Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” insiston se uji i pijes nuk është i kontaminuar. Ndërsa, pushteti lokal dhe qendror kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për gjetjen e burimit të infeksionit, si dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar e cila çoi komunën… Read More