Blog

Verimet në Alpe-BJESHKA E MOKNËS

Resurset natyrore dhe kulturore të komunës së Istogut, janë të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve të kësaj treve. Ndërsa, investimet në infrastrukturën rrugore si dhe subvencionimet në rritjen dhe mbarështimin e bagëtisë, janë një shtytje e madhe për rikthimin e traditës shekullore të verimeve si dhe për zhvillimin e turizmit malor në Bjeshkët e Istogut. Ky reportazh nxjerr në pah vetëm disa ngjyra të mozaikut të larmishëm të jetës tradicionale si dhe mënyrën e veçantë të blegtorëve tanë të zellshëm,qoftë me anë të blegtorisë apo edhe… Read More

Teatri Shqiptar në Amerikë

Xhevat Limani, është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët brënda Maqedonisë së Veriut I cili ka interpretuar në rreth 100 premiera teatrore i mirërpitur gjithëmonë nga publiku, ndërsa nga kritika i vlerësuar me thirrjen e merituar “Yll i teatrit shqiptar”. Me themelimin e Teatrit Shqiptar në Amerikë, Xhevat Limani artit skenik shqiptar i dha një dimension më të gjërë dhe më të ndritshëm nëpër skenat e kryeqendrave botërore. Ndërsa, me poemën dramatike Gjergj Kastrioti Skenderbeu së bashku me sopranon briliante Era Hoxha, risollën në kujtesë namin e motit të madh… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Mark Gjonaj, asambleisti i vetëm shqiptaro-amerikan në legjislativin amerikan, shquhet si model I liderit largpamës politik.“Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-pat deklaruar  Gjonaj, në Nju Jork , i cili pas inkuadrimit pesëvjeçar në asamblenë e Nju Jorkut , i hyri garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut dhe krahas tre kandidatëve, ngadhnjeu. Reportazhin televiziv të përgatitur… Read More

Trashëgimia e Rugovës thesar i kulturës evropiane

Kënga, vallja dhe veshja autoktone e Rugovës janë trashëgimi kombtare e me këtë, pjesë e çmueshme e thesarit të trashëgimisë kulturore evropiane. Manifestimi tradicional “Lojërat tradicionale të Rugovës”, çdo vit nxjerr në pah vlerat e larmishme dhe karakteristike të kësaj trashëgimie. Ndërsa sivjet, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës në bashkëpunim me Bashkësinë Territoriale të Rugovës nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, për të filluar me këtë manifestim tradicional “Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane” zgjodhën fshatin panoramik te Stankajve…. Read More

Tradita e grumbullimit të gështenjës

Radio Televizioni i Kosovës, Tradita e grumbullimit të gështenjës në vendbanimet shqiptare është e lashtë sa edhe vet jeta, sepse përbënte njërin ndër burimet kryesore të ekzistencës. Shenjtërinë e këtij druri frutor, i cili njihej edhe si frut i bukës, dëshmon fakti se ai ishte i mbrojtur edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndërsa, për shkak të vlerave të shumëfishta që nga rrënja e deri në gjethe, gështenja tradicionalisht njihet edhe si Pema e Bekuar…Per reportazhin televiziv kliko ketu    RTK, tetor 2018.

Me Grupin e Rapsodëve “Dervish Shaqa” nga Deçani

Radio Kosova, 2015. Megjithëse me një mbështetje modeste institucionale, tradita e këngës folklorike në Deçan vazhdon të kultivohet nga rapsodë të apasionuar, të cilët japin gjithëçka nga vetja për ta mbajtur gjallë si dhe bartur tek brezi i ri. I tillë është edhe Grupi i Rapsodëve “Dervish Shaqa” nga Deçani, të cilët me emrin e emblemës së folklorit shqiptar funksionojnë si një trup i vetëm. Për reportazhin radiofonik klikoni këtu  Ajetë Sh. Beqiraj, Radio Kosova 2015

Rapsodi Rrustem Beqiri: “Mos harroni folklorin shqiptar!“

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme. Disa nga kenget e repertoarit te tij brenda kesaj… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Qendër e komunitetit shqiptaro-amerikan, shkolla publike dy gjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturore si dhe mundësi për bursa studimi ishin disa nga pikat me të cilat asambleisti i i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, me 2017 iu fut garës për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti dhe ngadhnjeu krahasa tre kandidatëve të tjerë. “Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-deklaroi Gjonaj, asambleisti… Read More

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan. Për reportazhin televiziv klikoni këtu  Për ne, diversiteti kulturor është diçka e bukur e cila na begaton si shtet në përgjithësi, thotë për RTK-në Edwin Vargas JR., përfaqësues i shtetit amerikan në Hartford, kryeqyte i shtetit Connecticut. “Mendoj se historia dhe… Read More