Bjeshka e Strellcit-STRELLCI I RI është reportazhi i radhës në ciklin e emisioneve që sjellin larminë e jetës në bjeshkët e Kosovës, hapja e rrugës drejt së cilës sjell adhuruesit e natyrës më pranë bukurive të saj.Ndërsa, elektrifikimi i cili pritet të implementohet si vazhdimësi e këtij projekti do ta shndërrojë Bjeshkën e Strellcit në një vendbanim të ri dhe me emërtim të ri: STRELLCI I RI!

Bjeshka e Strellcit gjendet në kurorën e vargmaleve të Alpeve Shqiptare me rreth 2,365 metra lartësi mbidetare, ndërsa arritja e saj për dhjetëra minuta e shndërron atë në një atraksion turistik, të arritshëm për çdo vizitorë. Emisioni televiziv në linkun e bashkangjitur https://www.youtube.com/watch?v=d11SjJmOiBo

Created by:Ajetë Beqiraj

All rights reserved by:Ajetë Shaban Beqiraj & RTK