Posts by Jeta Beqiraj

Verimet në Alpe-BJESHKA E MOKNËS

Resurset natyrore dhe kulturore të komunës së Istogut, janë të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve të kësaj treve. Ndërsa, investimet në infrastrukturën rrugore si dhe subvencionimet në rritjen dhe mbarështimin e bagëtisë, janë një shtytje e madhe për rikthimin e traditës shekullore të verimeve si dhe për zhvillimin e turizmit malor në Bjeshkët e Istogut. Ky reportazh nxjerr në pah vetëm disa ngjyra të mozaikut të larmishëm të jetës tradicionale si dhe mënyrën e veçantë të blegtorëve tanë të zellshëm,qoftë me anë të blegtorisë apo edhe… Read More

Gjurmë që mbesin…SHABAN BALI NOKSHIQI

Shaban Bali Nokshiqi, një fisnik pasardhës kreshnikësh të cilët fillimisht u dëbuan nga vatrat shekullore në Nokshiq që para lindjes së tij.Dëbimi i dytë dhe rrugëtimi i egër në kohë la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Nokshiqit, atëbotë 16 vjeçar,të cilat do ta përcjellin të pashkëputura deri këtë muzg jete kur tragjedinë e familjes e derdh në kenge vaji për t’ua lënë Amanet e mbamëndje brezave të rinj.Sepse dëbimet prej Nokshiqit nga shteti jugosllav si dhe lufta për mbijetesë në Llugaj të Bajram Currit,i shpallur nga pushteti komunist… Read More

Trashëgimia e Rugovës thesar i kulturës evropiane

Kënga, vallja dhe veshja autoktone e Rugovës janë trashëgimi kombtare e me këtë, pjesë e çmueshme e thesarit të trashëgimisë kulturore evropiane. Manifestimi tradicional “Lojërat tradicionale të Rugovës”, çdo vit nxjerr në pah vlerat e larmishme dhe karakteristike të kësaj trashëgimie. Ndërsa sivjet, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës në bashkëpunim me Bashkësinë Territoriale të Rugovës nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, për të filluar me këtë manifestim tradicional “Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane” zgjodhën fshatin panoramik te Stankajve…. Read More

Tradita e grumbullimit të gështenjës

Radio Televizioni i Kosovës, Tradita e grumbullimit të gështenjës në vendbanimet shqiptare është e lashtë sa edhe vet jeta, sepse përbënte njërin ndër burimet kryesore të ekzistencës. Shenjtërinë e këtij druri frutor, i cili njihej edhe si frut i bukës, dëshmon fakti se ai ishte i mbrojtur edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndërsa, për shkak të vlerave të shumëfishta që nga rrënja e deri në gjethe, gështenja tradicionalisht njihet edhe si Pema e Bekuar…Per reportazhin televiziv kliko ketu    RTK, tetor 2018.

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Qendër e komunitetit shqiptaro-amerikan, shkolla publike dy gjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturore si dhe mundësi për bursa studimi ishin disa nga pikat me të cilat asambleisti i i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, me 2017 iu fut garës për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti dhe ngadhnjeu krahasa tre kandidatëve të tjerë. “Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-deklaroi Gjonaj, asambleisti… Read More

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More

“Jeto me Drinin”

Drini i Bardhë i cili buron rrëzë malit të Rusolisë, njihet si burimi më i fuqishëm në Gadishullin Ilirik me sipërfaqen e ujëmbledhësit prej rreth 4,265 kilometër katrorë. Rrjedha e tij gjarpëron 122 kilometra përgjatë Rrafshit të Dukagjinit për t’u bashkuar afër Kukësit me Drinin e Zi. Shënimi i Ditës së Drinit nga shoqëria civile me këtë ngjarje te “Ura e Shenjt”, ka për qëllim sinsibilizimin e opinionit për vlerat jetike të Drinit për të pesë shtetet në të cilat shtrihet rrjedha e tij. Reportazhi televiziv nën këtë link The… Read More

Beteja mes jetes dhe vdekjes “Covid 19”

Korrik 2021,Radio Televizioni i Kosovës. Emisioni kushtuar vitit pandemik përfshin sekuenca prej marsit 2020 kur u shfaqen rastet e para në Kosovë e deri në gjysmën e parë të korrikut 2021, me rënjen e të infektuarve në pikën Zero. Mjerisht, atëherë kur filluam të besonim në ngadhnjimin e përafërt përballë kësaj beteje, numri i të infektuarve me Covid 19 në Kosovë po rritet dhe varianti Delta në horizont. Përgjegje pikëpyetjesh e zgjidhje misteresh sjell vec e ardhmja…Por, jona është që të jemi të kujdesshëm aq sa mundemi për të mbijetuar… Read More

Deçani dhe Ulqini promovojnë turizmin bashkarisht

Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018.  Alpet Shqiptare në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon, rrëzë të cilit behet shtrirja në hark e komunave perëndimore të Kosovës: Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Prizren, te cilat perbejne nje resurs te fuqishem per komunat perkatese.  Harku i vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna te cilat ne popull njihen si “Bjeshket e Bekuara”, eshte pasuri dhe krenari per popullin dhe shtetin e Kosoves. Banoret e ketyre zonave tashme kane rikthyer jeten duke zevendesuar tëbanat e… Read More

Java e jashtëzakonshme-Helmimet masive në Deçan

16 korrik 2021. Për 7 ditë me radhë komuna e Deçanit është në qendër të vëmendjes për shkak të një helmimi nga i cili pësuan mbi 2,000 qytetarë. IKShPK ka dalë me dyshimet e para për praninë e dy lloj bakteresh në ujin e pijes. Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” insiston se uji i pijes nuk është i kontaminuar. Ndërsa, pushteti lokal dhe qendror kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për gjetjen e burimit të infeksionit, si dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar e cila çoi komunën… Read More