Posts by Ajete Beqiraj

Digjen pyjet e Rozhajës si dhe shkolla e vetme shqipe


16 maj 2020, Pyjet e Malsisë së Rozhajës gjatë ditës së djeshme
janë përfshirë nga zjarri i cili është shtrirë në dhjetëra vendbanime.  Ndërsa në orët e vona, shkolla e vetme shqipe në Dacaj është thyer dhe i është vënë flaka. Lexo më shumë…

Sot, Malsia e Rozhajës është gëdhirë pa pyjet shekullore të cilat ishin mushkëria e qytetit. Ndërsa hapësirat e shkrumbuara si pasojë e ndërhyrjes së vonuar institucionale, pasqyrë e errët e një shteti i cili para tri dekadash ka shpallur veten Shtet Ekologjik. Sepse, sipas banorëve të atjeshëm, ndërhyrja institucionale ka ndodh pas 4-5 orësh, vetëm kur u rrezikua jeta e banorëve.

Zjarri rrezikonte venbanimet
Zjarri në pyje të Rozhajës

“Zjarret shpërthyen paraditën e djeshme-rrefën Ali Daci, nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi- Zjarri u shtri me një shpejtësi marramendëse në një perimetër prej 10 kilometrash, nga fshati Dacaj, Husaj, përgjatë brezit kufitar me Kosovën, drejt pikës kufitare të Kullës e në drejtim të Eshtedimit. Me një fjalë, pyjet më të bukura…Shpërndarjen e zjarrit e ndihmoi era e rrëmbyeshme e cila rriste nivelin e flakëve deri ne 150 metra. Dhe kështu, brenda 5 orësh gjithëçka e gjelbërt u shnderrua në tym e flakë dhe sot mushkeritë e Malsisë së Rozhajës nuk ekzistojne më…”.

Komuna e Rozhajës: “Intervenim efikas i zjarrfikësve dhe vullnetarëve”

Sipas komunës së Rozhajës, kryetari i Komunës Rahman Husoviq dhe Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Nuradin Agović ishin në komunikim të vazhdueshëm me Drejtorinë për Situata Emergjente si dhe Ushtrinë e Malit të Zi, me qëllim të koordinimit të veprimeve për shuarjen e vatrave të zjarreve të cilat prekën gjithësejt 18 lokacione dje. Por, sipas tyre, “për shkak të erës së stuhishme, e cila ishte shkaku kryesor i përhapjes së zjarrit, helikopterët e Ushtrisë nuk mundën të fltuturonin në mënyrë që të shuanin vatrat nga ajri, sepse, sipas vlerësimeve përkatëse, ekzistonte një shkallë e lartë e rrezikut të rrëzimit”. Aty thuhet se “Drejtoria për Situata Emergjente

Njësia e Zjarrfikësve dhe vullnetarët

ishte e gatshme të dërgonte automjete të shërbimeve bregdetare të mbrojtjes dhe shpëtimit në Rozhajë, megjithatë, “për shkak të gjatësisë së rrugës dhe rrethanave të tjera rënduese, Agović vlerësoi se ky model i ndihmës nuk do të ishte efektiv. Ndërsa një helikopter i ushtrisë vizitoi të gjithë fushën dje, dhe nëse është e nevojshme, aeroplanët e pajisur posaçërisht do t’i bashkangjiten aksionit të zjarrfikësve”. Ndaj, ndërhyrja e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me punëtorët e Ujësjellësit Komunal të cilëve iu bashkangjitën edhe vullnetarë, nën monitorimin e Departamentit të Sigurisë dhe Policisë Komunale “ndërhynë dhe në mënyrë efikase dhe në një kohë rekord të shkurtër arritën të largojnë zjarret nga zonat e populluara”, shruajnë në Web-faqen e komunës së Rozhajës.

Banorët:”Intervenim tejet i vonuar-Janë djegur kryesisht pyjet private të shqiptarëve”

Sipas kësaj deklarate dhe fakteve në terren, arsye e mjaftueshme për lejimin e ndërhyrjes ishte vetëm përhapja e zjarrit edhe në vendbanime dhe rreziku i jetës së qytetarëve. Ndaj, ndërhyrja e  zjarrfikësve tejet e vonuar dhe pas 4-5 orëve, pas djegjes së qindra hektarëve pyje, e një shtëpie dhe disa objekteve përcjellëse. “Zjarrfikësit knë ndërhyrë pas djegjes së një stalle në mes të fshatit dhe alarmimit të banorëve, një pjesë e të cilëve u desh të evakuohej meqë pritej djegja e gjithë fshatit. Edhe në fshatin Husaj u dogj një shtëpi dhe aty dhe në fshatrat përreth disa objekte përcjellëse. Rreziku për disa shtëpi në kto zonë ka vazhduar deri në orët e vona”-thotë Daci, sipas të cilit pjesa dërmuese e këtyre pyjeve ishin pronë private e banorëve të fshatrave Dacaj dhe Husaj.

Vendi i njohur si “Kallugjerski Llaz”

Me 2011-të edhe pyjet halore të fshatit Martinaj të banuar me shumicë shqiptare të cilat përbëjnë më se gjysmën e hapësirës pyjore të Malësisë së Plavës dhe të Gucisë, u përfshinë nga flakët. Por, ndërhyrja e institucioneve malazeze atje ndodhi pas dy-tri ditëve, me arsyetimin se “helikopterët për ndërhyrje nga ajri ishin në remont”. Në Malsinë e Rozhajës ndërhyrja e zjarrfikësve ndodhi pas 4-5 orësh kur ishte i pamundur çdo tentim afrimi pranë pyjeve. Ndërsa, banorët lokal edhe kësaj radhe ishin të pafuqishëm të intervenojnë karrshi një zjarri të përmasave të tilla, i cili pasuritë e rritura ndër shekuj po ua gllabëronte brënda nate. Dëm i pakompenzueshëm dhe poaq e pashpjegueshme ndërhyrja e vonuar institucionale për mbrojtjen e kësaj trashëgimie natyrore e përcjellur ndër breza.

I vëhet flaka edhe shkollës së vetme shqipe në Dacaj të Rozhajës

Dritarja prej kah besohet se
është bërë thyerja

 

Përderisa, pikëpyetje të tjera nxjerr në pah incidenti i radhës në

Zjarri paraprak në depon e shkollës
u lokalizua nga zjarrfikësit

shkollën e vetme shqipe në Dacaj,  e cila mbrëmë pas orës 23:30 është thyer nga persona të panjohur të cilët i kanë vënë edhe flakën. Ky dyshim ngrihet nga thyerja në hyrjen e pasme të objektit dhe zjarrvënja nga brenda, pas shuarjes së zjarrit paraprak në deponë e druve të shkaktuar nga shkëndijat e zjarreve nga pyjet. Ali Daci, aktivist i çështjes kombtare i cili punon në këtë shkollë tash 30 vjet tregon se: “Kah ora 19-të nga zjarri i vrullshem ka filluar djegja e depos së druve të shkolles, por zjarrfikesit ndërhynë dhe e hodhën depon në lumë. Mirëpo, mbrëmë rreth orës 23:30 dikush ka thyer grilen e dritares kah ana e pasme e shkollës dhe i ka vënë zjarrin zyrës së drejtorit, ku ka qenë i gjithë dokumentacioni i shkollës si dhe kompjuterët në vëzhgim të kamerave. Kjo të lë përshtypjen se e gjithë kjo ka qënë e koordinuar në mënyrë që të fshihet gjithëçka nga syri i kamerës dhe të sulmohet shkolla e vetme shqipe në Rozhajë…”.

Sulme të cilat përsëriten-thotë Daci, i cili shton se “qe 30 vjet qëkur punoj n’këtë shkollë, është sulmuar së paku një herë e edhe dy herë në vit. Kësaj radhe e dogjën një pjesë të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në arkivin e shkollës. Tash shkolla po qendron në këmbë si skelet, me mure të thyera e të djegura…Sot pashë një patrullë policore para objektit të cilët pohuan se po hetojnë pistat e dyshimit. Por unë nuk e besoj aspak, se sulmet e kohëpaskoheshme nuk pushuan qe 30 vjet por asnjeherë  nuk u gjet një fajtor!”

Thirrje institucioneve: “Le të zbulohet dhe të ndëshkohet “dora e zezë””

Drejtori i shkollës Haxhi Lajçi
bart dokumentacionin
Shkolla shqipe “Dacaj”
pas djegjes

Daci është i bindur se  përkundër dëshmive të qarta të futjes së qëllimshme të dikujt nga ana e pasme e shkollës duke thyer grilat dhe vënë zjarrin shkollës,  përgjegjësinë do të përpiqen ta hedhin tek zjarret. Ndaj me këtë rast iu bën thirrje institucioneve të Malit të Zi për angazhim maksimal, që sic u shpreh, “të gjejnë dorën e zezë që ka vënë zjarrin në këto male dhe të gjejnë dorën e krimit që ka vënë zjarrin në shkollën e vetme shqipe, në Dacaj të Malsisë së Rozhajës. Përndryshe, ne si banorë të Rozhajës si dhe qytetarë të këtij shteti do t’ndjehemi t’zhgënjyer dhe të fyer!”
Institucioni i vetëm shkollor i popullit atuokton dhe shtetformues shqiptar, në Dacaj të Malsise së Rozhajës, deri më tani ka përcjell mbi 40 gjenerata në gjuhën shqipe.  Ndërsa, sivjet mësimi për të katër nxënësit e vetëm të kësaj shkolle do të mbyllet pa diploma, nga dora e krimit e cila aktivizohet për çdo vit dhe mbetet e pandëshkuar brenda një shteti i cili tashmë ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian….

Ajetë Shaban Beqiraj
Foto:A.Daci, Ar.Daci

Hapja e muzeut shqiptar në SHBA inicohet nga një kolonel amerikan

Kompleksi i uzinës së armës “Colt’,
ndërtuar në vitet 1850
Projekti i muzeut”Sem & Elisabeth

Colt

27 shkurt 2019, RTK, Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega
e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve. Për video kliko këtu 

Qendra për Trashëgiminë Historike dhe Industriale Amerikane  “Sem & Elisabeth Colt”, në Hartford-CT, e themeluar si kompleks i uzinës së armëve me 1855 nga Samuel Colt- shpikësi i parë i armës me cilindër 6 fishekësh-Colt,  pas rreth një shekulli synohet të shndërrohet në një qendër historike në kuadër të së cilës do të jetë edhe muzeu shqiptar.

Kol.Griffin:”Shqiptarët kanë një histori të lashtë, të pasur dhe të lavdishme”

Sepse, shqiptarët kanë një histori të lashtë dhe të pasur që nga pellazgo-ilirët, të lavdishme në epokën

Kol.Griffin me presidentin Rugova
me 1999, ne Prishtine

e  Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, si dhe heroike të luftës për liri dhe pavarësi nga pushtuesit e ndryshëm, thotë për RTK-në themeluesi dhe drejtuesi i kësaj qendre kol.James Griffin, ish ndihmës i Shtëpisë së Bardhë i cili gjatë luftës së Kosovës zhvilloi takime me përfaqësues të UÇK-së, me ata të
qeverisë së përkohshme si dhe me presidentin Rugova, për të përcjell qëndrimet e tyre tek shteti amerikan.

“Ne kemi një projekt tejet të bukur, pozitiv por dhe meritor për popullin shqiptar brënda kompleksittë Kolteve sepse mendoj se shqiptarët janë amerikanët e rinj më të mirë. Këtu do të rrëfenim përpjekjet heroike të shqiptarëve të cilët përkundër viktimizimit nga shtypjet e vazhdueshme nga pushtuesit e njëpasnjëshëm ia dolën të mbajnë gjallë kulturën dhe identitetin e tyre.Por, mbi të gjitha, kjo do  të na shpie nëpër përvojën amerikane në ndihmë shqiptarëve në mbajtjen gjallë të kulturës dhe identitetit të tyre që nga ndërhyrja e presidentit ëillson për shpëtimin e Shqipërisë nga një copëtim i dytë e deri tek presidenti Klinton në Kosovë gjatë konfliktit me serbët me ’97-’99, përfshirë konferencën e paqes në Rambuje e tutje”.

Muzeu shqiptar-sihariq për komunitetin shqiptar 

Ragip Kalaja,afarist shqiptar CT

Dhe, ky është një sihariq për shqiptaro-amerikanët të cilët po përpiqen  të mbajnë gjallë gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën edhe në këtë kontinent të largët. Ndër ta janë edhe Nexhdet dhe Valon Avdimetaj, nga Strellci I Deçanit me banim ne rrethinat e Hartfordit, të cilët tashmë janë pavarësuar në bizneset e veta. “Në familjet tona flasim vetëm shqip dhe fëmijët e dinë gjuhën qind per qind sepse është jona dhe do të mundohemi ta ruajmë përgjithmonë dhe ta përcjellim te brezat e rinj. Por, të
kemi një muze shqiptar në shtetin tonë ky do të ishte gëzimi më i madh dhe ndihma  jonë nuk do të mungonte asnjëherë. Ne kemi edhe relikte të shumta nga trashegimia jonë familjare të cilat i ruajmë me fanatizëm dhe me t’u hapur muzeu shqiptar këtu, ne te gjitha do t’i dhurojmë për ta pasuruar sa më shumë. Sepse mburremi me kulturën tonë të pasur dhe me faktin se jemi shqiptar”- thotë Nexhdeti. I vëllai Valoni shton se ata
japin më të mirën që fëmijët e tyre të jenë sa më afër gjuhës, kulturës dhe historisë sonë: “Ne gjithëmonë komunikojmë në gjuhën shqipe dhe fëmijëve ua shpjegojmë historinë e traditën në mënyrë që ata edhe këtu të jenë krenar me kulturën tonë të pasur. Dhe, është kënaqësia më e madhe të dëgjosh se këtu mund të hapet një muze shqiptar, sepse vetëm ashtu mund t’iu tregosh popujve të tjerë se cili kush jemi ne? Ndërsa, kur kjo iniciativë vjen nga një amerikan, kjo na bën shumë krenar sepse ne jemi të vetdishëm se po mos të ishte Amerika ne nuk do te ishim të lirë e aq më pak do të bëheshim shtet. Ndaj, jam shumë i lumtur dhe krenar që historia dhe kultura jonë të prezantohen në SHBA, gjegjsisht në shtetin ku jetojmë, në Connecticut”, thotë Valoni.

Komuniteti shqiptar në SHBA:”Gjuha dhe kultura shqipe janë pjesë e pandashme”

Kol.James Griffin(majtas)
& Xhevat Limani(djathtas)

Përderisa, për Ragip Kalanë, nga Prishtina, poashtu i pavarur në biznesin e tij në qarkun e Hartfordit, gjuha, kultura dhe tradita jonë janë pjesë e  pandashme e familjes. Ndaj, themelimi i një muzeu shqiptar nga një amerikan si kol.Griffin, është nderi më i madh që mund t’i bëhet popullit shqiptar në përgjithësi: “Është krenari! Inshallah jep Zoti e bëhet kështu që do të angazhohem të ofroj gjithë mbështetjen timë. Se, përkundër mundësive që ofron shteti amerikan, këtu është vështirë të ruash historinë e kulturën kombtare… E po ta kemi një muze, atëherë do t’i dërgonim fëmijët të dinë se prej nga vimë dhe të njihen më mirë me historinë tonë”, thotë Kalaja.

I diplomuari në West Point dhe ish ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, kol.James Griffin, thotë për RTK-
në të jetë në bisedime me 4 profile të larta: përfaqësues të familjeve më të mirenjohura filantrope amerikane , të cilët janë të gatshëm të ofrojnë mbi 15 milion dollarë për blerjen dhe transformimin e kompleksit 17 hektarësh të uzinës historike të armëve Colt, të viteve 1850, kur kjo industri ishte në pikun e famës. “Çfarëdo ndihme për ne do të jetë e mirëseardhur, sepse do të përshpejtojë realizimin e projektit dhe do të na lehtësonte punën tonë për të treguar jetësuar një pjesë historike të Hartfordit, brënda së cilës do të sillej edhe rrëfimi historik i popullit shqiptar”, thotë Griffin.

Muzeu i Kosovës

Kol.Griffin: “Kërkojmë bashkëpunimin e muzeve dhe të shqiptarëve të mirë”

Ndërsa, mënyra më e mirë për ta realizuar projektin e Muzeut Shqiptar brënda kësaj qëndre historike është bashkëpunimi me muzetë në Tiranë dhe në Prishtinë si dhe me qytetarët vullnetmirë të cilët do të ndihmonin me eksponate të ndryshme kompletimin e historisë sonë, thotë z.Griffin. “Në këtë
mënyrë do të përpiqemi që me anë të artefakteve të dëshmojmë historinë e shqiptarëve që nga Gjergj Kastrioti dhe përvoja me turq kur shqiptarët ishin të detyruar të konvertoheshin në musliman, pastaj ndërhyrjen e Amerikës të mos lejoj copëtimin e dytë të Shqipërisë nga fuqitë e mëdha dhe zhdukjen nga harta, te ndërhyrja për çlirimin e Kosovës në ndihmë Evropës të hiqte qafe diktatorin e fundit, Sllobodan Milosheviq. Dhe, për këtë na duhet ndihma e
institucioneve shqiptare dhe e shqiptarëve të mirë”,thotë kol.Griffin.

Sepse, në historinë shqiptaro-amerikane ka çfarë të rrëfehet, kur ishte vizioni i shqiptaro-amerikanëve dhe roli historik  i presidentit Woodrow Willson të cilët shpëtuan Shqipërinë. Ndërsa, rrëfimi në një muze i këtij rrugëtimi të përbashkët shqiptaro-amerikan do t’i hap historisë sonë një dritare të re para botës, nëpërmjet së cilës popujt e ndryshëm do të prekin nga afër përpjekjet, luftën dhe sakrificën e shqiptarëve për mbijetesë, liri dhe pavarësi në trojet e tyre shekullore…

 
Ajetë Sh. Beqiraj, RTK

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

Flamuri i Kosovës në
Capitol Building, Hartofrd,CT
Flamuri kombtar shqiptar
në Capitol Buliding, CT

24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan. Per të parë videon kliko këtu


Përfaqësuesi i shtetit Vargas Jr.: “Shqiptarët begatuan kulturën amerikane”

Për ne, diversiteti kulturor është diçka e bukur e cila na begaton si shtet në përgjithësi, thotë për RTK-në Edwin Vargas JR., përfaqësues i shtetit amerikan në Hartford, kryeqytetin e shtetit Connecticut. “Mendoj se historia dhe kultura shqiptare është shumë e pasur. Shqiptarët janë pozitiv dhe të përkushtuar të ruajnë kulturën e tyre, kontaktet me familjet e veta në vendlindje për t’u siguruar se fëmijët do të njohin farefisin dhe do të

Edwin Vargas Jr.-Përfaqësues i Shtetit
në Hartford, Connecticut

forcojnë lidhjet me rrënjët e veta-thotë Vargas Jr. për të shtuar se – Unë kam 35 vjet ne arsim dhe kisha shume studentë shqiptar. Këtu, mbi Capitol Building qe një javë nga përvjetori i pavarësisë së Kosovës po valon lirshëm flamuri i shtetit tuaj. Ndërsa shpresoj që një ditë të jem në gjëndje të vizitoj Kosovën, Shqipërinë dhe vendet përreth  të cilat na dhanë qytetarë të rinj në Hartford duke na begatuar kulturën dhe ndihmuar komunitetin me bizneset e tyre “.

Kryetari Bronin:”Shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të vlerave amerikane”

Luke Aaron Bronin
Kryetar i Bashkisë, Hartford CT

Për kryetarin e Bashkisë së Hartfordit Luke Aaron Bronin, komuniteti  shqiptar në Amerikë jo vetëm është i përkushtuar ndaj familjes dhe besnik ndaj atdheut por ata janë poaq aktiv brëda komunitetit.  “Në Hartford kemi afaristë të suksesshëm shqiptarë, profesorë, doktorë, arkitektë, bankierë, etj., ndërsa si komunitet, shqiptarët janë patriotët më të përkushtuar amerikan dhe mbështetësit më të mëdhenj të vlerave të verteta amerikane. Kjo është arsyeja e cila komunitetin tonë shqiptar e bën kaq të rëndësishëm për ne jo vetëm si qytet, por edhe si shtet dhe si komb. Shqiptarët, me promovimin e artit dhe të kulturës kanë arritur të ruajnë identitetin e vet. Ndërsa, ne  jemi krenar të punojmë
në partneritet me ta dhe të mbështesim përpjekjet e tyre ta çojnë përpara Qendrën e Komunitetit Shqiptar, ku do t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën e vet dhe të përcjellin traditën brez pas brezi”-thotë kryetari Bronin.

Martinaj:”Hapja e shkollës shqipe dhe ngritja e flamurit-krenari e ACC-së”

Artan Martinaj, kryetari i Qendrës së
Komunitetit Shiptar,në Hartford

Dhe për iniciativa të tilla si hapja e shkollës shqipe apo ngritja e flamurit në Capitol Building është dashur shumë kohë dhe durim, thotë afaristi shqiptar Artan Martinaj, anëtar i kryesisë Sindikatave të Pavarura të Transportit në shtetin Connecticut i cili është edhe kryetar i Qendrës së Komunitetit Shqiptar(ACC), në Hartford.”Sepse, ngritjen e flamurit janë munduar ta bëjnë edhe pararendësit tanë me vite dhe nuk ia kanë dalë. Ndaj, konsiderojmë se ndër sukseset më të mëdha të ACC-së është ngritja e flamurit kombtar dhe shtetror në Capitol Building. Se, duke qënë i emigruar këtu për 30 vite
nga presionet barbare serbe mbi familjen time në Martinaj tw Plavës dhe Gucisë,  unë pothuaj u rrita me përfaqësuesit e politikës së këtushme por edhe duke e çmuar punën dhe mbështetjen e komunitetit tonë, përfaqësuesit e legjislativit ma dhanë këtë mundësi me kënaqësi. Komuniteti ynë e priti shumë mirë, meqë shumica nuk besonin se do te realizohej ndaj kjo është krenari për të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Ndërsa, suksesi tjetër është hapja e shkollës shqipe në kuadër të qendrës sonë e cila pas një luhajtjeje së shpejti do të rikthehet edhe më e fuqishme”, tha Martinaj për RTK-në .

Shqiptarët hapin dyert me punë dhe sinqeritet

Përderisa, aktivistë të rinj si Kreshnik N. Maloku, janë shembull për vullnetin e mirë dhe energjinë pozitive për unifikimin e komunitetit si dhe të ecjes së përbashkët drejt arritjeve të reja. I emigruar para 6 vitesh dhe aktualisht me punë në kompaninë për dizajnimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e motorëve të avionëve civil dhe ushtarak Pratt & ëhitney si dhe si anëtar kryesisë së ACC-së ai

Kreshnik N. Maloku, anëtar i ACC-së

ripohon krenarinë e ngritjes së flamurit kombtar dhe të shtetit të Kosovës në Capitol Buliding, në Hartford.  “Dhe, kjo po ndodh qe disa vite meqë datat e pavarësimit tonë, 28 nëntori respektivisht 17 shkurti janë fut në kalendarin e festave. Se, ndonëse në Hartford dhe këtu ka komunitete tjera shumë më të mëdha dhe më me influencë, por këtë e kemi arritur me bashkëpunimin tonë të sinqertë. Si qendër, kemi hap edhe shkollën shqipe, organizojmë edhe festivalin dhe aktivitete tjera. Ndërsa, siç e patë edhe vet, në këtë ndërtesë ndjehemi si në shtëpine tonë dhe kjo sallë na ofrohet për shfrytëzim në shënimin e datave më të rëndësishme kombtare, ku na bashkangjiten kryetarë, guvernatorë, kongresmenë e senatorë sepse puna dhe sinqeriteti jonë që na ka ofruar më politikën amerikane, pa dallim. Ndaj, pavarësisht sifdave nëpër të cilat po kalon Kosova ndërkohë, unë desha të përcjell mesazhin e pararendësve tanë:”Mbahu nën’o…Mos kij frikë se i ke djemtë në Amerikë!”

Shqiptarët e Hartfordit së shpejti me revistë të veten 

Psikologu Blerim Rexhaj, emigrantë shumëvjeçar nga Peja, i cili trajton refugjatët e traumatizuar nga lufta dhe nëpërmjet duarve të tij kaluan qindra të traumatizuar boshnjakë e shqiptarë nga luftërat e përgjakshme të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, vjen me idenë për themelimin e një reviste shqipe në Hartford. “Sepse, komuniteti ynë në Hartford është mjaft i organizuar dhe Qendra e Komunitetit

Dr. Blerim Rexhaj, psikolog

Shqiptar(ACC)ka një kontribut të veçantë në përafrimin e politikës amërikane me çështjet që na përkasin si komunitet shqiptar, pastaj hapja e një shkolle shqipe, ngritja e flamurit,etj. Por, duke qënë se kemi një zhvillim të dukshëm si komunitet në çdo lëmi, unë mendoj se është koha që të fillojmë botimin një revistë mujore. sepse, ne kemi shumë intelektualë të cilët mund të kontribuojmë të provojmë të arrituat tona apo edhe të sjellim sa më afër çështjet jetike për shqiptarët në Connecticut”-thotë dr. Rexhaj.

ACC – mozaik i pasur i profileve të ndryshme 

Përderisa, Nazim Salihu-Noli, stilist, emigrant i hershëm i cili tash 10 vite jeton në qarkun e Hartfordit, është gjithëmonë aty për t’u përkujdesur për një prezantim të dinjitetshëm të organizatorëve në festat kombtare dhe aktivite të tjera. Sepse thotë Salihu: “Në Qendrën e Komunitetit Shquptar në Connecticut jemi vullnetarë që organizojmë aktivitete të mëdha dhe une iu kam thënë se gjithëmonë mund të llogarisin në mua. Dhe, meqë në këto ngjarje kemi emra

Nazim Salihu-Noli, stilist në Hartford

të mirënjohur shqiptaro-amerikan unë deshiroj që secili të prezantohet sa më mirë para publikut. Ne kemi bërë shumë gjëra të bukura dhe kemi sjell njerëz të çmueshëm në ngjarjet tona, por disa prej anëtarëve kanë marr transfere dhe duhet kohë të rikuperojnë grupin. Dhe, kjo do shumë mund e

sakrificë duke pas parasysh se paku një herë në javë duhet të takohemi për programin, organizimin, vendet se jo që nuk bashkpunon komuniteti por gjatë ditëve të punës është problem…Por, sa më përlet mua, unë përpiqem të jem në dispozicion sa herë e kërkon nevoja”-thotë Salihu- Noli.

Hartfordi është kryeqytet i shtetit Conecticut si dhe njëri ndër qytetet më të vjetra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, komuniteti shqiptar brënda tij vazhdon të jetë i mbledhur rreth organizimeve të ndryshme duke ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare, promovuar vlerat amerikane si dhe kultivuar tutje lidhjet e ngushta dhe me peshë historike ndërmjet të dy popujve që nga bërja e Shqipërisë e deri në çlirimin e Kosovës, pavarësimin dhe konsolidimin si shtet.

Autore: Ajetë Sh. Beqiraj, RTK 

Qytetarët në një vjetorin e shtetësisë së Kosovës

17 shkurt 2019, Dojçe Velle. Një vit pas pavarësisë Kosova përballet me ekonomi të pazhvilluar, shkallë të lartë të papunësisë, varfëri ekstreme dhe korrupsion. Si rrjedhojë, përvjetorin e pavarësisë populli i Kosovës e pret me ndjenja të përziera.


Me 17 shkurt 2008-të, bota ishte fokusuar tek Kosova e cila pushonte besimplotë se që nga kjo ditë do të radhitej ndër shtetet e pavarura. Populli shqiptar e priste me padurim shpalljen e pavarësisë, e të gjithë kishin përgjigje të njëzëshme: “Mezi kemi prit me e pa ditën e sodit, e moti jemi duke e prit…Prej 1912-tës e deri në ditë të sodit, vuajtje e kiamet. E sot, s´ka ditë ma t´madhe për popullin shqiptar!“

Për dallim, tek serbët e Kosovës, akti i shpalljes së pavaresise ngjalli pasiguri e skepticizëm. Vesna Spaleviç është ndër serbët e rrallë, e cila dhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë, u kthye në Deçan me shpresën për një të ardhme në shtetin e Kosovës. “Unë jam kthyer në Deçan më 28 janar 2008. Që don të thotë, rreth 20 ditë para shpalljes së pavaresisë së Kosovës”-thotë Vesna Spaleviç.

Por, sa i ka realizuar shpresat e qytetarëve pavarësimi i Kosovës dhe a ka ndryshuar diçka në standardin e jetës së tyre, një vit pas bërjes së Kosoves shtet?

Varfëri për qytetarët-Luks për pushtetarët…

“Send mbi këtë tokë! Shit dru vjet-shit sivjet. Erdh shpirti te hunda, pa punë, pa punë…E me hangër po duhet përditë!”-thotë Mustafë Hyseni 55 vjeç, nga Bardhaniqi i Gjakovës, të cilin edhe sivjet e gjejmë me një karrocë me dru buzë rrugës, për shitjen e të cilit i duhet të pres me javë.

“Si mos më keq! Nuk kam ujë as s´kam asgjë. Mos pyet fare! Megjithëse fqinjët shqiptarë janë të mirë me mua dhe vinë e më vizitojnë, pavarësia e Kosovës në jetën time nuk ka ndryshuar asgjë”-përgjigjet 80-të vjeçarja, Velika Sharkoviç, nga Bellopoja e Pejës.

“Kosovën shtet e kam paramendue krejt ndryshe, me vende të reja pune, pa përçarje të politikanëve. E kta, ai për veti-e ky për veti, e në fund po heq populli. Nxe karriket e mbushi xhepat për vete, e për popullin asgjë!”-thotë Milaim Hulaj, kamarier.

Më shumë vendpunime për zbutjen e varfërisë

“Në standardin e jetës sime s´ka ndryshuar asgjë. Përkundrazi, ndoshta është edhe në rënie për shkak të gjendjes ekonomike – thotë Rasim Tolaj, nga Deçani-Strukturat udhëheqëse do t´duhej të krijonin më shumë vende pune, kur kemi parasysh një rini, e cila çdo vit diplomohet apo specializohet në profile të ndryshme e në fund mbesin pa punë!”

“Në familjen tonë nuk ka ndryshuar shumë, përveç ngritjes së pagave të nivelit të arsimit. Por, sot kemi institucionet tona legale, kam pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit tim dhe kjo më bën të lumtur dhe krenar!” – thotë Betim Qorraj, arsimtar, i cili Kosovën e pavarur e sheh nga një këndvështrim tjetër.

Një vit pas kthimit, Vesna Spaleviç, mendon se në Kosovën e pavarur ka të ardhme për secilin. “Përderisa të ketë punë, kudo mund të ketë të ardhme. Unë u ktheva para një viti, në Deçan – thotë Vesna. Në qershor fillova punën në Zyrën Komunale për Komunitete, ndërsa në dhjetor arrita të sjell në Deçan një projekt prej 40 milionë eurosh për ndërtimin e një impianti për riciklimin e mbeturinave, të cilin do ta zbatojmë së bashku me komunitetin e këtushëm dhe me autoritetet kosovare.”

Qytetarët duan të japin gjithëmonë për shtetndërtim

“Edhe ne duhet të japim në vazhdimësi për shtetin e Kosovës – mendon arsimtari, Sadik Mazrekaj, nga Dranoci. Asnjëherë s´duhet thënë: ”Bëra mjaft e tash do t´ndalem të pushoj!” Edhe qeveria, edhe strukturat e tjera politike nuk do duhej të ndalen me kaq, sepse sot kemi shifra katastrofike të varfërisë së skajshme. Kemi një numër të madh të papunësisë. Një moshë relativisht të re. Rreth 30 mijë krahë pune dalin në vit tek kosovarët. Pritet që politika të bëjë edhe shumë në uljen e varfërisë. Se, sado që një pjesë e popullit të ketë, kur nuk kanë të gjithë, qeveria nuk duhet me qenë të knaqun”.

Krahas sukseseve, Kosova edhe një vit pas bërjes shtet përballet me ekonomi të pazhvilluar, papunësi të madhe, varfëri ekstreme dhe korrupsion, sot ajo shkëlqen në frymën festive të përvjetorit të pavarësimit të saj.

Ajetë Sh. Beqiraj,DW

Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY

Gjonaj pas fitores në garën për Këshillin Bashkiak

13 shtator 2017,RTK. Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filtar zgjedhjet brendapartiake për këshillin bashkiak të qytetit të Nju Jorkut. Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për te vazhduar me 9 nentor garen perfundimtare me kunderkandidatin e tij republikan. 

Gjonaj: “Fitore e rëndësishme për të gjitha komunitetet”

Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, me zgjedhjen e tij si asambleist në vitin 2014 u radhit  si shqiptari I parë I cili u fut brënda legjislativit të shtetit amerikan.Ndersa,  për të dytën herë radhazi bëri krenar komunitetin shqiptar kudo në botë me fitoren brenda partiake te demokratwve për Këshillin Bashkiak të qytetit fe Nju Jorkut krahas katër kandidatëve të tjerë, ngaqë beson se nga kjo pozitë do të jetë më I dobishëm për komunitetin:

“Është një natë e mrekullueshme. Një natë me shumë energji pozitive jo vetëm për komunitetin shqiptar por për krejt distriktin-
tha Gjonaj për RTK-në. Komuniteti jonë është shumë I rëndëishëm për mua dhe koha e komunitetit shqiptar është sot, sepse janë të suksesshëm në biznese, në shkollë dhe kanë hy në vende kyqe. Ndaj, jo vetëm Bronxi apo Nju Jorku por edhe Amerika po e sheh dhe po  e njeh vullnetin e shqiptarëve të cilët janë te suksesshem në cdo lëmi, në biznese apo ne shkolla e kudo që kanë hy ndaj edhe na përkrah”.

Gjonaj-Shqiptari i parë brënda legjislativit amerikan

Pas garës elektorale –
 Gjonaj, Angjelina e Gëzim Nika, Beqiraj 

Asambleisti I parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut  garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitore. Ndërsa, premtimet e dhëna gjatë fushatës, si: qendër e komunitetit, shkolla publike dygjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturoe si dhe mundësi për bursa studimi janë disa nga pikat e programit tw tij me të cilat Gjonaj joshi jo vetëm elektoratin shqiptar duke arritur 38.7 për qind të votave,  kundrejt rivales Velasquez e cila mori 34.4 për qind të votave.

Kjo është fitorja e dytë e Gjonajt pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, kur u fut si shqiptari i parë brënda legjislativit të shtetit amerikan.

Ajetë Beqiraj, RTK

Shuhet aktori i permasave kombtare, Skender Tafaj

Aktori Skender Tafaj

5 gusht 2017, Radio Kosova, “Aktori Skender Tafaj ishte aktorI përmasave kombtare I cili nuk bëri asnjëherë compromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I ci lie deshi dhe punoi për vendin e tij”-u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit  tonë të mirënjohur Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar.

Në emër tw fshatit Isniq foli Enver Osdautaj, I cili duke sjell biografinë dhe veprimtarinë patriotike të aktorit me përmasa kombtare Skënder Tafaj, shtoi se ai mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja.

“Në kuadër të lojws skenike teatrale vlen të përmenden angazhimet në shfaqjet: “Gjenerali I ushtrise së vdekur”, “Erveheja”,“Varri qyqes”, “Zogu I |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj. Ndërsa, si actor filmi Tafaj u angazhua në filmat ”Njeriu prej  dheu”, “Kafshoja Terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.”

Nimon Mucaj:”Tafaj ishte ze i vertet i teatrit dhe filmit shqiptar”

Aktori Nimon Mucaj, tha se aktori Tafaj asnjëherë në dëm të artit nuk ka bërë kompromis.

Selmanaj: “Tafajn e kujtoj si patriot”

“Prandaj, shpeshherë ne e mendonim sit ë ashpër…Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistë dhe një zë I vërtet kombtar I teatrit, I filmit dhe i familjes se tij“.

Ish kryetari I komunws se Decanit dhe deputet aktual Rasim Selmanaj solli një rezyme kujtimesh të takimit të parë me aktorin Tafaj:“E mbaj mend kur kemi këndu këngë patriotike dhe ai imazh më ka mbet edhe sot e kësaj dite në kujtesë, Skender Tafajt më ka mbet në kujtesë edhe sot e ktë cilin e kujtoj si artist por edhe si një patriot I cili ka punuar për vendin e vet”. Përderisa, në emër të familjes të pranishmit I falenderoi I biri, Leonis Tafaj.

Aktori Tafaj do te prehet ne varrezat e Isniqit

Skender Tafaj, aktori I brezit të artw I cili la pas vetes njw bagazh të pasur interpretimi në teatrin dhe filmin shqiptar, i cili ndërroi jetë dje u varros sot, me 5 gusht 2017, në varrezat e fshatit të lindjes, në Isniq të Decanit.

Nga mbledhja komemorative organizuar nga Komuna e Deçanit

 

Guri mbivarror ilir në Istog-dëshmi lashtësie në këto treva

Salih Zogaj nga Gjyshkoka e Istogut
Guri mbivarror në Istog

15 korrik 2016, Radio Kosova, Në lagjen Gjyshkokë të Kaliqanit, një qytetar ka gjetur një gur mbivarror I cili besohet t‘I takojë periudhës romake si dhe pjesë e gurit të ekspozuar tashmw në muzeun komunal të Istogut, I gjetur para 20 vitesh nga po i njëjti qytetar.

Ndodh që herë-herë ekipe arkeologësh gërmojne me vite në një lokalitet për gjetje të cilat një qytetar I thjeshtë I has krejt rastsisht. Kështu ndodhi edhe me 71 vjecarin Salih Feke Zogajn, nga lagja Gjyshkokë e Kaliqanit të Istogut, I cili për të dytën herë brënda dy dekadave gjen pjesë të gurëve mbivarror të cilët dëshmojne lashtësinë tonë brënda ketyre hapësirave ilirike.

Salih Zogaj, para 20 vitesh gjeti
nje gur mbivarror ilir

 “Këtu para lufte e kemi gjet një gur t’vjetër. N’atë gur shkrujke “Viktor Pato” edhe një numër romak. Më mësoi dikush me e alrgu se mund ta marrin e cojnë tjetërkund dhe e kam marr e fsheh nër kosh t’drithit, përmbys mos me e pa kush. U djeg koshi prej luftë po gurin mas lufe e gjeta nër kosh t’djegun. Atëherë I kam lajmru kta të komunës së Istogut, ka ardhë arkeologu e ka fotografu edhe e kane marr e cu n’mue t’qytetit”, rrëfen për RTK-në Zogaj , për gjetjen e tij të parë.

Salih Zogaj-“Arkeologu” I rastsishëm I gjetjeve ilire

Pas dy dekadash, nga po I njëjti qytetar Zalih Zogaj, do të gjendet një zbulim tjetër poaq i rëndësishëm I cili besohet e jetë vazhfimësi e gjetjes së parë. “E tash kur nisi bageri me e hap rrugën e fshatit Kaliqan, e pashë skajin e një guri t’madh edhe thashë ta kqyri cka asht puna e tij? M’interesojke se edhe në t’parin ka pas shkronja e thashë ta kqyri edhe këtë cka po del? Ia kam heq dheun dalngadalë më kazmë zbulova aty tuj heq dheun dalngadalë edhe tuj e shplu, tuj e shplu edhe e gjeta nje qosh t’shkronjes. Atëherë e kam shplu krejt e nxorëm shumë copash por cka mujtëm, I nxorëm, u munduam me I pastru dhe I lajmruam në muze. Erdhën e fotografuan dhe tash pop resin me I marr”,rrëfen Zogaj, I cili kur paralajmrohet se mund të tërhiqen nga dikush që ka tendencë të shtrembëroj histroinë, reagon përnjëherësh: “Jo se I  I marr kta besa qetah I coj sonte n’oborr se kjo është e shenjë e vjetër shumë dhe dëshmon vjetërsinë e vendbanimeve ilire te ne!”

Brënda dy dekadash dy gjetje identike nga I njëjti person

Mundesinë se kjo gjetje e dytë pas 20 vitesh nga qytetari Salih Zogaj mund të jetë  pjesa tjetër e gurit mbivarror të dëshmorit ilir të shekullit II të erës sonë, Viatorit, e ngrit Enver Boletini, zyrtar për trashëgimi kulturore në komunën e Istogut-përgjegjës për muze dhe arkeologji.

Pllaka mbivarrore e Vitaorit ekspozuar ne Muzeun e Istogut

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për vazhdimësinë e plakës mbivarrore që ne tashmë e kemi në muze. Këtë mbetet ta konfirmojnë specialistët arekologë, por fjala rrënjë e kësaj pllake mbivarrore është “Bato”, qysh unë e lexova dhe ndërlidhet edhe në aspektin e fushës mbishkrimore por edhe jashtë saj është dekoracioni standard I stellave dardane, pra dekoracioni I vilës së rrushit”, thotë Boletini, sipas të cilit bëhet fjalë për një dëshmor ilir Viator, pjesa tjetër e gurit mbivarror të të cilit është I ekspozuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Istog.

“Fjala është për dëshmorin ilir me emrin Viator, dhe poashtu, fjala “bato” është dendur e përdorur si mbiemër I ilirëve të asaj periudhe. Kjo pllakë mbivarrore I kushtohet një deshmori ilir të asaj periudhe, Viator edhe Bato. Ndërsa, në pjesën e gjëtur këtë të ejte nga banorët e Gjyshkokës, sipas permasave por edhe sipas vijës së thyerjes, mua ma merr mendja se është pjesa e mbetur e kokës së plakës mbivarrore të Viatorit. Kjo,gjithësesi mbetet të vërtetohet nga specialistët. Gjithësesi, është e shkruar vetëm në latinishte, por sipas të dhënave të dr. Naser Ferrit, sa I përket kësaj pllake mbivarrore në muze bëhet fjalë për një vendbanim ilir, I cili ka qënë I tanguar nga rruga e vjetër antike e cila I ka lidh të gjitha vendbanimet antike ilire: me Pejën, Prizrenin Fushë-Arrëzën, Ulqinin që njihet si vija Dizenta e njohur romake edhe kjo është pjesë e asaj rruge.

Vetëdie e lartë qytetare për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike


Vetëdia  e lartë e  qytetarëve të Istogut për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike po ndihmon dukshëm idenitifkimin e thesarit të trashgimisë arkeologjike në këto hapësira dhe tërheqjen e pa dëmtimte, shton për RTK-në Enver Boletini.  Ndërsa, qytetarët fatlum të cilët janë

Gjetja besohet te jete pjesa tjeter e gurit te Viatorit

gjetës të rastsishëm të tyre janë tejet të lumtur për kontributin e tyre. Kështu ndjehet edhe banori I lagjes Gjyshkokë,  Sali Zogaj, I cili shprehet “shumë I kënaqur për gjetjen e këtyre “gjanave të vjetra” se kjo është dëshmi për vjetërsinë tonë n’kto troje. Bile aaq ma shumë kur nuk asht shumë I dëmtuem edhe po lexohen ato shkrime. Tash për vlerën e tij le t’flasin ata që I vlersojnë…”, thotë Zogaj. Ndërsa, gezon fakti se edhe ndër brezat e rinj është kalitur kjo vetëdie për peshën e gjurmëve të lashta të popullit tonë.Ndër ta është edhe Albërti, 13 vjecar nga kjo lagje, I cili flet me bindje se: “Ky është gur varri I ilirëve dhe ka rëndësi të madhe, sepse prindërit dhe mësuesit na mësojnë se Ilirët janë paraardhësit tanë”, thotw Alberti.

Istogu është ndër komunat e rralla të Republikës së Kosovës I cili shquhet për thesarin e trashegimisë arkeologjike brenda territorit të vet. Jo fort larg, në fshatin Vrellë të kësaj komune, arekologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës kane zbuluar gjurmë të lashta të një qyteti të tërë antik.

Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë

Dom Pjetër Popaj, në Kishën “Zoja e Shkodrës”, në Harsdale

25 qershor 2017, RTK. Teksa nëpër vende të ndryshme po zhvillohen beteja të egra ndërfetare, komuniteti shqiptar kudo në botë mbetet shembull i harmonisë ndërfetare. Po këtë fryme harmonie shekullore promovojnë bashkërisht edhe prijësit fetar të tri besimeve  tradicionale shqiptare, në Nju Jork.

Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodres” me seli në provincën Harsdale(Yonkers) të Nju Jorkut, në të cilën frekuentojnë  besimtarë shqiptar nga shtetet: New Jersey, Conectikat dhe New York është ndertuar me contributin e besimtarëve si dhe është bekuar në vitin 1999.

Dom Pjetër Popaj:”Të respektojmë dallimet dhe të njohim afrimin”

Dom Pjeter Popaj
Kisha Katolike Shqiptare,NY

Ketu meshat predikohen vetëm në gjuhën shqipe, thotë për RTK-në kreu I kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, I cili shton se:  “Ne jemi njerëz të fesë dhe të besimit dhe të gjithë besojmë në një Zot,vecse në mënyra të ndryshme.Pra, kqyrim gjanat që na bashkojnë dhe respektojmë dallimet.Pra, këtë ta kemi ndërmend gjithmonë, të respektojmë dallimet dhe të njohim afrimin dhe bashkimin, se jemi të një gjaku, të një culture, të një historie dhe të një Zoti në qiell. Unë them gjithnjë se jemi dy shtete por kemi një komb, kemi dy dialekte por kemi një gjuhë. Kemi dy besime, katolikë e musliman, por kemi nje Zot. Pra, në të gjitha jemi një!”

Famullitari amerikan predikon shqip në Kishën Ortodokse Shqiptare 

 Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Nikollës në Nju Jork, wshtw me e reja e dioqezës së Bostonit. E themeluar nga rilindasi ynë I shquar, peshkop Theofan Stilian Noli, kwtu nga një prijës fetar amerikan meshat predikohen edhe në gjuhën shqipe.

Ati Nathan,
Kisha Ortodokse Shqiptare, NY

“Unë gëzohem kur takohem me vëllezërit e besimeve tjera, meqe duke biseduar ne kuptojmë se përpjekjet tona për të ndihmuar njerëzit në nevojë  janë të njëjta. Ne kur bashkohemi bisedojmë edhe për pjesën e bukur të vëllazërisë dhe të familjes si dhe kotrnbutin e shqiptarëve karrshi botës dhe ne s’ jemi të ndarë nga besimi, por jemi të bashkaur në ndryshimet tona dhe në mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa, mesazhi i krishterë për dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit është edhe I Kishës Ortdokse Shqiptare, se dashuria s’është vetëm fjalë por ajo cfarë ne bëjmë për ta praktikuar atë dashuri.  Ne këtë dashuri kemi gjetur në Zotin që I shërbejme dhe  ai na mëson që të besojmë dhe të veprojmë. Ne nuk kërkojmë domosdoshmërisht nga të tjerët të bëjnë cfarë bëjmë ne por ne i therrasim ata që ta ndajmë atë dashuri, me shpresne se përmes saj jo vetëm bëjmë njerëz më të lumtur, më të fortë dhe më të shenjt por bëjmë dhe botën një vend më të mirë”, thotë për RTK-në At Nathan, nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë.Imam Edin Gjoni: “Vlerat që kemi t’ua bartim krenar brezave të rinj”

Imam Edin Gjoni
Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane, NY

Përderisa, nga imam Edin Gjoni, nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, e themeluar në vitin 2000 nga shqiptar të rrethit të Ulqinit dhe të Tivarit por edhe me kontributet e shqiptarëve të trojeve tjera etnike, vjen mesazhi I paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit. “Mesazh i dashurisë, mëshirës, respektit dhe përafrimit me njëri tjetrint, pavarësisht dallimeve në drejtim të edukimit, avancimit, përshpirtërimit në përgjithësi. Mesazh I mirekutpimit me njëri-tjetrin në cdo aspect, I krenarisë me atë cfarë kemi që duke I ruajtur dhe prezervuar t’ua bartim brezave të rinj”.

Në këtë kohë betejash të egra ndërfetare nëpër vende të ndryshme, harmonia ndërmjet tri besimeve tradicionale shqiptare e kultivuar ndër shekuj  është shembulli më I mirë se si duhet ruajtur dhe kultivuar toleranca ndërfetare në botë.

Në Decan, marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”

Marshi paqsor ne Peje per lirimin e Haradinajt(Foto R.S.)
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”. Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 


Ishin brohoritje të vazhdueshme për lirimin e Haradinajt si dhe pankarta në këtë frymë ato që karakterizuan marshin e sotëm paqsor me moton”Kosova është Ramushi”. 

“Ne kërkojmë lirimin sa më të shpejt dhe të plotë të liderit të luftës dhe të paqes, Rmaush Haradinaj, sepse Ramushi është vet liria e Kosovës”, thotë Miftar Januzaj, njëri ndër pjeswmarrwsit e marshit paqsor, thirrjes së të cilit I ishin bashkangjitur njëzëri mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.

Selmanaj: “Me Ramushin është pastërtia e dëshmuar e luftës se UCK-së

Mijera qyetetare ne sheshin e Pejes(foto Y.Th.)

Kryetari i komunës së Decanit Rasim Selamanaj, ndër të tjera tha se “projekti i Ramushit për clirimin e  Kosovës ishte projekt i NATO-s, e me këtë edhe i Francës.

“Ndërsa, ndalimi i këtij heroi të gjallë nga autoritetet franceze na rikthen në pikën zero; në kohën kur UCK dhe NATO po luftonin regjimin fashist të Sllobodan Milloeviqit. Ndaj, Ramushi duhet te kthehet në Kosovë, sepse me Ramushin është drejtësia, me Ramushin është pastërtia e luftës clirimtare të Kosovës, e dëshmuar tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës”, tha Salmanaj. 

Mushkolaj: “Kriminelët të kërkohen në Serbi” 

Përderisa, kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin, me këtë rast tha se arrestimi i figurave që janë personifikim i luftës së pastër për lirinë e Kosovës si Ramush Haradinaj, është lojë me zjarr që nxit destabilizim të ri në rajon nga Serbia, e cila është shkaktare e 4 luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe se kriminelët duhet kërkuar jo në Kosovë por nga kreu I presidencës së Serbisw e tutje.

“Kërkesa e Sërbisë për ekstradim të komandantit Ramush Haradinaj në Serbi është kulmi I shantazheve dhe padrejtësive që po I bëhen Kosovës në emër të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e  bashkësisë ndërkombtare. Ramushi është përsonifikimi I lirisë sonë, personifikimi I vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë,

Mijera qytetare therrasin me nje ze

personifikimi I luftës sonë për mbijetesë…Ramushi është krejt Kosova“. 

Thirrje e njëzëshme nga të gjitha komunitetet për lirimin e Haradinajt

Ndonëse, Ramush Haradinaj u arrestua mbi një fletëarrest të lëshuar nga shteti I Serbisë, zyrtarja komunale serbe Vesna Spalevic, sot, e radhitur në mesin e protestuesve shqiptar me panon kryesore në dorë dëshmon angazhimin e Haradinajt për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës

”Unë me ndihmën e Ramushit jam rikthyer në Decan që nga 2007-ta. Ndaj, porosia ime është të shikojmë përpara dhe Ramushi të lirohet”,tha Spalevic për Radio Kosovën.

Marshi paqsor me moton “Ramushi është Kosova” u shpërnda i qetë. Ndërsa organizatorët ftuan për pjesëmarrje edhe në marshin e nesërm paqsor i cili është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë me kërkesën e njëjtë për lirimin e plotë të ish komandanti të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës si dhe liderit actual të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017, mbi bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ndërsa u lirua me kusht me 12 janar pa të drejtë rikthimi në Kosovë deri në një vendim të ri të gjykatës.,