Posts by admin

“Mediat si ndërmjetësues ndërmjet popujve“

6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane. Gazetari Naim Haxhosaj, megjithëse këtë konkurs e ka kapur në orët e fundit të ditës kur përfundonte afati, thotë se shpreson ta ketë kapur këtë rast pë jetë,pasi gazetarët nga Kosova sivjet marrin pjesë për herë të parë në programin “Mediat – Ndërmjetësues ndërmjet popujve”. Por, edhe pse beson se përvoja në një redaksi gjermane do të bëj kthesë në jetën… Read More

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani

4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t’iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.Kaltrina Shala, 24 vjeçare, nga Peja,  ka studiuar në Fakultetitn Juridik dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtines, ka përfunduar masterin dhe aktualisht po përgatit temën e magjistraturës. Mirëpo,… Read More

Zgjedhjet lokale në Kosovë-Sfidë luftimi i varfërisë dhe i papunësisë

Lemoshe per mbijetese… Kontejneret, burim ekzistence… 24 tetor 2013, Dojce Vele, Kosova po përballet me përqindje të lartë të papunësisë dhe te varfërisë. Qeveritë vinë e shkojnë, por gjendja mbetet e njëjtë. Premtimet për ndryshime, mirëqënje e prosperitet vazhdojnë edhe në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, edhepse të parat nuk u përmbushën as për së afërmi.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës varfëria e përgjithshme në Kosovë është 29.2 për qind me 8.2 për qind varfëri të skajshme, ndërsa papunësia arrin në rreth 30.9 për qind. Prof…. Read More

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Studente ne Prishtine 23 tetor 2013, Dojce Vele, Me qëllim të mbështetjes për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD), çdo vit ofron bursa të ndryshme për studime në universitetet gjermane. Numri I aplikimeve tregon interes të studentëve nga Kosova për gjuhën gjermane dhe studimet në Gjermani.  Zyra Ndërlidhëse e DAAD-së në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës është shumë e frekuentuar nga studentët që kanë pasion gjuhën gjermane dhe ëndërr studimin në Gjermani. Një përvojë të tillë Erodita Elshani nga Prizreni tashmë e ka në biografi, e… Read More

Rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj

Zeqir Mehmetaj 6 tetor 2013, Radio Kosova, Folklori burimor eshte nder vlerat me te cmuara te popullit shqiptar, i cili nepermjet rapsodeve popullor u bart neper breza deri ne ditet tona. Nder rapsodet autokton te cilet e kane dashur dhe kultivuar folklorin eshte edhe Zeqir Mehmetaj, i cili per here te para publikut te gjere prezantohet nepermjet valeve te Radio Kosoves.  Te kesh dhuntine e te kenduarit dhe te mos kesh guxim ta nxjerresh jashte vetes, eshte ngujim I asaj dhuntie pa te drejte. Kjo ka ndodh per vite te… Read More

Një dekadë nga lumturimi i Nënës Terezë

 6 shtator 2013,Dojce Vele, Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është shënuar 10 vjetori i lumturimit të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të… Read More

Gjermania mbështet aftësimin profesional në Kosovë

Mbi 60 mije nxenes ne shkollat profesionale, ne Kosove Dojce Vele, 2 gusht 2013, Një marrëveshje ndermjet Gjermanise dhe Kosoves në fushën e arsimit dhe të aftësimit profesional  do të ndikojë që Kosova të ketë kaudro ekuivalente me ato të shteteve të Bashkimit Evropian. Gjermania është njëri ndër donatorët qëndror në sferën e arsimit profesional dhe mbetet model i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe te arsimit ne Kosove.Shkolla e Mesme Teknike në Decan, komunë në perëndim të Kosovës, është ndër shkollat më të suksesshme nga të 62 shkollat profesionale… Read More

Ramazani në Prizren është festë e të gjitha komuniteteve

Xhamia e Sinan Pashes ne qender te Prizrenit 29 korrik 2013, Deutsche Welle, Prizreni  shquhet për diversitetin e tij kulturor, etnik dhe fetar ku dallimet cmohen dhe ruhen. Ndërsa, festa fetare e Ramazanit po shndërrohet në një ngjarje shoqërore e cila bashkon rreth  një sofre të gjitha komunitetet. Sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane. Prizreni historik rreze Bjeshkëve panoramike të Sharrit  me Lumbardhin përgjate tij dhe Kalanë e lashtë si kurorë përmbi, është i pasur me një diversitet kulturor, etnik dhe fetar…. Read More

Bojku nënkampion botëror në “Bodybilding”

Bojku,Jo vetem kampion I Kosoves Bojku,Kampion I Kosoves me 2011 19 korrik 2013, Radio Kosova, Sportisti Ali Bojku  ka zene vendin e dyte ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise,  organizuar nga  Federata  Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit. Bojku, ne vitin 2011 eshte shpallur kampion i Kosoves ne kategorine e mesme. Sportisti Ali Bojku 34 vjec nga Isniqi i Decanit merret me sportin e bodybildiingut prej viti 2000. brenda, ne sportin e tij te preferuar u be kampion i Kosoves. Ndersa, me 26 qershor ne Kampionatin Boteror… Read More

Vazhdon migrimi nga Kosova

19 korrik 2013, Deutsche Welle, Ekonomia e dobët, papunësia enorme dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet që shtynë kosovarët në braktisjen e vendit. Institucionet e Kosoves po koordinojnë veprimet për kthimin e azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës si dhe parandalimin e fenomenit të migrimit ilegal te qytetareve neper shtete te tjera. Hedije Q.,  nga komuna e Pejës, të birin dhe dy nipa i ka përcjellur nga shtëpia para një muaji. Për ku, s´e din as vet?E di vetëm se ka dhënë më tepër se kishte, për… Read More