Posts by admin

Banoret e Rastovices pas 15 vitesh me ujesjelles

  Perurimi I ujesjellesit ne Rastovice(foto R.Selmanaj) Radio Kosova, 8 janar 2014,Pas 15 vitesh, banoret e fshatit Rastovice te Decanit do te behen me ujesjelles. Ky eshte fillimi i zgjidhjes se nyjes se ujesjellesit per dhjete  fshatra te komunes se Decanit, i cili po zvarritet tash 10 vjet. Te mbi 1,300 banoret e fshatit Rastovice nuk do te kene me veshtiresi me furnzimin me uje te pijes, se tashme te 150 shtepite e tyre tashme jane paisur me ujesjelles te ri.Dhe, vite te tera pa te ishin tejet te gjata,thone banoret…. Read More

Krishtlindjet ortodokse në Kosovë – Incidente dhe mesazhe paqeje

Manastiri i Deçanit 7 janar 2014, Dojce Vele,Vuçiq mori pjesë në liturgjinë e mbajtur në Graçanicë nga peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije. Liturgjia u mbajt vetëm një ditë pas protestave në Gjakovë dhe refuzimit të vizitës së Vulinit atje.Liturgjia qendrore e Krishtlindjeve ortodokse u shërbye në Manastirin e Gracanicës nga drejtuesi i Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën Teodosije, Peshkop i Rashkës dhe Prizrenit i cili dha mesazhe paqeje. Në liturgjinë qendrore të Krishtlindjeve në Gracanicë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në prag… Read More

Ahmetaj ne Kreta shenoi sukses te permasave nderkombtare

Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013  12 nentor 2013, Radio Kosova, Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë.Peshen e fitores se 25 vjecarit isniqas Shpejtim Ahmetaj, i cili javen e kaluar ne Kreta te Greqise mori vendin e pare ne Kampionatin Boteror te Kikboksit, ne kategorine 75 kg, e shumefishon fakti se ai… Read More

“Mediat si ndërmjetësues ndërmjet popujve“

6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane. Gazetari Naim Haxhosaj, megjithëse këtë konkurs e ka kapur në orët e fundit të ditës kur përfundonte afati, thotë se shpreson ta ketë kapur këtë rast pë jetë,pasi gazetarët nga Kosova sivjet marrin pjesë për herë të parë në programin “Mediat – Ndërmjetësues ndërmjet popujve”. Por, edhe pse beson se përvoja në një redaksi gjermane do të bëj kthesë në jetën… Read More

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani

4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t’iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.Kaltrina Shala, 24 vjeçare, nga Peja,  ka studiuar në Fakultetitn Juridik dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtines, ka përfunduar masterin dhe aktualisht po përgatit temën e magjistraturës. Mirëpo,… Read More

Zgjedhjet lokale në Kosovë-Sfidë luftimi i varfërisë dhe i papunësisë

Lemoshe per mbijetese… Kontejneret, burim ekzistence… 24 tetor 2013, Dojce Vele, Kosova po përballet me përqindje të lartë të papunësisë dhe te varfërisë. Qeveritë vinë e shkojnë, por gjendja mbetet e njëjtë. Premtimet për ndryshime, mirëqënje e prosperitet vazhdojnë edhe në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, edhepse të parat nuk u përmbushën as për së afërmi.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës varfëria e përgjithshme në Kosovë është 29.2 për qind me 8.2 për qind varfëri të skajshme, ndërsa papunësia arrin në rreth 30.9 për qind. Prof…. Read More

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Studente ne Prishtine 23 tetor 2013, Dojce Vele, Me qëllim të mbështetjes për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD), çdo vit ofron bursa të ndryshme për studime në universitetet gjermane. Numri I aplikimeve tregon interes të studentëve nga Kosova për gjuhën gjermane dhe studimet në Gjermani.  Zyra Ndërlidhëse e DAAD-së në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës është shumë e frekuentuar nga studentët që kanë pasion gjuhën gjermane dhe ëndërr studimin në Gjermani. Një përvojë të tillë Erodita Elshani nga Prizreni tashmë e ka në biografi, e… Read More

Rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj

Zeqir Mehmetaj 6 tetor 2013, Radio Kosova, Folklori burimor eshte nder vlerat me te cmuara te popullit shqiptar, i cili nepermjet rapsodeve popullor u bart neper breza deri ne ditet tona. Nder rapsodet autokton te cilet e kane dashur dhe kultivuar folklorin eshte edhe Zeqir Mehmetaj, i cili per here te para publikut te gjere prezantohet nepermjet valeve te Radio Kosoves.  Te kesh dhuntine e te kenduarit dhe te mos kesh guxim ta nxjerresh jashte vetes, eshte ngujim I asaj dhuntie pa te drejte. Kjo ka ndodh per vite te… Read More

Një dekadë nga lumturimi i Nënës Terezë

 6 shtator 2013,Dojce Vele, Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është shënuar 10 vjetori i lumturimit të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të… Read More

Gjermania mbështet aftësimin profesional në Kosovë

Mbi 60 mije nxenes ne shkollat profesionale, ne Kosove Dojce Vele, 2 gusht 2013, Një marrëveshje ndermjet Gjermanise dhe Kosoves në fushën e arsimit dhe të aftësimit profesional  do të ndikojë që Kosova të ketë kaudro ekuivalente me ato të shteteve të Bashkimit Evropian. Gjermania është njëri ndër donatorët qëndror në sferën e arsimit profesional dhe mbetet model i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe te arsimit ne Kosove.Shkolla e Mesme Teknike në Decan, komunë në perëndim të Kosovës, është ndër shkollat më të suksesshme nga të 62 shkollat profesionale… Read More