Date Archives October 2021

Verimet në Alpe-BJESHKA E MOKNËS

Resurset natyrore dhe kulturore të komunës së Istogut, janë të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve të kësaj treve. Ndërsa, investimet në infrastrukturën rrugore si dhe subvencionimet në rritjen dhe mbarështimin e bagëtisë, janë një shtytje e madhe për rikthimin e traditës shekullore të verimeve si dhe për zhvillimin e turizmit malor në Bjeshkët e Istogut. Ky reportazh nxjerr në pah vetëm disa ngjyra të mozaikut të larmishëm të jetës tradicionale si dhe mënyrën e veçantë të blegtorëve tanë të zellshëm,qoftë me anë të blegtorisë apo edhe… Read More

Gjurmë që mbesin…SHABAN BALI NOKSHIQI

Shaban Bali Nokshiqi, një fisnik pasardhës kreshnikësh të cilët fillimisht u dëbuan nga vatrat shekullore në Nokshiq që para lindjes së tij.Dëbimi i dytë dhe rrugëtimi i egër në kohë la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Nokshiqit, atëbotë 16 vjeçar,të cilat do ta përcjellin të pashkëputura deri këtë muzg jete kur tragjedinë e familjes e derdh në kenge vaji për t’ua lënë Amanet e mbamëndje brezave të rinj.Sepse dëbimet prej Nokshiqit nga shteti jugosllav si dhe lufta për mbijetesë në Llugaj të Bajram Currit,i shpallur nga pushteti komunist… Read More

Teatri Shqiptar në Amerikë

Xhevat Limani, është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët brënda Maqedonisë së Veriut I cili ka interpretuar në rreth 100 premiera teatrore i mirërpitur gjithëmonë nga publiku, ndërsa nga kritika i vlerësuar me thirrjen e merituar “Yll i teatrit shqiptar”. Me themelimin e Teatrit Shqiptar në Amerikë, Xhevat Limani artit skenik shqiptar i dha një dimension më të gjërë dhe më të ndritshëm nëpër skenat e kryeqendrave botërore. Ndërsa, me poemën dramatike Gjergj Kastrioti Skenderbeu së bashku me sopranon briliante Era Hoxha, risollën në kujtesë namin e motit të madh… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Mark Gjonaj, asambleisti i vetëm shqiptaro-amerikan në legjislativin amerikan, shquhet si model I liderit largpamës politik.“Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-pat deklaruar  Gjonaj, në Nju Jork , i cili pas inkuadrimit pesëvjeçar në asamblenë e Nju Jorkut , i hyri garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut dhe krahas tre kandidatëve, ngadhnjeu. Reportazhin televiziv të përgatitur… Read More

Trashëgimia e Rugovës thesar i kulturës evropiane

Kënga, vallja dhe veshja autoktone e Rugovës janë trashëgimi kombtare e me këtë, pjesë e çmueshme e thesarit të trashëgimisë kulturore evropiane. Manifestimi tradicional “Lojërat tradicionale të Rugovës”, çdo vit nxjerr në pah vlerat e larmishme dhe karakteristike të kësaj trashëgimie. Ndërsa sivjet, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës në bashkëpunim me Bashkësinë Territoriale të Rugovës nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, për të filluar me këtë manifestim tradicional “Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane” zgjodhën fshatin panoramik te Stankajve…. Read More

Tradita e grumbullimit të gështenjës

Radio Televizioni i Kosovës, Tradita e grumbullimit të gështenjës në vendbanimet shqiptare është e lashtë sa edhe vet jeta, sepse përbënte njërin ndër burimet kryesore të ekzistencës. Shenjtërinë e këtij druri frutor, i cili njihej edhe si frut i bukës, dëshmon fakti se ai ishte i mbrojtur edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndërsa, për shkak të vlerave të shumëfishta që nga rrënja e deri në gjethe, gështenja tradicionalisht njihet edhe si Pema e Bekuar…Per reportazhin televiziv kliko ketu    RTK, tetor 2018.