Date Archives September 2021

Me Grupin e Rapsodëve “Dervish Shaqa” nga Deçani

Radio Kosova, 2015. Megjithëse me një mbështetje modeste institucionale, kënga folklorike po vazhdon të kultivohet nga rapsodë të apasionuar të cilët japin gjithëçka nga vetja për ta mbajtur gjallë si dhe bartur tek brezi i ri. I tillë është edhe Grupi i Rapsodëve “Dervish Shaqa” nga Deçani, të cilët me emrin e emblemës së folklorit shqiptar funksionojnë si një trup i vetëm. Për reportazhin radiofonik klikoni këtu  Ajetë Sh. Beqiraj, Radio Kosova 2015

Rapsodi Rrustem Beqiri: “Mos harroni folklorin shqiptar!“

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme. Disa nga kenget e repertoarit te tij brenda kesaj… Read More

“Sepse Gjonaj mendon për të gjithë”

Qendër e komunitetit shqiptaro-amerikan, shkolla publike dy gjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturore si dhe mundësi për bursa studimi ishin disa nga pikat me të cilat asambleisti i i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, me 2017 iu fut garës për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti dhe ngadhnjeu krahasa tre kandidatëve të tjerë. “Kam punuar shumë të jem përfaqësues I denjë I komunitetit tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më I dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut”-deklaroi Gjonaj, asambleisti… Read More

“Vatër e Diell me shqiptarët e Amerikës”

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia… Read More