Tëbanat në Bjeshkën e Prejlepit

Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018.  Alpet Shqiptare në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon, rrëzë të cilit behet shtrirja në hark e komunave perëndimore të Kosovës: Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Prizren, te cilat perbejne nje resurs te fuqishem per komunat perkatese. 

Harku i vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna te cilat ne popull njihen si “Bjeshket e Bekuara”, eshte pasuri dhe krenari per popullin dhe shtetin e Kosoves. Banoret e ketyre zonave tashme kane rikthyer jeten duke zevendesuar tëbanat e vjetra me tëbana te reja druri e guri qe nga Bjeshka e Gjeravicës si maja me e larte ne Kosove me 2,656 metra lartësi mbidetare  e  pasuar nga Maja e Strellcit me 2,364 metra lartesi mbitedatere, si dhe me bjeshket e tjera ne vazhdim.

Bjeshkët e Decanit, traditë dhe burim ekzistence

Bjeshka e Prejlepit
Nga bjeshka e Prejlepit shihet pjesa dërmuese e Alpeve

Shfrytezimi i potencialeve turistike verore dhe dimerore te bjeshkeve te Decanit te cilat shtrihen pergjate brezit kufitar Kosove, Mal i Zi, Shqiperi eshte tradite sepse ishte nder burimet kryesore te jetes se qytetareve te kesaj komune, thote Bashkim Ramosaj,kryetar.

“Kur flasim per bjeshket e Decanit duhet ta kemi parasysh se po flasim per resurset met e medha zhvillimore te komunes se Decanit. Po flasim per nje tradite e cila tashme ekziston qe ekonomite tona familjare ne vazhdimesi e shekuj me radhe 60 per qind te pasurive te tyre e kane sjell nga shfrytezimi i ketyre bjeshkeve. Tash jemi ne nje kohe dhe ne nje stad tjeter, ndaj dhe keto bjeshke kane trajtim tjeter dhe pervec qe shfrytezohen per blegtori si dhe per mbledhjen e frutave e bime shendetsore, tashme kane filluar te vizitohen edhe nga vizitore te shumte”-thote kryetari Ramosaj.

Kryetari Ramosaj: “Rruga Deçan-Plavë dhe fshati Belle do të ndërtohen”

Bashkim Ramosaj-Kryetar i Komunës së Deçanit

Rruga Decan-Plave-Vermosh, eshte jo vetem korridor i ri ndershtetror por nje shteg drejt nje perspektive te ndritshme ekonomike, ndonese ndertimi i saj po perpcillet me sfida te medha. Ato i perforcon ligji per Zonat e Vecanta, thote kryetari Ramosaj:

“Ky ligj ne njefare menyre i sankisonon disa veprime brenda zonës te Manastiri i Decanit perfshire edhe rrugen, sepse duhet me mar pelqime dhe nga manastiri, qe une po mendoj qe e kemi me e pas. Nderkohe jemi duke punu jashte Zones se Vecante dhe besoj se 11 kilometra do te shtrohen asfalt gjate muajit shtator. Ne te njejten kohe, kemi edhe nje projekt tjeter per Bellenë i cili po behet fshat pas 80 vitesh. Po asfaltojme dhe po dergojme rrymen ne ate lokalitet dhe une besoj se ky do te jete hapi kryesor per zhvillimin e turizmit si dhe per shfrytezimin e ketyre rezurseve. Ne, gjate gjithe kesaj kohe ua kemi bere me die aktereve kombtar e nderkombtar brenda kesaj zone se objektivi yne eshte paqsor si dhe koncept i zhvillimit ekonomik. Eshte perkushtim yni, qe familjet tona te jetojne me nje standard me te larte duke i shfryetzu resurset qe Zoti ia ka kriju ketij vendi”.

“Bjeshkët e Bekuara” dhe Riviera e Ulqinit,gershetim i turizmit detar dhe malor

Ajr pishash, uje gurre, fruta mali, cajra natyrore, bime sheruese, jane vet shendeti i te gjithe atyre qe vendosin te kalojne dite, muaj apo gjithe stinen ne Bjeshket e Nemuna, te cilat pasi t’i vizitosh marrin kuptimin e nje emerimi te vertet: “Bjeshket e bekuara”. Keto resurse te mrekullueshme natyrore, komuna e Decanit po perpiqet t’i valorizoje ne bashkepunim me komunen e Ulqinit, e cila ka nje resurs tjeter poaq te cmueshem-rivieren. Sipas perfaqesuesve te te dy komunave te binjakezuara tash tri vjet, ky do te jete nje gershetim i aktiviteteve bregdet-bjeshke, te cilet kane cfare ofrojne ne cdo kuptim. Ne kete fryme bashkepunimi u mbajten “Ditet e Diapores” te cilat filluan me Panairin e

Sutki Hulaj-Zyrtar per diasporë komunën e Deçanit

Turzimit, hapur nga kryetari i komunes se Decanit Bashkim Ramosaj si dhe homologu i tij nga Ulqini, Loro Nrekiq. Ndersa, ne vazhden aktiviteteve te perbashketa eshte edhe ky piknik ne bjeshket magjepsese te Prejlepit, e cila eshte shnderruar ne nje fshat te bukur e te dendur tebanash te njepasnjeshme ngrehur neper lugina e kodra mes pyjesh miljeravjecare. Sepse, ngjarje te tilla i kontribuojne integrimit te shqiptarwve brenda vetes si dhe me popujt fqinj, thote Sutki Hulajt, zyrtar per diaspore ne komunen e Decanit.

“Sot, per te dyten dite me radhe kemi ardhur me miqte nga Ulqini te vizitojme bjeshket tona, kete bukuri natyrore qe na ka fal Zoti e ne me mundesite tona t’I ruajme e t’I trajtojme. Kjo eshte nje panorame me ndryshe nga turizmi detar qe ata perfaqesojne dhe e kane prane vetes dhe keshtu, dy te mira qe na I ka dhene Zoti-turizmin detar dhe turizmin malor-bjeshketar, po perpiqemi t’i unifikojme nga te dyja anet ne te mire te qyterareve tane”-thote Hulaj.

Kryetari i Nrekiq:”Te shtrime ura nepermjet promovimit te resurseve tona”

Perderisa, kryetari i sapozgjedhur i komunes se Ulqinit Loro Nrekiq, pas Bjeshkes se Roshkodolit, Zllonopojes dhe Bjeshkes se Belegut , sot po merr te njejtat pershtypje te mrekullueshme nga Bjeshket e Prejlepit.

Loro Nrekiq-Kryetar i komunës së Ulqinit

“Per here te trete, mysafir i bjeshkeve te Decanit dhe kjo eshte shume impresionuese per mua, sepse eshte nje vend me nje natyre te mrekullueshme. Dhe, meqe Ulqini ka bregdetin e Decani ka bjeshket, bashkarisht po perpiqemi te hapim mundesi shfrytezimi te ketyre resurseve te vecanta natyrore sepse bashke jemi te pasur qe te dy. Dje dhe sot qendruam ne Decan ku hapem panairin, ne te cilin decanasit na fasnicuan me prodhimet autoktone. Kultura e dy qyteteve, e dy shteteve duhet te afrohet me teper, sepse shtrihen urat lidhese duke prezantuar Ulqinin ne Decan e Decanin ne Ulqin”.

Bjeshketaret,thirrje per investime ne Bjeshket e Decanit

Prejlepasit jane te apasionuar pas bjeshkes se tyre dhe investojne me forca vetanake per ta rikthyer traditen e dikurshme te daljes ne bjeshke . Perderisa Besnik Hulaj del ne bjeshke edhe ne stinen e dimrit.

“Ne bjeshke kam investu dhe jam interesu te zhvilloj turizmin. Por, mungesa e financave dhe e infrastructures nuk po ma mundeson nje gje te tille ne kete zone. Dhe edhepse s’kam shoke te dal, eshte kenaqesi shume e madhe se kur vi une jane nga tri metra bore.Por, eshte nje pamje e papershkrueshme. Nje bukuri e rralle…Veres dal me familje. Atje ende ka bore ne Bjeshket e Belegut por edhe ketu ne afersi, se Bjeshka e Prejlepit eshte ndermjet krejt bjeshkeve dhe eshte shpall bjeshka me turistike ne Kosove”-thote Besniku, mesazhi i te cilit eshte qe institiucionet te kalojne

Besnik Hulaj i rikthehet bjeshkes edhe ne dimer

pertej fjaleve dhe te mbeshtesin sadopak iniciativen e tij te sinqerte per promovimin e bukurive te rralla te Bjeshkeve te Prejlepit si dhe zhvillimin e turizmit malor ne keto ane.

“Ditet e Diaspores” ne Decan vazhduan me ritin e “Te qethave” ne Bjeshken e Roshkodolit, organizuar nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SëG) në Evropën Juglindore në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal dhe Rrjetëzimi në Fushën e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ekonomik të Zonave Ndërkufitare”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Deçanit . Paraprakisht, kryetari i komunes Bashkim Ramosaj takoi bashkaeatdhetaret me te cilet organizuan aktivitete te perbashketa kulturore dhe sportive. Ndersa, aktiviteti u permbyll me nje koncert te madh kushtuar mergimtareve decanas, ne te cilin performuan emra te njohur te estrades mbareshqiptare.

Reportazhi televiziv bashkangjitur: https://www.youtube.com/watch?v=YXUq2EuFmdE

Autore:
Ajetë Shaban Beqiraj
Kryeredaktor:
Xhymret Veliu
Producent ekzekutiv:
Ilaz Thaçi
Redaktor i redaksisë:
Driton Mjeku
Radio Televizioni i Kosovës, gusht 2018

Leave A Comment

Your email address will not be published.