Zyhra Beqirit nuk i ka ngel njeri

12 tetor 2011, Radio Kosova. Zyhra Beqiri është një grua e varfër e cila jeton e vetmuar në një kasolle në Lloqan, pa përkujdesje institucionale. Edhepse pothuaj ka humb të parët dhe për nevojat e veta ecën zvarrë, ajo nuk gëzon as përkujdesje mjeksore. Fati dhe jeta e saj janë të varura vetëm në njerëzit vullnetmirë.

Një kasolle përdhesë me një dhomë dhe një banjë, renovuar nga një donatore para dy vjetësh është hapësira në të cilën jeton Zyhra Beqiri, e lindur me 1 janar 1919, në një fshat të Gjakovës. Jeta e hidhur fillon me mbetjen pa nënë që në vegjëli, pas martesës në Gramacel me mbetjen pa fëmijë ndërsa në pleqëri, mbetja pa pronë dhe marrja nën perkujdesje nga qytetari vullnetmirë Deme Himajt, në pronen e të cilit u vendos para 30 vjetesh dhe jeton edhe sot e kësaj dite. Por si jeton?!
 
Shabanhaxhaj:”Perkujdesja mjeksore,
e domosdoshme”

“Qysh ka bo Zoti emër, t´lumte na për to! Vallahi po m´japin shokët, Zoti i rujt Jarabi! Po vallahi, po m´japin cka po hane per veti. M´kqyr e shoqja e Regje Demës, Nanija. I marr 45 euro penzie. Qeshtu!”, rrëfen plaka qindvjecare ulur në shtratin rrëmujë në skaj të dhomës me ajrin e mbytur.

Plaka qindvjecare pa përkujdesje mjeksore
 
Shkëlzen Shabanhaxhaj, kryetar i fshatit thotë se kjo e moshuar është brengë e gjithë fshatit, duke theksuar nevojën imediate për përkudjesje mjeksore.
 
“Kjo s´është n´gjëndje me shku te mjeku. Me qënë mjeku familjar e dinë edhe vec me sy sa mundet me qëndru. Edhe ndonjë ilq me ia siguru falas. Kisha kërku me ia siguru një mjek derisa e ka lanë Zoti me rrnu…”, apelon Shkëlzeni, i cili ndërprehet nga zëri i plakës e cila pyet:
 
“A doni me m´i mungu nidhmat a me m´i shtu?”
“Jo me t´i shtu!”, përgjigjet Shkëlzeni, pas të cilit pason urimi i saj:
“Zoti t´rujt jarabi! Pleqnia e ban t´veten…”.

Ende ka njerëz të mirë…
 
Sipas Asim Cenajt, bashkëfshatar, përvec kujdesit të lloqanasve, plaka qindvjecare e cila i mbiejtoi tri luftëra jeton pa asnjë përkujdesje institucionale.
Ketu jeton Zyhra Beqiri
nen perkudesjen e familjes Himaj

“Nuk e ka askënd. Ajo pothuaj është e verbër dhe për nevojat e veta ec zvarrë. Ambienti ku jeton është i paimagjinueshëm. Një plakë e cila i ka mbijetu luftës dhe ka qënë në parapushkatim por Zoti ka dashtë që t´jetë gjallë, sot institucionet tona e lënë në mëshirën e fatit”.

Mirëpo, kjo përkudjesje e domosdoshme 91 vjecares Zyhra Beqiri i vie nga  familja e Regje Himajt, pasardhës të njeriut vullnetmiëe i cili e solli nën strehën e tij para 30 vjetesh. Bashkeshortja e tij, Nania, rrëfen:
 
“Prej se jemi da qe pesë vjet e laj vet. E kemi la prej se jemi kthy prej lufte, por jemi konë bashkë e e kem pas me rend me kunata. Paj nuk osht bash lehtë edhe me u kujdes…Por, për hir të Zotit e hatri i qetyne thmive unë shkoj e e kqyri. Cka bafsha n´të, Zoti baftë n´qeta fëmijë t´mi“.
Përderisa, nga kjo sprovë nuk janë të kursyer as fëmijët e saj.
“Unë e ushqej n´mëngjes, i qes kafe. Vjen rrin te na. Flasim bashkë. Shkon dita. Atëherë apet i jepi bukë. Atëherë shkoj n´shpi e kjo bjen e flen. Jo nuk pritoj!”, thotë e bija e saj, Arjeta 14 vjecare.
Islam Mustafaj,drejtor i QMS-se
 
Premtime per kujdestari, vizite mjeksore dhe ilaqe falas
 
Islam Mustafaj, drejtor i Qendrës për Mirëqënje Sociale në Decan, përkundër faktit se qendra nuk ka ofruar shërbime të tjera për gruan e moshaur, premton se shuma e dedikuar për kujdestarinë e të moshaures e cila jepet që nga korriku i këtij viti, do të vazhdojë.
“Ne edhepse kemi ba pak shkelje të procedurës, duke parë rrethanat, kushtet e veshira të jetesës dhe moshën e saj të shtyrë, në koordinim me Departamentin e Mirëqënies Sociale në Prishtinë, iu ka mundësu që ajo e afërme e cila përkujdeset për të gjithë kohën, t´i përfitojë një vlerë simbolike prej 40 eurosh. Ligji ia ka lejuar dhe ndihma do të githsesi sa t´jetë e moshuara gjallë”.
 
Drejtoria për Shëndetsi dhe Mirëqënje Sociale në komunën e Decanit ka premtuar se do t´ia sigurojë vizitën mjeksore një herë në javë si dhe ilaqet falas. Përderisa, jeta e varfër dhe e vetmuar e 91 vjecares Zyhra Beqiri vazhdon me dalje tek fqinji apo në gjumë, deri në orën e fundit…
 
“Paj, n´mujsha po kerkoj(po shetis), s´mujta po flej n´gjumë!” 
Nga arkivi: Viti 2011.

Leave A Comment

Your email address will not be published.