Kosharja e rrenuar dhe e minuar

6 prill 2012, Dojçe Vele. Rreziku nga mjetet shperthyese dhe  pamundësia e rindërtimit yë s htëpive të rrënuara gjatë luftës së Kosovës, janë ndër arsyet kryesore të cilat edhe 13-të vjet pas luftës fshatra të tëra i lënë të pabanuara. Banorët e tyre jetojnë  të shkapërderdhur nëpër qendra të ndryshme dhe në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Kosharja e Gjakovës është njëri ndër fshatrat e rrënuara, të minuara dhe të depopulluara, të dyzet shtëpitë e të cilit kanë ngel rrënoja.

 

 Hazir veseli 71 vjec nga Kosharja e Gjakovës, fshat ne brezin kufitar Kosovë-Shqipëri  sot punon rrethojën e një livadhi trearësh të shtëpisë në Baballoq të Decanit, në të cilen jeton si i zhvendosur tash 13-të vjet. E teksa fytyrengrysur kujton kotësine e përpjekjeve të tij rreth kësaj copë toke të pa ujë prej së cilës rrallëherë mori frytin e mbjellur, në rrudhat e thella i lexohet nostaligjia e vazhdueshme për fshatin e lindjes në të cilin jetoi në begati.

Hazir Veseli, i zhvendosur nga Kosharja

“Rruga o konë e zorshme deri atje,  po jeta o konë e mirë. Prej muajit kur piqej qershia e deri sa binte bora, ke pas të gjtiha llojet e pemve.  Uji akull. I kam pas pesë hektarë e 75 ar tokë. I mbasjha 200 copa dhen. A e din cfare jete o konë?! Jam detyru me lanë tokë e shpi e me ardhë me u nguju qetu, se s´kam ku me shku kur serbët m´i kanë djeg dy shpiat rrafsh me tokë… Prej 40 shpive si jemi konë tetana me mbi tetë anëtarë, asnjë prej tyre nuk asht ma. Tash ,tetanë të shkapërderdhur  dikush ktu e dikush atje “.

Nga jeta e begatë në varfëri

Veselit 71 vjecar ,  rrudhat e ballit i thellohen gjithnjë e më shumë teksa rrëfen për fshatin e tij-hambar, larg të cilit jeton në skamje  tash 18-të vjet.

 

“Tash qe! N ´këtë shpi n´Baballoq,me këtë copë tokë pa ujë.  Pa rrogë pa send. Tetë anëtarë jetojmë me 45 euro pension  temin edhe dy djem më punojnë punëtor krahu ku të munden. Sot, ja, atje po punojnë! Jam afru te komuna e Gjakovës edhe n´Prishtinë. Kush s´asht interesu me m´ndihmu!”

Kosharja u rrenua komplet nga forcat serbe

Sipas kryetarit te komunes se gjakoves, Pal Lekaj, pas një analize të bërë është konstatuar se të gjtiha shtëpitë i përkisnin kategorisë së pestë të rrënimit. Ndërsa, donacionet për ndërtimin e shtëpive i mbajti larg territori i papastruar nga mjetet shpërthyese.

“Tani meqë nuk ka donacione dhe ne nuk kemi buxhet të mjaftueshëm të investojmë, e kemi hspallur zonë turistike dhe po shohim mundësinë e investimeve në atë fshat për të mundësuar rikthimin e banorëve që fshati të frymojë serish. Neve na gëzon fakti se vec filluar kthimi i tri-katër familjeve që kanë renovuar shtëpitë  dhe kanë filluar të mirren edhe me bujqësi. Ndërsa, para dy ditësh kam pas një takim me një grup qytetarësh ku kemi diskutuar mundësitë për gjetjen e zgjidhjes. Por, edhepse për sivjet s´mund të premtojmë për shkak të buxhetit, në vitin 2013-të në bashkëpunim me qeverinë dhe me mbështetjen e ndonjë donatori, ne do t´fillojmë rindërtimin e htëpive atje, meqë sivjet po përfundon rruga dhe do të fillojë ndërtimi i varrezave të dëshmorëve”.

Të 40 shtëpitë e Koshares  rrënoja që nga lufta

Deshira per kthim ne vendlindje e ngrohte gjithnje

Xhevat Ibraj edhe sot ka ardhur të vizitojë pronën e familjes se tij në Koshare. Shtepine e lindjes, qofte ajo edhe gërmadhë, sepse dëshira e tij dhe e bashkafshatarëve për kthim mbeti e ngrohtë gjithnjë…

“Interesimi për kthim ka qënë me të përfunduar lufta. Kemi parashtruar disa herë kërkesa presidencës, qeverisë, kuvendit qëndror dhe kuvendit komunal të Gjakovës. Asnjëherë  asnjë lloj përgjegje për rikthim në vatrat tona. Shumë bashëkfshatarë të mi jetojnë në kushte mizore nëpër qendra të ndryshme, përderisa ndërtojnë shtëpi për serbët për t´i lënë të zbrazta. Qe 13-të vjet pas luftës nuk është mendu fare në ne. E mendoj se është e drejtë jona nëse duhet të trajtohemi qytetarë  të  barabartë si në të gjitha pjesët e Kosovës. Atje as territori s´është i pastruar mirë nga mbetjet e luftës dhe ende konsiderohet zone e minuar”.

Territori i minuar njëra nga arsyet e depopullimit

Ahmet Sallova-Shef i Qendres per Deminim

Sipas Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës, në vitin 1999 në Kosovë janë regjistruar 4,500 fusha që paraqesin rrezik për qytetarët, 114 prej të cileëe kanë humbur jetën dhe 451 të tjerë janë  lënduar. Ndërsa, Kosharja është vetëm njëri nga dida fshatra larg të cilave qëndrojnë banorët e tyre për shkak të territorit të papastruar ende nga mjetet e pashpërthyera nga bombarimet e NATO-s mbi caqet serbe. Ahmet Sallova, shehf i Qendrës për Deminim në kuader të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se:

“Prej fillimit të operacioneve të deminimit, me 1999 janë pastruar mbi 47 milionë metër katrorë, ku janë gjetur dhe janë shkatërruar mbi  83 mijë mjete të ndryshme eksplozive. Mbesin edhe  57 zona të rrezikshme si dhe 44 zona të tjera të dyshuara,  një pjesë e madhe e të cilave është e kontaminuar prej bombave kasetore, një pjesë prej minave antipersonale si dhe mjeteve te ndryshme eksplozive”.

Kosharja qe 13 vjet rrënojë

40 shtepi te Koshares rrenoja tash 13 vjet

Sipas z.Sallova, zonat me rrezikshmeri shtrihen kryesisht përreth brezit kufitar. Si në Koshare, fshatin Milaj, në Jasiq, Ferizaj, Harilaq, Belincë, Hajvali,etj. Ne kemi filluar deminimin me dy prill dhe do të vazhdojmë gjatë gjithë vitit. Por, këtu gjenden mjete eksplozive të pashpërthyera që nga lufta e dytë botërore. Prandaj, në zonat e  pastruara qytetarët lirisht mund të rikthehen dhe të vazhdojnë jetën, ndërsa zonat ku janë të shenjezuara si të rrezikshme  duhet qëndruar larg tyre derisa te pastrohen”.

Dhe zona të tilla në Koshare ka shumë. Si rrjedhojë, ky fshat malor në të cilin dikur vlonte jeta ka ngel rrënojë dhe tash 13-të vjet në gjriin e tij prehen vetem eshtrat e 119 dëshmorëve të rënë në njërën ndër betejat më të ashpra në luftë për clirimimin e Kosovës.

 Beteja e Koshares nën hije të politikës ditore por në ballë të historisë

Dhe zona të tilla në Koshare ka shumë. Si rrjedhojë, ky fshat malor në të cilin dikur vlonte jeta ka ngel rrënojë dhe tash 13-të vjet në gjriin e tij prehen vetem eshtrat e 119 dëshmorëve të rënë në njërën ndër betejat më të ashpra në luftë për clirimimin e Kosovës.

Varreze e deshmoreve te Betejes se Koshares

Dhe,edhepse në këto varreza prehen prijësit e parë të luftës për liri dhe heronjtë e thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri,ato janë lënë pa  asnjë përkujdesje institucionale dhe mirëmbahen vetëm nga familjarët dhe bahkëluftëtarët. Prijësit tane kanë harruar se këtu ka ndodh dicka që do t´mbaj mend historia hisotria duhet te mbaj ne mend…,thote z.Ibraj në pronën e familjes së të cilit gjenden varrezat e deshmorëve. Prandaj, të paktën tash e tutje të punojmë më tepër ne mënyrë që të ketë me shumë barazi, demokraci, zhvillim ekonomik dhe më pak vështirësi që rëndojnë në jetën tonë. Sepse, amaneti i këtyre dëshmorëve dhe dëshira e të gjithë qytetarëve të Kosovës ishte një Kosovë e zhvilluar me mundësi të barabarta për secilin”.

Beteja e Koshares ne te cilen u be thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri bëri kthesë në historinë e Ballkanit dhe vuri gurin themeltar te shtetit te Kosoves.

(Visited 30 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published.