Kolonizimi i Kosovës në “Vajet e Ali Binakut”

Kryevepra “Ardhësit – Këngët e Ali Binakut” është shkruar në vitin 1937, nga njeriu I drejtë dhe vjershëtari malazez Radovan Zogoviq, “si protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe,të diskriminimit, shtypjes, shpronësimit dhe shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë në përgjithësi dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti”. Duke qënë dëshmitar I afërt I zbatimit të projektit famkeq për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave shqiptare („Iseljavanje Arnauta“,Vasa Čubrilović), poeti nëpërmjet vjershërimeve të tij mallkon kolonizuesit me klithmat e heshtura e zemërplasëse të Ali Binakut të moshuar:

“Unë Ali Binaku,

të mallkoj gjithë ç’ke deri farën e gjinisë sate…!”

Poeti dhe humanisti Radovan Zogoviq, ndonëse I izoluar, I persekutuar dhe I shkelur çnjerëzisht nga pushteti, nuk hoqi dorë nga këngëtimi që dëshmonte shtypjen e shqiptarëve, duke çuar në vend Amanetin e shkrimtarit te shquar kroat August Cezarec:

“Shkruaj…Po s’pate letër,shkruaj në gur!”

Amaneti i Zogoviqit ishte qe urna t’I prehej në varrezat e Deçanit, duke u rikthyer mes pasardhësve të kryepersonazhit të veprës se tij monumentale: “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”…

P.S.Muzika nga Ilir Shaqiri,instr. “Nderi i Dardanise”.

Fotot nga media të ndryshme shqiptare.

© Ajetë Shaban Beqiraj

(Visited 16 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published.