Date Archives June 2021

Në Papiq të Deçanit krishterimi u ruajt nën petkun e “laramanisë”

Berisha nga Papiqi-Katolikë e muslimanë në një familje 10 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krishterimi te populli shqiptar ka një traditë dy mijë vjeçare. Një formë për mbrojtjen e besimit katolik pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtimin turk ishte fenomeni i „Laramanisë“, të cilën e praktikuan edhe katoliket e Kosoves. Në fshatin Papiq të komunës së Deçanit  jane familje te nje trungu me dy besime . Megjithëse, krishterimi është i pandashëm nga kultura dhe tradita e popullit shqiptar, pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtetin osman, shumë katolikë u konvertuan… Read More

Nga metropoli në Grykën e Strellcit

25 shkurt 2011, Dojce Vele. Në vitet ´50, kur në mungesë të fuqisë punëtore Gjermania nënshkroi marrëveshje rekrutimi me dhjetëra shtete, një numër punëtorësh u soll edhe nga vendet e ish-Jugosllavisë, së cilës federatë i përkiste edhe Kosova. Një pjesë e këtyre  punëtorëve ndërkaq u bënë shtetas të Gjermanisë, ndërsa të tjerë pas pensionit iu rikthyen Kosovës.    Një rrugë zigzage në Grykë të Strellcit rreth 8 kilometra në veri të Decanit, con në një oborr të gjërë në të cilin kullosin dhjetëra pula. Nga diga e lumit, derdhen dy gurra si ujëvara… Read More

“Nëse je shqiptare mos shko në Rudarë…!”

7 gusht 2011, Dojce Vele. Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat filluan pas vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga as pas arritjes së marrëveshjes së të dyja qeverive. Përse ndodh kshtu dhe kush qendron pas protestave në veriun e Kosovës? Mesdita e fundjavës… Read More

Në vetmi e në skamje…

Zyhra Beqirit nuk i ka ngel njeri 12 tetor 2011, Radio Kosova. Zyhra Beqiri është një grua e varfër e cila jeton e vetmuar në një kasolle në Lloqan, pa përkujdesje institucionale. Edhepse pothuaj ka humb të parët dhe për nevojat e veta ecën zvarrë, ajo nuk gëzon as përkujdesje mjeksore. Fati dhe jeta e saj janë të varura vetëm në njerëzit vullnetmirë. Një kasolle përdhesë me një dhomë dhe një banjë, renovuar nga një donatore para dy vjetësh është hapësira në të cilën jeton Zyhra Beqiri, e lindur me… Read More

Në Kosovë fshatra të rrënuara,të minuara dhe të depopulluara

6 prill 2012, Dojçe Vele. Rreziku nga mjetet shperthyese dhe  pamundësia e rindërtimit yë s htëpive të rrënuara gjatë luftës së Kosovës, janë ndër arsyet kryesore të cilat edhe 13-të vjet pas luftës fshatra të tëra i lënë të pabanuara. Banorët e tyre jetojnë  të shkapërderdhur nëpër qendra të ndryshme dhe në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Kosharja e Gjakovës është njëri ndër fshatrat e rrënuara, të minuara dhe të depopulluara, të dyzet shtëpitë e të cilit kanë ngel rrënoja.    Hazir veseli 71 vjec nga Kosharja e Gjakovës,… Read More

Kolonizimi i Kosovës në “Vajet e Ali Binakut”

Kryevepra “Ardhësit – Këngët e Ali Binakut” është shkruar në vitin 1937, nga njeriu I drejtë dhe vjershëtari malazez Radovan Zogoviq, “si protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe,të diskriminimit, shtypjes, shpronësimit dhe shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë në përgjithësi dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti”. Duke qënë dëshmitar I afërt I zbatimit të projektit famkeq për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave shqiptare („Iseljavanje Arnauta“,Vasa Čubrilović), poeti nëpërmjet vjershërimeve të tij mallkon kolonizuesit me klithmat e heshtura e zemërplasëse të Ali Binakut të moshuar: “ Unë Ali Binaku heq tespihet… Read More

“Home sweet home”

Gjirime nga oborri i shtëpisë familjare në truallin e prindërve të mi, në Strellc të Poshtëm. Shtator 2019.

“Kurrë dy Mitrovica s’i ka pas Kosova…”

21 maj 2007, Dojçe Velle. Edhe tetë vjet pas luftës, shqiptarët e veriut të Mitrovicës jetojnë larg vatrave të veta, nga të cilat i ndan vetëm ura e lumit Ibër, ndërsa banorët e lagjes Kodra e Minatorëve, jetojnë të izoluar nga pjesa jugore. Qyteti i Mitrovicës, dikur zemra industriale e Kosovës, sot s’është tjetër veçse një peng i statusit të pazgjidhur të Kosovës. Lumi atje nuk quhet mushkëri e qytetit. Madje as ura nuk sinjifikon bashkim, por është pikë ndarëse mes popujsh. Aty ngritet muri mes shqiptarëve e serbve; edhe… Read More