22 prill 2013, Bota Sot,  Kuvendi Komunal i Plavës ka përzgjedh Kodrën e perandoreshës ilire Jerina për grumbullim mbeturinash, vetem 350 metra larg lagjeve të banuara të fshatit Martinaj. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim me peticion dhe protesta paqsore. Zëri i tyre nuk përfillet, përderisa presioni i pushtetit mbi popullatën e atjeshme rrezikon që fshati Martinaj të shndërrohet në një pikë të re konflikti në Ballkan. Jerina e Martinajve nen mbeturina

Prehëri i perandoreshës ilire Jerina, në veriperëndim të fshatit Martinaj ku fillon ky  qytet me lashtësi shumeshekullore është përzgjedhur nga komuna e Plavës për vendgrumbullim

Lumi Luqa ne fshatin Martinaj,
ne te cilin derdhen ujerat e Fushegropes se Plaves

mbeturinash. Por, derdhja e plehërave në Kodrën e Jerinës, vetëm 350 metra larg lagjeve të banuara po kundërshtohet fuqishëm me peticion e protesta nga banorët e këtushëm dhe diaspora e tyre, të cilët këtë vendgrumbullim të hapur mbeturinash e shohin si kërcënim me pasoja të papara për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit.

“ Vendhedhja e mbeturinave është përcaktuar të jetë brenda territorit të fshatit Martinaj në distancë prej 350 metrash nga lagjet e banuara. Saktësisht, në gjirin e qytetit të lashtë të perandoreshës Ilire Jerina të shekullit III dhe të IV para lindjes së Krishtit ku  fraksionet shkurtpamëse të interesave duan që me një të shtënë të vrasin njërën prej perlave të trashëgimisë sonë kulturore dhe 24 shekuj të paraardhësve t’i varrosin në një varrezë të përbashket plehërash.  Kjo ka indinjuar pa masë banorët e këtushëm të cilët po shfaqin pakënaqësinë me peticione, protesta dhe forma të ndryshme kundërshtimi që dëshmojnë realitetin e fatkeqësisë qe po u kanoset nga strukturat udhëheqëse të Ndërmarrjes Publike Higjeniko-sanitare dhe Çështje Banesore të Komunës së Plavës”, shpjegon Naim Prelvukaj, banor i fshatit Martinaj.

Banorët kundërshtojne me peticion dhe protesta 

Si rrjedhojë, fshati Martinaj i banuar me 99 per qind popullatë shqiptare në njërën nga mbledhjet e tija zgjodhi këshillin 8 anëtaresh të përbërë nga përfaqësues të ketij fshati dhe të dy fshatrave përreth, Dosugje dhe Zagrajë-të banuara me shqiptar, malazez e boshnjak.

Peticioni kundër deponise u nënshkrua nga 100 për qind e banorëve, ”me përjashtim të 4-5 personave, të cilët fshati i konsideron si fraksionist, shkurtpamës të kolaboracionizmit vetëvrasës”,thotë Prelvukaj koordinator i këtij këshilli sipas të cilit, beteja e këtij komuniteti per të drejtën e tyre vazhdoi deri në instancat më të larta.

Vendgrumbullim mbeturinash prane burimeve te ujit

 „Ne si keshill, të përkrahur me  rreth 100 per qind nga nënshkrimet e komunitetit  me përjashtim të 4-5 vetave por dhe nga diaspora, me një angazhim vetmohues kemi aktualizuar çështjen në pothuaj të gjitha nivelet relevante dhe s´do të  ndalemi. Fatkeqsisht, përkundër ofrimit të të gjitha dëshmive për arsyeshmërinë e pamohueshme për ekzistencë dhe frymëmarrje të lirshme, deri me tani vetëm„Forca“, njëri nga subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe mjetet e informimit na kanë dalë përkrah“.

I mbyllur për mëdia mbëti gjithnjë kryetari i komunës së Plavës Orhan Shahmanovic. Ndërsa, komuniteti i kësaj ane vazhdoi të ngris zërin e arsyes në kundërshtim të vendimeve të KK të Plavës dhe të projekteve shkurtpamëse të Ndermarrjes Publike Komunale Higjieniko Sanitare dhe për Cështje Banesore, në Plavë, thotë z. Prelvukaj: „Sepse, kjo vendhedhje mbeturinash do të ketë pasoja  katastrofale të ndotjes së mjedisit, të ajrit, të  ujërave dhe burimeve nëntokësore që i përdorim për amvisëri, për bagëti dhe ujitje. Për florën, faunën, kullosat dhe mjedisin nga kundërmimet që lirojnë mbeturinat. Ndërsa,kur kemi parasysh një vendhedhje mbeturinash të formës së pa kontolluar, të pa mbrojtur e të pa standardizuar të deponimit dhe seleksionimit, egërsirat dhe shpezët nga afërsi e pyejeve mund të jenë bartës viral deri te tërbimet në njerëz dhe botën shtazore“.  

MTZHQ: Përzgjedhja e lokacionit-kompetencë e komunes

Hyrja e rruges qe con kah deponia

Sinisha Stankovic ,zv/ministër në Ministrinë për Turizëm dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në qeverinë e Malit të Zi në kuadër të së cilës është edhe Sektori për Menagjim Mbeturinash dhe Zhvillim Komunal, jo fort larg pat deklaruar per DË-në se fjala është për një „vendgrumbullim të përkohshëm të mbeturinave komunale“në përputhje me nenin 78  të Ligjit për Menagjimin e Mbeturinave sipas të  cilit, përderisa komunat nuk ka mundësi të bartin mbeturinat në deponi të ndertuara me standarde evropiane, ato mund t‘i ruajne përkohësisht në lokacione të caktuara“.Sipas tij:“Praktikisht, janë rregulluar të gjitha parakushtet ligjore për ndërtimin e deponisë me standarde evropiane në Beran dhe vendgrumbullimi në Martinaj do të jetë më së shumti 2 vjet, meqë Plava hyn në  hapësiren rajonale për menagjimin e mbeturinave dhe së bashku me komunën e Beranës, Rozhajës dhe Andrijevicës, mbeturinat do t´i bartin në deponinë bashkëkohore në Beran. Mirëpo, përzgjedhja e lokacionit është bërë nga komuna e Plavës dhe sipas ligjit, askush nga niveli shtreror nuk ka të drejtë të ndikojë në këtë vendim“.

se është kështu, kjo ministri s´do duhej të mbante qëndrim indiferent ndaj vendimeve të një komune të cilat nuk përkojnë me politikat shtetrore duke pasur parasysh se ajo këtë nuk do ta bënte në rast të demtimit të pyjeve, eksploatimit të lumenjve apo të cfarëdo demi tjetër po të shkaktohej nga banorët e këtushëm. 

Vegrumbullim i hapur mbeturinash 350 metra larg lagjeve te banuara?

Vendgrumbullim mbeturinash prane lagjeve te banuara
 dhe mbi kaptazhe e burime uji

E nw është në pajtim me politikat integruese të Bashkimit Evropian për Malin e Zi i cili njihet si shtet ekologjik, nje vendgrubullim  i hapur mbeturinash në gjirin e një vendbanimi kundër vullnetit të banorëve autokton, zv/ministri Stankovic po për DW-në pat deklaruar:„Natyrisht  që është shumë i  rëndësishëm edhe vullneti i qytetarëve të cilët jetojnë në afërsi të lokacionit. Sipas informatave nga komuna e Plavës, vendgrumbullimi është  së paku  2 kilometra larg vendbanimit- largësi e përcaktuar me standarde evropiane. Mirëpo, nëse  99 per qind  e banorëve sic thoni ju, janë kundër dhe argumentet e tyre janë të forta sa duhet, ata mund të fillojnë iniciativën që  në seancën e asamblesë të bëhet ndërrimi i lokacionit. Por, duhet pasur parasysh edhe faktin se, ndërtimi i vendgrumbullimit nuk duhet të shtyhet më, edhepse askujt nuk I pëlqen që pranë shtëpisë të ketë një vendruajtje mbeturinash apo deponi. ”

Megjithatë, lokacioni i përzgjedhur nga KK Plavë nuk është më larg se 350 metra nga lagjet e banuara të Martinajve, ndërsa vullneti I qytetarëve as që po perfillet. Vendimet e  nxjerra nga KK I Plaves dhe fotografitë, të plasuara në rrjetin social FB nxjerrin në pah të vërteten kadastrale me të cilën dëshmohen parregullsitë, dezinformimi dhe tentativa për manipulim të opinionit public, thotë  Naim Prelvukaj, coordinator I Këshillit Tetëanërarësh për Kundershtimin e kësaj deponie thotë se:  “Komuna e Plaves  me Ndërmarrjen Publike Komunale dhe Qështje Banesore e Plaves për të realizuar qëllimet e saj të errëta , për vendhudhje mbeturinash kishte përzgjedh gjoja parcelën kadastrale 1/1/9 Ko dosugje 2., e cila në të vërtet ndodhet në KO, Martinaj 1. Kjo dëshmon dredhite dhe djallezite qëllimekëqia duke

Ne vendimin e KK Plave flitet per pjese tjeter kadastrale…

shtrembëruar të vërtetën dhe jo vetëm aq! Por, duke bërë në mënyrë të rreme dhe joligjore tërë dokumentacionin, që nga depërtimi i rrugës dhe hapja e saj duke mashtruar banorët se po bën hapjë rrugë për bjeshkë,pa asnjë leje të inspeksionit të parapare, pa asnjë konfirmim sanitar, pa asnje debat të hapur me qytetaret dhe duke krijuar presione te vazhdueshme mbi komunitetin e fshatit Martinaj, vetëm e vetëm për të arrit qëllimet e saja pas të cilave qëndron një fraksion i verbër dhe i pa ndërgjegjshëm bindjesh për përfitime të mundshme mbi fatin e mushkërive të fëmijëve tanë edhe aq pak të mbetu si dhe për të realizuar amanetet e padronëve të vet për një shpërngulje masive të banorëve autokton shqiptar të këtyre anëve!“, thotë z. Prelvukaj, sipas të cilit banoret janë të acaruar në pushtetin lokal të Plaves e cila ka vendos të zgjedh Jerinën e lashtë për vendgrumbullim mbeturinash, duke rezikuar ekologjine mjedisore të kësaj treve.

Trysni e radhes per shperngulje te popullates 

Zona e Plavës dhe Gucisë është një perlë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Ballkan dhe grumbullimi i mbeturinave mbi gërmadhat e një qyteti të lashtë,  bie ndesh edhe  me Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore. Prandaj, zëri I arsyeshëm I banorëve të fshatit Martinaj do duhej të dëgjohej dhe në rast dyshimi për parrëgullsi e korrupcion, të reagoje Podgorica. 

Tentim derdhjeje mbeturinash me prani te forcave policore
Martinaj, 22 prill 2013

”Kjo është një trysni e radhës për shpërngulje të mëtutjeshme nga keto zona edhe ashtu të depopulluara në masë të madhe. Por, ne do të jemi të pa luhatshëm në qëndrimin tonë dhe më parë do të pranojmë të varrosemi në një varrezë të përbashkët, sesa të bashkëjetojmë me plehëra. Fatkeqsisht, thirrjet tona  po hasin në vesh të shurdhër dhe ata që thyejnë këtë durim të hekurt, përgjegjësinë do ta varin mbi supet e tyre“,thotë z.Prelvukaj .

Këta banorë, që nga nëntori 2012 po përballen me presionin e pushtetit për ndërtimin e vendgrumbullimit të mbeturinavë, duke demonstruar ne menyre paqsore vullnetin dhe të drejtën e tyre për ruajtjen e mjedisit. Por, edhepse përvec Ministrisë për Turizëm dhe Zhvillim të Qëndrueshëm-Sektori për Menagjim Mbeturinash dhe Zhvillim Komunal, nga komunieti gazetar jane njoftuar rreth problemit edhe Ministria për Punë të Jashtme dhe Integrime Evorpiane,  Avokati i Popullit për Mal të Zi por edhe Zyra e BE-së ne Podgoricë, pas javësh të tëra asnjë përgjegje as reagim. Përballja e radhës e banorëve të Martinajve me tentimin e Kompanise Higjieniko Sanitare dhe për Qeshtje Banesore të KK te Plavës për grumbullimin e mbeturinave në lokacionin antic Kodra e Jerinës, 350 metra larg lagjeve të banuara ishte të hënën, me 22 prill. Banoret serish bllokuan rrugen qe çon kah deponia e planifikuar ne Kodrwn e Jerines. Forcat e shumta policore ( Njesiti i veprimit te shpejt)te ardhur me qellim te zhbllokimin te kesaj rruge, pas vendosmerise se banoreve per te mos u larguar nga kerkesa e te drejtes se tyre, jane shperndare  dhe situata ka perfunduar e qete .Ndërsa, presioni I pushtetit edhe me forca policore provokon durimin e popullatës autoktonë duke rrezikuar që Mali i Zi, një shtet i njohur si vend ekologjik i cili sapo ka pranuar pyetsorin për futje në BE, për një vendgrumbullim mbeturinash të shndërrohet në një zonë të re konflikti në Ballkan.

Njesiti i Veprimit te Shpejtë i policisw malazeze

 

(Visited 55 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published.