Lule dhe Marjan Simioni, Bukuresht

18 qershor 2014, Radio Kosova, Bukureshti, eshte fole e rilindasve kombtar shqiptar, prej nga doli himni kombtar, abetarja e pare, u botuan gazetat e para shqipe, ku u frymezuan shkollat e para dhe ku nga patriote te medhenj u vune themelet e shtetit shqiptar,ndersa ne gjirin e tij ende ruhen gjurmet e lavdishme te hapave te atyre qe bene historine kombtare shqiptare. Shkrimtare, dramaturgw, studiues, filolog, aktore, arkitekt ishin disa nga titujt qe moren nje numer jo i vogel i shqiptareve te Rumanise, jehona e veprave te te cileve degjohet edhe sot e kesaj dite.

“Ne fillim te muajit nentor 1912,ne kete hotel ka qendruar Ismail Qemal beu,  themeluesi i shtetit shqiptar i cili u takua me perfaqeöues dhe patritoe te Bashkesise Kulturore te Öhqiptareve te Rumanise ne prag te öhpalljes se pavaresise kombtare ne Vlore, Öhqiperi, me 28 nentor 1912.”.  Ky mbishkrim gjendet ne hollin e hotelit elitar Continental, ne qender te Bukureshtit. Venja e paralajmeruar e shtatores se Ismail Qemalit ne oborrin e tij, eshte vule e veprimtarise patriotike e cila solli pavaresine e Shqiperise. Ndersa, permendorja e Naim Frasherit, venja  e nje pllake perkujtimore kushtuar hartuesit te himnit kombtar shqiptar,Asdrenit, etj. jane deshmi tjera te respektit te shtetit rumun ndaj kultures shqiptare. Sepse, Bukureshti ishte qyteti ku dikur flitej shqip, shkruhej shqip, botohej shqip dhe njihej si qender e rilindasve kombtar shqiptar.  Pasardhesit e ketyre patrioteve te devotshem u perpoqen ta ruajne frymen e atdhedashurise se trasheguar, nga e cila pikuan veprat me madhore qe ndricuan udhen e kombit shqiptar dhe vune shtetesine e tij. Njera nder ta eshte edhe Lule Selimi Simioni, ne pragun e se ciles gjejme ngrohtesine dhe mikpritjen shqiptare. Zonja Lule me bashkeshortin Marianin hapen porten edhe shpirtin, te cilin perkrah moshes se shtyre gjithmone e ruajne te ri per dashuri ndaj njerezve te vet.

Fryma e rilindasve neper breza

Lule Selimi Simioni apo sic njihet ne Bukuresht, “Mami Lule”,  eshte  e mbesa e Sejfulla

 Mbishkrimi ne hollin e hotelit elitar
“Continental”, ne qender te Bukureshtit

Malishoves (Lame Kodra), me origjinë nga Gjirokastra. Është bijë emigrantësh shqiptarë që kanë ardhur në Rumani më 1930, e lindur më 17 korrik 1932 në Braila:qyteti i Naum Veqilharxhit, autorit të Abetares së parë shqipe. Zonja Lule dikur merrte pjese edhe ne manifestime kulturore te Shoqates Antifashiste Shqiptare te Bukureshtit qe njihej me emrin Unioni Demokratik i Shqiptareve te Rumanise, e cila u shua me 1956 se bashku me organizata te shumta te pakicave kombtare ne Rumani. Ndersa, si bije e mesuesit Kemal Selimit nga Malishova  e Permetit, ajo njohu nga afer rilindasin e madh dhe hartuesin e himnit kombtar, Asdrenin, te cilin e kujton me dashuri.”Asdreni ka qene miku me i ngushte I
babait tim! Ishte nje njeri i mire, I thjeshte, nje poet dhe patriot i madh. Ai vetem per Shqiperine fliste…”,thote zonja Lule,  sekretare e pergjithshme e Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise, e cila gjithe jeten punoi per qeshjten kombtare.”Kemi patur nje organizate shume te forte,nder me te mirat e Evropes. Kemi punuar me shqiptaret nga te gjitha trojet,e sidomos gjate luftes se tmerrshme te Kosoves ne shqiptaret e Rumanise iu kemi ndihmuar shume,se megjithese e kam burrin rumun e shqiptarizova dhe ai iu ka ndihmuar kosovareve pandalur. Ishte kolonel policie, e lidhnin naten dhe duronte vetem te shpetojme kosovaret e shkrete,te cilet edhe kane rene per qeshtjen e Kosoves…Jemi vellezer shpirti i nenes.Kosova eshte shpirti yne!“
“Kosova eshte shpirti yne!”

Marian Simioni, nje burre i ngrohte e bujar,kolonel dhe keshilltar ne pension teksa  shfleton albumin fotografik nje kongres te mbajtur vite me pare me shqiptare te diaspores, tregon me mburrje martesen me shqiptare, me te cilen ka dy djem, pese niper e dy sterniper. Sepse,  thote ai:„Per ne, shqiptaret dhe rumunet jane si trupi e zemra. Asnjehere nuk kemi pas dallime. Neper shtepine tone kane kaluar mbi 1,000 shqiptare te cilet i kemi strehuar”. Perderisa, zonja Lule,kjo aktiviste e palodhur dhe krenari kombtare, kujton me dashuri kohen kur ende mbreteronte buzeqeshja, kenga,vallja dhe hareja;veti paresore te ilireve te lashte. Se, edhepse martesa e saj ishte nje gershetim i kulturave ajo shqiptare-muslimane dhe ai rumun ortodoks, ajo edhe gjithe jeten frymoi shqip.”Tradita eshte ruajtur gjithmone shpirti i nenes,sepse ne jemi njerez te ndershem, mikprites e te ngrohte sic jane te gjithe shqiptaret.Por, kane ikur shume…Jeta e tille! Por, meqe qe nga viti 1995 kemi shume studente shqiptar te martuar me rumune, mendoj te bejme nje organizate te forte brenda se ciles do t´i mbledhnim te gjithe“,thote zonja Lule.

Baki Ymeri-“Rilindasi i se sotmes”

Baki Ymeri, “Bashkesia Kulturore
e Shqiptarwve te Rumanise”

Baki Ymeri poet, perkthyes, editor, eshte nje njeri modest thuajse i paverejtur por me nje shpirt bujar dhe atdhetari te flakte, te cilit i flet angazhimi i heshtur dhe gjurmet e veprimtarise se palodhshme.Ai njihet si pasues i denje dhe i vetmi i frymes origjinale te rilindasve shqiptar,apo thene me mire, si “rilindasi i se tashmes”. “Ne kohen e rilindjes kombtare ne Rumani jane botuar mbi 30 gazeta dhe revista shqipe, dhe qindra e mijera ekzemplare te librave te Naim Frasherit, te Asdrenit, te Lasgush Poradecit e Mitrush Kutelit. Ne Bukuresht ka funksionuar kisha e pare shiptare ku ne vitin 1911, me Fan Nolin ne balle u mbajt mesha e pare ne gjuhen shqipe. Ne Bukuresht momentalisht kemi doktor Xhelku Maksutin, 83 vjecar, historian rumun me origjine shqiptare nga Kerqova i lindur ne Rumani, i cili ka botuar qindra studime per shqiptaret e Rumanise dhe Shqiperine…”,thote z.Ymeri, i cili me dashuri dhe konsiderate te larte flet sidomos per Nikolla Nacon, qe njihet si shpirti i lëvizjes patriotike shqiptare ne sherbim te se ciles vuri pasurinë, mendjen dhe shpirtin e tij të madh.

Shqiptaret ne Bukuresht-nga 40 mije ne vetem 500

Sipas Ymerit, komuniteti shqiptar ne Rumani ka qene shume i gjere dhe i  zhvilluar,numri i te cilit dikur arrinte ne 40 mije. Por, sipas ambasades shqiptare ne Rumani, ky numer aktualisht nuk kalon mbi 500 banore, sepse:”Me ardhjen e komunizmit ndryshoi sistemi, shoqatat shqiptare filluan te shuhen dhe shqiptaret u shperndane ne Turqi, ne Amerike, ne Shqiperi, ne Kosove e ne Maqedoni.Aktualisht tash ne Bukuresht jemi rreth 200 veta qe flasim shqip, ka student nga Shqiperia ndersa disa qindra jane neper Rumani”, thote Ymeri, kontributi i te cilit eshte i gjithanshem ndersa merite elementare eshte afirmimi Kosoves letrare, historike dhe politike ne gjuhen rumune qe nga viti 1974, me botimin e 35 vellimeve te poetve nga Kosova. Ndaj, ai me te drejte quan veten “ambasador metaforik i afirmimit te Kosoves ne Bukuresht”. Si i tille, ai gezon mbeshtetjen e Minstrise se Kultures se Kosoves si dhe mbeshtetjen e Ministrise se Diaspores,perderisa mbeshtetja e Ambasades se Shqiperise ne Rumani nuk mungon asnjehere. Sepse, ne Rumani eshte nje pjese e madhe dhe e pasur e historise shqiptare,nga e cila origjine vine edhe nje varg i personaliteteve te kultures rumune perfshire edhe princeshen rumune Elena Gjika alias Dora d’IStria.

Rilindasit e perjetshem…

Shkrimtare, dramaturge, studiues, filolog, aktore, arkitekt ishin disa nga titujt qe moren nje numer jo i vogel i shqiptareve te Rumanise, jehona e veprave te te cileve degjohet edhe sot e kesaj dite. Ndersa, haperimi i viteve dhe rrethanat e kohes nuk ndryshuan thelbin e familjes Simioni, e cila mbeti nder familjet e rralla qe ruajten e kultivuan vlerat me fisnike te kultures dhe te tradites shqiptare,mbi te gjitha gjuhen dhe bujaria.Ndaj, shkeputja nga qifti i ngrohte Lule dhe Marjan Simioni te mbjell ndjenjen e ndarjes nga dicka teper e shtrenjt, takimi i serishem me te cilen mbetet varur ne nje pikepyetje te madhe… Ndaj, mesazhi vjen nga thellesite e nga zemra e madhe e “Mamit Lule” e cila bashkendjen dhe bashkejeton me fatin e  Kosoves:  “Dua t’ pershendes shqiptaret e Kosoves se ju dua shuuume.Dua t´ju falenderoj per gjithe ate qe kane bere per Kosoven dhe per Shqiperine. Patriotizmi dhe sakrifica juaj eshte e madhe, shpirti I nenes!”

Leave A Comment

Your email address will not be published.