Marshi paqsor ne Peje per lirimin e Haradinajt(Foto R.S.)
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”. Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 


Ishin brohoritje të vazhdueshme për lirimin e Haradinajt si dhe pankarta në këtë frymë ato që karakterizuan marshin e sotëm paqsor me moton”Kosova është Ramushi”. 

“Ne kërkojmë lirimin sa më të shpejt dhe të plotë të liderit të luftës dhe të paqes, Rmaush Haradinaj, sepse Ramushi është vet liria e Kosovës”, thotë Miftar Januzaj, njëri ndër pjeswmarrwsit e marshit paqsor, thirrjes së të cilit I ishin bashkangjitur njëzëri mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.

Selmanaj: “Me Ramushin është pastërtia e dëshmuar e luftës se UCK-së

Mijera qyetetare ne sheshin e Pejes(foto Y.Th.)

Kryetari i komunës së Decanit Rasim Selamanaj, ndër të tjera tha se “projekti i Ramushit për clirimin e  Kosovës ishte projekt i NATO-s, e me këtë edhe i Francës.

“Ndërsa, ndalimi i këtij heroi të gjallë nga autoritetet franceze na rikthen në pikën zero; në kohën kur UCK dhe NATO po luftonin regjimin fashist të Sllobodan Milloeviqit. Ndaj, Ramushi duhet te kthehet në Kosovë, sepse me Ramushin është drejtësia, me Ramushin është pastërtia e luftës clirimtare të Kosovës, e dëshmuar tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës”, tha Salmanaj. 

Mushkolaj: “Kriminelët të kërkohen në Serbi” 

Përderisa, kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin, me këtë rast tha se arrestimi i figurave që janë personifikim i luftës së pastër për lirinë e Kosovës si Ramush Haradinaj, është lojë me zjarr që nxit destabilizim të ri në rajon nga Serbia, e cila është shkaktare e 4 luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe se kriminelët duhet kërkuar jo në Kosovë por nga kreu I presidencës së Serbisw e tutje.

“Kërkesa e Sërbisë për ekstradim të komandantit Ramush Haradinaj në Serbi është kulmi I shantazheve dhe padrejtësive që po I bëhen Kosovës në emër të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e  bashkësisë ndërkombtare. Ramushi është përsonifikimi I lirisë sonë, personifikimi I vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë,

Mijera qytetare therrasin me nje ze

personifikimi I luftës sonë për mbijetesë…Ramushi është krejt Kosova“. 

Thirrje e njëzëshme nga të gjitha komunitetet për lirimin e Haradinajt

Ndonëse, Ramush Haradinaj u arrestua mbi një fletëarrest të lëshuar nga shteti I Serbisë, zyrtarja komunale serbe Vesna Spalevic, sot, e radhitur në mesin e protestuesve shqiptar me panon kryesore në dorë dëshmon angazhimin e Haradinajt për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës

”Unë me ndihmën e Ramushit jam rikthyer në Decan që nga 2007-ta. Ndaj, porosia ime është të shikojmë përpara dhe Ramushi të lirohet”,tha Spalevic për Radio Kosovën.

Marshi paqsor me moton “Ramushi është Kosova” u shpërnda i qetë. Ndërsa organizatorët ftuan për pjesëmarrje edhe në marshin e nesërm paqsor i cili është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë me kërkesën e njëjtë për lirimin e plotë të ish komandanti të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës si dhe liderit actual të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017, mbi bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ndërsa u lirua me kusht me 12 janar pa të drejtë rikthimi në Kosovë deri në një vendim të ri të gjykatës.,

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *