Date Archives December 2016

Kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitajn në njëvjetorin e vrasjes

Donjeta Pajazitaj
20 dhjetor 2016, Radio Kosova, Në organizim të shoqërisë civile, sot në Strellc të Decanit janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh mbi varrin e Donjeta Pajazitajt, e cila tash një vit është gjetur e vrarë në Bjeshkët e Nemuna.I dyshuar për rastin mbetet i arrestuar kusheriri I saj.

Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj kërkoi zbardhjen e këtij rasti criminal mbi një vajzë të re dhe të pafajshme e cila pat tronditur opinionin. “Aktivitete te tilla dhe presionet qytetare duhet te vazhdojnë deri në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti. Unë dua te besoj se organet e drejtësisë do të bëjnë punën e vet në zbardhjen e këtij krimi, ndër më të rëndët të ndodhur në vendin tonë!”, tha Selmanaj.

Shoqeria civile kerkon zbardhjen e  vrasjes se Donjetes

 Adem Lushaj, në emër të shoqërisë civile kërkoi “zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Donjetës, meqë edhe pas një viti të vrasjes së Donjetës, drejtësia “po fle” duke thelluar kështu dhëmbjen e familjes”. Familjarët e Donjetës dyshojnë se përveç kusheririt të arrestuar ka tw implikuar edhe përsona të tjerë. Ndërsa, pritja për zgjidhjen e misterit të vrasjes së bijës së tyre është torturë në vete e cila i mban në ankth që një vit.

Donjeta Pajazitaj, u gjet e e vrarë në Bjeshkën e Strellcit  pas humbjes gjashtw javore pa gjurmë. Ndërsa si I  dyshuar për rastin që atëherë mbahet nën arrest kusheriri I saj, Naser Pajazitaj.

Homazhe te varri i Donjeta Pajazitajt ne nje vjetorin e vrasjes se saj

 

Në Strellc fillon ndërtimi I rrugës që lidh dhjetëra fshatra

Te pranishem qytetare te shumte
Filluan punimet e shumepritura…
12 dhjetor 2016, Radio Kosova. Pas premtimeve shumëvjeçare, sot qytetarët e fshatrave Srellc dhe Isniq iu gëzuan fillimit të punimeve në rrugën Beqiraj – Dautaj si dhe segmentit të rrugës Drumi  I Telit, e cila lidh këto dy fshatra dhe dhjetëra te tjera përreth. Rruga në gjatësi prej 3 kilometrash është investim I Ministrisë për Infrastrukturë të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kap vlerën mbi 222 mijë  euro.

Qarkullim më të shkurtër, më të shpejt dhe më komod do të ofrojë rruga e shumëpritur nga qytetarët e fshatrave Strellc dhe Isniq e njohur si Drumi I Telit. Sot, me rastin e fillimit të punimeve ministry për infrastrukturë në qeverine e Kosovës Lutfi Zharku me këtë rast tha se: 

Ministri Zharku premton investime tjera

“Asfaltimi I kësaj rruge të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të vonuar për shkak të procedurave, ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë sepse qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës. Ndërsa, Decani do të mbështetet edhe me projekte të tjera për cfarë edhe prania e sotme këtu dëshmon vazhdimësi të përkrahjes në projekte të infrastrukturës rrugore”.

Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj tha se “ky projekt po zgjidh problemin e këtyre banorëve një herë e përgjithmonë duke lidh fshatrat mes vete si dhe krijuar qasje më të lehtë në rrugët kryesore. Ne kemi qënë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj rruge dhe natyrishëm kemi fituar edhe mbështetjen e ministrit“.

Ndërtimi I rrugës së shumëpritur gëzon qytetarët  

Ndërsa, sipas Albert Kurtulajt,  përfaqësues I fshatit Strellc I cili I dha shtytje të vazhdueshme ndërtimit të këtyre rrugëve kjo ka një rëndësi të vecantë për strellcianët dhe banorët e fshatrave përreth. 

Zharku dhe Selmanaj pergezojne qytetaret

“Fillimi I punimeve në rrugët e lagjeve Beqiraj dhe Dautaj e deri te Drumi I Telit është ditë e vecantë dhe ka sjell gëzim të madh për strellcjanët dhe banorët e fshatrave përreth se këto rrugë nuk lidhin ndërmjet vete vetëm Strellcin dhe Isniqin por rreth 20 fshatra përreth. Prandaj,dita e sotme është festë për të gjithë banorët e këtyre anëve të cilëve do t’iu lehtësohet qarkullimi I gjatë dhe I vështirë, meqë gjatësia e asfaltimit është paraparë të jetë rreth 3,000 metra me 5 metra gjërësi”. 

Rruga e shumëpritur e filluar te lagjet Beqiraj-Dautaj e cila vazhdon edhe në të dy krahët e segmentit rrugor të njohur si Drumi  I Telit lidh fshatrat Isniq dhe Strellc dhe dhjetëra fshatra të tjera duke shkurtuar rrugën rreth e qark me kilometra të tërë. Asfaltimi I rrugëve është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës në vlerë prej 242,368.11 euro. Ndwrsa, sfidë për komunën e Decanit mbetet largimi i vendgrumbullimit të hapur të mbeturinave i cili ka rrënuar edhe shtratin e lumit që kalonte ndërmjet fshatrave Strellc dhe Isniq dhe i akumuluar për vite të tëra përbën rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e kësaj zone.