Kodra ilire Jerina mbulohet me mbeturina

Mali i mbeturinave ne Jerina
 Martinajt pare nga Jerina

21 korrik 2016, Bota Sot. Ne fshatin Martinaj, komuna e Plaves ka vendosur nje vendgrumbullim te hapur mbeturinash prane vendbanimev, pa miratimin e banoreve dhe rezistenca e tyre eshte thyer me force. Hedhja e tyre mbi gërmadhat e selisë së perandoreshës ilire Jerina, përdhos trashëgimine kulturore të komunitetit autokton shqiptar. Përderisa, presionet e qeverisë malazeze ndaj banorëve me arrestime, gjykime e gjoba si pasojë e rezistencës kundër kësaj deponie tashmë kanë rezultuar me shpërnguljen e dhjetëra familjeve. Kundër këtij vendgrumbullimi ka reaguar edhe Zyra Evropiane për Mjedisin(EEB), e cila e ka vendosur në Ejolt Atlas si pikë të kuqe mjedisore në botë.

Tash dielli perendon pas maleve te mbeturinave

Një rrugë e ashpër dhe cilindrike mbi dy kilometra con te Kodra Jerina-selia  e dikurshme e perandoreshës ilire Jerina, gërmadhat e së cilës janë mbuluar me një mal mbeturinash ku mbyten rrezet e këtij dielli të perëndimit. Një traktor I vogël, do të jetë automjeti që do t’na shpie deri te Kodra Jerina, anipse depërtimi brënda kësaj zone do t’jetë një sfide në vete se, si për ironi kjo zone nga roja dhe punëtori I Ndërmarrjes Publike Komunale dhe për Qështje Banesore të Plaves quhet “zonë e mbrojtur shkelja e së cilës pa paralajmërim bie ndesh me ligjin”. E në fakt, gjithë cfarë ndodh brënda kësaj zone është e paligjshme, pohon Zeqir Hasangjekaj, anëtar i Këshillit për Parandalimin e Ndërtimit të deponisë në fshatin Martinaj:“Ju po  e shini edhe vet se cfarë gjëndje e mjerueshme është këtu. Të qindra tonelatat e

mbeturinave që derdhen, nuk riciklohen as nuk mbulohen por kohe pas kohe digjen me c’rast e gjithë lugina e Plavë-Gucise mbulohet me tym dhe kundërmon padurueshëm. Ka ngordhje bagëtishë, venitje të bimëve, madje edhe gjethet e pemëve janë tkurrur. Asnjë pemë, asnje bimë, as shëndeti ynë s’është më sic ka qënë…”, thotë Hasangjekaj, shikimi I të cilit humbet në malin e mbeturinave që ngritet si përbindesh mes bjeshkëve shekullore që rrethojnë luginën përrallore të Plavë-Gucisë. Sepse, ai është I vetidshëm se qentë endacak që gërmojnë në mbeturinat e shpërndara rreth e qark dhe korbat e zeza përmbi, përbëjnë rrezik permanent për përhapje sëmundjesh. Ndërsa, djegja e tyre e kohëpaskohshme dhe retë e tymit ngulfasin këtë zonë duke kërcënuar shëndetin e banorëve, florën dhe faunën.

Manipulim me popullatën dhe dokumentet Grumbullimi I mbeturinave në Kodrën Jerina ka filluar në tetor të vitit 2012-të, kur Komuna e Plavës me asistencën e policisë theu rezistencën e banorëve local dhe filloi derdhjen e mbeturinave mbi fshatin Martinaj, 300 metra vije ajrore larg vendbanimeve, si dhe rreth 200 metra larg burimeve dhe kaptazheve të ujit. Vendimet e  nxjerra nga KK I Plavës dhe fotografitë, të plasuara nga anëtarët e këshillit në rrjetet sociale nxjerrin dëshmojnë parregullsitë kadastrale, dezinformimin dhe tentativën për manipulim të opinionit publik. Sipas Këshillit për Parandalimin e Ndërtimit të Deponisë në Martinaj, “Komuna e Plavës  me Ndërmarrjen Publike Komunale dhe Qështje Banesore të Plavës për të realizuar qëllimin  për grumbullim e mbeturinave ka përzgjedh gjoja parcelën kadastrale 1/1/9 Ko dosugje 2., e cila në të vërtet ndodhet në KO, Martinaj 1.

Banoret thone te jene mashtruar me haopjen e kesaj rruge per bjeshke

“Me hapjen  e rrugës kah Kodra Jerina janë mashtruar banorët e ketushem se po hapet rruga për bjeshkë për mundësimin e zhvillimit të turizmit malor. Por, pas pak muajsh eshte alokuar deponia pa asnjë leje të inspeksionit të paraparë, pa asnjë konfirmim sanitar, pa asnjë debat public si dhe duke krijuar presione të vazhdueshme mbi komunitetin e fshatit Martinaj. Kemi ba kërkesa e ankesa te intitucionet e Malit te Zi por edhe te qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe e Kosovës, por ato kanë has në vesh të shurdher. Ne jemi të pafuqishëm të shtyme cështjen përpara përderisa askush nuk përkujdeset për ne dhe ne kemi mbet në Mëshirën e Zotit”, thote Hasangjekaj, njëri ndër të gjashtë anëtarët e Këshilit për Parandalimin e Ndërtimit të Deponisë në fshatin Martinaj, të cilët u përballen me arrestime, gjyqe e gjoba për shkak të rezistencës kundër kësaj deponie të cilën e konsiderojnë si varr të hapur për shëndetin e tyre. Si rrjedhojë, dhjetëra familje janë shpërngulur, thotë Gëzim Balidemaj, banor I fshatit Martinaj.

“Pasojat po rriten përdite. Asnjë pemë, asnjë perime, asnjë nga drithërat nuk i marrim të shëndosha më. Ata vetëm hedhin mbeturina dhe as nuk I mbulojne,as nuk I trajtojne por I djegin dhe kjo po rrezikon shëndetin tonë dhe po na kërcënon me pasardhës me të meta. Prej se kanë fillu të sillen mbeturinat këtu dhe presionet e vazhdueshme për shkak të kundërshtimit janë shpërngul 5-6 familje me nga 6-7 anëtarë, dy nga Këshilli për Parandalim e Deponisë. Po ikin banorët nga fshati… Të gjitha janë pasojë e kesaj .Ndaj, ju bëjmë thirrje përsëri të gjithë atyre që janë përgjegjës, që të largojnë këtë të keqe nga fshati ynë dhe t’na lënë t’jetojmeë shëndetshëm si deri dje”, thotë Gëzimi, përderisa nga droja e pasojave nuk kursehen as fëmijët. 

Largesia me venbanimet vetem 300 metra vije ajrore

“Mua shokët e më paksohen përditë… Edhe ata qe kemi mbet nuk dalim të luajmë lirshëm nga droja e helmimit.Sidomos, kur digjen mbeturinat këtu bëhet krejt mjegull dhe bie aromë shumë e keqe. Kemi dro nga semundjet dhe se prindërit tanë s’do të lindin më fëmijë të shëndoshë…“, thote Artjani, 15 vjecar.

Deponia e Martinajve në Atlasin Global për të drejtën mjedisore 

Zyra Evropiane e Mjedisit (EEB) në Bruksel, rastin e Martinajve e vlerëson si një shkelje flagrante e të drejtës mjedisore dhe i të së drejtës civile të pakicave. Ndërsa, deponinë në Kodrën Jerina e ka vendosur në Ejolt Atlas, I cili është një projekt global i Bashkimit Evropian për hulumtimin, katalogizimin dhe analizimin e konflikteve ekologjike, të cilat bien ndesh me të drejtën mjedisore në botë. Por, përkundër të gjithave, përvec Ministrisë për Turizëm dhe Zhvillim të Qëndrueshëm-Sektori për Menagjim Mbeturinash dhe Zhvillim Komunal e Malit të Zi përgjatë këtyre viteve nga komuniteti janë njoftuar rreth problemit edhe Ministria për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane e Malit të Zi,  Avokati i Popullit për Mal të Zi, etj., dhe lënda është perplasur nëpër gjykata të niveleve të ndryshme, kjo nuk

ka ndryshuar asgjë në ndërrimin e lokacionit të kësaj deponie. Por, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit për Parandalimin e Ndërtimit të Deponisë në fshatin Martinaj, kërkesat e parashtruara tek organet ambientale të Malit të Zi kanë has në vesh të shurdhër. Ndërsa, thirrjet për mbështetje të këtyre banorëve nuk iu janë përgjigjur as qeveria e Republikes së Shqipërisë dhe të Kosovës, thotë Hasangjekaj: “Ne,anëtarët e këshillit dhe qytetarë të tjerë jemi gjykuar dhjetëra herë, por nuk kanë pas baze për burgosjen tonë se argumentet janë kundër atyre që kanë shkel ligjin: nga komuna e Plavës dhe nga vet qeveria e Malit të Zi e cila I lejon këto shkelje. Kanë shfrytezuar pushtetin për të na mbajt nën presione të vazhdueshme duke na shpërndarë edhe si komunitet, brenda të cilit ekzistonte një harmoni  për t’u lakmuar.  Kane arrite edhe t’I frikësojnë njerëzit saqë I rralli dëshiron të flas për problemin”, thotë Hasangjekaj për të shtuar se “me perpjekjet tona si keshill kemi arritur qe ta deponojmë problemin deri te Zyra Evropiane për Ambientin, në Bruksel. Pra, që të paktën opinioni I gjërë të jetë I informuar se si qeveria e  Malit të Zi në vend se të investojë në zhvillimin e këtyre zonave ajo po helmon banorët e vet dhe po kontribuon në menyrë indirekte në depopullimin e kësaj zone”.

Tentimet për marrjen e prononcimit rreth deponisë edhe nga kryetari I komunës së Plavës Orhan Shahmanovic, rezultuan me zvarritje të përgjegjeve dhe pas kësaj, heshtjen e tij. 

Rezistenca paqsore e banorëve është thyer me forcë 

Tentimi për ndërtimin e një kishe ortodokse sllave para dy vitesh ishte një trysni tjetër mbi popullatën martinase të banuar 99 per qind me shqiptar, dhjetëra prej të cilëve u arrestuan gjatë rezistencës përfdhirë edhe moshat prej 17 deri ne 80 vjec. Por në këtë rast, rezistenca

Njera nder protestat e martinasve nder vite

e banorëve rezultoi me ndërprerjen e punimeve për dallim nga deponia, ku edhe pas gjyqeve maratonike por edhe burgimit të anëtarëve të këshillit, nuk u arrit dislokimi I deponisë nga Jerina antike. Këtu, rezistenca paqsore e banorëve me protesta e peticione, u thy me forcë dhe mbeturinat filluan të hidhen me asistencën e policisë:

“Provuan të ndërtonin një kishë slave në mes të një komuniteti shqiptar musliman, në pronën e uzurpuar të Prelvukajve. Por, me rezistencën tonë e ndërprenë. Ndërsa, deponinë na sollën si nje varr të hapur që po na rrezikon jetën. Kshtu nuk vepron asnjë shtet në botë me një komunitet autokton dhe shtetformuese,sic jemi ne shqiptarët në Mal të Zi”, thotë Hasangjekaj  për të shtuar se” Mali I Zi në njërën anë synon të hyjë në Evropë si shtet ekologjik, ndërsa në anën tjetër grumbullon mbeturina prane vendbanimeve, burimeve dhe depozitave të ujit, duke shkel të drejtën e qytetarëve për mjedis të pastër si dhe duke përdhosur hapur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve autokton brenda territorit te vet.

Deponia e Martinajve në lokacion antik 

Zona e Plavës dhe Gucisë është një perlë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Ballkan dhe grumbullimi i mbeturinave mbi gërmadhat e një qyteti të lashtë ,  bie ndesh edhe  me Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore. Prandaj, zëri I arsyeshëm I banorëve të fshatit Martinajve dhe i fshatrave përreth do duhej të dëgjohej dhe në rast dyshimi për parregullsi e korrupcion, të reagojë Podgorica sepse, nje vendgrubullim  i hapur mbeturinash në gjirin e një vendbanimi kundër vullnetit të banorëve autokton bie ndesh me politikat integruese të Bashkimit Evropian për Malin e Zi i cili synon të futet në familjen evropiane si shtet ekologjik. Do duhej të reagonin edhe qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, kundër përdhosjes së trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve autokton në këtë fshat të vetem të banuar me shumicë shqiptare brënda krahinës së Plavë-Gucisë, të cilit po i kërcënohet shpërngulja e asimilimi si fshatrave përreth. Sepse, ndotja e mjedisit dhe pasojat që po dalin përditë në pah jane një ogur I errët për ekzistencën e cdo qenie të gjallë brënda këtyre hapësirave, teksa në gjethet e tkurrura, në frutat e  njollosur dhe në bimët kokëulura sikur ndjehet rënkimi nga helmimi gradual që iu vie nga ajri, vesa e shiu prej të cilëve do duhej të merrnin jetë…

Fshati Martinaj rreze Kodres Jerina ne Plave-Guci
https://ejatlas.org/conflict/illegal-landfill-in-martinaj-village-plav-gucinje-montenegro

Leave A Comment

Your email address will not be published.