Deçani shënon me protestë Ditën e Çlirimit

16 qershor 2016, Radio Kosova, Decani 17 vjetorin e clirimit e ka shënuar me një protestë gjithëpopullore, për të shprehur  kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bartjen  e pronësisë të 24 hektarëve prona të ndermarrjeve shoqërore “Iliria” dhe Apiko, mbi Manastirin e Decanit. Kjo është protesta e dytë , e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Selmanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese tëKosovës legaliazohet vendimi i qeverisë së Serbisë se vitit ‘97 kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi, me anë të të cilit I falen 24 hektarë prona Manasitirt të Decanit. Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj ndër të tjera në fjalën e tij tha se Manastiri I Decanit nuk do të mund te bëhet pronar I këtyre pronave, duke pasur përballe kundërshtimin e 60 mijë banorëve.

“I bëj thirrje publike Sava Janjiqit që të distancohet nga krimet e Millosheviqit dhe poashu të heq dorë nga dhuratat e këtij regjimi kriminal. Unë si kryetar dhe komuna të cilën e drejtoj nuk e pranojmë dhe nuk e zbatojmë këtë vendim, sepse është në kundershtim me ligjin dhe me drejtesinë, me interesin e qytetarëve të Decanit dhe padrejtësi ndaj gjakut të bijve dhe bijave tona. Kurre manastiri s’ ka me mujt me u ba pronar I këtyre pronave, kur ka kundërshtimin e 60 mijë banorëve dhe më gjërë”, tha Selmanaj para protestuesve.

“Ai qe luan me zjarr,digjet i pari”

Selim Lokaj, historian ua kujtoi gjykates kushteteuse, manasirit të Decanit dhe qeverisë së Kosovës se “qytetarët janë lodh dhe poqese eskalon situata, përgjëgjësia do të bjerë vetëm mbi ta. Se,sic thotë populli,ai që luan me zjarr I pari digjet në të”,tha Lokaj për Radio Kosovën.Kundër këtij vendimi janë edhe qytetarët e komunës se Decanit dhe më gjërë.Azgan Haklaj kryetar I  Unionit Artistic Shqiptar dhe Can Tahiri, kryetar I Lobit Shqiptar per Evrope thanë se”kemi ardhë nga Tropoja për të bërë dy zëra më shumë në kundërshtim të këtij vendimi të padrejtë”.

Qytetarët:”Manastiri të shfletojë historinë që gjërat të binë në vend”

Ndërsa,  Nysreti decanas, është vetëm njëri ga të mijëra qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare të mbledhur sot, I cili iu bën thirrje gjykatës kushteteuse, qeverisë dhe manastirit, “që të shfletojnë historinë sepse kaq mjafton që të binë gjërat në vend. Në të kundërtën, kurre nuk do te kete rehati”.

Kjo është protesta e dytë për kundershtimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese te Republikes se kosoves per bartjen e pronesise se 24 hektareve toke te ndermarrjeve shoqerore “Iliria” dhe “Apiko”mbi Manastirin e Decanit. Protesta eshte u organizua nga kryetari I komunës Rasim Selmanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike, se ciles iu pergjigjen qytetare te shumte.

Leave A Comment

Your email address will not be published.