Koshare-17 vjet nga thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri

9 prill 2016, Radio Kosova, Sot, në Koshare të Gjakovës në praninë e përfaqësuesve të institucioneve të Republikes së Kosovës dhe të Shqipërisë, të familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UCK-së, të diasporës shqiptare si dhe të qytetarëve të shumtë nga trojet etnike është perkutjuar 17 vjetori I Betejës së Koshares.
Beteja e Koshares në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën u bë thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Sot po shenojme nje ngjarje historike e cila ka ndryshuar jo vetem historine e vendit por te gjithe Ballkanit Perendimor, tha ne fjalen e tij kryeministri I Republikes se Kosoves, Isa Mustafa:

“Kjo beteje ishte njera nder fitoret me te rendesishme te luftes te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ne Koshare, padrejtesia historike mbi njeshekullore po ndalej dhe ndeshkohej ne menyren me meritore. Ate dite, pushtuesit me mire se kurre me pare e kuptuan pafuqine e tyre dhe fuqine e gatishmerine e bijve dhe bijave tona per t’u sakrifikuar per liri dhe pavaresi”.

Dushaj: “Beteja e Koshares e gjate,e eger dhe heroike”

Dushaj, kryetari i Bashkise se Bajram Currit

Per Besnik Dushajn, kryetari I Bashkise se Bajram Currit, Beteja e Koshares ishte e gjate, e eger dhe heroike e cila nisi bashkimin kombtar: “Ne kete dite sjellim ndermend 9 prillin e vitit ‘99 kur burra trima nga mbare trojet kombtare te prire nga komandanti legjendar Agim Ramadani, sfiduan Konferencen e Londres te 1913-tes, sfiduan roberine njeqindvjecare slave dhe rrezuan pergjithmone guret e kufirit shqiptaro shqiptar. Aq e eger aq e gjate aq heroike. Ate dite nisi realisht bashkimi kombtar”.

Haradinaj:”Pa betejen e Koshares s’do te kishte liri te plote”

Pa Betejen e Koshares lufta per liri nuk do te ishte e plote, tha Ramush Haradinaj, ish komandant I zones operative per Dukagjin:

 “Oficeret qe I prine kesaj beteje jane protagonistet qe I dhane fatin e vet te mire e te drejte luftes sone.Pa kete beteje nuk do  t’ishte lufta qe na solli lirine. Sali Ceku, Agim Ramadani, Iljaz Fetahu, Abaz Thaci, e plot tjere e deri te luftaret e huaj I dhane kesaj lufte meriten e duhur”.

Salihu: “Ne Koshare u bashkuan armet e bijve dhe bijave me te mira te trojeve shqiptare”

Ne emer te Brigades 138 Agim Ramadani foli eprori I kesaj brigade Ragip Salihu I cili tha se me 9 prill u bashkuan krismat e armeve te bijeve dhe bijave me te mira nga mbare trojet shqiptare:

“Por, beteja e Koshares ishte nisur shume me pare. Pjese e betejes se Koshares jane edhe 40 vezhgime qe nga Qafa e  ne kufirin me Malin e zi e deri ne majen e zeze matane qafeprushit ne Has”.

Ne emer te familjareve te deshmoreve, te invalideve dhe ish ushtareve foli Arber Morina, i cili duke falenderuar te pranishmit tha se: “Sot, pas 17 vitesh jeni mbeldhur te na nderoni me pranine tuaj dhe per mua eshte nje nder i madh te dal para jush per te dhene respektin kulminant per kete pejsemarrje masive”.

 

Diaspora e kryesuar nga Lobi Shqiptar ne Evrope

 
Ketu ishin edhe diaspora shqiptare, nje karvani te se ciles I printe Can Tahiri, drejtor I Lobit Shqiptar ne Evrope:
 
“Jemi bashkue me te gjitha troje shqitpare per te nderu deshmroet qe rane per te thy nje here e pergjithmone kufirin shqitparo shqiptar. Diaspora gjithe jeten ka dhane dhe dot e jap per trojet shqitpare dhe shpejt bashkimin kombtar“.

Halil Ahmeti, ish shef I zyres  se Shtabit te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves eshte krenar te jete deshmitar I kesaj pjese te historise:

“Pothuaj gjithe keta deshmor, epror, ushtar kane kaluar permes zyres sone dhe jane percjell ne frontin e luftes. Dhashte Zoti qe enderra e tyre te realizohet. Jam krenar qe kam pas te bej me keta trima te medhenj te Kosoves dhe nga mbare trojet shqiptare”.

Goxhufi kujton fjalet e te birit deshmor: “Pasha Zotin s’me ndal kush t’shkoj e t’vdes per Kosove…”

Ndersa Xhafer Goxhufi, nga Lluzhani I komunes se Podujeves baba I deshmorit Rifat Goxhufi eshte vetem njeri nder baballaret I cili kujton me dhembje e krenari fjalet e birit te rene ne Betejen e  Koshares: 

Me babain e deshmorit te kombit Rifat Goxhufi


“M’thirri prej Gjermanise e m’veti, ku e ki djalin e madh. I thashe, ti e di ku e kam…Tha: “Vallahi ai n’bore, n’shi e n’lufte e une ne te terur kurre jo,por kam me ju bashkangjit.O shku te motra e vet e ia ka dhane unazen.Kjo eshte per ty e ky zingjir asht per gruan!” Motra ka fillu me qajte tuj provu me e ndal mos me ardhe ne lufte. Por, ai ia ka kthy:”Pasha Zotin nuk ka insane qe m’ndal pa shku me vdek per Kosove. Edhe prej Minheni o ardhe e kur asht vra Agim Ramadani e ka marr Sali Qeku e Rrustem Berisha edhe si ushtar I kesaj brigade eshte vra te Rrasa e Zogut”.

Beteja e Koshares eshte nder betejat me te pergjakshme dhe me heroike te luftes se Ushtrise Çlirimtare të Kosoves, ne te cilen u be thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Leave A Comment

Your email address will not be published.