Engjëllit pa krahë…

-Dritë jete këtu nuk ka!”-ëndërroi t’i thoshte mjeku motrës shtatzënë.
-Poo!…Ka nje dritë tjetër në barkun e saj…Shiko!…Eshte i tëri dritë?!”-insistonte ajo.
Tash, kur nga spitali po tërhiqinin foshnjën e vdekur, gjithëçka e qartë…Ajo s’kishte parë dritën e jetës sepse vezullimi i saj ishte tretur ne foshnjën e shuar në prehërin e saj. Ajo kishte pare Driten e Zotit e cila shkrihej ne fytyren e tij nur…
_Ah vogëlush, prisja të me thërrisje dajë!-psherëtiu vellai dhe zëri iu mbyt në grykë.
Dhëndërit iu këputën dy pika lotë, ndonëse mbahej se burrëria e donte ashtu. Ndërsa ajo kishte lirinë e gjithë botës të qante me vajin e pangushëllim të femrës mbi atë foshnje të pafajshme, e cila për dhjetë ditë kishte qëndruar në inkubator varur mes jetës e vdekjes. Në ato dhjetë ditë agonie trupi i tij u martirizua në cdo mënyrë, se mjekët mbaheshin fort për misionin e tyre të shenjt. Por, mushkëritë e tij nuk e shijuan ajrin e kësaj bote ngujuar ne inkubator. Ai nuk i hapi as sytë e vegjël, sepse zgjodhi një dritë më të mirë se dritën e jetës. Erdhi si një flutur, për të lënë fluturimin e fundit brenda mureve të qelqta të inkubatorit, qe pas dhjete ditesh zemra e vogel te pushonte…

 Vrushkuj lotësh të valë ia digjnin faqet. Ata përvëlonin edhe ballin e arkivolit me mbishkrimin : “Exitum Letraris”……. E ajo, donte te shihte më shumë se datën e vdekjes se tij. Donte ta shihte, ndonëse të atillë nuk e kishte desheruar kurre. Ta njihte tani kur ishte një trup i pa frymë. Ngadalë hapi paketën dhe e pa gjatë me sytë e larë në lotë. Trupi i tij i vogël prehej në qetësinë hyjnore. E përshkoi me dorë fund e krye, ia dalloi gjymtyrët e vogla, të fikura sikur desh të cmallej me brishtësinë e trupit të tij, pothuajse të gjallë. Ia largoi edhe mbulojën nga fytyra. Nën të u shfaq një ballë dhe një hundë e vogël. Një faqe nur e mbytur në njolla gjaku. Nuk guxoi ta prekte më. E lau me lotë. Se, vetëm aty e ndjeu sa shumë dhembte kur shuhej një jetë ende pa filluar. Koka e tij ishte pranë zemrës së saj. Dora e saj mbi zemrën e tij… Mbi atë zemër të vogël,e cila nuk mundi të mbijetojë egërsinë e kësaj bote!

Një frenim i makinës e tronditi. E ajo, e shtrëngoi fort që të mos i lëndohej trupi i vogël. Qe të mos i vrahej shpina e celur varrë ku kishte mbetur shtrirë qëprejse erdhi në jetë. Në cast harroi se mortja e kishte marrur në krahë dhe atij i kishin pushuar dhëmbjet përgjithëmonë…Atë nuk do ta bënte më me vaj afërsia e nënës, si atë ditë kur  për herë të parë e ndjeu praninë e saj. As nuk do të lëvizte sikur dje, kur mjekët babanë e tij e kishin lejuar edhe ta prekte, tashmë kur e dinin se nuk kishte më shpresë. Ai nuk do të ndjente kurrë më shenja jete, se fija që e lidhte  me botën sot ishte shkëputur përgjithmonë!

Makina po ecte drejt fshatit. Po e conte në shtëpinë deri dje te mbushur gëzim për djalin që prisnin të bëhej burrë, ”një katund prej tij!” Ata njerëz sot ishin mbledhur për ngushëllime. Rruga ishte e gjatë, e pa fund. E makina sikur nxitonte të ia kthente nënës në prehër, të larë në rrëketë e lotëve të tezes…

Në fshat të gjithë i dolën përpara. Ajo kërkonte motrën t’ia lëshonte foshnjën në prehër. Por pa nënën, të cilës iu lëshua në krahëror pafuqishëm. Se, në cast koha kishte ndaluar dhe ajo ishte ngrirë mes vajesh të të gjithëve e me foshnjen e vdekur në krahë!

_Lulja e nënës!…Drita e nënës!-dëgjohej zëri i dredhur i nënës, se djepi i veshur me punëdoret e punuara me dashurinë më të madhe, e priste të gjall ta përkundte e ta vënte në gjumin e jetës sot kish mbetur shkret!

Përtej, fytyra e motrës me lotët e ngrirë në faqe…Me prehërin e zbrazët të lehonës , me duar po mbante plagën e zemrës…Po ndrydhte duart pranë gjinjve, me qumështin e të cilëve do t’lagte buzët e ngrira në gjak të foshnjës së vdekur…E mori pë një cast aq sa të çmalleshin bashkë…T’ia dëftonte atij trupi të ngrirë ngrohtësinë amërore, për herë të parë…Për herë e të fundit, sepse ai  kaq kishte!

Që nga viti 2002 trupi i Gëzimi 10-të ditësh prehet në Fushën e Thatë, e shpirti i tij i dëlirë loz bashkë me engjëjt…

Viti 2002.Kryshec, Pejë.

Leave A Comment

Your email address will not be published.