Date Archives 2015

Shaban Bali Nokshiqi shkruan ne vjersha histori

11 gusht 2015, Radio Kosova, Të krijosh, don të thotë të derdhësh shpirtin në art dhe ta ndash atë me të tjeret. E kur kjo ndjesi shpërthen në muzgun e jetës, kjo është një e papritur e bukur njerëzore e cila duhet cmuar dhe dashur nga të gjithë E tillë erdhi tek shkrimtari Shaban Bali Nokshiqi nga fshati Llugaj I qarkut të Tropojës, i cili ne moshën 90 vjecare sakrificën e familjes se vet nga Nokshiqi i Plavës e derdh në vargje vajesh me rimë.Ishte 6 gushti I viti 1944 kur familja… Read More

Trashegimia ilire në Martinaj mbulohet me mbeturina

Djegja e mbeturinave ne Kodren Jerina 18 qershor 2015, Radio Kosova, Pas përplasjeve dyvjecare të banoreve të Martinjave  kundër grumbullimit të hapur të mbeturinave në Kodrën Jerina me pushtetin komunal të Plavës,te cilet para dy vitesh thyen me forca policore rezistencën e banorëve, gjendja alarmante vazhdon.Kamionë të panumërt të hedhur dhe djegur ditëve të fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe dëmtimin e bimëve furragjere, duke ekspozuar këto hapësira para një katastrofe ekologjike. Derdhja e mbeturinave me mijëra tonelata dhe tentimi për fshehje me djegjen e tyre, këto dite ka krijuar… Read More

Sot ne Kompleksin Memorial ne Gllogjan varroset deshmori Beg Rizaj

24 maj 2015-Radio Kosova, Sot, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit në Gllogjan, me nderime të larta është varrosur Beg Rizaj, i cili vet i 10-të humbi jetën gjatë një përplasjeje të armatosur me forcat policore dhe ushtarake maqedonase më 9 dhe 10 maj, në Kumanovë.Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit. Beg Rizaj, i radhitur në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës që në moshën 20 vjecare, më shumë se vite jete kishte beteja të luftës për liri, sepse ai as… Read More

Gjendje alarmante ne pyjet e Junikut

 27 mars 2015, Radio Kosova, Pyjet e komunes se Junikut po degradohen ne mase te madhe dhe ne forma te ndryshme. Opozita thote se zeri i tyre po has ne vesh te shurdher, perderisa nga Drejtoria per Zhvillim Ekonomik thone se pyjet e menagjuara nga komuna jane ne gjendje te rregullt. Komuna e Junikut menagjon vetem me 1,315 hektare pyje ne pronesi private, perderisa pyje shtetrore jane 4,266 Hektare. Zenel Maloku, delegat ne opozite nga radhet e „Levizjes Vetvetndosje“, gjithe pergjegjesine per gjendjen e rende ne pyjet e Junikut hedh… Read More