Emerimi i rrugeve ne komunen e Decanit me parregullsi te shumta

Sheshi “Isa Boletini”ne Isniq(foto fshati Isniq)

26 prill 2014, Radio Kosova, Decani eshte komuna e vetme krahas Fushe Kosoves, e cila ka perfituar nga projekti i  Bashkimit Evropian “Mbështetje për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Sistemin e Unifikuar të Adresave”. Sistemiinformativ për regjistrimin e adresave eshte plotësuar me të dhënat e mbledhura në terren dhe tashme eshte bere shenjezimi i rrugeve ne komunën e Deçanit.Por, ankesa nga komuniteti deshmojne per parregullsi te shumta.

Emerim rrugesh pa mbledhje neper fshatra, miratim pa vullnetin paraprak te komunitetit, keqperdorime te nenshkrimeve dhe emerim me emra personash me biografit e dyshimte jane dukurite qe po percjellin procesin e emerimit te rrugeve dhe shesheve ne komunen e Decanit, pjesa dermuese e te cilave tashme kane kete proces pas vetes.Dukurine e keqperdorimit te nenshkrimeve e gjejme ne Stellc te Eperm rreth  rruges se emeruar me emrin e deputetit te ndjere Nimon Alimusajt, emri i te cilit ka perpjekje per t’ u larguar qofte edhe ne menyre jashteligjoire.

Keqperdorim nenshkrimesh nga individe te caktuar

Kamer Sutaj 73 vjec nga ky fshat e ka sjell ne komune keqperdorimi i nenshkrimit te tij.

“Jam ardhe me u anku se une nuk kam shkru per as kunder rruges per Nimon Alimusaj, e dikush ma ka shkru emrin ne krye te vet gjoja si kam organizu me ia hjek emrin e rruges. Edhe jam ardhe me e lyp emrin e mbiemrin, se nuk jam asi njeri qe e baj atohen kurre”, thote 73 vjecari Sutaj, i cili ndjehet i keqperdorur dhe i tradhtuar nga bashkefshataret e vet.

Ku t’muj kam me u anku,se s’ kam nenshkru as s’ me ka interesu bre a ja ngjiti Nimon,a ja ngjiti Hasan a Hysen!E kta me ma ngjit te pa bomen mua 72-3 vjec, marre per ta!”, ankohet i revoltuar plaku Kamer Sutaj, i cili shpreson se zeri i tij nuk do te has ne vesh te shurdher.” Paj,ju ne qitshi ne radio dikush duhet me degju  e me marr vesh, se kamer Sutaj nuk ka nenshkru kurgjo por ma kane keqperdor nenshkrimin”.

Miftar Zeqa,ne pllaken
 “Trimat e lirise”,ne Skenderaj

Loje me emra te deshmuar gjate historise

Kryetari i ri i Komisionit per Emerimin e  Rrugeve dhe te Shesheve Sadik Qeku, thote se raste te tilla duhet te rikthehen ne komision:“Komisioni i rrugeve do t’i verifikoje ato nenshkrime edhe nje here me shume perkushtim dhe do t  rikthehen ne komision”.

Ndersa, kundershtimi i individeve dhe grupeve te caktuara per inate personale, interesa te ngushta e me se paku te diktuar nga interesi i pergjithshem dhe ndjenja e atdhetarise, po veshtiresojne mbarevajtjen e ketij procesi. Nje dukuri te tille gjejme ne fshatin Isniq, ku rruga “Miftar Zeqa” eshte propozuar paraprakisht nga vet fshati dhe eshte miratuar nga komisioni perkates dhe asambleja komunale, si dhe eshte bere edhe shenjezimi. Mirepo, emerimi I kesaj rruge ne emer te kesaj figure te cmuar kombtare i cili nen petkun e bariut gjithe jeten mbrojti bjeshket e Isniqit nga hordhite serbo-malazeze, ka nxitur reagimet e nje grupi te vogel banoresh te Isniqit te cilet insistojne ta zevendesojne ate me nje emer tjeter.  Kryetari i komisionit per emerimin e  Rrugeve dhe te Shesheve Sadik  Qeku, shpjegon se:

Skender Regjahmetaj
“Komandant Kulla” ne Koshare

“Po, kemi contest rrugen Miftar Zeqa, nje rruge te nje deshmori te Balaj dhe te Cane Tishukut. Por, ato i kemi kthy te fshati dhe nese fshati deshton te marr vendim, mbetet qe kete kontest t’ia propozijme asamblese. Nese asambaleja pajtohet qe ajo rruge ka mundesi te ndahet, me aprovimin e atyre dy lagjeve rruga do te ndahet”, thote Qeku, i cili shton se nuk do te luhet me emra te deshmuar gjate historise dhe se ne bashkepunim me komunitetin, do te gjejne zgjidhje te perbashketa.

Rruget qendrore me emra te dyshimte-Me emrat e heronjve rrugicat

Perderisa, ne emer te eprorit ushtarak-heroit te Koshares Skender Regjahmetajt, fshati Isniq ka emeruar nje rrugice para deres se tij…Qeku thote se nje rast tjeter eshte edhe ne Prilep rreth emrit te deshmorit Sadri Latifaj dhe Hysni Lokajt ku nevojitet nje kompromis,e poashtu edhe nje rast te Lagja Dodaj si toponim, per te cilat do te vendosin pasi te sjellin vendim fshatrat.Perderisa, miratimi i Rregullores per Emerimin e  Rrugeve dhe te Shesheve e sapo hyre ne fuqi, megjithese me vonese, do te evitoje perzgjedhjen e emrave te padenje per rruge e sheshe te komunes se Decanit dhe nxjerrjen e komunitetit para aktit te kryer nga individe e grupe sic ka ndodhur deri me tani.

“Prioritet do t’ju japim familjeve te deshmoreve, invalideve apo njerezve qe kane dhene

Emra te rrugeve ne Isniq

kontribut per Kosoven dhe popullin, por edhe ne fusha te tjera me interes per popullin tone!” ,tha Qeku,sipas te cilit emrat e miratuar nga asambleja e meparshme nuk do te ndryshohen pervecse me miratimine te dyja paleve, perderisa emerimi i shesheve ende eshte ne procedure.

A do te kemi pergjegje per pasardhesit rreth emrave ne balle te rrugeve? 

Decani eshte komuna e vetme krahas Fushe Kosoves, e cila ka perfituar nga projekti i Bashkimit Evropian “Mbështetje për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Sistemin e Unifikuar të Adresave”.Ndersa, per te shmangur mosmarreveshjet ndermjet komunitetit, kryesite e fshatrave do duhej te ishin me bashkepunues me banoret e lagjeve te caktuara dhe te mos marrin vendime koke me vete,sic kane vepruar ne shume raste. E mbi te gjitha, me te pergjegjshem ne perzgjedhjen e emrave te rrugeve, sepse neser do te gjendemi para pikepyetjes se pasardhesve tane:”Kush jane vertet ata, emrat e te cileve u vune ne balle te rrugeve tona dhe cfare i dhane ata popullit te Kosoves?!”

E, ne kete pyetje jo te gjithe do te kene pergjegje…

Leave A Comment

Your email address will not be published.