Banoret e Rastovices pas 15 vitesh me ujesjelles

 

Perurimi I ujesjellesit ne Rastovice(foto R.Selmanaj)

Radio Kosova, 8 janar 2014,Pas 15 vitesh, banoret e fshatit Rastovice te Decanit do te behen me ujesjelles. Ky eshte fillimi i zgjidhjes se nyjes se ujesjellesit per dhjete  fshatra te komunes se Decanit, i cili po zvarritet tash 10 vjet.

Te mbi 1,300 banoret e fshatit Rastovice nuk do te kene me veshtiresi me furnzimin me uje te pijes, se tashme te 150 shtepite e tyre tashme jane paisur me ujesjelles te ri.Dhe, vite te tera pa te ishin tejet te gjata,thone banoret.

Veshtiresite kane qene gjithmone prezente meqe ne jemi furnizuar gjithmone nga puset ndersa, veshtiresite me te medha jane paraqit kur kane vershuar ujerat e zeza mbi toke dhe keshtu eshte bere ndotja e ujerave“-thote Muje Kadrijaj,banor i ketij fshati,sipas te cilit furnizimi nga puset gjithmone  permbante ne vete rrezikun e kontaminimit te ujerave.”Te t’ htem te drejten,une disa here i kam ba analizat e ujit dhe rezultatet kane qene deri diku brenda kufijve te lejueshem,por edhe ka pas bakterje gje e cila me siguri ka bart pasoja tek banoret sepse cilesia ka qene e dobet”.

Edhe Beqir Kadrijaj me familjen e tij per vite te tera eshte perballur me veshtiresite qe bart mungesa e ujit te pijes. Ndersa, furnizimin me pompa kohe pas kohe hendikeponte edhe mugnesa e rrymes, thote z.Kadrijaj:

“Furnizimin e kemi pas ne menyre klasike, nga puset apo aty ketu me pompa. Por, edhe ashtu problemet vazhdonin,meqe sa here ndalej rryma ne mbesnim edhe pa uje.Rregullimi i tij ka qene domosdoshmeri jetike. Ndersa, sot eshte nje fatbardhesi e madhe,sepse nga nje katastrofe e fshatit tashme po pi uje te paster qe m’kenaq shpirtin, sepse vjen nga bjeshket tona. Dhe mbi te gjitha,edhe kur po ndalet rryma uji po rrjedh”.

Banoret per vite te tera te rrezikuar nga uji i ndotur

Sido qe te jete, keto dite te veshtira banoret e Rastovices i kane pas vetes.Ndersa, kjo dite

Banoret kremtojne perurimin e ujesjellesit(foto M.Kadrijaj)

do te mbetet e shenuar ne kujtesen e te gjitheve.

Vet prezenca e gjithe banoreve te fshatit tregon nje gezim shume te madh per realizimin e kesaj nevoje te madhe dhe plotesimin e ketij kushti elementar per jete te shendetshme. Prandaj besoj se kj odite do te mbetet ne kujtese per kohe te gjate”,thote Muje Kadrijaj.

“Po per Zotin,eshte kenaqesi e madhe se uji eshte jete. Se, kur po hi n’ shpi edhe ku po ndalet rryma s’ po them:”Khu,paskam me shku me marr uje!”,por po e shoh se ka dhe po rri shlire. ndaj, kushdo qe ka investu, qofte komuna, qofte bashkimi Evropian, qofte ministrite apo ndonje donator tjeter, ne u jemi mirenjohes te gjitheve dhe ne kemi pushuar nga ato veshtiresi te perballjes me mungese te ujit te pijes qe nga pefundim i luftes”,i bashkangjitet kusheriri Beqiri.

Rrumbullakesimi i ujesjellesit per 10 fshatra me 24 mars

Kryetari i komunes se Decanit Rasim Selmanaj thote se nyja shuemnvjecare e ujesjellesit per dhjete fshatrat e Komunes se Decanit tashme ka gjet zgjidhjen dhe perurimi i ketij ujesjellesi eshte fillimi i rezlutateve te angazhimit shumevjecar.

“Projekti i ujesjellesit per 10 fshatrat e komunes se Decanit mund te themi se ka perfundu. Ne disa fshatra ka mbet me u implementu kyqja familjare.Prilepi tashme eshte kry, sot kemi perurimin ne fshatin Rastovice, do t’ vazhdojme me fshatin Prekolluke dhe per nje kohe shume te shkurter do t’ behen kyqjet familjare ne te gjitha fshatrat. Perderisa, projekti do te rrumbullakesohet me perurimin tek Kompleksi Memorial i Deshmoreve te Kombit ne Gllogjan. me 24 mars, ne pervjetorin e fillimit te luftes frontale ne Dukagjin”,thote Selmanaj.
Sipas kryetarit Selmanaj, realizimi i projektit per 10-te fshatra te komunes se Decanit eshte investim i perbahket i komunes se Decanit dhe Ministrise se Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor ne vlere prej 1 milione eurosh,perjashtuar investimet paraprake nga qeveria,d onatoret dhe komuniteti te cilat si pasoje e destinimit e gabuar rezultuan me zvarritjen shumevjecare te ketij projekti.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *