Ahmetaj ne Kreta shenoi sukses te permasave nderkombtare

Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013

 12 nentor 2013, Radio Kosova, Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë.


Peshen e fitores se 25 vjecarit isniqas Shpejtim Ahmetaj, i cili javen e kaluar ne Kreta te Greqise mori vendin e pare ne Kampionatin Boteror te Kikboksit, ne kategorine 75 kg, e shumefishon fakti se ai mposhti kundershtarin e tij nga Ukraina ne betejen e zhvilluar  brenda Greqise:dy vende keto te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven shtet!
 
“Boksova kunder nje ukrainasi, prejt e cilit e kam humb vjet vendin e dytë, në Athinë. Bolsova me një fuqi dhe vullnet të madh meqë dëshiroja të ndeshem me të dhe në fund, ia rrëmbeva vendin e parë. Kjo ishte nje kënaqësi e madhe, meqë ka qënë një konkurencë e prej 45 shteteve”, thote Shpejtimi, i cili ngaqë kishte njw rrugw tw vwshtirw pwrpara edhe e priti këtë fitore.”E kam prit këtë sukses sepse i kam kushtuar shumë kohë, shumë mund, ushtrime të mëdha, lëndime…Por,rruga për deri te medalja në Kreta të Greqisë ka qënë e vështirë, meqë ka qënë një garë botërore. Mirëpo, me një mund të madh, pas tri meqeve, ne meqin e katert tarrita qe te marr titullin e botes ne Kik Boks 75 kilogram“.


Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013″

 
Sipas bashkefshatarit te tij, profesor Asim Lokajt, nga Isniqi, arritjet e Shpejtimit ne këtë diciplinë nuk ishin te rastishme:”Por, ato jane rezultat i punes dhe diciplines sportive qe sinajlizonin qarte se Shpejtim Ahemtaj se shpejti vendlindjen e tij, Decanit dhe Kosoves do t’ i sillte titullin e kampionit te botes dhe medaljen e arte ne kategorine 75 kilogram ne nje konkurence shume te forte. Per kete sukses ne radhe te pare falenderimi shkon per te gjithe ata që e mëbshteten, duke filluar nga familja, trajneri i tij Leke Ramoja, kryetari i Federates se Kik Box-it Fatmir Makolli si dhe te sekretari i Federates, z. Lutfi Menxhiqi”.
 
Decani mburret me sportistet e vet 
 
Se per beteja te tilla nuk mjafton vetem forca fizike dhe mbështetja morale, eshte i vetdishem edhe kryetari i komunës se Decanit Rasim Selmanaj, i cili dite me pare, ne nje koktej te organizuar, Ahmetajt i dhuroi nje shume simbolike mjetesh si mirenjohje per rezultatet e korrura ne vazhdimesi.” Ne mburremi me suskesin e Shpejtimit, sic jemi të lumtur për cdo arritje në lëmin e sportit për sportistët nga komuna jonë, sepse ai ne Kreta te Greqise ka rrembyer medaljen e arte ne kategorine 75 kg ne Kampionatin Boteror ne Kik Box.Ky sukses i jashtëzakonshëm nuk është nder vetëm për Decanin dhe për Kosovën, por është një sukses me të cilin krenohet e gjithë shqiptaria. Dhe, ne jemi të vetdishëm se kjo është nje pritje modeste karrshi nje rezutati te jashtezakonshëm qe e ka sjell Shpejitm Ahmetaj dhe ne Decan nuk kemi arrit me dhane aq sa meritojne sportistet tane. Mirepo, përkudnër kritikave, ne për vitin e ardhshëm kemi ndarë për sport 60 mijë euro, që janë 100 per qind më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa, nga këto subvencione, në muajin shkurt kur neve na lejohen t’i shpenzojmë këto mjete, edhe Shpejtimi do ta ketë një përkrahje sepse e meriton”, tha kryetari Selmanaj, i cili me këtë rast ia ofroi Ehmetajt një shumë modeste mjetesh.

Fatmir Makolli,Rasim Selmanaj dhe Shpejtim Ahmetaj
 gjate pritjes te kryetari Selmanaj

 
Sepse, medalja e arte e vendit te pare në Kampionatin Boteror ne Kik Boks ne Kreta te Greqise eshte sukses me permasa kombtare, tha kryetari i Federatës së Kik Boksit te Kosoves, Fatmir Makolli:“S’ pata me hy n’politike.Por, sic dihet Greqia neve nuk na ka njoft ende,as si shtet as pasaportën. Por, me punën e Shpëtimit dhe me pune e shpetimi dhe te    Salihut, i cili është poashtu kampion në katëgorinë e vet, arritëm që në Kreta te Greqisë ta ngrisim  flamurin pese herë si dhe ta intonojmë himnin e Kosoves. Ndaj, rezultati i Shpejtimit i cili ka arrit një sukses të jashtëzakonshëm ne Kampionatin Boteror në Kreta të Greqisë ështe nje sukses me përmasa kombtare”.
 
Medaljet per Kosoven do te vazhdojne 
 
Por, kur eshte fjala per talentë ne fushen e sportit te cilet nderojne Kosoven me tituj  e medalje pothuaj ne cdo gare, dora e shtetit ndjehet pak. Këtë ë konfirmon edhe Shpejtim Ahmetaj, i cili deri te medalja në Kreta ka arritur vetëm me përkrahjen e familjes.”Jo, gjatë stërvitjeve nuk kam pas asnjëherë mbështetje nga institucionet e Kosovës, përvec në këto gara në të cilat na kanë mbështetur. Përkrahem financiarisht vetëm nga familja të cilën e falenderoj, sidomos vecallin tim Shemsedinin ne Zvicër,  vellain tjeter Shkumbinin dhe babanë tim Shabanin, te cilet asgje nuk kursejne per mua dhe janë shtytja më e madhe për mua që t’ i sjell Decanit dhe Kosovës medalje botërore”,thotë Shpejtimi, i cili thotë se asgjë nuk do t’ ia ndaloj hovin për t’ i sjell Decanit dhe Kosoves tituj te tjere.
 
“Synimet per te ardhmen janë qe te marr pjese prape ne gara boterore, të luftoj fuqishëm dhe t’i sjell vendit vetëm fitore. Ndersa, mesazhi im për institucionet mbetet që t’ iu ndihmojne sa me shume sportisteve, se ne kemi talentë të shumtë të cilët ngaqë shteti nuk po bën asgjë për ta, po braktisin Kosovën apo po shuhen”.


Perkushtim,mund dhe lendimet e shumta deri te titulli

 
“Born to figt”-I lindur për të luftuar
 
Performanca e Shpejtim Ahemtajt nga Isniqi i Decanit gjatë ushtrimeve dhe në arenë, përforcom bindjen se ai u krijua dhe për këtë sport luftarak. I lindur me 4 janar 1988, drejtimi i jetes se tij u nda qe ne bankat shkollore, kur  nen kujdesin e trjanerit Agim Haklaj filloi ushtrimet e para. Vendi i pare ne nivel komunal me 2007, ia tregoi rrugën dhe Kik Boksi mbeti rruga që duhej ndjekur. Me trjanerin e athershem Muhamet Muqollin, arriti te jete Kampion i Kosoves ne vitin 2011 dhe 2012, ne te cilin vit ne Rozhaje  u stolis me vendin e pare ne kategorine 75 kilogram ne nivel rajonal. Kufijtë ballkanik tashme ishin tejkaluar dhe fitoret ne gara te ndryshme rajonale dhe nderkombtare, me ndihmen e kampionit tjeter te Kosoves Azem Maksutajt  e cojne deri tek vendi i pare ne kategorine 75 kg ne Zvicer. Kik bokseri decanas atebote e kishte medaljen e bronzte ne vendin e trete ne kampionatin boteror te Kik Boksit ne Gjermani, ndersa me ndihmen e trjanerit Leke Ramoja, ne Athine te Greqise mori vendin e dyte. Ndaj, ish trjaneri Muhamet Muqolli te cilit Shpejtimi ia dedikon sukseset me te medha, me të drejt thotë se:”Shpetimi eshte nje kampion.Atij i duhet vetem përkrahja.Ndërsa unë falenderoj Fatmir Makollin, i cili bëri gjithë cfarë duhej të bënte që të shënojmë fitore në Greqi, shtet i cili nuk na ka njohur ende”.
 
Ngadhnjim per kombin dhe shtetin

 
Vendi I pare ne Kreta 2013,fitore e shumfishte 

Lekë Ramoja trajner aktual duke kërkuar përkushtim më të madh institucional premtoi sukese te reja: “Që nga paslufta e këndje ka qënë fillimi, ndërsa shpresoj të vazhdojmë në të ardhmen me suksese të reja. Shpresojmë në ndihmën e institcuinoeve poashtu, se bokserët dhe kik bokserët e Kosovës deri me tani i kane kushtet shume te dobëta. Ndaj, shpresojmë se do t’ na ndihmojne pak në mënzrë që të ecim edhe më përpara”.
 
Mirepo ngadhnjimi madheshtor i Shpejtim Ahmetajt ishte pjesemarrja ne  Kampionatin Botëror ne kick-box-it dhe tay-box-it nw Kretw tw Greqise me 25 dhe 26 tetor, ne te cilen Kick-boksierët e Kombëtares së Kosovës fituan 14 medalje: pesë të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta. Ndersa, shpallja Kampion Boteror nw Kick Boks ne kategroine 75 kg, Ahmetajt ia mundesoi qe ne mesin e  45 shteteve konkuruese dhe simpatizanteve nga e gjithw bota, nga te dyja anet e medaljes se arte ne kraheror dhe nen intonimin e himnit te shtetit, t’ i valonin nder krahe flamujt e Shqiperise dhe Kosoves…

Leave A Comment

Your email address will not be published.