Date Archives November 2013

Ndihma gjermane për veriun e Kosovës

21 nëntor 2013, Dojçe Velle. Gjermania ndan 2 milionë euro për komunat veriore të Kosovës. Fondi synon zhvillimin e veriut të Kosovës, fuqizimin e shoqërisë civile si dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Për shkak të zhvillimeve politike përgjatë 14 viteve, ka qenë e pamundur shtrirja e kontributit të qeverisë gjermane edhe në komunat veriore të Kosovës. Por, me zgjedhjet komunale të 3 nëntorit të mbajtura për herë të parë edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të veriut, qeveria gjermane shpreson në ndryshimin e rrethanave të cilat do të mundësojnë përfshirjen… Read More

Ahmetaj ne Kreta shenoi sukses te permasave nderkombtare

Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013  12 nentor 2013, Radio Kosova, Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë.Peshen e fitores se 25 vjecarit isniqas Shpejtim Ahmetaj, i cili javen e kaluar ne Kreta te Greqise mori vendin e pare ne Kampionatin Boteror te Kikboksit, ne kategorine 75 kg, e shumefishon fakti se ai… Read More

“Mediat si ndërmjetësues ndërmjet popujve“

6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane. Gazetari Naim Haxhosaj, megjithëse këtë konkurs e ka kapur në orët e fundit të ditës kur përfundonte afati, thotë se shpreson ta ketë kapur këtë rast pë jetë,pasi gazetarët nga Kosova sivjet marrin pjesë për herë të parë në programin “Mediat – Ndërmjetësues ndërmjet popujve”. Por, edhe pse beson se përvoja në një redaksi gjermane do të bëj kthesë në jetën… Read More

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani

4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t’iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.Kaltrina Shala, 24 vjeçare, nga Peja,  ka studiuar në Fakultetitn Juridik dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtines, ka përfunduar masterin dhe aktualisht po përgatit temën e magjistraturës. Mirëpo,… Read More