Një dekadë nga lumturimi i Nënës Terezë

Mother Teresa smiles while talking with United Nations Secretary General Kofi Annan on Saturday, June 14, 1997, in New York. Annan and Mother Teresa met today at The Missionaries of Charity in the South Bronx section of New York for a private meeting. (AP Photo/UN, Evan Schneider) 6 shtator 2013,Dojce Vele, Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është shënuar 10 vjetori i lumturimit të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të udhëhequr nga  i dërguari i Papa Franceskut, mons. Francesko Canalini.


E lindur me 1910 në Shkup nga baba prizrenas dhe nënë gjakovare, murgesha e re Gonxhe Bojagjiu e cila I qëndroi besnike një thirrjeje supreme deri ne vdekje do të shndërrohet në simbol mirësie e paqeje e njohur në botë me emrin, Nëna Terezë. Sepse, sipas shkelqësisë së tij Francesko Kanalinit-i derguar special  i Papa Franceskut I cili udhëhoqi meshën

Katedralja “Nena Terezë”, në Prishtinë

solemne, Nëna Terezë na ka mësuar të gjithëve se në jetë duhet të jemi të shenjtë, ndërsa feja e thellë në Zotin ka formuar jetën dhe veprën e së lumës sonë. 


Zoti është pasuri dhe dashuri për çdo njeri pa dallim feje dhe kombi. Ndersa, Nëna Terezë dhe vepra e saj, kanë dëshmuar shpresën dhe dashurinë me tërë qenien e saj. Atë e kanë kuptuar të gjithë, e kanë njohur dhe e kanë quajtur me emrin e ëmbël dhe të bukur: Nënë!”, theksoi ndër të tjera  shkelqësia e tij Francesko Kanalini për humanistën e lumturuar shqiptare Nënë Terezën, e cila ishte edhe fituese e Cmimit Nobel për Paqe.

Me Ediktin e Milanos u vunë themelet e besimit të krishterë

Edikti i Milanos ia dha të drejtën e qytetarisë besimit të krishtere, duke lejuar dhe respektuar ushtrimin e lirshëm dhe për t´u bërë më vonë besim zyrtar i perandorisë romake. Ndërsa, përcaktim themelor i lirisë së njeriut mbetet përqafimi i besimit, ushtrimi i tij dhe respekti i vlerave, tha me këtë rast presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Pjesëmarrje e madhe në katedralen e Prishtinës
Pjesemarrje masive ne ceremonine solemne(foto DPA) 


“Manifestimi i Ediktit të Milanos, i punës së Konstantinit të Madh i cili vinte nga këto treva, stimulohen më së miri me figurën e Nënës Terezë, misionare e cila gjithë jetën ua kushtoi të varfërve, duke shtrirë dorën e mirësisë dhe të dashurisë, forcuar besimin në njerëz dhe duke u shkrirë në bindjen se dashuria e mirësia si dhunti e si angazhim janë të paskajshme dhe të pashterrshme”, tha presidentja Jahjaga, në koncërtin e Filharmonisë së Kosovës, si pjesë e kësaj ceremonie.

Nënë Tereza shqiptare-Nënë e mbarë njerëzimit

Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu, u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit:  nënë e tërë njerëzimit.  Kështu tha ndër të tjera kryeministri i Republikës së Kosoves, Hashim Thaci, sipas të cilit lartësia ë qëllimit të Nënës Terezë ishte e pakrahasueshme  më këdo në botë e Nënë Tereza vet, simbol i vlerave të larta njerëzore, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal. “Shpirti i Nënës Terezë duhet të udhëheq edhe më tej vizionin tonë për një

Nene Tereza (Alban.obser.)

shoqëri të tolerancës, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe solidarizimit pa dallim të përkatësisë sociale, etnike, kulturore dhe religjioze. Kjo vlerë e bëri Nënën Terezë qytetare të botës dhe mike të popujve. Këtë vlerë supreme  arriti ta prodhojë, ta ngrit në kulm dhe ta universalizojë një bijë, grua dhe misionare fetare me origjinë shqiptare“, tha kryeministri Thaci, sipas të cilit, vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezë janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe shpjegues esencial i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit kombëtar.

Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, ku morën pjesë edhe delegati apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovë, Juliusz Janusz, ipeshkvi nga rajoni, krerë të lartë shtetror të Kosovës dhe përfaqësues të partive opozitare,  qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të udhëhequr nga  i dërguari special i Papa Franceskut, Sh.T.Mons. Francesko Canalini.

Leave A Comment

Your email address will not be published.