Bojku,Jo vetem kampion I Kosoves
Bojku,Kampion I Kosoves me 2011

19 korrik 2013, Radio Kosova, Sportisti Ali Bojku  ka zene vendin e dyte ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise,  organizuar nga  Federata  Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit. Bojku, ne vitin 2011 eshte shpallur kampion i Kosoves ne kategorine e mesme.


Sportisti Ali Bojku 34 vjec nga Isniqi i Decanit merret me sportin e bodybildiingut prej viti 2000. brenda, ne sportin e tij te preferuar u be kampion i Kosoves. Ndersa, me 26 qershor ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut ne Koper te Sllovenise, u shpall nenkampion boteror ne kategorine gjysme te rende.

 “Ne 2011 kam qene kampion i Kosoves ne kategorine e mesme.Me 2012 jam pergatit per gara, por nuk kam marr pjese per shkak se gara ka qene me peshe dhe brenda dy javesh e paten bere me gjatesi.Ndersa une kam lujt me peshe shume. Ndersa, ne Slloveni jam shpall nenkampion ne kategorine gjysme te rende“, thote Bojku per Radio Kosoven.

Bojku ne Kampionatin Boteror te Sporteve Natyrale, ne Greqi

Bojku:Kampion i Kosoves ne Bodybuilding

Sipas  kryetarit te komunes se Decanit Rasim selmanaj, suksese te ketij niveli per sportistet decanas nuk jane rastesi.

“Te kesh nje sportist te permasave te tilla eshte krenari.Mirepo, kjo nuk eshte rastesi per faktin se Decani gjithmone ka pas sportiste te dalluar ne te gjitha fushat.Ndaj eshte e pritur qe sportistet decanas te arrine rezultate te tilla deri te nenkampion bote”, thote per Radio Kosoven kryetari  Selmanaj, i cili cmon lart prezantimin e denje te Kosoves nga Bojku, ne sportin e bodybuilding-ut.

Ndonese mbeshtetja institucionale deri me tani ishte e vaket, Bojku sukseset e njepasnjeshme ia dedikon familjes se tij, donatorit Florim Bajraktarajt si dhe komunes se Decanit.

“Mbeshtetjen me te madhe e kam pas prej familjes. Falenderoj z.Florim Bajraktarajn qe m´ka sponzorizuar ne gara ne vitin 2011, 2012 dhe tash ne 2013, ne Kampionatin Boteror te Sllovenise ne IBFF-se, ne Kampionatin Boteror te Greqise si dhe ne garen natyrale INBA dhe ABA.Falenderoj kryetarin Selmanaj dhe komunen e Decanit, poashtu”, tha Bojku per Radio Kosoven, i cili premtoi suksese te reja per komunen e tij dhe shtetin e Kosoves.

Mirenjohje per suksesin e sjellur Decanit dhe Kosoves

Kryetari I Komunës t Rasim Selmanaj dhe  drejtori  komunal per rini dhe sport Faik Doda, sot sportistit Ali Bojku ia ndane nje mirenjohje për sukseset madhore në  lëmin e Bodybuildingut dhe Fitnesit.Me  theks të veçantë, suksesin e fundit ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise, organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit
BojkuVendi I dyte ne IBFF, Slloveni
 (International Bodybuilding Fitness Federation), ku zuri vendin e dytë. “Kam pas kenaqesine  vecante qe ta pres nje sportist si Bojkun, i cili ka arrit nje rezultat te jastezakonshem si nenkampion bote ne sportin e Bodybilding-ut. Ne krenohemi me rezultatet e ketij sportisti dhe sportistave tjere, mirepo kjo ngjarje e sotme per neve eshte nje mesazh qe ne duhet me dhane perkahje me shume per sportistet ne Decan”, tha kryetari Selmanaj.

 Te shpresojme, qe ne te ardhmen Bojku dhe sportistet e tjere te cilet po korrin suksese neper shtete te ndryshme duke na bere krenar, ne nje te ardhme te afert te gezojne edhe mbeshtetje materjale nga institucionet e Kosoves. Ndersa,  rrugetimi i Bojkut ne diciplinen e Bodybuilding-ut nga vendi i dyte te kurorezohet me shpalljen e tij kampion i botes.

(Visited 11 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *