Date Archives July 2013

Ramazani në Prizren është festë e të gjitha komuniteteve

Xhamia e Sinan Pashes ne qender te Prizrenit

29 korrik 2013, Deutsche Welle, Prizreni  shquhet për diversitetin e tij kulturor, etnik dhe fetar ku dallimet cmohen dhe ruhen. Ndërsa, festa fetare e Ramazanit po shndërrohet në një ngjarje shoqërore e cila bashkon rreth  një sofre të gjitha komunitetet. Sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.

Prizreni historik rreze Bjeshkëve panoramike të Sharrit  me Lumbardhin përgjate tij dhe Kalanë e lashtë si kurorë përmbi, është i pasur me një diversitet kulturor, etnik dhe fetar. Në këtë qendër të vjetër kulturore dhe kryeqytet të dikurshem të Kosoves, katolik, musliman, ortodks e hebrenj janë të vetdishëm se kahjet e ndryshme i shpiejnë tek një Zot. Harmonia tradicionale ndërmjet besimeve ndjehet vecanërisht në Muajin e Ramazanit, ë cili si festë fetare po merr ngjyrimin e një ngjarjeje shoqërore rreth së cilës bashkohen të gjithë. Besnik Qekaj, shqiptar-musliman nga Prizreni, agjëron që nga mosha 14 vjecare,sepse thotë ai: 

“Ramazani është muaji i shenjt, muaj i mëshirës të cilin besimtarët e presin me padurim. Dhe, kur nga të gjitha gjamitë thërret ezani për një qëllim, një besimtar i devotshëm nxiton per t´iu falur e lutur Krijuesit të botëve. Edhe komunitetet tjera respektojnë Ramazanin, na urojnë, dëshirojnë të dalin me ne, iu interesojnë ritet tona, na bashkangjiten në iftar e në syfyr. Sepse, ky është Prizreni, të cilin pranimi dhe respekti i tjetrit e dallojnë nga të gjitha qytetet e tjera!”, thotë Besniku.

Njerëzit kategorizohen vetëm në të mirë dhe në të ligj  

Refet Larosh(ulur)me vellaun e tij musliman
 Besnik Qekajn, agjerojne dhe falen bashke 


Në Prizrenin shumetnik komunikimi është i lehtë, meqë secili flet gjuhën e vet dhe njeh gjuhën e tjetrit. Romi musliman Refet  Larosh, 60 vjec, përgjigjet në 7 gjuhë në pzetjet që i shtrojmë. Por, mbi të gjitha, ai mbetet agjërues i cili e do besimin e tij:  

“Eselamumualejkum!Une jam rom-musliman dhe them fjalën e Zotit: “Njeriu  i mirë, pa marrë parasysh cka është mbetet i mirë,ndersa i keqi mbetet i keq themel e kulm. Prandaj, falë Zotit, ne nuk bëjmë dallime  në komb as në fe, se Bilalli  që ka këndu ezanin e parë “Allahu Ekber”, ka qene i zi-thëngjill, por e ka pas besimin ma t´pastër se të gjithe në!Ndaj une lus gjithë njerëzimin që ta besojnë Zotin, ta lusin t´ua fal mekatet dhe t´i udhezoje, se Allahu na ka kriju dhe tek Allahu do të kthehemi!”, thotë ky poliglot i cili pas 32 vitesh përvoje pune në fabrike barërash mbijeton me zanatin e trashëguar, si lustragji.

Besimtarët:”Të lindur nga dy prindër dhe të krijuar nga një Zot!”

Muaji i Ramazanit apo Festa e Mëshirës është njera ndër të pesë shtyllat e Islamit, në të cilin filloi zbritja e Kur´anit famëlarte. Prandaj, pjesa dërmuese e besimtarëve musliman këtë muaj kalojnë në agjërim e lutje. “Dhe, këtu në Lagjen Kurilla, zgjimi në syfyr, agjërimi, falja dhe e të ushqyerit më familje dhe farefis është traditë e trashëguar nga brezat e parë. Natyrisht,edhe komunitetet tjera mund të na baskangjiten, meqë dallime të tilla s’ kemi bërë as nuk bëjmë”, thotë Bejadin Bajrami, boshnjak-musliman, i cili pret te furra e lagjes simite të ngrohta për iftar. Traditë kjo 500 vjecare e mbetur nga osmanlinjte, shpjegon Abdyl Hadiu, turk-musliman, sipas të cilit Lagja Kurilla është më fetarja në Prizren. 

Abdylhadiu po pret ne radhe simitet e ngrohta per iftar


“Prandaj, tek ne iftari vazhdon deri në syfyr, kur edhe shkojmë të falim sabahun në xhami. Jemi ndër familjet më të vjetra prizrenase. Para disa vitesh kam rrenu shtëpinë rreth 500  vjecare. Flas shqipen, turqishten dhe serbokroatishten dhe nuk bëj dallime në komb as në fe, meqe ai që ndan fenë e vet i ndan edhe të tjerat.Unë rrime priftin katolik, si me priftin ortodoks, si me imamin dhe i respektoj njësoj. Harmonia me komunitetet tjera vazhdon, meqë këtu as fqinjtë serb nuk kanë prekur në popullatë. Ndërsa, përqarja ndërmjet besimeve është gabimi me i madh sepse kemi një Zot dhe te gjithe jemi prej di prindërve: Ademit dhe Havasë”.

Në Muajin e Mëshirës askush i uritur


Nga minaretë e gjamive të shumta, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit mbi 17 orësh, përgjatë të cilit agjëruesit largohen nga ushqimi dhe cdo kenaqësi tjetër trupore duke iu afruar bamirësise dhe adhurimit të Zotit. Magjia e natës së Ramazanit fillon me iftar, rreth sofrës së të cilit po afrohen të gjithë, qoftë në familje apo farefis. Në pjesën e vjetër te qytetit, përballë gjamisë monumentale të Sinan Pashës iftari i shtruar nga donatoret dhe komuna, tregon se në këtë Muaj të Mëshirës asnjëri s´do të ngelet i uritur. Nuk është e domosdoshme të jenë musliman, thotë Ajdoan Sudollari, pronar i restoranit të kontraktuar nga kontigjenit turk i KFOR-it për përgatitjen e ushqimit gjatë muajit të Ramazanit.

Ajdoan Sudollari(majtas)
me stafin e tij po servojne iftarin


”Kemi meny të ndryshme dhe cdo nevojtar mund të vijë të hajë, pa marrë parasysh religjionin. Cdo natë vetëm ketu i kemi nga 200 persona dhe cdo javë një grup muzikor prizrenas këndon ilahi. Jam tejet i lumtur që përjetoj këtë dite dhe u jam mirenjohës KFOR-it turk dhe të gjithe atyre që ndihmojnë popullin tonë”.

Të gjithë rreth sofrës së iftarit

Në tri vende të ndryshme, 500 shujta shtrohen cdo natë. Svetlana Nikoliq, serbe, besimi ortodoks nuk e ka penguar ndonjëherë të bëj iftar me muslimanët e komuniteteve të tjera. Perkundrazi!-thote ajo. 

“Do t doja t´më xhirojnë të gjitha televizionet dhe t´më shohin se unë jam e pranuar në qytetin e Prizrenit dhe bëj iftar me të gjithë. Edhe dikur ishte njësoj! Ditën respektoja agjërimin e muslimanëve dhe kurrë nuk haja në prani të tyre ndërsa në mbrëmje isha e ftuar në iftar gjithandej. Kështu vazhdoi edhe pas luftës se nuk i kam bërë keq askujt. Edhe djemve te mi iu kam thënë:”Mos përlyeni duart se, uji ecën dhe rëra mbetet!”Sa të drejtë kam pasur e ndjej tani, kur jam e mirepritur nga të gjitha komunitetet”, thotë Svetlana.

 Ndërsa, Rifat Berisha, 60 vjec, shqiptar-musliman tregon se iftare të tilla në Prizren janë tradicionale:“Qe 14 vjet ha iftar këtu. Edhe sonte kam ardhë për iftar, se Ramazani asht një

(foto kolegu Refki Alija gjate punes rreth reportazhit)
Te fala nga Prizreni!
(foto Refki Alija )

dasëm për mua. Shresoj që Zoti t´na pranojë agjërimin…”.

Prizreni, qendër me 76 vendbanime, është qyteti më shumëetnik në Kosovë ku dominon komuniteti musliman me 94 per qind shqiptarë, boshnjakë, turq, romë dhe ashkalinj, pesë per qind katolikë shqiptar si dhe një per cind, serb ortodoks. Ndersa, Muaji i Ramazanit si festë fetare është edhe ngjarje shoqërore sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.

Ramazani në Prizren është festë e të gjitha komuniteteve

29 korrik 2013, Dojçe Vele. Prizreni shquhet për diversitetin kulturor, etnik dhe fetar, ku dallimet çmohen dhe ruhen. Ndërsa festa fetare e Ramazanit po shndërrohet në një ngjarje shoqërore që bashkon rreth një sofre të gjitha komunitetet.

Prizreni historik rrëzë bjeshkëve të Sharrit, me Lumbardhin përgjatë tij dhe Kalanë e lashtë si kurorë përmbi, është i pasur me një diversitet kulturor, etnik dhe fetar. Në këtë qendër të vjetër kulturore dhe kryeqytet të dikurshem të Kosoves, katolikë, muslimanë, ortodoksë e hebrenj janë të vetëdijshëm se kahjet e ndryshme i shpien tek një Zot. Harmonia tradicionale ndërmjet besimeve ndjehet veçanërisht në Muajin e Ramazanit, që si festë fetare po merr ngjyrimin e një ngjarjeje shoqërore, rreth së cilës bashkohen të gjithë. Besnik Qekaj, shqiptar-musliman nga Prizreni, agjëron që nga mosha 14 vjeçare, sepse thotë ai: “Ramazani është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës, të cilin besimtarët e presin me padurim. Dhe kur nga të gjitha xhamitë thërret ezani për një qëllim, një besimtar i devotshëm nxiton per t´iu falur e lutur Krijuesit të botëve. Edhe komunitetet e tjera respektojnë Ramazanin, na urojnë, dëshirojnë të dalin me ne, u interesojnë ritet tona, na bashkangjiten në iftar e në syfyr. Sepse ky është Prizreni, të cilin pranimi dhe respekti i tjetrit e dallon nga të gjitha qytetet e tjera!”

Njerëzit kategorizohen vetëm në të mirë dhe në të ligj

Në Prizrenin shumetnik komunikimi është i lehtë, meqë secili flet gjuhën e vet dhe njeh gjuhën e tjetrit. Romi musliman Refet Larosh, 60 vjeç, përgjigjet në 7 gjuhë pyetjeve, që i shtrojmë. Por mbi të gjitha ai mbetet agjërues, i cili e do besimin e tij: “Eselamumualejkum!

Une jam rom-musliman dhe them fjalën e Zotit: “Njeriu i mirë, pa marrë parasysh çka është, mbetet i mirë, ndërsa i keqi mbetet i keq, themel e kulm. Prandaj, falë Zotit, ne nuk bëjmë dallime në komb, as në fe, se Bilalli, që ka këndu ezanin e parë “Allahu Ekber”, ka qene i zi-thëngjill, por e ka pas besimin ma t´pastër se të gjithe ne! Ndaj unë lus gjithë njerëzimin që ta besojnë Zotin, ta lusin t´ua falë mekatet dhe t´i udhëzojë, se Allahu na ka kriju dhe tek Allahu do të kthehemi!”, thotë ky poliglot, i cili pas 32 vitesh përvoje pune në fabrikë barërash mbijeton me zanatin e trashëguar, si lustraxhi.

Besimtarët: ”Të lindur nga dy prindër dhe të krijuar nga një Zot!”

Muaji i Ramazanit, apo Festa e Mëshirës, është njera ndër të pesë shtyllat e Islamit, në të cilin filloi zbritja e Kur´anit famëlartë. Prandaj, pjesa dërmuese e besimtarëve muslimanë këtë muaj kalojnë në agjërim e lutje. “Dhe, këtu në Lagjen Kurilla, zgjimi në syfyr, agjërimi, falja dhe të ushqyerit në familje dhe farefis është traditë e trashëguar nga brezat e parë. Natyrisht edhe komunitetet tjera mund të na bashkangjiten, meqë dallime të tilla s’ kemi bërë, as nuk bëjmë”, thotë Bejadin Bajrami, boshnjak-musliman, i cili pret te furra e lagjes simite të ngrohta për iftar. Traditë kjo 500 vjeçare e mbetur nga osmanllinjtë, shpjegon Abdyl Hadiu, turk-musliman, sipas të cilit lagja Kurilla është më fetarja në Prizren. “Prandaj tek ne iftari vazhdon deri në syfyr, kur edhe shkojmë të falim sabahun në xhami. Jemi ndër familjet më të vjetra prizrenase. Para disa vitesh kam rrënu shtëpinë rreth 500 vjeçare. Flas shqipen, turqishten dhe serbokroatishten dhe nuk bëj dallime në komb as në fe, meqë ai që ndan fenë e vet, i ndan edhe të tjerat. Unë rri me priftin katolik, si me priftin ortodoks, si me imamin dhe i respektoj njësoj. Harmonia me komunitetet e tjera vazhdon, meqë këtu as fqinjtë serbë nuk kanë prekur në popullatë. Ndërsa përqarja ndërmjet besimeve është gabimi më i madh, sepse kemi një Zot dhe të gjithë jemi prej dy prindërve: Ademit dhe Havasë”.

Askush i uritur në Muajin e Mëshirës

Nga minaretë e xhamive të shumta thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit mbi 17 orë, përgjatë të cilit agjëruesit largohen nga ushqimi dhe çdo kenaqësi tjetër trupore, duke iu afruar bamirësisë dhe adhurimit të Zotit. Magjia e natës së Ramazanit fillon me iftar, rreth sofrës së të cilit po afrohen të gjithë, qoftë në familje apo farefis. Në pjesën e vjetër te qytetit, përballë xhamisë monumentale të Sinan Pashës iftari i shtruar nga donatorët dhe komuna tregon se në këtë Muaj të Mëshirës asnjëri s´do të ngelet i uritur. Nuk është e domosdoshme të jenë muslimanë, thotë Ajdoan Sudollari, pronar i restoranit të kontraktuar nga kontigjenti turk i KFOR-it për përgatitjen e ushqimit gjatë muajit të Ramazanit. ”Kemi meny të ndryshme dhe çdo nevojtar mund të vijë të hajë, pa marrë parasysh religjionin. Çdo natë vetëm ketu i kemi nga 200 persona dhe çdo javë një grup muzikor prizrenas këndon ilahi. Jam tejet i lumtur, që përjetoj këtë dite dhe u jam mirenjohës KFOR-it turk dhe të gjithe atyre, që ndihmojnë popullin tonë”.

Të gjithë rreth sofrës së “iftarit”

Në tri vende të ndryshme 500 shujta shtrohen çdo natë. Svetlana Nikoliç serbe, besimi ortodoks nuk e ka penguar ndonjëherë të bëj iftar me muslimanët e komuniteteve të tjera. “Perkundrazi! – thote ajo. Do të doja t´më xhirojnë të gjitha televizionet dhe t´më shohin se unë jam e pranuar në qytetin e Prizrenit dhe bëj iftar me të gjithë. Edhe dikur ishte njësoj! Ditën respektoja agjërimin e muslimanëve dhe kurrë nuk haja në prani të tyre, ndërsa në mbrëmje isha e ftuar në iftar gjithandej. Kështu vazhdoj edhe pas luftës, se nuk i kam bërë keq askujt. Edhe djemve te mi u kam thënë: ”Mos përlyeni duart, se uji ecën dhe rëra mbetet!” Sa të drejtë kam pasur, e ndjej tani, kur jam e mirëpritur nga të gjitha komunitetet”, thotë Svetlana. Ndërsa Rifat Berisha, 60 vjeç, shqiptar-musliman, tregon se iftare të tilla në Prizren janë tradicionale: “Që 14 vjet ha iftar këtu. Edhe sonte kam ardhë për iftar, se Ramazani asht një dasëm për mua. Shpresoj që Zoti t´na pranoj agjërimin…”.

Prizreni, qendër me 76 vendbanime, është qyteti më shumëetnik në Kosovë, ku dominon komuniteti musliman me 94 per qind shqiptarë, boshnjakë, turq, romë dhe ashkalinj, si dhe pesë per qind katolikë shqiptarë dhe një per qind, serbë ortodoksë. Ndersa Muaji i Ramazanit si festë fetare është edhe ngjarje shoqërore, sepse prizrenasit shohin përtej të tashmes, në të ardhmen e afërt brenda familjes evropiane.

Ajetë Beqiraj/DW

Vazhdon migrimi i shtetasve të Kosovës

Papunësi e madhe në Kosovë

22 korrik 2013, Dojçe Vele. Ekonomia e dobët, papunësia dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë kosovarët të braktisin vendin. Shteti po bën përpjekje për parandalimin e dukurisë së migrimit ilegal.



Hedije Q., nga komuna e Pejës, të birin dhe dy nipa i ka përcjellë nga shtëpia para një muaji. Për ku, s´e din as vetë? E di vetëm se ka dhënë më tepër se ç’kishte, për të lëshuar djemtë në duar e trafikantëve në një rrugë pa krye. “Janë nis nga Prishtina n´Suboticë e prej atje, n´Hungari. Me 13 korrik kanë mbërri në Francë e janë lajmru azil. Lidhje pas lidhje i kemi çu, nuk di as vet si as me kënd? I kemi pagu nga 2000 euro për të tre. Unë i shita katër lopë me ia ba paret që i duheshin. Udhëtimi ka zgjat 6 ditë e netë. Kanë vuajt boll, nëpër male e nëpër ujë, si asht ma zi…Me një fjale, djali im e dy djemtë e vëllait m´kanë lindë për së dyti!”, rrëfen Hedija për të pyetur e dëshpëruar:”E çka me ba kur rrugë tjetër nuk patën? Të tre të rinj, prej 17 deri në 22 vjeç. Kushte të rënda ekonomike, pa mundësi shkollimi, pa mundësi punësimi, pa kurrfarë perspektive!”

Migrimi nga Kosova s’është zgjidhje – Qëndrimi pa perspektivë

Sipas Ministrisë për Integrime Evropiane, informata për rritje të numrit të azilkërkuesve vijnë nga Hungaria, ku vetëm në periudhën janar – qershor 2013, numri i ka arritur në 4000, disa prej të cilëve kanë dalë në Francë, Gjermani, Suedi, Austri e shtete të tjera. Por, asnjëra nga arsyet që shtrojnë shtetasit e Kosovës tek vendet përkatëse nuk është e mjaftueshme për të fituar mbrojtje humanitare ndërkombtare për faktin se Kosova llogaritet një vend i sigurtë dhe i qete ku respektohen të drejtat e cilitdo individi dhe komuniteti, thonë nga Zyra për Informim e Ministrisë për Integrime Evropiane. “Nëse një person ose familje ka gjëndje të rëndë ekonomike, migrimi ilegal nuk do t´ua zgjidhë problemin. Përkundrazi, do ta përkeqësojë gjëndjen, pasi mjetet financiare që ata do ti shpenzojnë për të migruar ilegalisht do t´i humbin, sepse shtetet e BE-së nuk llogarisin që kosovaret të kualifikohen për mbrojtje humanitare ndërkombetare”, thonë nga kjo zyrë.

Aktivitete për parandalimin e migrimit

Të rinj të pa punë  e të pa perspektivë në Kosovë

Fushata informuese rreth pasojave të migrimit ilegal është një ndër format e parandalimit të kësaj dukurie. Institucionet për parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit me migrantë po ndermarrin hetime për të ndalur dhe arrestuar trafikantët, që merren me këtë fenomen pasi një rol ka edhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar. Ndërsa, ndër aktivitetet e planit afatmesëm janë zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve, hapja e vendeve të punës për të rinj, ofrimi i ndihmës sociale për nevojtarët, thonë nga Zyra për Informim e Ministrisë për Integrime Evropiane.„Sipas informatave që kemi, ditëve të fundit ka një rënje të theksuar të migrimit ilegal dhe kjo na bën optimist. Përndryshe, të gjithë ata që migrojnë ose qëndrojnë ilegalisht do të riatdhesohen shume shpejt pasi që Kosova gëzon reputacion si vend i sigurtë dhe mbi këtë bazë, edhe kosovarët nuk kualifikohen për mbrojtje humanitare ndërkombtare“.

Kosova i ka mbi 20 marrëveshje riatdhesimi

Kosova aktualisht ka mbi 20 marrëveshje riatdhesimi, ndaj personat që kërkojnë azil ose qëndrojnë ilegalisht brënda një afati të shkurtër do të riatdhesohen. Autoritetet kosovare vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e trafikantëve duke marrë rrugën e

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës

migrimit ilegal, meqenëse shtetet përkatese do t´i rikthejnë prapë në Kosovë. Kështu do të ndodhë shume shpejt me migrantët e lajmëruar në Hungari, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. “Procesi i kthimit të tyre bëhet duke u bazuar në Marrëveshjet e ri-pranimit. Pra, e tërë procedura zhvillohet me kërkesë të shtetit përkatës, i cili kërkon ri-pranimin e shtetasve që kanë hyrë dhe qëndrojnë në më nyrë të paligjshme. Gjatë kësaj jave me rrugë ajrore pritet të realizohet kthimi i 100 personave nga Hungaria. Kështu do të vazhdojë kthimi në vazhdimësi. Procedura e kthimit është e shpejtë dhe efektive. Me t’u pranuar kërkesa në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion fillon verifikimi i tyre në bazën e të dhënave për të vërtetuar shtetësinë e Kosovës dhe menjëherë i kthehet përgjigja pozitive për konfirmimin e riatdhesimit”.

Qeveria e Kosovës me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës po koordinojnë veprimet për kthimin e azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës si dhe parandalimin e këtij fenomeni. Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së. Sipas ekspertëve, arsyet kryesore të rritjes së fenomenit të migrimit janë ekonomia e dobët dhe papunësia e madhe. Ndërsa, përmbushja e planit të veprimit për liberalizimin e vizave do të ndikonte në ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova.

Ajetë Beqiraj/DW

Bojku: Nenkampion boteror ne Bodybilding

Bojku,Jo vetem kampion I Kosoves
Bojku,Kampion I Kosoves me 2011

19 korrik 2013, Radio Kosova, Sportisti Ali Bojku  ka zene vendin e dyte ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise,  organizuar nga  Federata  Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit. Bojku, ne vitin 2011 eshte shpallur kampion i Kosoves ne kategorine e mesme.


Sportisti Ali Bojku 34 vjec nga Isniqi i Decanit merret me sportin e bodybildiingut prej vitit 2000. Per nje dekade ushtrimi te sportit te tij te preferuar, ai ka arritur te jete kampion i Kosoves. Ndersa, me 26 qershor ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut ne Koper te Sllovenise, u shpall nenkampion boteror ne kategorine gjysme te rende.

 “Ne 2011 kam qene kampion i Kosoves ne kategorine e mesme.Me 2012 jam pergatit per gara, por nuk kam marr pjese per shkak se gara ka qene me peshe dhe brenda dy javesh e paten bere me gjatesi.Ndersa une kam lujt me peshe shume. Ndersa, ne Slloveni jam shpall nenkampion ne kategorine gjysme te rende“, thote Bojku per Radio Kosoven.


Bojku ne Kampionatin Boteror te Sporteve Natyrale, ne Greqi

Bojku:Kampion i Kosoves ne Bodybuilding

Sipas  kryetarit te komunes se Decanit Rasim selmanaj, suksese te ketij niveli per sportistet decanas nuk jane rastesi.

“Te kesh nje sportist te permasave te tilla eshte krenari.Mirepo, kjo nuk eshte rastesi per faktin se Decani gjithmone ka pas sportiste te dalluar ne te gjitha fushat.Ndaj eshte e pritur qe sportistet decanas te arrine rezultate te tilla deri te nenkampion bote”, thote per Radio Kosoven kryetari  Selmanaj, i cili cmon lart prezantimin e denje te Kosoves nga Bojku, ne sportin e bodybuilding-ut.

Ndonese mbeshtetja institucionale deri me tani ishte e vaket, Bojku sukseset e njepasnjeshme ia dedikon familjes se tij, donatorit Florim Bajraktarajt si dhe komunes se Decanit. 

“Mbeshtetjen me te madhe e kam pas prej familjes. Falenderoj z.Florim Bajraktarajn qe m´ka sponzorizuar ne gara ne vitin 2011, 2012 dhe tash ne 2013, ne Kampionatin Boteror te Sllovenise ne IBFF-se, ne Kampionatin Boteror te Greqise si dhe ne garen natyrale INBA dhe ABA.Falenderoj kryetarin Selmanaj dhe komunen e Decanit, poashtu“, tha Bojku per Radio Kosoven, i cili premtoi suksese te reja per komunen e tij dhe shtetin e Kosoves.

Mirenjohje per suksesin e sjellur Decanit dhe Kosoves


Kryetari I Komunës t Rasim Selmanaj dhe  drejtori  komunal per rini dhe sport Faik Doda, sot sportistit Ali Bojku ia ndane nje mirenjohje për sukseset madhore në  lëmin e Bodybuildingut dhe Fitnesit.Me  theks të veçantë, suksesin e fundit ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise, organizuar nga Federata Ndërkombëtare e

BojkuVendi I dyte ne IBFF, Slloveni
Bodybuildingut dhe Fitnesit (International Bodybuilding Fitness Federation), ku zuri vendin e dytë.

 “Kam pas kenaqesine  vecante qe ta pres nje sportist si Bojkun, i cili ka arrit nje rezultat te jastezakonshem si nenkampion bote ne sportin e Bodybilding-ut. Ne krenohemi me rezultatet e ketij sportisti dhe sportistave tjere, mirepo kjo ngjarje e sotme per neve eshte nje mesazh qe ne duhet me dhane perkahje me shume per sportistet ne Decan”, tha kryetari Selmanaj.


 Te shpresojme, qe ne te ardhmen Bojku te geyoje edhe mbeshtetje materjale nga institucionet perkatese dhe rrugetimi i tij ne diciplinen e Bodybuilding-ut, te vazhdojw nga vendi i dyte ne shpalljen e tij kampion i botes.

Vazhdon migrimi i shtetasve të Kosovës

Papunesia, presion per migrimin e qytetareve te Kosoves

19 korrik 2013, Deutsche Welle, Ekonomia e dobët, papunësia enorme dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet që shtynë kosovarët në braktisjen e vendit. Institucionet e Kosoves po koordinojnë veprimet për kthimin e azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës si dhe parandalimin e fenomenit të migrimit ilegal te qytetareve neper shtete te tjera.

Hedije Q.,  nga komuna e Pejës, të birin dhe dy nipa i ka përcjellur nga shtëpia para një muaji. Për ku, s´e din as vet?E di vetëm se ka dhënë më tepër se kishte, për të lëshuar djemtë në duar të trafikantëve në një rrugë pa krye. “Janë nis nga Prishtina n´Suboticë e prej atje, n´Hungari. Me 13 korrik kanë mbërri në Francë e jane lajmru azil. Lidhje pas lidhje i kemi cu, nuk di as vet si as me kënd? I kemi pagu nga 2000 euro për të tre. Unë i shita katër lopë me ia ba paret që i duheshin. Udhëtimi ka zgjat 6 ditë e netë. Kanë vuajt boll, nëpër male e nëpër ujë, si asht ma zi…Me një fjale, djali im e dy djemtë e vëllait m´kanë lindë për së dyti!”, rrëfen Hedija për të pyetur e dëshpëruar:”E cka me ba kur rrugë tjetër nuk patën?Të tre të rinj, prej 17 deri në 22 vjec. Kushte të rënda ekonomike, pa mundësi shkollimi, pa mundësi punësimi, pa kurrfarë perspektive!”

Migrimi nga Kosova s’është rrugë-Qëndrimi pa perspektivë

Sipas Ministrisë për Integrime Evropiane, informata për rritje të numrit të azilkërkuesve vinë nga Hungaria, ku vetëm në periudhen janar-qershor 2013, numri i ka arritur në 4000, dia prej të cilëve kanë dalë në Francë, Gjermani, Suedi, Austri e shtete tjera. Por, asnjëra nga arsyet që shtrojnë shtetasit e Kosovës tek vendet përkatëse nuk është e mjaftueshme për të fituar mbrojtje humanitare ndërkombtare për faktin se Kosova llogaritet një vend i sigurtë dhe i qete ku respektohen të drejtat e cilitdo individ dhe komunitet, thonë nga Zyra për Informim e Ministrisë për Integrime Evropiane.“Nëse një person ose familje ka gjëndje të rëndë ekonomike, migrimi ilegal nuk do t´ua zgjidh problemin. Përkundrazi, do ta përkeqësojë gjëndjen, meqënse mjetet financiare që ata do ti shpenzojnë për të migruar ilegalisht do t´i humbin sepse shtetet BE-se nuk  konsiderojnë që kosovaret kualifikohen për mbrojtje humanitare ndërkombetare”, thone nga kjo zyre.  

Aktivitete në parandalimin e migrimit

Fushata informuese rreth pasojave të migrimit ilegal është njëra ndër format e parandalimit të kësaj dukurie. Institucionet për parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit me migrant po ndermarrin hetime për të ndalur dhe arrestuar trafikantët, në cfarë rol të rëndësishëm ka bashkëpunimi rajonal dhe nderkombetar. Ndërsa, ndër aktivitetet e planit afatmesëm janë zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve, hapja e vendeve të punës për të rinj, ofrimi i ndihmës sociale për nevojtarët, thonë nga Zyra për Informim e Ministrisë për Integrime Evropiane.„Sipas informatave që kemi, ditëve të fundit ka një rënje të theksuar të migrimit ilegal dhe kjo na ben optimist. Përndryshe, të gjithë ata që migrojnë ose qëndrojne ilegalisht do të riatdhesohen shume shpejt pasi që Kosova gëzon reputacion si vend i sigurtë dhe mbi këtë bazë, edhe kosovarët nuk kualifikohen për mbrojtje humanitare ndërkombtare“. 

Kosova i ka mbi 20 marrëveshje riatdhesimi

Kosova aktualisht ka mbi 20 marrëveshje riatdhesimi, ndaj personat që kerkojne azil ose qëndrojnë ilegalisht brënda një afati të shkurtër do të riatdhesohen. Autoritetet kosovare vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e trafikantëve duke marrë rrugën e migrimit ilegal, meqënse shtetet përkatese do t´i rikthejnë prapë në Kosovë.  Kështu do të ndodh shume shpejt me migrantët e lajmruar në Hungari, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. “Procesi i kthimit të tyre bëhet duke u bazuar në Marrëveshjet e Ri-pranimit. Pra, e tërë procedura zhvillohet me kërkesë të shtetit përkatës, i cili kërkon ri-pranimin e shtetasve që kane hyrë dhe qëndrojnë paligjshëm. Gjatë kësaj jave me rrugë ajrore  pritet të realizohet kthimi i 100 personave nga  Hungaria. Kështu do të vazhdojë kthimi në vazhdimësi. Procedura e kthimit është e shpejtë dhe efektive. Me t’u pranuar kërkesa në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion fillon verifikimi i tyre në bazën e te dhënave për të vërtetuar shtetësinë e Kosovës dhe menjëherë i kthehet përgjigja pozitive për konfirmimin e riatdhesimit”.

Qeveria e Kosovës me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës po koordinojnë veprimet për kthimin e azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës si dhe parandalimin e këtij fenomeni. Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së. Sipas ekspertëve, arsyet kryesore të rritjes së fenomenit të migrimit janë ekonomia e dobët dhe papunësia enorme. Ndërsa, përmbushja e planit të veprimit për liberalizimin e vizave do të ndikonte në  ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova. 

Ne Strellc perurohet rruga “Ragip Hasanmetaj”

Nena e deshmorit Ragip dhe Selmanaj ne prerjen e shirirtit

11 korrik 2013, Radio Kosova, Lagja e Hasanmetajve ne Strellc te Eperm te komunes se Decanit, ka dhene nje kontribut te madh ne periudhat historike te zhvillimit kombtar. Mirepo, doren e mire te shtetit banoret e saj po e ndjejne vetem tani, me shtruarjen e rruges se lagjes, e cila u emeruar ne emer te deshmorit Ragip Hasanmetaj.

Ne hyrje te lagjes Hasanmetaj ne Strellc te Eperm, ku para 23 vitesh Ragip Hasanmetaj ra ne altarin e lirise, sot po prehet shiriti i rruges me kalldrem te emeruar me emrin e tij. Nena e deshmorit, Nurija, ne shiritin e kuq edhe sot i behet se sheh gjakun e te birit… 

Veshtire vallahi…Po m´duket si me pas ra sot!Vec,jam e lumtur qe erdh kjo dite e bile me kete rruge me ma kujtu djalin,si qe 22 vjet asht vra ne demonstrata e ende nuk m´ia kane pranu statusin e dehmorit!“ 

Rasim Hasanmetaj:”Emocione te perziera 
ne 22 vjetorin e renjes se vellait-deshmor”

Rasimi, vellai i deshmoirt Ragip Hasanmetaj, sjell emocione te perziera ne kete dite: „Ragipi asht vra ne krye te rruges, n´demonstrata te vitit 1990. Asht vra aty ku sot u pre shiriti i rruges se lagjes, e cila mori emrin e tij…Prandaj,n´keto caste sa ndjehem i lumtur, merzia asht pothuaj 50 per qind e njejste si ne diten qe asht vra!“  

Ragip Hasanmetaj-Deshmor pa status

Ragip Hasanmetaj, i cili ne moshen 22 vjecare ra per liri, nuk gezon ende statusin e deshmorit. Dhe kjo, ngaqe Ligji per Familjet e Deshmoreve, Invalideve dhe Viktimave Civile te Lufes perfshin vetem te prekurit nga lufta e vitit ´98-´99, shpjegon Pren Marashi, nga Organizata e Veteraneve te Lufuts ne Peje. Por, edhepse ne nje te ardhme te afert pritet t´iu njihet merita edhe me ligj ish te burgosurve politik, te reneve dhe te gjithe atyre qe u flijuan per te njejtin ideal: clirimin e Kosoves dhe berjen e saj shtet,  familjes Hasanmetaj i erdhi nje bekim nga Zoti vetem nje vit pas renjes se Ragipit,deshmor.

„N´kry te motmoti qe asht vra Ragipi, ne pervjetor te tij kam qene, kur ma ka fal Zoti nje djale te cilet ia kam vene emrin e tij. Dhe, megjithese I perngjan pak, une sa here e therras ne emer, me kujton vellain tim deshmor…!”,  rrefen me emocion vellai i Ragipit,Rasimi. 

Kontributi I shumefishte I lagjes Hasanmetaj 

Lagja e Hasanmetajve, e banuar nga 30 familje me rreth 300 anetare, ka dhene nje kontribut te madh ne periudhat historike te zhvillimit kombtar, e siodomos ne periudhen e fundit per clirimin e Kosoves, thote Xhevdet Hasammetaj, 39 vjec nga kjo lagje, sipas te cilit:

Xhevdet Hsanmetaj:”Kotributi I Hasanmetajve-
I vazhdueshem dhe I shumefishte”

 „Kontributi I lagjes sone verehet sidomos ne levizjet per clirimin e Kosove, prandaj gjithmone kemi qene hale ne ly te armikut. Ne demonstratat e vitit ´81 kishim 5 e burgosur: Avdullah Hasanmetaj, Rame Hasanmetajn,  Isa Hasanmetajn, Isuf Hasanmetajn dhe Nexhat Hasanmetajn. Ndersa, pervec betejave te shumta ne te cilat kane marre pjese meshkujt e lagjes sone, pikerisht kjo dite e 11-te korrikut shenon pervjetorin e njeres nder betejat me te rrepta ne perballje me forcat serbe. Ne kete dite, armiku ka pas humbje te medha qofte me njerez-qofte ne teknike dhe pas dy ore granatimesh kane ndodh edhe plagosjet e djemve te lagjes Hsanmetaj, te cilat sot jane invalid te luftes, si: Avni , Xhevat,  Syle,         dhe Hajdin Hasanmetaj.  Ne lagjen tone, jane plagos edhe djemte e Avdimetajve, te cilet kane ardhe ne mbrotoje te lagjes”, thote Xhevdeti


Banoret:”Lagja jone vetem tani po e ndjen doren e mire te shtetit”

Mirepo, perkrah kontributit te madh te lagjes Hasanmetaj, vetem tani  banoret saj ndjejne se po iu kthehet kontributi i dhene ne perpjekjet per liri, thote Xhevdet Hasanmetaj:

„Shtruarja e kesaj rruge me kubeza eshte investim i pare direkt qe behet ne lagjen Hasanmetaj. Jane bere disa riparime ne ujesjelles te cilin e kemi kohe me pare, por kjo eshte here e pare qe  lagja jone e ndjen doren e mire te shtetit. Pra, eshte dicka e mire qe po behet per kete lagje, e cila ka dhene shume qofte ne periudhat e mehershme qofte ne periudhen e fundit. Mire do te ishte te behet dicka edhe per punedimin e te rinjve, meqe papunesia dominon kudo dhe ky mbetet problem kyq”.

Selmanaj iu premton strellcjaneve vazhdimesi investimesh  

Kryetari Selmanaj:”Investimet vazhdojne”

Rruga ne kalldrem ne gjatesi prej 400 metrash ne lagjen Hasanmetaj ne Strellc te Eperm eshte investim i komunes se Decanit ne vlere prej 37,800 eurosh, e cila erdhi si kerkese e komunitetit. Perderisa,  kryetari i komunes Rasim Selmanaj premton investime te tjera per strellcjanet: 

„Investimet nuk do te ndalen. Se shpejti do te fillojme me fazen e dyte te ndertimit te ujesjellesit, per te cilin nga MPMS jane te zotuara 300 mije euro. Shpresoj me keto mjete ta perfundojme kete project. Se shpejti pritet ndertimi i sheshit “Ismet Ukaj”, ndertimi i memorialit per te renet ne Strellc te Eperm, ndersa edhe shtatorja e deshmorit Haki Povataj se shpejti do te vendoset ne shkollen e Strellcit”.

Ndersa, qe nga sot,  emrin e deshmorit te lirise Ragip Hasanmetaj do ta kete rruga e lagjes ne te cilen u lind, u rrit, enderroi te ndertoj jeten dhe e lau me gjakun e tij…

Sfida e radhës për Kosovën-Zhbërja e sistemit paralel të arsimit

28 qershor 2013, Deutsche Welle,Edhepse, Ministria e Arsimit e Kosovës e ka të hartuar planprogramin mësimor për pakicën serbe, nxënësit serb vijojnë mësimët me planprogram të Serbisë. Zhbërja e sistemit paralel të arsimit varet nga vendimet që do të dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi. 



Në Restelicë, fshati më i madh i  komunës së Dragashit në trekufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, nxënësit mësojnë në një shkollë me dy emra, me dy drejtorë dhe me dy planprograme arsimi. Të dy drejtorët e saj, rrëfejnë për DW-në mënyrën e punës në këtë shkollë. 
  
“Shkolla jonë që nga paslufta quhet Shkolla e Mesme e Ulët„Restelica“. Shkolla jonë punon në dy sisteme: me planprogram të Kosovës në boshnjakisht dhe shqip, ndërsa pjesa tjetër  punon në sistemin e Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe. Arsimi mbahet në dy ndërrime, paradite dhe pasdite“, thotë drejtori legal Isuf Hoxha. 
  
 „Shkolla jonë quhet me emrin e paraluftës “22 dhjetori”, që është Dita e  Armatës së  ish-Jugosllavisë. Meqënse Kosova nuk ka planprogram në gjuhën serbe, ne punojmë me  planprogram arsimor të  Serbisë”, thotë drejtori paralel Misin Hoxha. 
  
MASHT:Planporgrami mësimor në serbisht nuk pranohet nga pakica serbe 
  
Arber Morina, shef i kabinetit të ministrit për arsim, shkencë dhe teknologji të Republikës së

Isuf hoxha,
drejtor legjitim i shkolles Restelica

Kosovës thotë për DW-në se, kjo ministri ka hartuar planprogramet edhe në gjuhën serbe, por ato janë refuzuar nga komuniteti serb. “Pas pavarësimit të Kosovës, në bazë të planit të Ahtisarit dhe të ligjeve në fuqi, MAShT-i ka formuar komisionin e pavarur për rishikimin e planprogrameve, ku kanë marrë pjesë edhe serbët të cilët nuk i kanë pranuar ndryshimet”, thotë z.Morina, sipas të cilit në shkollat e përziera marrëdhëniet ndërmjet nxënësve janë krejt normale. 

Në Restelicën e banuar me  popullsi gorane dhe më pak familje shqiptare, ku që të gjithë komunikojnë në gjuhën boshnjake, familjet janë të ndara rreth qështjes së arsimit. 

Madje, ka raste kur nga një familje një fëmijë mëson në gjuhën shqipe, tjetri në serbisht e i treti në boshnjakisht. Por, kjo nuk i pengon asgjë meqënse që të gjithë janë goran dhe marrëdhënjet ndërmjet tyre janë normale”,thotë drejtori paralel Misin Hoxha. 

Ndërsa, sipas drejtorit legal Isuf Hoxha, funksionimi i një shkolle me planprograme të dy shteteve është një sfidë në vete.“Puna në dy sisteme brenda një shkolle është si udhëheqja e një familjeje nga dy zot shtëpie. Shkolla të tilla shikohen ndryshe edhe nga ministritë tona, sa i përket investimit të projekteve apo në qështje të tjera. Inventari nuk ruhet poashtu, se nuk ka përgjegjësi dhe ne duhet të kujdesemi për cdo gjë. Drejtoria jonë e arsimit siguron ngrohjen dhe cdo shërbim për shkollen paralele, përderisa stafi paralel për të njëjtat shërbime merr edhe nga qeveria e Serbisë”. 
  
Kuadrot arsimore serbe kushtëzohen nga qeveria e Serbisë 
  

Arber Morina,shef I kabinetit nw MASHT

Sipas Arbër Morinës, shef I kabinetit të ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, në të gjitha shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, si në: Graçanicë, Zubin Potok, Leposaviq, Rani Llug, Partesh dhe një pjesë në komunën e Dragashit, punohet me plan program të Serbisë.

“Ndërsa, arsyet që ndikojnë janë kryesisht politike dhe vinë  nga ana e Qeverisë serbe, e cila bën trysni tek komuniteti serb qe të mos pranojnë ligjet tona. Ata i kushtëzojnë politikisht dhe financiarisht mos të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, duke u dhënë mësimdhënësve serb edhe dyfishin e pagave”, thotë z.Morina, sipas të cilit, nxënësit serb nuk mësojnë gjuhën shqipe por edhe anasjelltas, përderisa gjuha shqipe si lëndë mësohet nga nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turk prej klasës së tretë të shkollës fillore. 

Zhbërja e sistemit paralel varet nga rezultati i bisedimeve Kosovë-Serbi 
  

1-Logo e shkolles ne Restelice

Sipas Drejtorisë për Arsim të komunës së Dragashit, në shkollën e fshatit Restelicë, në gjuhën boshnjake dhe me planprogram të Republikës së Kosovës mësojnë 275 nxënës,  25 prej të cilëve parashkollorë. Ndërsa, me planprogram të Republikës së Serbisë dhe në gjuhën serbe, mësimin vijojnë rreth 160 nxënës. Por, edhe sa do te zgjas kjo gjendje, kjo varet kryesisht nga vendimet që do ta dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi, thotë për DW-në drejtori paralel  Misin Hoxha, i cili shton bindshëm se: „Nëse të dyja qeveritë merren vesh që në planprogramin mëöimor të Kosovës të ketë një program për të gjitha kombsitë, ne do ta pranojmë këtë planprogram dhe do të punojmë me të. Kjo për ne nuk përbën asnjë problem dhe kjo varet nga të dyja qeveritë”, thotë drejtori paralel Misin Hoxha. 

Qeveria e Republikës se Kosovës dhe Ministria per Arsim, Shkencë dhe Teknologji janë të përkushtuar për integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe arsimore. Por, ndikimi i qeverisë serbe vazhdon të jetë i madh. Ndersa, lajthitja e kuadrove edhe më e lehte, duke pas parasysh zhvillimin e dobët ekonomik në Kosove dhe dyfishin e pagave që ofrojne organet shtetrore të Serbisë për të mbajtur gjallë institucionet paralele në Kosovë, jo vetëm në fushën e arsimit.