Basha ne Gllogjan:“Shikojme me besim drejt nje te ardhmeje me te mire“

Basha pritet ne Gllogjan nga mijera qytetarë

11 qershor 2013, Radio Kosova,„Sot festojme ne nje Kosove te pavarur dhe me nje komb i cili nuk i ka me syte e zene nga vargonjte e roberise si para 14 vitesh dhe shikojme me besim drejt nje te ardhme me te mire.Por, kete duhet bere duke kthyer gjithmone syte nga keto themele te gurta te cilat u vaditen me gjakun e me te mireve per t´u perjetsuar gjithmone ne altarin e lirise“,tha nder te tjera kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha,gjate vizites se tij ne Gllogjan, te cilen e filloi me homazhe te varrezat e deshmoreve te kombit. 

Ne kete dite te vecante te Clirimit te Prishtines une vi prej atje i nderuar me titullin „Qytetar Nderi i Prishtines“. Por, nder mbi nder per mua eshte te jem ketu, ne gjirin tuaj dhe prane mureve dhe themeleve prej guri te kesaj kulle, e cila ka nje domethenje kaq te madhe ne ndergjegjen e Dukagjinit, ne historine e re te Kosoves dhe ne historine e perjetshme t e kombit shqiptar, tha kryetari i bashkise se Tiranes Lulzim Basha, per te shtuar para qytetareve te shumte se:

Basha: “Vargonjte e roberise se Kosoves i ndjente edhe Shqiperia” 

„Ndaj me ju dhe me te gjithe shqiptaret krenarine per sakrificen sublime te Haradinajve, te luftetareve, te komandanteve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ketu ne Rrafshin e Dukagjinit dhe anembane Kosoves, te cilet bene te mundur qe ne sot t´i festojme keto dite me nje Kosove te lire e  te pavarur dhe me nje komb i cili nuk i ka me syte e zene nga vargonjte e roberise ne Kosoven e roberuar deri para 14 vitesh, te cilet i vuanim edhe ne Shqiperi dhe te

Bashes iu dhurua dekorata “Shkelzen Haradinaj”

shikojme me besim perpara drejt nje te ardhme me te mire per qytetaret tane, femijet tane dhe brezat qe vine“.

Por, kete duhet bere duke kthyer gjitmone syte nga keto themele te gurta, te cilat u vaditen me gjakun e me te mireve prej nesh qe rane per t´u perjetsuar gjithmone ne altarin e lirise qe cdo shiqptar e ka dhe e rrit ne zemer, shtoi z.Basha, i cili u mireprit ne familjen Haradinaj dhe me kete rast nga  kryetari i komunes Rasim  Selmanaj si dhe Ilmi Haradinaj, baba i deshmoreve Luan dhe Shkelzen Haradinaj iu nda dekorata “Shkelzen Haradinaj”, e cila iu jepet personaltieteve te shquara ne data te vecanta.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *