Decan:Fillon ndertimi I kanalit te ujitjes per 5 vendbanime

Kanal ujitjeje per 5 vendbanime

8 qershor 2013, Radio Kosova, Ka filluar ndertimi i kanalit te ujitjes ne gjatesi prej 9 kilometrash,i cili shtrihet ne Decan-Carrabreg-Prejlep-Rastovice dhe Prekolluk. Faza e pare e ketij projekti ne gjatesi prej 2,250 metrash pritet te perfundoje brenda dhjete ditesh. Ndersa realizimi i ketij projekti ne vlere prej 180 mije eurosh u mundeua nga Ministria per Zhvillim Ekonomik, ne te cilin komuna e Decanit participon me 50 mije euro.

Familja e Hysni Loshajt nga Carrabregu i Eperm i ka 4 hektare toke,te cilat ne mungese te kanalit te ujitjes nuk jane ujitur qe nga perfundimi i lufte. 

“Une personalisht prej paslufte nuk kam ujit token.Me cka,kur s´ka pas kanal ujitje?Prandaj, ndertimi i ketij kanali eshte me rendesi jo vec per ne si familje por per gjithe fshatin, sepse une I kam kater hektar por ka nejrez qe ka edhe me shune. Shyqyr qe e ashte marr nje iniciative kaq e e mire, e tokat tash e tutje nuk na shkojne dem per uje!“,  thote Hysniu, te cilin e gjejme ne qender te fshatit Carrabreg, ku po kryhen punimet.

H.Loshaj:”S´kemi ujit qe nga paslufta”

Per ndertimin e ketij kanalit e ujitjes I cili pervec Decanit shtriet ne kater fshatra ne gjatesi prej 2,250 metrash komuntieti ka shprehur nevojen qe nga paslufta. Ndersa, ktualisht po zhvillohen punimet ne fazen e pare, thote Musa Mushkolaj, menagjer i njesise operative te ujitjes Lumi i Bardhe, ne Decan.


“Kanali i ujitjes Decan-Carrabreg-Prejlep i ckli vazhdon deri ne Rastovice e Prekolluke ka nje gjatesi prej 9 kilometrash, me ane te te cilit mundesohet ujitja e rreth 1,100 hektareve siperfaqe bujqsore. Tani ka fillu implementimi i nje te katertes se projektit,ku jane te kontraktuara rreth 2,250 metra. Projekti financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekoomik, e cila ka nda 130 mije euro ndersa komuna e Decanit edhe 50 mije euro”.

Kanali me rendesi te shumefishte 

Aktualisht jane te kontraktuara 108 mije euro dhe nga mjetet e zotuara nga Ministria per Zhvillim Ekonomik dhe komuna e Decanit kane mbet edhe 92 mije euro, te cilat do duhej te mundesonin vazhdimin e ketij projekti, thote z.Mushkolaj,sipas te cilit, ndertimi I ketij kanali eshte I nje rendesie te shumefishte.

“Prioriteti i pare eshte ujitja e tokave bujqsore, e cila mundeson ujitjen e tokave bujqsore te ketyre vendbanimeve dhe do te rris prodhitmarine bujqsore ku perfitues do te jene fermeret.  Rendesi tejter ka meqe, Decani gjate reshujeve te medha atmosferike pothujase gjithhere vershohet nga ujerat qe rrjedhin nga Podi  Geshtenjave dhe kanali do t´jete akumules i ujerave atmosferike. Dhe,se fundmi,  do t´kete edhe funksionin dekorativ i cili do ta rregulloje pjesen me te banuar te qytetit dhe fshatrave neper te cilat kalon“, shpjegon z.Mushkolaj, sipas

te cilit, duke pasur parasysh se komuna e Decanit ka pas pothuase pjesen dermuese te kanaleve siperfaqsore, nje pjese e tyre jane rehabilituar. 

Musa Mushkolaj Njesia Operative te Ujitjes “Lumi i Bardhe”


“Investitor kryesor deri me tani ne rehabilitimin e  ketyre kanaleve kane qene donacionet e huaja, si Keshilli i Evropes etj,dhe Ministria e Bujqesise. Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik,pervec ketij projekti shpresojme te kemi donaicone edhe ne te ardhmen. Ndersa, MBPZHR ka nderruar formen e inevstimeve ne kanalet e ujitjes dhe tani grantet jane ne participim me fermeret: 80 per qind ministria dhe 20 per qind fermeret. Mirepo, deri me tani nuk ka ndonje te dhene se fermeret  kane participuar per ndonje kanal te ujitijes,se 20 perqindshi megjithate mbetet I madh per xhepin e tyre te varfer“, thote z.Mushkolaj, i cili shton se kanalet primare te parehabiltuara ngrisin kete kosto,perderisa per fermeret do te ishte shume me  lehte sikur participimi t´iu kerkohej vetem per kanalet sekondare.

Kanali i ujitjes i mireseardhur per banoret e fshatrave perkatese

Sipas Arton Loshajt, perfaqesues i fshatit Carrabreg, ndertimi I ketij kanali te ujitijes ka domethenje te madhe per banoret e ketij rajoni,pjesa dermuese  e cileve jetojne nga bujqesia.

“Gjendja ka qene shume  veshtire per shkak se ne fshatin tone qe nga paslufta  nuk eshte punuar asnje kanal I ujitijes, pervec hapjes qe iu eshte bere nga vet banoret ndersa komuna nuk ka investuar asgje.Ndertimi i ketij kanali do te ndryshoje shume per faktin se, ketu pjesa

deruese e popullsise jeton nga bujqsia dhe ujitja e tokave do te rris prodhimtarine dhe do t´i jap shtytje zhvillimit te bujqesise ne kete rajon“,thotw z.Loshaj.

Arton oshaj, perfaqesues i fshatit

Duke pasur parasysh sfidat neper vite dhe vonesen e investimeve ne rimekembjen e bujqesise, si dega me e rendesishme e ekonomise ne komunen e Decanit, investimet ne rehabilitimin e kanaleve te ujitijes do te vazhdojne, thote z.Mushkolaj, sipa te cilit perkunder sfidave, angazhimi rret projekteve te reja vazhdon.

“Projekti tjeter ehte kanali se bashku me rrugen neper fshatin Lluke, I cili do te mundesoje ujitjen e rreth 350 hektareve toke bujqsore te fshatrave Lluke e Eperme dhe Lluke e Poshtme. Dhe, nese permbyllen edhe keto projekte, do te mundesohet ujitja e rreth 50 per qind te siperfaqeve bujqsore te komunes se Decanit”.

Faza e pare e kanalit te ujitjes ne gjatesi prej 2,250 metrash nga qyteti I Decanit deri ne Carrabreg te Eperm, pritet te perfundoje brenda dhjete ditesh. Ndersa,duke qene se kjo perfshin vetem te katerten e projektit I cili do te shtrihet edhe ne Prilep-Rastovice dhe Prekolluk,duhen mjete shtese te cilat komuna shpreson t´I siguroje nga institucionet qendrore dhe donatoret.

Leave A Comment

Your email address will not be published.