Kosova,me besime tradicionale dhe tolerancë bashkëkohore

“Bajrakli Gjamia”ne Peje
“Xhamia e Sinan Pashes”,ne Prizren

27 maj 2013, Dojce Vele, Edhepse, besimet në Kosovë shpeshherë janë keqpërdorur për të krijuar ndarje, vetëdia e popullatës dhe përkushtimi i udhëheqësve fetar ka ndihmuar mbijetesën e tolerancës tradiconale ndërfetare.

Kosova, e pasur me diversitet etnik, kulturor dhe fetar, megjithëse kaloi nëpër konflikte të ndryshme historike, mbetet shembull i një shoqerie e cila ndryshimet nuk i sheh si pengesë por si vlerë të veten të cilen duhet dashur dhe duhet ruajtur. Vlera më e madhe trashëgimore mbetet toleranca nderfetare, e cila mbijetoi ndër shekuj. Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përfaqeson mbi 90 per qind të komunitetit fetar në Kosovë, vazhdon të jetë prijëtare e kësaj bashkëjetese ne harmoni të plotë ndërmjet besimtarëve. Sepse, sipas kryeimami Sabri Efendi Bajgora:“Ne jemi të vetdishem se nuk ka alternativë tjetër përvec një pajtimi, një shikimi kah e ardhmja për hir të brezave të rinj, sepse lufta dhe urrejtja nuk kanë sjell asnjë të mirë në Kosove as kudo në botë“.

Diversiteti fetar, vlerë trashëgimore e Republikës së Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës është plotsisht e pavarur nga politika shtetrore dhe veprojnë si dy institucione të ndara. Ndërsa, përkundër tendencave për deformim nga rryma të ndryshme ekstreme, besimi  i pastër islam vazhdon të mbijetojë sic eshte predikuar ndër shekuj, thotë kryeimami Bajgora: „Ka tendenca që të shtrembërohen mësimet e pastra islame. Mirëpo, e them me kompetencë të plotë se, deri në këtë moment nuk ka ndonjë frikë për degradimin e kuptimeve fundamentale të islamit. Sepse BIK është shumë e forte dhe  e vetdishme se e ka islamin të pastër burimor I cili gjitmonë do të kultivohet sic eshte kultivuar nga të parët tanë ndër shekuj“.

Katedralja “Nena Tereze”ne Prishtine

Krishterimi predikon paqen dhe duhet të bej dialogje të afërta me bashkësite tjera fetare. Ndërsa,  toleranca dhe dialogu ndërfetar në Kosovë është në të njëjtën frymë që predikohet nga Kisha Katolike, thotë për DW-në, Don Shan Zefi, kancelar i Kishës Katolike në Kosovë: 

Ky dialog duhet bazuar në sinqeritet, i cili sigurisht nuk na mungon.  Është parim se kisha dhe shteti jan të ndara, por  bashkëpunojmë në ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut, në qeshtjet humanitare etj.,sepse kemi ideal të përbashkët të mbrojm njeriun“, thotë kancelari Don Shan Zefi, sipas të cilit, “edhepse kohëve të fundit ka tendenca për futjen e një  fryme më radikale të grupeve, toleranca tradicionale ndërfetare vazhdon, sepse populli i Kosovës ka një shpirt dhe vetëdie e cila braktis tendenca të tilla“.

Politika sa më larg nga feja

Në kohen tonë, religjionet duhet të distancohen  nga ideologjitë agresive dhe cdo akti dhune duke u fokusuar në misionin autentik të bashkimit të popujve, të persosjes morale dhe shpirtrore, për cfarë nevojitet guxim dhe vendosmëri  që buron nga forca e besimit në Zotin, i cili  njeh zemrën e  secilit, thote për DW-në peshkopi i Rashkes dhe Prizrenit, Teodosije, nga Kisha Ortodokse në Kosove.

 „Unë shumë herë kam qënë në situate që me shembullin tim t´iu tregoj të tjerëve se paqja në këtë territor nuk ka alternativë. Vecanërisht jam i gëzuar që si igmumen I Manastirit të Dëcanit kemi pas rastin ta deshmojmë gjatë konlikteve dhe luftes, që të rrezikurave t´ua shtrimë dorën, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare.  Ne jetojmë në këtë territor dhe pavarësisht të gjithave është e rëndësishme ta kuptojmë njëri-tjetrin, se dallimet duhet të na pasurojnë dhe  jo të hapin ndonjë konflikt artificial“, thotë peshkopi Teodosije, i cili sa i përket ndikimit të politikës serbe mbi KOS shtoi se:“Unë flas në emrin tim dhe të priftërinjve që më përkasin. Edhe ne jemi njerëz dhe ndonjëherë reagojme në ngjarje të caktuara. Ka pas gjëra të mira dhe të keqija, sprova nga të gjitha anët. Mirëpo, herë-herë është e domosdoshme të gjykojmë të keqen nga cilado anë që vie. Por, kisha porosit që paqja dhe pajtimi janë të nevojshme ndërmjet atyre qe jetojnë në një territor“.

Edhe diaspora ka rolin e vet në pajtimin ndërfetar

Gjate lutjeve ne xhamine“Paradiese Moschee”, ne ST Gallen

“Paradiese Moschee” në St.Gallen të Zvicrës ,është dëshmia më e mirë e rolit të diasporës në pajtimin ndërfetar. Imami  Fehim Dragusha, thotë për DW-në se:

„Problemi kryesor në Zvicer është pajtimi ndërmjet shqiptarëve të para tri dekadave, të cilët kanë pasur keqkuptime të islamit dhe krishterimit. Ndaj, në bashkëpunim me udheheqesin fetar te Kishes Katolike Don Mikel Sopin, ne po kemi takime te shpeshta dhe po mundohemi te gjejme forma per t´i pajtuar familjet e hasmuara.„ Xhamia e Xhenetit është vetmja  në Zvicer me dy gra në komitet. Edhe me prifterinjtë zviceran kemi shtri ura të mira.Ne lutemi në kishat e tyre por edhe ata luten në xhaminë  tonë. Ndërsa, fakti se dy kisha kanë ndihmuar xhamine tone është një shembull  që duhet të shërbejë„.

Dhe, përderisa në bote zvillohen konflitke të pergjakshme fetare ndërmjet sunitëve dhe shiiitëve musliman, ky problem në shtetet e rajonit s´ka qënë ndonjëherë temë. Kjo, sëpsë islami  është një fe univarsale e dashurise dhe e paqes,  tha për DW-në Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i bektashinjve.

 „Se, ne jemi njerëz dhe krijesa të Zotit dhe feja nuk pranon të këqija, dhunë e konflikte. Pra, ne duke pastruar veten pastrojmë edhe njerëzit dhe afrohemi me njëri-tjetrin në paqe. Kjo në Shqiperi funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe po kështu edhe në Kosovë. Ne gjitmonë do të ndjekim rrugën e paqes e të mirësisë,se si udhëheqës të besimtarëve ne duhet të jemi shembull për njerëzimin“.

Politika në Kosovë është e ndarë nga religjionet

Kompleksi i Manastirit te Decanit

Sipas ministrit të punëve të jashtme të Kosoves, Enver Hoxhaj, duke qënë se besimi shpeshherë është keqpërdorur për të krijuar ndarje nga elitat e ndryshme politike, dialogu ndërfetar është një komponent kryesor në ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës. „ Kushtetuta e Kosovës definon natyrën e shtetsise sonë si laike, ku sfera publike është tërësisht e ndarë prej aspekteve religjioze. Në të kaluarën ka pas situata të keqpërdorimit të rolit të fesë dhe të institucioneve fetare, një tendencë të përhershme dhe në mënyre sistematike nga Kisha Ortodokse Serbe që të jetë në kontakt permanent me shtetin serb dhe anasjelltas. Por, me stabilizimin e situatës politike dhe me formimin e shtetit të Kosoves, duket qe komunitetet fetare, sidomos disa  që në të kaluarën kanë pas një rol jo edhe aq pozitiv në favor të paqes, përmbyllin një cikël të stabilizimit të plotë“.

Me 24 dhe 26 maj, në Pejë nga mbarë bota u mblodhën mbi 120 teologë dhe udhëheqës të ndryshëm fetar,personaliteteve vendore e ndërkombëtare,aktivistëve të shoqërisë civile,diplomatëve të ndryshëm të cilët janë të angazhuar në çështje të dialogut ndërfetar global. Konferenca me temën “ Feja dhe Pajtimi” mbështetur nga MPJ e Kosovës, ambasada norvegjeze,ambasada britanike, Këshilli Britanik për Fe u organizua nga “ Soul of Europe “ nga Britania e madhe. U mbajt në Kosovë për shkak të historisë së saj në vitet e fundit, thotë për DË-në Donald Reeves,  themelues i kësaj organizate, i cili bëson së dialogu ndërfetar në Ballkan ka të ardhme. 

Peje:Konference nderkombtare per dialogun nderfetar 


Por, duhet institucionalizuar paksa dhe kjo merr kohë.Këtu mund të bëjnë shumë prijësit fetar, sepse është e nevojshme të kalohet në shkalle tjetër ku njerëzit me besime të ndryshme tradicionale mund të takohen, të njihen, të festojnje së bashku“, thotë klëriku Rëëvës i cili sa i perket ndikimit të shtetit në fe, thote se :“Në Kosovë varet për kënd flet. Por,  unë mendoj se Kisha Ortodokse Serbe duhet përfundimisht të pushojë të luajë rolin e organizatës politike. Është një qështjë ë vëcantë se si ndërkombtarët në Kosovë flasin për trashëgimine fetare sikur për një muze. Unë jam prift në Londer mbi 20 vjet dhe unënuk  hy në kishën time si mbajtës muzeu, sepse ajo është një kishë e gjallë në të cilën bashkohen njerëzit në dashurinë ndaj Zotit!“

Ndërsa, mënyra se si religjionet dhe qytetarët mund të bashkëpunojnë për të miren e përbashket, janë projektet e përbashketa në zhvillimin e ekonomisë dhe në zbutjen e varfërisë. Sepse, thotë z. Reeves ,besimet janë  në qytete, në fshatra, në lagje, në rrugë, në shtëpi ndërsa bashkësitë fetare në Kosovë, përkunder tolerancës fetare, fatkëqsisht  vazhdojnë të jenë në vende të vecanta.

Ps.:Shkrimi ne DW u botua ne versionin e shkurter
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *